Rreziqet e pirjes sė duhanit
20.12.2009 10:52:42

Efektet e pėrgjithshme dėmtuese

Rreziqet e pirjes sė duhanit. Prej vitit 1950 deri me 2000 kanė vdekur rreth 62 milion njerėz nga pirja e duhanit, kurse Organizata Botėrore pėr Shėndetsi (World Health Organization) vlerėson se nė ditėt e sotit vdesin 4 milion njerėz pėr ēdo vit. Gjė kjo e cila e bėn duhanin mė vdekjeprurės se SIDA, aksidentet automobilistike, vrasjet, vetvrasjet, mbidozat e drogės, dhe rastet e zjarrit. Duhani e redukton (pakėson) shpresat pėr jetė nga 15 nė 25 vjet, dhe ėshtė njė shkak pothuajse kryesor pėr vdekjen e personave. Nė njė studim qė ėshtė bėrė thuhet se vetėm 42% e meshkujve duhanpirės arrijnė moshėn 73 vjet nė krahasim me 78% tė jo duhanpirėsve. Duhani poashtu ėshtė shumė i rrezikshėm pėr femrat.

Nė lidhje me duhanin shėndetėsia amerikane detyrohet tė harxhoj njė shifėr befasuese dollarėsh rreth 130 miliardė nė njė vit. Duhani mund tė jetė shumė mė i rrezikshėm tani se para 30 viteve, shumė e mundshme pėr shkak se niveli i ulėt i katranit dhe niveli i nikotinės tė shtypura nė shumė pako tė cigareve shkaktojnė qė njerėzit ta thithin duhanin mė thellė nė trupin e tyre.


Tymi ėshtė pjesa (komponenta) mė e rrezikshme e cigars. Tymi pėrmban oksid tė nitrogjenit dhe monoksid tė karbonit, tė cilat janė gazra tė dėmshėm dhe tė rrezikshėm pėr organizmin e njeriut. Kur njerėzit e thithin tymin atyre gjithashtu iu mblidhet katran nė mushkėri. Katrani vet pėrmban 4,000 materie kimike, ku prej disa materieve dihet mirė qė e shkaktojnė kancerin. Materiet tjera kimike qė pėrmban duhani janė:

  • Cyanide.
  • Benzene.
  • Formaldehyde.
  • Methanol (alkooli i drurit).
  • Acetylene (karburanti i cili pėrdoret pėr llamba apo pishtar).
  • Amoniaku.

Rreziqet e cigareve dhe llullave. Njė studim raporton se njerėzit tė cilėt e ndrrojnė duhanin prej cigareve nė llulla (kėtu tek ne pėrdoret duhani i mbėshtjellur me dorė apo kaqak si i thonė) e pėrgjysmon rrezikun nga kanceri i mushkėrive, sėmundjet e zemrės, dhe sėmundjet kronike tė mushkrive, e mundshme sepse ato (llullat) pėrmbajnė mė pak duhan dhe thithet mė pak. Por, prapė rreziku pėr kėto sėmundje ėshtė apo ekziston edhe pse pėrdoren kėto metoda “mė tė sigurta” tek llullat dhe atė me njė pėrqindje nga 50% nė 70% krahasuar me ata qė nuk pijnė fare duhan. Dhe rreziku pėr sėmundjet peridontale (mishit tė dhėmbėve) dhe pėr humbjen e dhėmbėve ėshtė mė i madh tek duhanpirėsit tė  cilėt pėrdorin llulla dhe puro se sa tek duhanpirėsit tė cilėt pijnė cigare.


Rreziqet e duhanit pa tym.
12 milion amerikanė pėrdorin duhan pa tym; shumica janė meshkuj, dhe 25% janė tinejxherė (adoleshentė). Duhani pa tym pėrfshinė apo pėrbėhet prej duhanit pėr mbllaēitje (pėrtypje), pluhurit tė duhanit dhe burnot (pjesė e djegur). Kėto prodhime bėjnė tė mundur apo thėnė mė mirė lejojnė qė duhani tė absorbohet (thithet apo gėlltitet) nga njė sistem qė ndihmon nė tretje apo nga cipat (membranat) mukozė, dhe asnjėra nga kėto nuk ėshtė e padėmshme. Bazuar nė Qendrėn pėr Kontrollim dhe Parandalim tė Sėmundjeve, duhani pa tym pėr mbllaēitje (pėrtypje) 8 deri 10 herė nė ditė ėshtė i barabartė me pirjen e 30 deri 40 cigare nė ditė. Kjo prodhon njė rritje tė rrezikut 50-herė mė tė madhe pėr kancerin e gojės, gjingjivitin (malcimin e nulleve) dhe prishjen e dhėmbėve. Dhe prapėseprapė njerėzit jepen pas kėsaj edhe pse rreziku ėshtė i madh.


