Bllokimi i arterieve, mbipesha dhe sheqeri
20.12.2009 10:56:57

Kohėt e fundit, firma Philips e prodhimeve tė aparateve mjekėsore, njoftoi pėr njė paisjeje tė re tepėr tė sofistikuar diagnostikimi. Shkencėtarėt besojnė se ky aparat i ri skanimi do tė ndihmojė zbulimin e hershėm tė simptomave tė goditjeve nė tru, duke ndihmuar nė trajtimin me sukses tė kėtyre rastve. Ndonjėherė simptomat e goditjes nė tru apo tė bllokimit tė arterve qė furnizojnė trurin me gjak, shpesh janė tė pakutueshme nga pacienti dhe dėmet nė tru vėshtirė tė pėrcaktohen herėt nėpėrmjet aparateve tė zakonshme tė skanimit. Sipas statistikave, bllokimi i artereve dhe goditjet nė tru pėrbėjnė shkaktarin e tretė kryesore tė vdekjeve nė Shtetet e Bashkuara. Ēdo 45 sekonda njė njeri preket nga kjo sėmundje nė kėtė vend. Doktor Max Wintermark thotė se njerėzit qė preken nga goditjet nė tru ose nga bllokimi i artereve qė furnizojnė trurin me gjak janė ata qė rrezikohen nga goditje nė zemėr, qė vuajnė nga tensioni i lartė gjakut, diabeti ose ata qė pijnė duhan. Pavarėsisht nga numri i rasteve tė bllokimit tė arterve, hemoragjive cerebrale apo goditjeve nė tru, shumė vetė nuk janė tė vetėdijshėm se mund tė kenė pėsuar njė goditje tė tillė dhe shpesh vonohen nė trajtimin e pasojave. Simptomat e goditjeve nė tru janė tė ndryshme, thotė doktor Max Wintermark. Sė pari, njeriu ndjen dobėsi e mpirje veēanėrisht nė njėrėn anė tė trupit. Shenja tė tjera janė vėshtirėsi nė tė folur ose nė tė kuptuar. Vėshtirėsi pėr tė parė ose ecur. Nė tė gjitha kėto raste njeriu nuk ndjen ndonjė dhimbje, ndryshe nga rastet kur ai pėson goditjen nė zemėr. Kjo ėshtė arsyeja qė shpesh tė prekurit nuk shkojnė menjėherė nė spital. Por diagnostikimi nė kohė i rasteve tė tilla tashmė po ndihmohet nga pėrparimet nė fushėn e teknologjisė. Mjekėt janė veēanėrisht tė kėnaqur me njė form tė re skanimi, qė i lejon ata tė diagnostojnė njė bllokim arteresh apo goditje nė tru shumė mė herėt sesa me skanimet e zakonėshme. Doktor Wintermark thotė se teknika e re e skanimit mund tė pėrdoret me mjaft lehtėsi edhe nė rastet mė urgjente. Ekspertėt besojnė se metoda e re e skanimit do tė ketė ndikim dramatik nė diagnostikimin e herėshėm dhe trajtimin e viktimave tė goditjeve nė tru. Doktor Wintermark thotė se me njė aparat tė zakonshėm, mjekėt mund tė shohin formėn e trurit dhe pėr kėtė arsye goditja nė tru mund tė diktohet tė paktėn pas 6 orėsh. Por me teknikėn e re, mjekėt mund tė shohin rrugėt e furnizimit tė trurit me gjak dhe kjo u jep atyre pėrparėsi pėr t’i dalluar simptomat shumė mė herėt. Aparati i ri ėshtė prodhim i firmės mjekėsore Philips. Shkencėtarėt besojnė se njė zhvillim i tillė fushėn e teknologjisė mjekėsore do tė ndikojė nė shpėtimin e jetės sė mijėra pacientėve

Mbipesha dhe sheqeri

Amerikanėt nė luftė tė vazhdueshme me mbipeshėn mund ta fitojnė kėtė betejė nėpėrmjet njė ēimēakėzi, i cili ndryshon shijen e sheqerit kėshtu qė personit i shuhet dėshira pėr tė ngrėnė gjėra tė ėmbla. Ēimēakizi i ri, aktualisht bllokon aftėsinė e gjuhės pėr tė shijuar tė ėmblat pa prekur shijen e ushqimeve tė llojeve tė tjera.Sipas ekspertit, Drew Averi, ēimēakizi fillon tė veprojė brenda 2 minutave. Dėshira e organizmit pėr tė ėmbla ėshtė diēka e papėrmbajtur, por ēimēakizi i ri e mposht kėtė dėshirė. Mjeku Jay Udani pranė spitalit Northridge thotė se elementi kryesor i kėtij lloj ēimēakizi, gymnea, jo vetėm mposht dėshirėn pėr ėmbėlsira, por gjithashtu ndikon nė mėnyrėn se si organizmi rregullon nivelin e sheqerit me insulinėn. Substanca gymnea nuk ėshtė diēka e re. Nė forma popullore, ajo ėshtė pėrdorur nė Indi pėr trajtimin e diabetit pėr mė shumė se 1 mijė vjet, thotė ai. Por ekspertėt thonė se mbi tė gjitha ēdo gjė varet nga vullneti i personit pėr tė rralluar ushqimet me pėrmbajtje tė lartė sheqeri dhe se mjeti i ri vetėm mund tė ndihmojė nė kėtė drejtim.

Klubi Kulturor

Pėrgatitėn studentėt e mjeksisė


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010