Medi suplementar (shtesė) apo medi jo i natyrshėm
19.12.2009 11:53:57

Medi jo i natyrshėm ėshtė ai med i cili pas shkronjės sė medit vjen hemzeja ose sukuni.

Shkaqet e medit jo tė natyrshėm janė:

Hemzeja dhe sukuni.

Llojet e medit jo tė natyrshėm

Llojet e medit tė natyrshėm jan pesė:

1. Medi muttasil المد المتصل (medi i ngjitur).

2. Medi munfasilالمد المنفصل (medi i ndarė).

3. Medi bedelمد البدل (medi i zėvendėsushėm).

Pėr kėto tri lloje tė medit shkak i tyre ėshtė hemzeja.

4. Medi arid li sukunالمد العارض للسكون  (medi i rastit tė paraqitjes sė sukunit).

5. Medi lazim المداللازم (medi i domosdoshėm).

Pėr kėto dy lloje tė medit shkak i tyre ėshtė sukuni.

Dispozitat e medit jo tė natyrshėm jan tri:

  1.  الواجبvazhib (i obligueshėm).

  2. الجواز  xhevaz ( i lejuar).

  3.  اللزومluzum  (i domosdoshėm).

Medi i obligueshėm ėshtė i veēantė vetėm pėr medin mutasil (medin e ngjitur). Medi i lejuar ėshtė i veēantė pėr medin munfasil (medin e ndarė), medin arid li sukun (medi i rastit tė paraqitjes sė sukunit) dhe medin bedel (medi i zėvendėsueshėm). Ndėrsa medi i domosdoshėm ėshtė i veēantė vetėm pėr medin lazim.

Medi mutasil ėshtė zgjatje e obligueshme, pėr shkak tė pajtimit tė tė gjithė kėnduesve tė Kuranit pėr zgjatjen e tij mė shumė se medi i natyrshėm. Medi munfasil, medi harid li sukun dhe medi bedel janė zgjatje e lejuar pėr shkak se te disa kėndues zgjatet e te disa nuk zgjatet, por mbetet sikur medi i natyrshėm. Ndėrsa medi lazim ėshtė zgjatje e domosdoshme, pėr shkak se ai med ka vetėm njė gjendje edhe ajo ėshtė zgjatja e tij gjashtė tone, sikur qė do tė vijė mė vonė.

Tani do tė fillojmė me shpjegimin e ēdo lloj medi nė formė tė zgjeruar.

Medi muttasilالمد المتصل  (medi i ngjitur)

Kur nė njė fjalė qėndron shkronja e medit, ndėrsa pas saj qėndron hemzeja, po nė tė njėjtėn fjalė, atėherė ky lloj i medit quhet medi muttasil (med i ngjitur).

Ėshtė quajtur medi i ngjitur, pėr shkak tė bashkimit tė shkronjės sė medit dhe hemzes nė tė njėjtėn fjalė. P.sh.: سماء

Dispozita e kėtij medi ėshtė obligushmėria e zgjatjes, sipas pajtimit tė tė gjithėve.

Zgjatja e kėtij medi bėhet katėr apo pesė tone.

Imam Xhezerij nė librin e tij thotė: “Kam shikuar  nė medin mutasil dhe nuk kam gjetur as nė leximet e vėrteta e as nė leximet e vetmuara se dikush e ka shkurtuar”. Pastaj thotė: “Por jo vetėm kaq. Kam parė tekst tė prerė nė zgjatjen e tij”. Pastaj pėrmend hadithin e Ibni Mesudit, kur njė njeri para Abdullah b. Mesudit lexoi ajetin:

إِنَّمَا الصَدَقَاتُ لِلْفُقَرَاء وَ الْمَسَاكِينِ

Nuk e zgjati medin mutasil nė fjalėn الْفُقَرَاء , por e lexoi shkurt. Atėherė Abdullah b. Mesudi i tha: “Nuk na ka lexuar kėshtu i Dėrguari i Allahut”. I tha:  “E si e ka lexuar i Dėrguari i Allahut, o Ebu Abdurrahman?” Tha: “Na ka lexuar:

إِنَّمَا الصَدَقَاتُ لِلْفُقَرَاء وَ الْمَسَاكِينِ[1]

dhe e zgjati. Thotė pastaj Ibnu Xhezerij: “Ky hadith ėshtė  tekst i prerė dhe argument nė kėtė kapitull”.

 

Medi munfasil المد المنفصل (medi i ndarė)

Nėse shkronja e medit vjen nė fund tė fjalės, ndėrsa hemzeja vjen nė fillim tė fjalės tjetėr, atėherė bėhet medi munfasil (medi i ndarė).

Shembujt:

Me elif: إِنَّا أَعْطَيْنَاكَ الْكَوْثَر[2]

Me vavin: [3]قُوا أَنْفُسَكُمْ وَ أَهْلِيكُمْ نَارًا

Me  jaun: وَ فِي أَنْفُسَكُمْ أَفَلا تُبْصِرُون[4]

Dispozita e kėtij medi ėshtė lejimi i zgjatjes sė tij dhe shkurtimi i tij.

Zgjatja e tij bėhet katėr ose pesė tone.

Ėshtė quajtur munfasil, pėr shkak tė  ndarjes sė hemzes prej shkronjės sė medit.

 

Pėrgatiti: Shaban Murati

09.03.2007


[1] Suretu Teube, 60.

[2] Suretu Kevther, 1.

[3] Suretu Tahrim, 6.

[4] Suretu Dharijat, 21.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010