Zemrat e vdekura
20.12.2009 12:49:46

Pėrderisa me mijėra muslimanė vriten nė tėrė botėn dhe pėrderisa me dhjetėra mijėra janė tė burgosur dhe tė torturuar duke thirrur nė rrugėn e Allahut, urdhėrojnė pėr tė mirė dhe ndalojnė nga e keqja, shumė muslimanė vazhdojnė tė qėndrojnė tė heshtur dhe nuk brengosen pėrveēse pėr gjėrat materiale tė kėsaj bote. Zemrat e tyre janė mbushur me dashuri ndaj kėsaj bote dhe harresė tė asaj tė pėrhershmes, ahiretit.

Allahu thotė nė Kuran: “Me tė vėrtet ti do t’i gjesh ata, njerėzit, lakmues pėr tė jetuar, bile edhe me lakmues se idhujtarėt. Secili prej tyre dėshiron tė jetojė njėmijė vjet, po edhe sikur tė jetojė, ajo (jeta e gjatė) nuk do t’i shpėtojė prej dėnimit. Allahu sheh ēka veprojnė ata.” (Bekare, 2:96)

Shumė muslimanė sot pohojnė se ėshtė mė mirė tė kryejnė namaz nafile dhe tė agjėrojnė nafile sesa tė urdhėrojnė pėr tė mirė dhe tė ndalojnė nga e keqja apo tė mbrojnė jetėn e muslimanėve tė dobėt.

Ka thėnė Ibn Kajimi pėr njerėzit e kėtillė: “Shejtani i ka larguar nga udha e drejtė shumė njerėz duke ua zbukuruar atyre kryerjen e disa veprimeve vullnetare tė adhurimit, siē ėshtė namazi vullnetar dhe agjėrimi vullnetar, dhe duke i neglizhuar obligimet (farzet) e tjera fetare, siē janė urdhėrimi pėr tė mirė dhe ndalimi nga e keqja, deri nė atė shkallė saqė ata bile as nuk orvaten t’i kryejnė kėto obligime kurdo qoftė, kur kanė mundėsi. Njerėzit e kėtillė janė konsideruar nė shkallėn mė tė ulėt tė fesė nga ana e dijetarėve. Thelbi i fesė sonė ėshtė t’i kryejmė urdhrat qė Allahu na ka urdhėruar t’i bėjmė.

Njė njeri qė nuk i kryen farzet ėshtė faktikisht mė i keq sesa ai qė bėn mėkate. Secili qė ka dituri rreth Kuranit, Sunetit tė Pejgamberit salallahu alejhi ue selem dhe jetės sė sahabėve do tė nxjerrė pėrfundimin se ata qė janė tė pėrmendur se janė mė tė devotshmit sot janė nė fakt mė pak tė devotshėm. Nė tė vėrtet, ēfarė lloj devotshmėrisė gjendet tek ai person i cili shkel urdhrat e Allahut duke e braktisur fenė e tij, duke shmangur Sunetin e Pejgamberit tė tij dhe akoma qėndron me zemėr tė ftohur dhe e mbyll gojėn.

Njė person i kėtillė ėshtė sikurse shejtani memec! Nė tė njėjtėn mėnyrė si ai i cili flet fjalė tė pavėrteta ėshtė shejtan i dukshėm. A nuk ėshtė fatkeqėsi pėr Islamin e tyre tė shikojnė vetėm pėr jetėn dhe ushqimin e tyre dhe nuk e kanė dert ēka po ndodh me fenė e tyre?

Mė tė mirėt prej tyre do tė ofrojnė vetėm njė fytyrė tė brengosur. Por nėse ata do tė ishin tė sfiduar nga njėra prej gjėrave tė zemrės, si pėr shembull paratė e tyre, ata nuk do tė pėrmbaheshin nga pėrpjekjet pėr t’i kthyer mbrapsht ato. Kėta njerėz pėrveēse e meritojnė hidhėrimin e Allahut, janė tė goditur me fatkeqėsinė mė tė madhe, bile pa e ditur atė: Ata kanė zemra tė vdekura. Nė tė vėrtet zemra mė e gjallė ėshtė zemra e atij qė urren pėr hir tė Allahut dhe mė e plotėsuara ėshtė mbėshtetja e tij ndaj Islamit dhe muslimanėve.” (A’lem el Muvaki’iin, volumi 2 faqe 176.)


Ibn Kajim el-Xheuzijeh
Pėrktheu nga gjuha angleze B.D.
5.9.2008
 

Shėnim: Kjo temė ėshtė publikuar nė njė rubrikė  tė lirė dhe materialet qė publikohen nė tė nuk do tė thotė se pėrputhen kurdoherė me ato qė redaksia e Klubit Kulturor i di pėr tė vėrteta.


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010