Realiteti i zėrave tė tė dėnuarve
20.12.2009 11:00:24

Kjo ėshtė njė pyetje e shtruar nga njė prej vėllezėrve lidhur me zėrat qė i ka regjistruar njė shkencėtar ateist rus, pasi ka zbritur qindra metra nėn tokė dhe pretendon se janė zėra njerėzish qė dėnohen nė varr! Cila ėshtė e vėrteta e kėsaj ēėshtjeje?

Lajmi thotė se njė prej shkencėtarėve nė Siberi ka zbritur nėn tokė duke u orvatur tė studiojė shkėmbinj nė thellėsinė prej 14 kilometrash. Regjistrimet e zėrave lėvizin pllakat tokėsore dhe befasisht disa shkėmbinj dogjėn aparatin e shpimit, me ē'rast ėshtė hapur njė boshllėk dhe doli njė nxehtėsi e madhe dhe njė flakė me temperaturė prej 1100 gradė Celsius. Kjo temperaturė konsiderohet shumė mė e lartė sesa ajo e kores sė Tokės. Me kėtė rast janė regjistruar zėra e britma njerėzish duke vuajtur e duke u dėnuar. Dr. Azzacove thotė se zėrat qė i regjistruam menduam se erdhėn nga aparatet, mirėpo mė vonė u sqarua se ajo janė zėra tė miliona njerėzve duke vuajtur dhe u kuptua se shponim drejt portave tė zjarrit!

Ky shkencėtar ateist menjėherė e pėrhapi kasetėn e regjistruar dhe disa nga dijetarėt tanė i besuan atij. Mirėpo, fakti qė tė bėn tė habitesh ėshtė se ateisti nuk e pėrqafoi Islamin!

Lajmin menjėherė e morėn disa faqe krishtera dhe me kėtė vėrtetuan ekzistimin e xhehenemit nėn tokė. Ashtu sikurse lajmin e morėn disa forume muslimane dhe e konsideronin si argument pėr vėrtetėsinė e dėnimit tė varrit. Lajmin e publikoi gazeta finlandeze Ammenusastia.

Tė dashurit e mi pėr hir tė Allahut! Problemi tek ne qėndron nė atė se ne logjikojmė me ndjenjat e jo me mendjet tona. E pėrhapim ēdo lajm, e rėndėsishme ėshtė tė nxitė ndjenjat tona. Unė nė formė tė prerė konsideroj se ky shkencėtar rus gėnjen dhe se shiriti qė publikoi ėshtė falsifikim me qėllim tė pėrfitimit tė reputacionit.

E them kėtė pėr faktin se shkencėtarė tė tillė janė tė shumtė. Kujtojmė rastin e dr. Reshad Halife, i cili u orvat tė fabrikojė me numrat dhe pretendoi se nė Kuran ekziston mrekullia tek numri nėntėmbėdhjetė. Me gjithė bindjen tonė lidhur me mrekullinė numerike tė Kuranit dhe se ekziston mrekullia qė ngrihet mbi kėtė numėr, mirėpo numrat tė cilat i ofroi Reshad Halife konsiderohen tė shpikura, tė sajuara dhe tė pavėrteta. Ai e bėri kėtė me tė vetmin qėllim qė tė fitojė pak famė, ndėrsa ēėshtja e tij u zbulua atėherė kur pretendoi profetėsinė!

Ndoshta shohim disa shkencėtarė ateistė tė cilėt orvaten tė bėjnė marketing me ideologjitė perėndimore me synim tė pėrfitimit tė famės dhe pasurisė.
Vepra tė tilla nuk janė tė lejuara. Ato konsiderohen shpifje ndaj Allahut, Librit dhe ndaj tė Dėrguarit tė Tij. Allahu i Lartėsuar thotė: "Thuaj: “A mos vallė me Allahun, shpalljet dhe tė Dėrguarin e Tij po talleni? " (Tevbe, 65). Kėsisoj, patjetėr duhet tė tėrheqim vėrejtje nga kėto thashetheme tė cilat nuk i ofrojnė aspak shėrbim muslimanėve pėrveē ngjalljes sė emocioneve.

Shkencėtari ateist rus dėshiron tė na paraqesė se xhehenemi ndodhet nė thellėsinė e Tokės ashtu siē e paraqesin disa religjione tė cilat besojnė se xheneti ndodhet nė qiell kurse xhehenemi nė thellėsinė e tokės, ku nė tė ka gjarpėrinj dhe se mėkatarėt pas vdekjes kalojnė nė thellėsi tė tokės nė mėnyrė qė tė dėnohen nė zjarrin e xhehenemit.

