Sėmundjet mė vdekjeprurėse nė botė
20.12.2009 10:58:52

Sėmundje tė ndryshme e kanė shoqėruar njerėzimin qė nga fillimet e tij e deri nė ditėt tona. Shumė prej tyre janė vėnė nėn kontroll, disa janė reduktuar plotėsisht e pak janė ato sėmundje tė cilat janė akoma tė tmerrshme nė forcėn e plotė tė tyre.

Qė nga vitet e `70-ta janė mė shumė se 20 sėmundje, tė panjohura mė parė, pėr tė cilat nuk kemi identifikuar njė trajtim tė plotė efektiv. Raste tė tyre shihen nė ēdo vend tė Botės, mjekėsia po monitorizon zhvillimin e po pėrpiqet pėrditė qė ta kufizoj pėrhapjen e sėmundjeve tė tilla, tė zbulojė vaksina e kura (ilaqe) tė reja, pa pėrmendur kėtu zhvillimet mė tė fundit nė nė ēdo fushė: si inxhinieria gjenetike, zbulimi i plotė i gjenomit njerėzor (harta e gjeneve), manipulimet cito-molekulare e deri tė nanoteknologjia nė ndihmė tė mjekėsisė.


Tė shohim sėmundjet mė tė rendėsishme prej ketyre, tė cilat janė ndėr mė tė rejat e qė sjellin frikė tek ekspertėt e mjekėsisė e nė mbarė rruzullin tokėsor!


1. VIRUSI NIPAH.

 E ka marrur emrin nga vendi i zbulimit tė tij (Nipah, Malajzi me 1999.) Megjithėse ka shkaktuar pak "shpėrthime", aftėsia e tij pėr t'u shėndrruar e levizur nepermjet kafshėve e njerėzve dhe vdekshmėria e lartė e bėn kėtė virus nga mė tė tmerrshmit e sėmundjeve tė reja.

Mendohet se bartės ėshtė lakuriqi i natės, por sėmundja ėshtė parė dhe tek derrat, qentė e macet.

Njerėzit e marrin kėtė virus duke u ushqyer me mishin e kafshės sė infektuar ose nga gėrvishtjet e tyre.

Periudha e inkubacionit ėshtė 4-18 ditė, e duket si gripi nė fillim. Pastaj vazhdon e prek trurin, duke sjellur konvulsione e mė pas gjendje kome. Gjysma e tė sėmurėve vdesin e nuk kemi trajtim pėr tė. Deri tani 109 njerėz kanė vdekur.


2. H5NI (Avian Flu)

Nė Maj 1997 ekspertėt botėrorė tė gripit u frikėsuan se mos po pėrhapej njė Pandemi e madhe gripi, e njė masiviteti tė tillė tė paparė qė nga koha e Gripit Spanjoll (1918). Shkaku? Njė djali 3 vjeēar nė Hong Kong i kish rėnė gripi i pulave. Normalisht virusi i gripit pėson ndryshime (mutacione) gjatė kalimit nga shpendėt tė derrat e mė pas tek njerėzit. Por ky tip kishte kapėrcyer barrierėn e specieve (llojeve), duke sjellė njė tip tė ri virusi tė gripit pėr tė cilėn njerėzit nuk kanė rezistencė natyrale.

Pėr gripin nuk ka kure (mjekim), e pėr kėtė tip tė ri nuk ka vaksinė. Ky tip gripi u ra 18 personave, 6 vdiqėn. Pas therjes e groposjes se 1.4 milion pulave sėmundja u vendos nėn kontroll.


3. nvCJD - (new variant of CJD/ variant i ri i sėmundjes sė "Lopės sė ēmendur").

Kjo sėmundje u zbulua nė vitet e `20-ta si gjendje e rendė qė prekte moshat e vjetra. Sėmundja e quajtur KRAUTZFELD-JAKOB (CJD Creutzfeldt-Jacob disease) ėshtė forma njerėzore e sėmundjes tė cilėn tek kafshėt e quajmė sėmundja e "Lopės sė ēmendur"- (BSE ose mad cow disease). Por mė 1996 Grupi Special Kombėtar pėr monitorizimin e kėsaj sėmundjeje (CJD) nė Britaninė e Madhe (me qendėr nė Edinburgh) identifikoi njė tip tė kėsaj sėmundje tė panjohur mė parė nga shkenca, variant i ri i CJD, ku mosha mesatare e viktimave ishte 29 vjeē! Janė gjetur lidhje me ekspozimin, ndoshta nėpėrmjet ushqimit, ndaj njė sėmundje tė ngjashme tek lopa e quajtur Encefalopatia Spongjiforme Bovine (BSE - Bovine Spongiform Encephalopathy ose Sėmundja e Lopės sė Ēmendur).


