Kush ishte Said Nursi
21.12.2009 09:45:00

Pyetja:

Mė tregoni diēka mė hollėsisht rreth dijetarit Said Nursi dhe nxėnėsit e tij ( nurxhitė).

Pėrgjigja:

Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Said Nursi ėshtė njė dijetar i cili u lind nė vitin 1873 dhe vdiq mė 1960. Nga prejardhja ėshtė kurd dhe periudha nė tė cilėn jetoi konsiderohet koha kur Perandoria Osmane kalonte tranzicionin nga hilafeti nė njė shtet laik (sekularist)  nė krye me Kemal Ataturkun. Said Nursi ishte nga ata qė konsiderohen nga ata qė mė sė shumti kundėrshtuan kėtė, prandaj edhe vet Ataturku u mundua ta bėjė pėr vete me disa privilegje dhe joshje, me tė cilat u mundua ta fusė nė politikėn e tij, por nuk ia arriti.

Nė luftėn e parė botėrore ai e organizoi njė batalion qė e ndihmuan ushtėrinė turke, pastaj u bė oficer dhe mbrėmjeve u mbante mesime dhe ligjerata ushtarėve te tij.

Nė kėtė kohė rusėt e zėnė rob dhe e internojnė nė Siberi, por ai arriti tė ikte nga atje dhe u kthye ne Stanboll, ku u prit me njė pritje madhėshtore.

Nga personaliteti i kėtij njeriu vėrehet se ishte njė dijetar, i cili ishte mjaft aktiv, por nga persekutimet tė cilat i pėrjetoi, fundin e e jetės e kaloi duke u larguar nga aktivitetet me tė cilat biente ndesh me shtetin si me politikė apo organizimin e popullit. Kėshtu qė, veēohet dhe fillon tė merret mė shumė me shkrime kryesisht qė kanė tė bėjnė me shpirtin dhe sufizmin.

Prap se parap, sekularistėt tė cilėt sunduan pas rėnies sė halifatit, ia kishin frikėn dhe e kundėrshtonin atė me tė gjitha format, ku e burgosėn dhe nuk e liruan derisa vdiq.

Ky njeri vėrehet qė kishte njohuri nė fusha tė ndryshme dhe nė metodologji ishte maturidi tė pėrzier me sufizėm dhe nė medhheb ishte hanefi.

Prandaj, themi se pėrkundėr njohurive dhe diturisė qė kishte, vėrehet nė shkrimet e tij qė ishte shumė i ndikuar me filozofi (ilmul kelam) dhe sufizėm, ku trajtimet e ēėshtjeve nga ana e tij, pothuajse, gjithmonė analizohen me kėto dy spektre.

Pėr jetėn e kėtij njeriu ka shumė ēfarė mund tė flitet, por nė vazhdim deshirojmė tė flasim diēka edhe pėr pasuesit e tij qė sot njihen me emrin nurgji.

Njė nga problemet me tė cilat ballafaqohen pasuesit e kėtij njeriu, por edhe shumė nga muslimanėt ėshtė shenjtėrimi i njerėzve, sikurse ndodh me pasuesit e Said Nursit. Ata e quajtėn atė Bediu Zeman (Ndryshues i kohės).

Me fjalėn shenjtėrim kemi pėr qėllim fanatizmin qė kanė pasuesit e tij, ku ēdo thėnie apo qėndrim tė kėtij njeriu e marrin tė pagabur dhe tė saktė, ashtu siē duhet tė trajtohet vetėm fjala e Allahut tė Lartėsuar dhe fjala e tė Dėrguarit tė Tij. Duke i bashkangjitur kėsaj se ata fokusohen vetėm nė shkrimet e tij, tek ata nuk gjen diēka tjetėr, pėrveē librave tė kėtij njeriu.   

Thėniet qė nuk janė  tė Allahut tė Lartėsuar apo tė Dėrguarit tė Tij, kėto fjalė nuk janė tė pagabura. Ēdonjėri pėrveē profetėve fjala e tij ka mundėsi tė jetė e gabuar apo ėshtė e mundėshme tė jetė e pasaktė, prandaj nuk pranohet thėnia e tij, derisa tė peshohet me Librin e Allahut dhe sunetin e Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!).

Prandaj edhe Said Nursiu ishte njeri sikurse tė gjithė tė tjerėt dhe thėniet e tij, patjetėr, duhet tė peshohen me peshojėn e Kuranit dhe Sunetit. Ēfarė ėshtė nė pėlqim me kėtė merret e ēfarė jo, refuzohet dhe neve asesi nuk na lejohet qė ēdo qėndrim tė tij ta marrim verbėrisht. Kurse tek pasuesit e tij shohim se ata jo qė marrin ēdo gjė nga ai, por ata e ngrenė atė aq lartė sa qė i japin tipare tė njė njeriu mbinatyror (se ka qenė eulija) dhe pėr kėtė argumentojnė me tregime tė zbukuruara dhe ėndėrra.

Duke pasur kėtė parasysh themi se nga shkrimet e kėtij njeriu vėrehet se nė fushėn e akides, kishte sufizėm dhe nė shumė ēėshtje i jepte prioritet mendjes dhe logjikės. Prandaj edhe nuk gabojmė fare, nėse kėtė xhemat e klasifikojmė nė radhėt e xhemateve sufite.

Sidoqė tė jetė ne nuk deshirojmė tė zgjerohemi mė tepėr, por kėtu deshirojmė tė bėjmė me dije se nga muslimani nuk lejohet qė njerėzve t`u caktojė pozita dhe t`i madhėrojnė ata mė shumė se sa ėshtė e lejuar, pa marrė parasysh kush ishte ai dhe ēfarė bėri.

Prandaj i porosisim muslimanėt qė tė merren me dituri tė dobishme tė bazuar nė Kuran dhe Sunet, ashtu siē e kanė kuptuar tė parėt tanė, duke filluar nga sahabėt, pastaj ata dijetarė qė kanė ardhur pas tyre, duke mos shenjtėruar ndonjė thėnie tė asnjėrit nga ata, pasi tė gjithė ata janė njerėz dhe secili nga ata ka mundėsi tė gabojė. Allahu e di mė sė miri.

Alaudin Abazi

30.03.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010