Arsyet e kundėrshtimit tė kėtij lajmi nga ana jonė janė si mė poshtė:

1- Vendin e ekzistimit tė zjarrit tė xhehenemit askush nuk mund ta dijė pėr faktin se akoma nuk ka ardhur Dita e Kiametit. Allahu i Lartėsuar ia ka zbuluar tė Dėrguarit Muhamed, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, perden e gajbit (tė fshehtės, tė padukshmes) natėn e Mi'raxhit dhe ia mundėsoi ta shohė zjarrin dhe disa njerėz qė po dėnoheshin nė tė (Mi'raxhi ka qenė nė qiellin e shtatė deri te Sidretul Munteha e jo nė thellėsinė e tokės). Kjo konsiderohet nga dija e sė fshehtės, ku njerėzit nuk mund ta kuptojnė, e aq mė pak ateistėt.

2- Ateisti dėshiron tė na paraqesė se xhehenemi ėshtė njė vend i caktuar nė Tokė me mure dhe mund tė dėgjojmė. Kjo ideologji ėshtė e pėrhapur tek disa besime, mirėpo Allahu i Lartėsuar lidhur me etapėn pas vdekjes thotė: "Prapa (vdekjes sė) tyre do tė kenė njė (kohė) ndarėse (jeta e varrit), deri nė ditėn kur do tė ringjallen" (Mu'minun, 100). Nuk e dimė qė dikush tjetėr pos tė Dėrguarit, paqja e Allahut qoftė mbi tė, qė ka parė ose dėgjuar zėrat e tė dėnuarve nė varr. Dhe kjo konsiderohet mrekulli ekskluzivisht e tij dhe nuk i pėrket njė ateisti tė pretendojė se ėshtė pronar i kerameteve (gjėrat e jashtėzakonshme qė jep Allahu nė duart e tė dashurve tė Tij).

3- Nė fakt, nuk dimė asgjė rreth kėtij ateisti, pėrveēse regjistroi kėtė kasetė dhe u zhduk. Ku qėndron urtėsia e kėtij "kerameti" pėr kėtė ateist nėse nuk pėrfiton asgjė prej tij dhe a thua pėrse Allahu i Madhėrishėm e dalloi atė nga tė gjithė robėrit e Tij? Nėse kjo ngjarje tė ishte e vėrtetė, do tė ishte e udhės pėr ateistin tė pėrqafonte Islamin, pėrderisa nuk e bėri kėtė!

4- A ėshtė e mundur pėr aparatet e regjistrimit tė kapin zėra qė dalin nga dėnimi i varrit? Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė pėrse nuk po pėrsėritet kjo provė? Pyetja jonė ėshtė: Cila ėshtė besueshmėria e kėtij shkencėtari? A mund tė shihen njerėzit duke u dėnuar nė xhehenem para ditės sė Kiametit? Si kaluan drejtpėrdrejt ata njerėz nė xhehenem duke qenė se ne dimė qė Allahu i Lartėsuar do t'i ringjallė nga varret. Ai thotė: "Dhe, kur tė fryhet nė Sur, ata do tė dalin nga varret dhe do tė nxitojnė drejt Zotit tė tyre, duke thėnė: "Mjerė ne! Kush na ngriti prej varreve tona?" (Do t'u thuhet): "Ja, kjo ėshtė ajo qė ka premtuar i Gjithėmėshirshmi; tė dėrguarit kanė thėnė tė vėrtetėn!" (Jasin, 51-52)

5- Cili ėshtė konfirmimi shkencor rreth vėrtetėsisė sė kėsaj kasete dhe a ėshtė bėrė nga ndonjė ekspert i audiove kontrollimi pėr tė vėrtetuar saktėsinė apo falsifikimin? Si pranojnė disa nga dijetarėt tanė vėrtetėsinė e kasetės vetėm duke e dėgjuar pa e vėrtetuar ēėshtjen? Pa dyshim se gjėra tė tilla e dėmtojnė mrekullinė shkencore dhe me kėtė pėrfitojnė armiqtė e fesė me ē'rast gjejnė hapėsirė pėr t'u tallur me logjikėn tonė.