Nė fillim tė kėsaj sėmundje pacienti kalon nė depresion dhe njė ndjenjė tė ēuditshme si "ngjitje" e lėkurės. Mė pas kemi humbje tė balancės, e nė stadin e vdekjes i sėmuri ėshtė komplet i imobil-izuar dhe memec.

Nuk dihen numrat e saktė nė tė gjithė botėn, por nė Britani kjo sėmundje ka prekur 100 vetė. Ėshtė FATALE 100% nuk ka kure (shėrim).


4. Lyssavirusi Australian i Lakuriqit tė nates.

Nėntor 1996, njė grua 39 vjeēare nga Queensland qė sa kish filluar tė kujdesej pėr lakuriqėt e natės, sėmuret. Humb ndjeshmėrinė nė krahun e majtė, gradualisht kalon nė koma e mė pas vdes.

Kjo ėshtė e para qė vdiq nga njė sėmundje e cila prek tė gjithė popullatėn e lakuriqėve tė natės nė Australi. Njė tjeter person vdiq dy vjet mė vonė. Deri tani nuk ka kurim (shėrim) pėr kėtė problem.

 

5. HHV8 Virusi i Sarkomes Kaposi.

Mė 1995 doktorėt panė lezione ngjyre vishnje nė tė zezė, nė lekurėn ose organet e brendėshme tė tė sėmurėve me SIDA. Ishte njė formė e re dhe e rrallė e kancerit tė lėkurės. Faktikisht kjo vjen nga njė variant i virusit herpes, dhe nė ata qė kanė sistemin imun tė dėmtuar, mund tė pėrhapet te gjendrrat limfatike e mushkėritė me pasoja fatale.

E vetmja tentativeė ngelet Kemioterapia, por rezultatet janė tė pakėnaqėshme.

6. Virusi Sabia

Gusht 1994, njė virolog shkoi nė Klinikėn e Mjekėsisė Tropikale nė Universitetin e Yale-it (USA) me ethe dhe dhimbje kurrizi. U konstatua qė ai kishte njė formė komplet tė re tė njė virusi, indentifikuar pėr herė tė parė nė Afrikėn e Jugut, i cili kishte "rrėshqitur" nga njė epruvetė e plasaritur.
Vetem dy raste janė raportuar: njė vdiq me hemorragji tė organeve tė brendeshme e tjetri mbijetoi pas vuajtjeve tė papėrshkrueshme, tė tmerrshme. Ky virus njihet fare pak e s`ka trajtim pėr te.


7. Virusi Hendra.

Ngjan me virusin Nipah, por gjindet nė Australi. Ėshtė hasur tre herė nė njerėz, tė gjithė e morėn nga kontakti me kuajt. Dy prej tyre vdiqėn.

 

8. Virusi Sin Nombre ose Hantavirusi i Sindromes Pulmonare - HSP

HSP u gjend pėr herė tė parė nė 1993, pas hetimeve tė bėra pėr njė sėmundje fatale respiratore qė u vu re nė shtetet jug-perendimore tė USA qė atėherė, 100 raste janė raportuar nė 20 shtete amerikane, shumica nė perėndim.


Veēoria e kėsaj sėmundje?

Ndryshe nga shumica e sėmundjeve qė zakonisht sulmojnė njerėzit me mbrojtje (sistem imun) tė dobet, kjo sėmundje ka prekur mė tė shėndetshmit e me tė fortėt.

Vjen nga minjtė e pyllit (i quajturi mi i drerit) pra nga rodentėt. Pasi ekspozohen ndaj feceve tė kėtyre rodentėve pacientet kanė ethe e dhimbje muskujsh deri 5 javė mė vonė, e ndjekur kjo me pas me marrje fryme pasi mushkėritė gradualisht mbushen me lėng, nė raste ekstreme kjo sjell vdekje. S`ka trajtim pėr kėtė virus.


9. Vibrio Kolera 0130 (Vibrio cholerae 0130).


Ky ėshtė bakteri pėrgjegjės pėr Kolerėn Aziatike, i izoluar pėr herė tė parė nė Peru (nė 1991).

