Ajete dhe hadithe pėr 73 grupet, muzikėn dhe dhėnien e dorės gjinisė tjetėr
21.12.2009 09:46:44

Pyetja:

Selam alejkum tė nderuar!
Dėshiroj tė di pėr disa ēėshtje e mė interesojnė ajete dhe hadithe tė sakta, sepse, po tė hyj e tė hulumtoj nė Kuran e nė Rijadusalihin, nuk do mund tė lexoj shumė, pasi jam sėmurė prej syve. U drejtova kėtu, qė tė mund tė m’i shkruani disa ajete dhe disa hadithe me numra; nėse ėshtė e mundur filan sure e filan ajet dhe, nėse ka mundėsi, edhe hadithet me transmetime pėr:
1. 73 grupet, njėri prej tė cilėve ka pėr tė hyrė nė xhenet, ndonjė ajet a hadith nėse mundeni;
2. vetėvrasjet, pėrkatėsisht nė luftėra;
3. muzikėn;
4. ēėshtjen e dorės, tek dhėnia e dorės nga mashkulli femrės dhe femra mashkullit.
Kaq tė nderuar. Nėse ka mundėsi tė mė dėrgoni disa ajete e hadithe si pėrgjigje pėr kėto pyetje qė i kam shkruar. S’po kėrkoj fetva, por vetėm ajete dhe hadithe qė flasin nė mėnyrė tė qartė pėr kėto ēėshtje. Selam alejkum!


Pėrgjigj
ja
:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Me emėr tė Allahut, do tė mundohemi t’ju gjejmė ajete dhe hadithe qė flasin rreth ēėshtjeve qė ju kėrkoni, por paraprakisht dėshirojmė t’ju bėjmė tė ditur se do t`ju pėrmendim vetėm disa nga citatet tė cilat flasin rreth atyre ēėshtjeve e jo tė gjitha ato qė ekzistojnė, pasi pėr kėtė nevojitet njė qasje mė e thellė dhe kohė.

1. Citate rreth ndarjes sė umetit nė 73 grupe

Sa i pėrket citateve qė aludojnė pėr pėrēarjen dhe ndarjen e muslimanėve, kemi disa, por citati qė e qartėson se umeti i Muhamedit salallahu alejhi ue selem do tė ndahet nė shtatėdhjetė e tre grupe ėshtė hadithi tė cilin e ka transmetuar Abdullah ibn Amr, i cili thotė se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:

-Do tė shfaqen nė umetin tim ato veprime qė u shfaqėn te ēifutėt. Ata do tė ecin me veprimet e tyre paralel me atė qė bėnė Beni Israilėt, aq sa nėse ka pasur mes Beni Israilėve tė tillė qė u vinin nėnave tė tyre haptazi (d.m.th. bėnin zina me nėnat e tyre), do tė ketė nė umetin tim qė do tė veprojnė nė kėtė mėnyrė. Vėrtet Beni Israilėt u pėrēanė nė 72 grupe dhe ky umet do tė pėrēahet nė 73 grupe, tė gjithė do tė jenė nė zjarr, pėrveē njėrit.
-Kush ėshtė ky grup
, o i Dėrguari i Allahut (na e pėrshkruaj atė)?- i thanė shokėt e tij. I Dėrguari u tha:- Janė ata qė e zbatojnė Islamin kėshtu si unė dhe shokėt e mi.

Hadithin e shėnon Tirmidhiu dhe Albani thotė hadithi ėshtė hasen. Ky hadith ka ardhur me disa transmetime, por nė pėrgjithėsi kuptimi ėshtė i njėjtė me disa ndryshime tė vogla.

2. Citate rreth sulmeve vetėvrasėse

Pėr sulmet vetėvrasėse nuk kemi gjetur ndonjė citat tė drejtpėrdrejtė nė Kuran apo nė hadith, ku pėrmenden kėto. Pasi juve ju interesojnė vetėm citatet qė kanė tė bėjnė me ēėshtjet qė dėshironi tė kuptoni, ne nuk kemi ēfarė tė sjellim kėtu.

3. Citate rreth muzikės dhe dėgjimit tė saj

Rreth muzikės do tė mundohemi tė sjellim disa citate. Sė pari, citate nga Kurani qė kanė tė bėjnė me muzikėn:

Thotė Allahu i Lartėsuar: "Po ka nga njerėzit qė blenė tregime boshe e me qėllim qė t'i largojnė njerėzit prej rrugės se Allahut po pasur kurrfarė fakti dhe pėr t'i marrė ato (ajetet e) Allahut si tallje. Pėr ta me siguri ėshtė pėrgatitur dėnim i turpshėm.” (Llukman, 6)

Abdullah ibėn Mes'udi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ėshtė pyetur rreth domethėnies sė fjalės "tregime boshe", e ai ėshtė pėrgjigjur: "Betohem nė Allahun, pėrveē tė Cilit s'ka zot tjetėr, kuptimi i kėsaj ėshtė "kėnga".

