Si ėshtė e mundur qė tė krishterėt janė mė tė ditur dhe zbulojnė shumė sende?
21.12.2009 09:47:09

Pyetja:

Si ėshtė e mundur qė krishterėt janė mė tė ditur dhe zbulojnė shumė sende?


Pėrgjigjja:

   Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
   Pyetja se pse tė krishterėt janė mė tė pėrparuar teknologjikisht (bėjnė zbulime) se muslimanėt ėshtė njė pyetje qė vėrtet ngjall dyshime te disa muslimanė, tė cilėt nuk kanė njohuri rreth Islamit dhe mėsimeve tė tij. Gjithashtu kėta nuk kanė njohuri edhe rreth historisė sė muslimanėve nė tė kaluarėn. Kėto dyshime atyre u krijojnė shumė mendime tė gabuara nė raport me Islamin, pasi mendojnė se shkaku i kėsaj ngecjeje tė muslimanėve ėshtė Islami.
   Ai i cili ėshtė i sinqertė dhe dėshiron ta kuptojė drejt realitetin e muslimanėve nė kohėn bashkėkohore, duhet ta dijė pikėsėpari se shkaku i kėtij realiteti nuk ėshtė Islami, por muslimanėt. Allahu i Lartėsuar u ka premtuar besimtarėve se do tė jenė tė parėt dhe do tė udhėheqin botėn. Me fjalė tė tjera, ata do tė jenė superfuqi nė vendosjen e paqes dhe tė stabilitetit nė botė. Allahu i Lartėsuar thotė: “Allahu u premtoi atyre nga mesi juaj tė cilėt besuan dhe bėnė vepra tė mira, se do t’i bėjė zotėrues nė atė tokė ashtu si i pat bėrė zotėrues ata qė ishin para tyre dhe fenė tė cilėn Ai e pėlqeu pėr ta, do ta forcojė, e nė vend tė frikės Ai do t’ju dhurojė siguri. Me kusht qė ata tė mė adhurojnė Mua e nuk mė shoqėrojnė asgjė. E kush edhe pas kėsaj mohon, tė tillėt janė ata mė tė prishurit.” (Nur, 55)
   Nė kėtė ajet shumė qartė shohim premtimin e Allahut tė Lartėsuar ndaj muslimanėve, premtim i cili nuk ėshtė si premtimi i njeriut, por premtim i cili do tė mund tė realizohet sa mbyll dhe ēel sytė, pasi fuqia e tė Lartmadhėruarit ėshtė absolute dhe nuk ka rival. Por urtėsia e Allahut ishte qė ky premtim tė realizohet vetėm atėherė kur edhe besimtarėt (muslimanėt) realizojnė kushtin i cili do ta sjellė nė praktikė kėtė premtim. Kushti ėshtė mjaft i qartė dhe pėrmendet nė fund tė kėtij ajeti: “Me kusht qė ata tė mė adhurojnė Mua e nuk mė shoqėrojnė asgjė.” (Nur, 55)
   Ai qė ka lexuar rreth historisė sė muslimanėve dhe tė gjeneratave tė para e kupton se ky premtim i Allahut ėshtė realizuar. Por kėtij ralizimi i ka paraprirė edhe praktikimi i mirėfilltė i Islamit nga ana e muslimanėve te tė cilėt ėshtė realizuar ky premtim.
   Kurse nė realitetin tonė, Islami, i cili pėrceptohet dhe zbatohet nė formė tė pėrgjithshme nga muslimanėt, ėshtė Islam jo i plotė dhe i neglizhuar nė tė gjitha aspektet. Shumica e muslimanėve nuk kanė njohuri themelore rreth mėsimeve tė domosdoshme tė Islamit e mos tė themi se janė neglizhentė nė praktikimin e tij. Nuk e kam fjalėn vetėm nė praktikimin e adhurimeve dhe tė riteve islame, por edhe nė praktikimin e mėsimeve dhe tė porosive islame nė tė gjitha fushat; tregti, moral, nė marrėdhėnie nė mes njerėzve, nė kėrkimin e diturisė, nė realizimin e premtimeve, pastaj nė punė dhe nė dhėnien e kontributit nė fusha tė ndryshme shkencore, etj.. Kėshtu qė ngecja e muslimanėve ėshtė nė shumė pikėpamje dhe prandaj realiteti i tyre ėshtė i tillė. Allahu i Lartėsuar nė kėtė botė ka vendosur ligje dhe rregulla; ai i cili i mėson ato dhe punon sipas tyre, ai do tė gjejė rezultatin dhe do tė arrijė fitoren e suksesin. Kurse ai i cili rri dhe nuk mundohet, ashtu si veprojnė muslimanėt, realiteti i tij do tė jetė nė pėrputhje me kontributin qė ka dhėnė. Allahu e di mė sė miri!

 

Alaudin Abazi
21.3.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010