6- Imagjinoni tė dashurit e mi, sikur ndonjė ateist tė bėjė njė vrimė nė muret e xhehenemit, a ėshtė e logjikshme ta vėrtetojmė kėtė lajm naiv?! Ėshtė e vėrtetė se dėnimi i varrit ėshtė i sigurt dhe i vėrtetuar, mirėpo vendndodhja e xhehenemit sa i pėrket njerėzve ėshtė e panjohur dhe kjo s'ėshtė gjė tjetėr vetėm se pėrpjekje pėr tė nėnvleftėsuar dhe ulur logjikėn e besimtarėve.

7- Disa faqe tė krishtera nė kėtė lajm kanė gjetur mbėshtetje pėr vėrtetėsinė e Librit tė Shenjtė (tė devijuar) pėr shkak se pėrshkrimi tė cilin e ofroi ky shkencėtar plotėsisht pėrputhet me pėrshkrimin e Teuratit pėr xhehenemin. Teurati i devijuar xhehenemin e paraqet nė formė tė thjeshtė, ku bėhet fjalė pėr njė liqen ose njė gropė nė thellėsi tė Tokės, ku nė tė hidhen mėkatarėt dhe dėnohen.
8- Shumė persona, nė mesin e tė cilėve edhe mjekė, pretendojnė se kanė parė xhehenemin, ashtu siē thuhet nė librin To Hell and Back, ku autori ka sjellė dėshmi tė njerėzve qė kanė parė xhehenemin, prej tyre kanė parė edhe njerėz qė dėnohen nė tė. Gjithashtu, thuhet se kanė parė njeriun qė e njihnin, e thėrrisni por ai nuk u pėrgjigjej, frikėsohej dhe thoshte "Mesihu (Jezusi) ėshtė Zot" dhe e pėrsėriste kėtė fjalė derisa ėshtė rikthyer nė kėtė botė... Libri pėrmban shumė dyshime, thėnie tė pavėrtetuara dhe tė pabaza. Autori shprehet se pas shikimit tė kėtyre thėnieve u bind nė Krishterimin.

Sa e madhe ėshtė vėrtetėsia e kėtij libri dhe e kėtij shiriti? Ku qėndron argumenti shkencor rreth vėrtetėsisė sė tyre? Pėrse kėto lajme i gjejmė vetėm nė forume dhe faqe tė pakonfirmuara? Pėrgjigjja ėshtė shumė e thjeshtė, se kėto lajme janė tė falsifikuara dhe tė pavėrteta, kėshtu qė duhet tė kemi kujdes prej tyre.

Sigurisht se ne nuk e mohojmė dėnimin e varrit dhe se familja e Faraonit i ekspozohet dėnimit mėngjes e mbrėmje pas vdekjes sė tyre. Allahu i Madhėrishėm thotė: "Dhe Allahu e ruajti atė prej tė kėqijave dhe kurtheve tė tyre, ndėrsa ithtarėt e Faraonit i kaploi dėnimi i vrazhdė. Ata do tė ēohen para Zjarrit nė mėngjes dhe mbrėmje (nė jetėn e varrit) e, kur tė arrijė Ora (e Kiametit), do tė thuhet:

“Hidhni ithtarėt e Faraonit nė dėnimin mė tė rėndė!” (Gafir, 45-46). Nuk duhet besuar ēdo lajmi qė nuk mbėshtetet nė argument shkencor. Besimin dhe imanin tonė ta ndėrtojmė mbi fakte dhe realitete dhe jo mbi iluzione. Disa prej dijetarėve tanė e vėrtetuan kėtė shirit, mirėpo mė pas janė rikthyer nga ai mendim pasi iu ėshtė sqaruar falsifikimi i kėsaj kasete.

O Allah na mundėso ta shohim tė vėrtetėn si tė vėrtetė dhe ta pasojmė atė, dhe na mundėso ta shikojmė tė kotėn si tė kotė dhe t'i largohemi asaj.


 

Abdudaim el Kehil
Pėrktheu: Almedin Ejupi
26.7.2009
 

Disa artikuj tė publikuar rreth kėsaj tematike nė disa faqe tė pakonfirmuara (janė faqe joshkencore).
1. http://www.amightywind.com/hell/aboutsounds.htm
2. http://www.av1611.org/hell.html
3. Sounds from Hell?, http://www.soulwinning.info/articles/sounds_from_hell.htm
Hell is Real and You Don't Want to Go There


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010