Ibėn Abbasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: “Ajo (tregime boshe) ėshtė kėnga dhe tė ngjashmet me tė.”

Muxhahidi dhe Akreme kanė thėnė: "Tregime boshe" ėshtė dėgjimi i kėngės dhe tė kotave tė tjera tė ngjashme me tė."

Po tė njėjtėn fjalė kanė edhe krerėt e komentuesve tė Kuranit, siē janė: Akreme, El-Hasani, Seid bin Habiri, Katadeja, Ibrahim en-Neha'iu etj.. Hasan el-Basri, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: "Ky ajet ėshtė shpallur nė lidhje me kėngėn dhe instrumentet muzikore." (Tafseer Ibn Katheer, 3/451)

b) Fjala e Allahut tė Madhėruar: "(Zoti) Tha: "Shko, e kush prej tyre vjen pas teje, shpėrblimi i juaj ėshtė xhehenemi, shpėrblim i plotė. Dhe me atė alarmin e zėrit tėnd, mashtroje atė qė mundesh prej tyre,..." (El-Isra, 63-64). Ibėn Abbasi dhe Muxhahidi kanė thėnė: "Zėri i shejtanit ėshtė kėnga, fyejt dhe zbavitjet-argėtimet."

c) Fjala e Allahut tė Madhėruar: "(Robėrit e Zotit janė) Edhe ata qė nuk dėshmojnė rrejshėm dhe kur kalojnė pranė tė kotės (lagv), kalojnė duke e ruajtur karakterin e vet.” (Furkanė, 72)

Dijetarėt dhe komentuesit e Kuranit, ndėr tė cilėt ėshtė edhe Muxhahidi, Muhamed bin Hanefije dhe ibėn Rexhebi, kanė thėnė: "El-lagv ėshtė kėnga.” Ndėrsa Kurtubiu thotė: "El-lagv ėshtė ēdo gjė e pėrēmuar prej fjalėve dhe veprave. Nė kėtė hyn edhe kėnga, argėtimet etj..”

Sė dyti, citate nga hadithi qė kanė tė bėjnė me muzikėn:

a) Hadithi tė cilin e transmeton Ebu Malik El-Esh'ariu, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Do tė vijė njė popull qė do ta lejojė amoralitetin, mėndafshin, verėn dhe mjete muzikore (el-meazif-muzika)." Kurse me njė rivajet tjetėr, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotė: “Nga umeti im me siguri do tė ketė prej atyre qė do ta bėjnė tė lejuar zinanė, mėndafshin, alkoolin dhe veglat muzikore…” (Hadith i saktė, transmeton Buhariu si mualek 5590, Teberaniu, Bejhakiu, kurse e kanė klasifikuar sahih Sheikh Albani, Ibni Kajjimi dhe tė tjerėt.)

El-Xhevheriu (nga dijetarėt e njohur tė gjuhės) ka thėnė: "El-meazif janė kėnga dhe veglat (muzikore) argėtuese. "El-meazif" i thuhet ēdo kėngė dhe ēdo loje argėtuese. Ndėrsa "do ta lejojnė" do tė thotė se do ta veprojnė sikur tė ishte e lejuar, megjithėse ėshtė e ndaluar. Pra, ata i lejojnė defet dhe dėgjimin e kėngėve dhe tė muzikės, edhe pse ajo ėshtė e ndaluar.”

b) Hadithi tė cilin e transmeton Enes ibn Maliku, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Do tė ketė nė kėtė umet nėnēmim, shpifje dhe shėmtim dhe kjo do tė ndodhė kur tė pinė verė, tė luajnė me kėngėtare dhe tė luajnė me kėngė-muzikė (el-meazif) (Hadith i saktė, e nxori Termidhiu etj., dhe i vėrtetuar nga Albani.)

c) Hadithi, tė cilin e transmeton Ebu Malik El-Eshariu (Allahu qoftė i kėnaqur me atė) se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Nga umeti im do tė ketė njerėz qė do ta pinė verėn duke e emėrtuar me tjetėr emėr dhe do tė luajnė me kėngė e muzikė e Allahu do ta shafitė (lėshojė) tokėn dhe prej tyre do t'i shndėrrojė nė majmunė dhe derra." (Hadith i vėrtetė, i nxjerrė nga Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu Ahmed Ibn Hanbeli, ibėn Maxhe dhe Et-Taberaniu, Nesaiu, Imam Maliku, kurse e vėrtetuan hadithin Sheikh Albani, Ibni Hibani, Ismaili, Ibni Salahi, Imam Neveviu, Ibn Tejmija, Ibn Kajim el Xheuzije, Ibni Azi Esanani, Ibni Kethiri, Ibni Haxher Eskalani, Imam Sahavi, Emir Salani.)