Pėrhapet tepėr shpejt nėpėrmjet ujit tė ndotur e me pas arrin proporcione epidemike: nga mbi 1.000.000 pacientė tė prekur nė hemisferėn perėn-dimore (nga 1991-1995) pati mbi 10.000 tė vdekur. Sėmundja fillon MENJĖHERĖ! Periudha e inkubacionit sillet, nga 6 orė - 5 ditė. Pacienti ka ngėrēe abdominale, tė vjella e dehidrim. Vdekja vjen nga dehidrimi (humbja e lengjeve). Antibiotikėt ndihmojnė pėr tė shkurtuar sėmundjen.


10. Virusi Guanarito.

Nė Shtator tė 1989-tės, doctorėt nė Venezuelė filluan tė shihnin njė sėmundje me ethe tepėr tė larta nė mesin e popullsisė sė fshatit. Shumė nga pacientėt u shtruan nė spitale sepse ethet nuk pushonin, kishin dobėsi tė pėrgjithshme, dehidrim dhe hemorragji tė brendshme. Mbi 100 raste janė konfirmuar, rreth 1/3 e pacienteve vdiqėn.

Mendohet se pėrhapet nga minjtė. Njohuritė pėr kėtė virus janė minimale.

Si paratezė nė kėtė vazhdim, me duhet tė theksoj pėr ju tė dashur lexues se jam i bindur qė pasi tė keni lexuar 10 sėmundjet e para, pėrveē informacionit e disa viruseve tė cilat ju ndoshta si keni dėgjuar kurrė (shumicėn e tyre), mund t`ju lindin pyetje:

E nė mes tyre mund tė jene dhe kėto:

A vėrtetė e justifikojnė titullin e kėtij shkrimi, kėto sėmundje?

A mund tė fusim nė sėmundjet me vdekjeprurėse tė Botės njė sėmundje qė ka prekur 2 vete apo tre, apo qoftė dhe 100 pacientė?

Mė duhet t`ju them se kjo ėshtė e natyrshme, me shume njerėz vdesin nė urgjenca apo nė shtėpi nga fasulet, pullat e kėmishave e objektet e huaja nė rruget e frymemarrjes. Mė shumė njerėz vdesin nga sėmundjet "ordinere", pra pse?


a.) Shumė prej kėtyre sėmundjeve tė reja nuk i "masim" dot me numrin e viktimave. Janė zbuluar relativisht vonė, e pėr faktorė subjektivė e objektivė nuk mund ta bėjmė njė gjė tė tillė.

b.) Egėrsia e njė sėmundje matet nga vdekshmeria qė shkakton, nga njohuritė qė kemi ne pėr tė, e mjetet nė dispozicion pėr kurim (shėrim). Prandaj themi nėse nė sėmundjen e re, tė pare nė tre pacientė (nė gjithė Botėn) - dy vdesin. Kjo "pėrkthehet" qė 2/3 vdesin, pra nė rast pėrhapje tė kėtij virusi nė 100 paciente 66 janė pashpresė, statistikisht.

c.) Mė kryesorja, mbani mend se bėjmė fjalė pėr sėmundje infektive. Pra qė pėrhapen, janė ngjitėse nė njė forme a njė tjeter. E ne kurrė nuk e dime se kur ky virus do "vendosė" tė marrė njė viktimė tjetėr ose tė na ēudisė me njė epidemi masive.


d.) Njohuritė tona minimale, elementi surprizė nė favor tė virusit dhe vdekshmeria tepėr e lartė, krahasuar me sėmundjet e tjera, nuk janė thjesht njė tregues i pafuqisė sė shkencės mjekėsore nė kėtė aspekt, por njė shtytje pėr tė kėrkuar e zbuluar rrugė tė paeksploruara!


Pėr kėto arsye, e shume tė tjera kėto sėmundje i quajme SĖMUNDJET ME VDEKJEPRURĖSE nė BOTĖ !


11. Hepatiti C.

Ky infeksion viral i mėlēisė ėshtė shkak madhor nė sjelljen e kancerit tė mėlēisė, verdhėsit e vdekjes nga helmimi i gjakut. Zbuluar pėr herė tė parė nė 1989, pėrhapet nga kontakti direkt me gjakun e njeriut, p.sh nga transfuzionet e gjakut apo kontakti seksual. Nė mėnyrė globale mendohet se janė mbi 170 milion persona me kėtė infeksion kronik, e ēdo vit kėsaj armate i shtohen 4 milion tė tjerė. Nuk ka vaksine pėr Hepatitin C.


