| 
	  
	
	
                        Tėrmeti i 
                        Kinės. Njė tėrmet i cili ka shkatėrruar zona tė shumta, 
                        ka zhdukur njėqind mijė njerėz dhe ka zhvendosur qindra 
                        mijėra tė tjerė. Paralajmėrim nga Allahu i Lartėsuar dhe 
                        prej llojeve tė dėnimit tė lehtė, pėr tė cilin Allahu i 
                        Madhėrishėm thotė: "Dhe, Ne do tė bėjmė qė tė 
                        shijojnė njė dėnim mė tė lehtė nė kėtė jetė, para 
                        dėnimit tė madh nė jetėn e pėrtejme, me qėllim qė tė 
                        kthehen nė rrugėn e drejtė." (Sexhde, 21) 
                        Ky paralajmėrim s'ėshtė specifik vetėm pėr kinezėt, por 
                        pėr njerėzit mbarė, nė mėnyrė qė ti kthehen Zotit, 
                        Krijuesit, Furnizuesit tė tyre dhe tė pendohen pėr 
                        mėkatet dhe gabimet e tyre. 
                         
                        Por fenomeni i ēuditshėm, i cili i ka mahnitur 
                        shkencėtarėt ėshtė largimi i njė numri tė madh 
                        bretkosash drejt njė vendi tė sigurt. Banorėt e qytetit 
                        tė goditur nga ky tėrmet kanė vėrejtur kėtė dukuri, por 
                        pa i kushtuar ndonjė kujdes, por mė pas ėshtė mėsuar se 
                        Allahu i Madhėrishėm i ka pajisur kėto krijesa me organe 
                        paralajmėruese tė cilat i ndiejnė frekuencat shumė tė 
                        ulėta tė cilat shfaqen nga toka para ndodhjes sė 
                        tėrmetit. Ato zėra nuk i dėgjojnė njerėzit, por i 
                        dėgjojnė bretkosat, tregohen vigjilentė dhe largohen nga 
                        vendi i rrezikut. 
                         
                        Kjo dukuri nuk mund t'i kalojė besimtarit pa i ardhur nė 
                        mendje Fuqia e Allahut tė Gjithėfuqishėm dhe se Ai nuk 
                        krijoi asnjė krijesė kot, por ēdo krijesė kryen 
                        funksionin, detyrėn dhe qėllimin e vet, madje edhe mund 
                        tė pėrfitohet prej tyre. Dhe, nė tė vėrtetė, sot 
                        shkencėtarėt qėndrojnė nė laboratorėt e tyre me qėllim 
                        qė tė zbulojnė fshehtėsinė e bretkosave dhe orvaten tė 
                        pėrfitojnė nga ato pėr paralajmėrimin e tėrmeteve dhe 
                        fatkeqėsive. 
                         
                        Shkencėtarėt kanė mėsuar se disa kafshė i ndjejnė 
                        frekuencat e zėrave tė ulėt, tė cilat i lėshon toka si 
                        sinjal pėr afrimin e tėrmetit. Mirėpo aparatet e 
                        shkencėtarėve, me gjithė pėrparimin e madh teknologjik, 
                        nuk mund ti analizojnė kėto frekuenca dhe 
                        paralajmėrimet pėr tėrmete. Kėsisoj, kėto krijesa 
                        gjithashtu i janė nėnshtruar njeriut, me qėllim qė ai tė 
                        mėsojė prej tyre. Kėtu qartėsohet fjala e Allahut tė 
                        Plotfuqishėm, qė thotė: "Ai ka vėnė nė shėrbimin tuaj 
                        ēka gjendet nė qiej dhe nė Tokė, tė gjitha janė prej Tij. 
                        Me tė vėrtetė, nė kėto ka shenja pėr njerėzit qė 
                        mendojnė." (Xhathije, 13)  
                         
                        Shkencėtarėt gjithashtu deklarojnė se shumica e kafshėve 
                        dhe gjallesave, si shpezėt, elefantėt, balenat, peshqit 
                        dhe tė tjerėt, kanė mundėsinė e paralajmėrimit pėr 
                        tėrmetet, uraganet dhe fatkeqėsitė natyrore. 
                         
                        Tė vegjlit e bretkosave ikin dhe grumbullohen nė vende 
                        tė sigurta larg zonave tė tėrmetit, i cili ka goditur 
                        vendin. Bretkosave, pėr tė cilat mendojmė se nuk 
                        logjikojnė, Allahu u ka dhėnė mundėsinė e dallimit tė 
                        frekuencave tė ulėta tė tėrmeteve. Pėr njerėzit ėshtė e 
                        pamundur ti ndiejnė ato, por bretkosat i dallojnė. 
                        Meditoni pėr fuqinė e Allahut tė Lartėsuar te kėto 
                        krijesa tė pafuqishme! 
                         
                        Tė mendojmė dhe tė kuptojmė mėshirėn dhe dhuntinė e 
                        Allahut ndaj nesh. Tė nxitojmė tė punojmė veprat e mira, 
                        nė mėnyrė qė tė na shpėtojė Allahu nga kėto fatkeqėsi qė 
                        pllakosin tokėn sot. Atėherė, tė angazhohemi tė bėjmė 
                        lutje ngase Allahu i Lartėsuar thotė: "Lutjuni Zotit 
                        tuaj pėrulshėm dhe ngadalė! Njėmend, Ai nuk i do ata qė 
                        e kalojnė kufirin. Dhe mos bėni ērregullime nė Tokė, 
                        pasi ėshtė vėnė rregulli, ndėrsa Atij lutjuni me frikė 
                        dhe shpresė. Vėrtet, mėshira e Allahut ėshtė afėr 
                        punėmirėve." (A'raf, 55-56) 
  
						
                        Pėrktheu: 
                        Almedin Ejupi 
                        12.4.2009 
  
	 |