Medi-Zgjatimi
19.12.2009 11:53:43

Med nė gjuhė do tė thotė shtesė. Dhe nė kėtė kuptim ka ardhur edhe fjala e Allahut nė suren Nuh. “Ju shumon pasurinė dhe fėmijėt, ju bėn tė keni kopshte dhe ju jep lumenj.” Nuh, 12. D.m.th.: ju shton pasurinė dhe fėmijėt.

Ndėrsa nė terminologji do tė thotė zgjatja e zėrit kur vjen njėra prej tri shkronjave tė zgjatimit.

Shkronjat e zgjatimit janė :

الألف Elifi i cili nuk mund tė jetė ndryshe vetėm me sukun dhe para tij duhet tė jetė shkronja me fet’ha.

 الواوVavi me sukun dhe shkronja para tij duhet tė jetė me dame.

 الياءJaun me sukun dhe shkronja para saj duhet tė jetė me kesre.

 

Medi (zgjatimi) ndahet nė dy pjesė:

1. المد الأصلي أو المد الطبيعيMedi orgjinal ose ndryshe quhet edhe medi i natyrshėm dhe

2. المد الفرعيMedi suplementar(shtesė), apo medi jo i natyrshėm.

المد الأصلي أو المد الطبيعي Medi orgjinal ose medi i natyrshėm ėshtė ai med nė tė cilin nuk mund tė realizohet qenėsia e shkronjės pėrveēse me tė dhe nuk ndalet nga ndonjė shkak qoftė hemze apo sukun.

Quhet med original pėr shkak tė mbetjes sė tij nė origjinalitet nė krahasim me medet e tjera. Pėr shkak se ky qėndron gjithmonė nė njė gjendje e ajo ėshtė zgjatja e tij dy tone dhe nuk  ndikohet nga ndonjė shkak prej shkaqeve.

Gjithashtu ky med thamė qė quhet edhe med i natyrshėm, sepse njeriu nuk e shton nė zgjatjen e tij mė shumė se sa qė ėshtė e caktuar dhe po ashtu nuk le mangėt mė pak se zgjatja e caktuar.

Medi aslij (apo nedi i natyrshėm) ka tri lloje:

Lloji i parė:

Zgjatja e shkronjės pa marrė parasysh a ndalesh nė fjalė apo nuk ndalesh dhe pa marrė parasysh a ėshtė nė mes tė fjalės p.sh.: مَالِكِ يَوْمِ الدِّين apo ėshtė nė fund tė fjalės. P.shوَضُحَاهَا

Po ashtu nė kėtė lloj bėjnė pjesė edhe shkronjat e ndara tė cilat qėndrojnė nė fillim tė sures, si p.sh.:  حم sikur qė do tė shpjegohet pėr kėto mė gjerėsisht mė vonė.

Lloji i dytė:

Zgjatja e shkronjės nėse ndalesh nė tė. Ndėrsa nėse nuk ndalesh nuk zgjatet. P.sh.: عَلِيمًا حَكِيمًا d.m.th.: nėse ndalesh nė njėrėn prej kėtyre dy fjalėve elifi duhet tė zgjatet, nė tė kundėrtėn jo.

Lloji i tretė:

Zgjatja e shkronjės kur nuk ndalesh nė fjalė dhe mos zgjatja nėse ndalesh. P.sh.: إِنَّهُ ,

بِهِ  بَصِيرًا. Pra nėse ndalesh nė  shkronjėn “ha” nuk e zgjat e nėse e vazhdon e zgjat.

Kėtij lloji i thuhet gjithashtu zgjatimi i lidhur (المد الصلة ( dhe ėshtė specifik vetėm e pėremrit  “ha”.

Kėto tri shkronja tė medit, elifi, vavi, dhe jaun, janė pėrmbledhur nė ajetin nė suren Neml, ajetin 40, ku Allahu thotė:

قَالَ الَّذي عِندَهُ عِلْمٌ مِنَ الْكِتَابِ

Pėrgatiti: Shaban Murati

23.02.2007


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010