12. Hepatiti E.

Zbuluar nė 1988-tėn, ngjan me Hepatitin C, pėrveē se mund tė transmetohet nga ushqimet ka mė pak shanse tė jetė fatal.

 

13. HIV-Human Immunodeficiency Virus.

Mė 1983 u zbulua HIV virusi qė ėshtė pėrgjegjes pėr SIDA-n, Sindromin e imuno-deficiencės sė fituar. Njė sėmundje kjo e indentifikuar pėr herė tė parė nė burrat homoseksualė nė Amerikė. Qė atėherė pėrhapja e kėsaj sėmundje ėshtė bėrė me virulente ndėrmjet heteroseksualėve, veēanėrisht nė Afrikė e Azi. Shpėrndahet nėpėrmjet gjakut e lėngjeve trupore. Nuk ka kurė (shėrim) dhe as vaksinė pėr tė, por njė forme e re trajtimi me ilaēe e quajtur "terapia treshe" po jep rezultate inkujaruese.

 
14. Escherichia coli 0157 : H7.

 Ky variant i rrezikshem i Escherichia coli u zbulua pėr here tė pare nė 1982 pas njė shperthimi tė njė diarreje tė tmerrshme me gjak me origjine nga hamburger-et e kontaminuar. Pas kesaj, shumica e infeksioneve kanė ardhur nga ngrenia e mishit tė grire tė pa gatuar plotesisht. tė rriturit e shendetshem, zakonisht e marrin veten, por mund tė jete vdekjeprurese tė femijet e vegjel e tek tė moshuarit.

15. Campylobacter jejuni.

 Ėshtė shkaku kryesor i diarresė nė vendet e zhvilluara. Identifikuar nė `77-tėn, ky bakter prek ēdo kėnd, por fėmijet nėn 5 vjeē dhe tė rinjtė janė mė nė rrezik. Campylobacter jejuni shpesh gjindet nė pulėn e pagatuar, nė qumėshtin e pazier, pasi bakteria bartet nga kafshet e mizat nėpėr ferma.

16. Cryptosporidium parvum.

Tjeter fajtor pėr diarrenė, prek njė nė 40 persona nė Europėn perėndimore.


17. Rotavirusi.

 Kjo ėshtė njė endemi mbarė botėrore, pėrgjegjės pėr gjysmėn e shtrimeve nė spitale nga diarreja tė fėmijėve. Zbuluar nė `73-tėn vjen nga pėrgatitja e ushqimit me duar tė palara, zakonisht nė shtepi. Mbi 1.000.000 fėmije vdesin nga pasojat e rotavirusit ēdo vit!

18. Semundja e Legjionareve.

Mori kėtė emėr nė 1976-tėn kur njė shpėrthim i pneumonisė u pa ndėrmjet pjesėmarrėsve nė takimin e Legjionit Amerikan nė Filadelfia. Qindra-mijėra persona infektohen prej saj nė tė gjithė Botėn ēdo vit, 5 - 30% e tyre vdesin. Pėrhapet nga sistemi i ajrit tė kondicionuar. Kapur nė fazen e hershme trajtohet me rezultat.


19. Ebola.

 Ethet hemorragjike Ebola, janė njė sėmundje vdekjeprurėse te njerėzit e majmunėt, shihet nė mėnyrė sporadike qė nga zbulimi i saj nė 1976. Merr emrin e njė lumi (Ebola) nė Kongo (ish Zaire). Ėshtė tepėr infektiv nėpėrmjet kontaktit me lengje trupore, sjell temperaturė tė lartė e tė vjella masive. Shumica e viktimave vdesin brenda njė jave nga fillimi i infeksionit, pasi gjithė organet e brendshme tė tyre bėjnė kolaps total. S`ka kurė (shėrim)!



20. Sėmundja Lyme.

 U pa nė fillim kur po vrojtohej artriti nė fėmijėt e qytetit Lyme (Connecticut, USA). Shkaktohet nga bakteri Borrelia burdorferi e transmetohet me pickim. Rrallė ėshtė fatale, por nėse skuqja fillestare nuk trajtohet sjell invaliditet nėpėrmjet sėmundjes se kyēeve e lodhje kronike .

Klubi Kulturor

Pėrgatitur nga studentėt e mjekėsisė


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010