Si i mashtroi ai (Iblisi) Ademin dhe Havanė, kur dihet se ishte i pėrjashtuar prej xhenetit?
20.12.2009 20:23:32

Pyetja:

Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu!
Dihet qė Allahu e pėrzuri Iblisin nga xheneti pėr shkak se ai nuk e pėrfilli urdhrin e Allahut pėr t’i rėnė Ademit alejhi selam nė sexhde.
Mirėpo, gjithashtu Allahu thotė nė Kuran se shejtani i mashtroi Ademi dhe Havanė qė tė hanė pemėn e ndalur. Si nė tė vėrtetė i mashtroi ai ata, kur dihet se ai tashmė ishte i pėrjashtuar prej xhenetit?


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokėt dhe mbi tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Pyetja qė parashtruat tregon interesimin tuaj rreth mėsimeve islame dhe pėr kėtė ju pėrgėzojmė dhe lusim Allahun e Lartėsuar t’ju japė sinqeritet nė kėrkim tė diturisė dhe sė bashku me dituri edhe shtim tė veprave tė mira!
Kurse sa i pėrket pyetjes, themi se kjo ėshtė nga ēėshtjet tė cilat trajtohen nė lėmin e akides dhe kjo shtjellohet te problematika se xheneti nė tė cilin banoi Ademi alejhi selam fillimisht, kur u krijua, a ishte xheneti i pėrjetshėm nė tė cilin do tė kthehen besimtarėt pas ringjalljes apo ėshtė ndonjė vend tjetėr dhe nuk ėshtė fjala pėr xhenetin e pėrjetshėm.
Gjithashtu, ju duhet ta dini se kjo problematikė ėshtė nga gjėrat nė tė cilat ka mospajtim tek Ehli Suneti dhe ky mospajtim ėshtė i lejuar, edhe pse ėshtė nga gjėrat tė cilat kanė tė bėjnė me akiden. Ekzistojnė disa ēėshtje tė caktuara tė akides pėr tė cilat nuk kemi argument tė drejtpėrdrejtė, ku lejohet mospajtimi, ndėr kėto ėshtė edhe kjo ēėshtje. Pėr kėtė nuk kemi ndonjė citat tė qartė nga Kurani apo Hadithi dhe kjo nuk rezulton direkt nė kushtet e besimit tė muslimanit.
Ehli Suneti nė kėtė ēėshtje ka tre mendime:

1. Xheneti nga i cili u largua Ademi alejhi selam ishte xheneti i pėrjetshėm, nė tė cilin do tė banojnė besimtarėt pas ringjalljes.

2. Vendi nga i cili u largua Ademi alejhi selam ėshtė njė vend i ngritur, i posaēėm nė kėtė tokė dhe nuk ėshtė fjala pėr xhenetin e pėrjetshėm. Kurse pse u quajt “xhenet” ėshtė pėr shkak tė bukurisė, llojshmėrisė sė pemėve qė kishte, etj.. Kjo nė gjuhėn arabe ėshtė e lejuar dhe pėrdoret.

3. Mendimi i tretė nuk zgjedh as tė parin as tė dytin, por thotė se kjo ėshtė nga gjėrat tė cilat i di vetėm Allahu i Lartėsuar, kurse ne nuk kemi ndonjė argument tė drejtpėrdrejtė, qė tė mbėshtetemi nė mendimin e parė apo tė dytin.

Kėto mendime nė pėrgjithėsi pėrmenden tek Ehli Suneti dhe vėrtetė ėshtė vėshtirė pėrzgjidhja e ndonjėrit prej tyre. Dijetari i mirėnjohur Ibėn Kajim Xhevzije nė librin e tij “Hadi el-Ervah” i shtjellon nė formė tė zgjeruar kėto mendime dhe i pėrcjell pothuajse tė gjitha ato qė janė thėnė rreth mendimeve dhe argumenteve. Ai nė fund nuk deklarohet qartė pėr mendimin qė pėrmban, por nė formė jo tė drejtpėrdrejtė anon nga mendimi i parė, se xheneti nga i cili u nxor Ademi alejhi selam ishte xheneti i pėrjetshėm.
Kjo ishte sa i pėrket xhenetit nė tė cilin ka qenė Ademi alejhi selam nė fillim kur u krijua dhe ne nuk do tė zgjerohemi mė tepėr duke pėrcjellė argumentet e palėve, por do tė flasim vetėm rreth problemit pėr tė cilin ju bėni pyetje.

-Ata qė pėrmbajnė mendimin e dytė, se xheneti nga i cili ishte nxjerrė Ademi alejhi selam nuk ishte xheneti i pėrjetshėm, si argument tė tyre e pėrmendin edhe kėtė, se po tė ishte ky xheneti i pėrjetshėm nė tė cilin nuk banojnė dhe nuk kanė mundėsi tė hyjnė vetėm se tė pastrit dhe tė mirėt, atėherė si arriti tė hyjė nė tė Iblisi, i cili ishte mallkuar dhe ta mashtrojė Ademin alejhi selam?!
Kurse ata qė pėrmbajnė mendimin se ky ishte xheneti i pėrjetshėm, i pėrgjigjen me disa pėrgjigje kėsaj, ndėr to:
-se ka mundėsi qė Allahu i Lartėsuar e lejoi me Dijen e Tij qė Iblisi tė hyjė, qė tė realizohet sprovimi mbi Ademin dhe Havanė.
-devijimi nga Iblisi (shejtani) ndodh nė dy forma, drejtpėrdrejt dhe me anė tė vesveseve nė zemėr. Kjo ka ndodhur vetėm si vesvese nė zemėr, jo drejtpėrdrejt.
-thuhet se Iblisi ėshtė personifikuar nė formėn e gjarprit dhe tentoi tė pėrvidhet dhe t’u afrohet Ademit dhe Havasė. Allahu i Lartėsuar e lejoi kėtė gjė tė ndodhė, qė tė sprovohet Ademi alejhi selam dhe kėshtu u mashtruan ata tė dy nga shejtani.

Kjo ishte sa i pėrket ēėshtjes qė ju interesonte, shpresojmė se do t’ju mjaftojė. Edhe njė herė e theksojmė se kjo ēėshtje nuk ėshtė nga gjėrat mbi tė cilat ndėrtohet ndonjė dispozitė apo kusht i besimit, prandaj nuk ėshtė e nevojshme thellimi nė tė se si ndodhi kjo, pasi muslimani ndalet aty ku e shpien argumentet. Allahu e di mė sė miri!


Alaudin Abazi
18.1.2008


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010