d) Transmeton Ebu Hurejra, Zoti qoftė i kėnaqur me tė, se i Dėrguari i Allahut subhanehu ue te'ala ka thėnė: “Shndėrrohen popuj nga ky umet nė kohėt e fundit nė majmunė dhe derra.” I thanė sahabėt: “O i Dėrguar i Allahut, a nuk janė ata pjesėtarė tė fjalės “la ilahe ilallah muhamedun resulullah”?” Tha: “Gjithsesi, bile edhe agjėrojnė, falen dhe bėjnė haxhin.” Ata thanė: “E si ėshtė puna e tyre?” Tha: “Pėrdorin mjetet muzikore, defet dhe kėngėtaret luajnė duke pirė pije alkoolike dhe duke u dėfryer, pastaj zgjohen dhe veē janė shndėrruar nė majmunė dhe derra.” (Igathul Elehfan, f. 262 v.1, tė Ibn Kajjimit)

e) Hadithi tė cilin e transmeton Abdullah bin Amėri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: "Vėrtetė, Allahu xh.sh. ia ndaloi umetit tim verėn, bixhozin, daullen dhe verėn e hurmės." (Hadith i saktė, i nxjerrė nga Et-Taberaniu dhe El-Bejhekiu, i vėrtetuar nga Albani.)

f) Transmetohet se Naafi, Allahu e mėshiroftė, ka thėnė: “Ibn Umeri dėgjoi njė instrument fryrės dhe vendosi gishtat e tij nė veshė dhe u largua nga ajo rrugė. Ai mė tha: “O Naafi, a dėgjon diēka?” Unė i thashė: “Jo.” Kėshtu, ai largoi gishtat nga veshėt e tij dhe mė tha: “Isha me tė Dėrguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem dhe ai dėgjoi diēka ngjashėm me kėtė dhe veproi kėshtu.” (Sahih, Ebu Davud)

Sė treti, citate nga sahabėt rreth muzikės:

a) Ebu Bekri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: "Kėnga dhe veglat muzikore janė fyejt e shejtanit."

b) Abdullah ibėn Mes'udi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: "Kėnga mbjell hipokrizi nė zemėr."

c) Ibn Abbasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: "Defi ėshtė haram, veglat muzikore janė haram, daullja ėshtė haram dhe fyelli ėshtė haram."

d) El-Kasim bin Muhamed (nga tabiinėt) ka thėnė: "Kėnga ėshtė bosh (e pavlerė) dhe ēdo (gjė) boshe ėshtė nė zjarr." Gjithashtu ka thėnė El-Kasimi: "Kėnga ėshtė pjesė e gėnjeshtrės."

Ai po ashtu ka thėnė: “Kėnga dhe veglat muzikore janė tė ndaluara me ixhma."

4. Citatet rreth dhėnies sė dorės meshkujve tė huaj

a) Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotė nė njė hadith, tė cilin e transmeton Makal ibni Jesari, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: “Mė mirė pėr ju ėshtė qė tė goditeni me njė shufėr (gjilpėrė) hekuri, sesa tė prekni gruan qė nuk ju lejohet.” (Shėnon Taberani dhe Bejhakiu.)

b) Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton: “Vallahi, nuk e ka prekur dora e Pejgamberit alejhi selam kurrė dorėn e ndonjė femre (qė nuk i lejohet).”

c) Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Dy sytė bėjnė zina dhe zinaja e tyre ėshtė tė shikuarit (e haramit). Dy veshėt bėjnė zina dhe zinaja e tyre ėshtė tė dėgjuarit (e haramit). Gjuha bėn zina dhe zinaja e saj ėshtė tė folurit (haram). Edhe dora bėn zina dhe zinaja e saj ėshtė tė prekurit (e haramit). Kėmba bėn zina dhe zinaja e saj ėshtė tė ecurit (nė haram). Zemra dėshiron dhe shpreson njė gjė tė tillė, ndėrsa organi (seksual) e pranon ose e pėrgėnjeshtron.” (Shėnon Buhariu dhe Muslimi)

Kėto ishin disa nga citatet qė arritėm tė sjellim rreth ēėshtjeve qė ju u interesuat tė dini. Nė fund, vetėm dėshirojmė tė theksojmė se kėto citate nuk janė tė vetmet qė ekzistojnė rreth kėtyre gjėrave, prandaj, nėse dėgjoni nga dikush ndonjė ajet apo hadith tjetėr me tė cilėn argumenton mbi kėto ēėshtje, kjo nuk duhet tė krijojė te ju hutim dhe paqartėsi. Allahu e di mė sė miri!

Alaudin Abazi
11.5.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010