Sėmundjet e zemrės

Duhanxhinjėt nė vitet e 30-ta dhe tė 40-tat e tyre kanė sulme nė zemėr qė janė pesė here mė tė lartė se sa sulmet qė paraqiten tek joduhanxhinjėt. Pirja e duhanit nė mėnyrė direkte ėshtė pėrgjegjėse pėr 62,000 vdekje prej sėmundjeve tė zemrės nė ēdo vit vetėm nė Amerikė. Purot (cigaret kubaneze) e rrisin rrezikun e vdekjes sė hershme prej sėmundjeve tė zemrės, kurse faktet janė edhe mė tė forta pėr cigaret.


Efektet e veēanta nė zemėr. Efektet e dėmshme nė zemėr janė tė shumfishta:

  • Duhani e zvoglon nivelin e HDL-sė (i ashtuquajturi kolesteroli i mirė) bile edhe nė adoleshencė.
  • Shkakton ngurtėsim nė aortė, nė enėn mė tė madhe tė gjakut nė trup.
  • E rrit rrezikun pėr mpiksjen (tromboza) e gjakut. Nė fakt, duhani mund tė shkaktojė mpiksjen e madhe tė gjakut, e cila mund tė rritė ashpėrsin e sulmeve tė zemrės.
  • E rrit aktivitetin e dhembjes sė sistemit nervor (e cila rregullon qarkullimin e gjakut nė zemėr dhe nė enė tė gjakut).
  • Pirja e duhanit gjithashtu mund tė rris sėmundjet e zemrės tek femrat pėrmes njė efekti nė hormone qė shkakton mungesė estrogjeni.

Faktorėt e veēantė pėr njė rrezik mė tė madh pėr sėmundjet e zemrės tek duhanpirėsit. Disa duhanpirės janė nė rrezik mė tė madh se sa tė tjerėt pėr problemet e zemrės prej pirjes sė duhanit:

  • Duhanpirėsit e pėrkohshėm. (Ndėrprejra, shpejtė do tė reduktojė rrezikun e zhvillimit tė sėmundjeve tė zemrės, por pirja afatgjate e duhanit mund tė dėmtojė arteriet pėr njė kohė tė gjatė.)
  • Duhanpirėsit kronikė (ndoshta tė pėrhershėm).
  • Duhanpirėset. (Tek gratė tė cilat pijnė duhan, rreziku pėr sulm nė zemėr ėshtė rreth 50% mė i madh se sa tek meshkujt.)

Kanceri

Nga tė gjithė tė vdekurit nga kanceri, 30% nga tė vdekurit, kancerin e shkakton duhani e kjo gjė ėshtė njė faktor i rendėsishėm ndėrbotėror pėr trendet e  kancerit.

Kanceri i mushkėrive. Duhani ėshtė shkaku i 85% i tė gjitha rasteve tė kancerit tė mushkėrive. Pacientėt tė cilėt mbijetojnė prej kancerit tė mushkėrive dhe vazhdojnė tė pijnė duhan dmth nuk e ndėrprejnė paraqet rrezikun e dytė ku mund tė paraqitet tumori nė 10 vjet.

Njė analizė prej studimeve thotė se ata qė i ekspozohen duhanit (nuk e pijnė atė por qėndrojnė nė vende ku pihet duhani) sugjeron se rritet rreziku pėr kancer tė muskhkėrive tek jo duhanpirėsit prej rreth 25%, por njė studim i vitit 2000 sugjeron se rreziku ėshtė mbivlerėsuar nė pėrqindje. Ndėrprerja e duhanit e zvoglon rrezikun pėr kancer tė mushkėrive, madje edhe nė mezomoshė (mosha mesatare e njeriut). [Shikoni tabelėn] Nė njė studim anglez tel meshkujt duhanpirės tė cilėt e kanė ndėrprerė pirjen e duhani nė mosha tė ndryshme, rreziku pėr kancer tė mushkėrive nga mosha 75 ishte si vijon:

Rreziku pėr kancer tė mushkėrive tek meshkujt e moshės 75 vjeēare

Mosha e ndėrprejres

Pėrqindja e rrezikut nė moshėn 75 vjeēare

30

2%

40

3%

50

6%

60

10%



Kanceret tjera. Duhani gjithashtu ėshtė i lidhur me kanceret tjera:

  • Duhani dhe duhani pa tym shkaktojnė 60% deri 93% tė kancerit tė kanalit tė gojės dhe rrugėve tė epėrme tė ajrit, pėrfshirė fytin, gojėn dhe ezofagun (kapėrcollin – kanali i cili e dėrgon ushqimin prej gojės nė lukth).
  • Duhani trefishon rrezikun e kancerit tė lėkurės.
  • Megjithėse duhani nuk shfaq ndonjė rrezik pėr zhvillimin (rritjen) e kancerit tė gjirit, ai e rrit ashpėrsinė e ekzistimit tė kancerit tė gjirit,  ndoshta pėr shkak tė rrezikut tė lartė tė pėrhapjes sė kancerit nė mushkėri.
  • Duhanpirėsit e kanė pėrqindjėn mė tė lartė tė leukemisė dhe kancerėve tė veshkėve, stomakut, pankreasit dhe qeskės (fshikėzės) (njė studim Amerikan ka pėrfunduar se rreziku i kancerit tė qeskės mund tė jetė mė i madh tek duhanpirėsit e gjinisė femrore se sa tek ajo mashkullore).
  • Studimet kanė gjetur njė lidhje apo hallkė nė mes pirjes afatgjate tė duhanit dhe njė rreziku nė rritje pėr zorrėn e trashė dhe kancerin rektal.
  • Pėrreth 30% tė kancereve tė zverkut (qafės)  kanė kontribuar tek duhanpriėsit aktiv dhe pasiv.

Efektet e veēanta tė duhanit nė kancer. Cigarja pėrmban shumė kemikale (materie kimike) dhe kanceri mund tė zhvillohet prej efekteve grumbulluese.

  • Katrani i cigareve i gjetur nė mushkėri tė duhanpirėsve mund tė shkaktoj njė dėmtim tė veēantė nė acidin dezoksiribonukleik AND qė ėshtė veēanėrisht vėshtirė pėr qelizėn ta riparoj atė dėmtim. (Dėmtimi gjenetik, nė fakt, ėshtė zbuluar edhe nė mushkėritė e duhanpirėsve tė cilėt nuk e kanė kancerin.)
  • Pirja e duhanit ėshtė njė burim i materieve kimike qė quhen Hidrokarburet Aromatike Policiklike (HAP), tė cilat mund tė shpien deri tek ndryshimet e veēanta gjenetike nė gjenin p53 shtypėsin e tumorit. (Nė gjendjen e tij normale, ky gjen ėshtė mbrojtės kundėr kancerit.) Kėso ndryshim janė prezente nė pėrreth 60% tė tė gjitha rasteve tė kancerit tė mushkėrive dhe nė shumė lloje tjera tė kancerėve qė kanė lidhje me duhanin.

Faktorėt e veēantė e tė rrezikshėm pėr kancer tek duhanpirėsit individiual. Disa individė mund tė jenė nė rrezik mė tė lartė se sa tė tjerėt prej kancerit nėse pijnė duhan:

  • Duhanpirėsit e zakonshėm. (Madje pas ndėrprerjes sė pirjes sė duhanit, duhanpirėsit afatgjatė mund tė kanė ndryshim tė pėrhershėm qelizor nė mushkėri gjė qė shkakton njė rrezik tė vazhdueshėm me vite, madje edhe dekada.)
  •  Duhanpirėsit e tepėrt (qė pijnė duhan sė tepėrmi).
  • Femrat. (Disa studime tregojnė se femrat janė mė tė prirura qė nė vetvehtetet e tyre tė zhvillohet kanceri i mushkėrive se sa tek meshkujt. Nė njė studim tė 1999, tregohet se tek femrat e moshuara rreziku ėshtė 2.3 herė mė i madh se sa tek meshkujt e moshuar.) Qė nga viti 1987, kanceri i mushkėrive renditet pas kancerit tė gjirit si shkaktari kryesor i vdekjes sė grave.
  • Pirja e cigareve me nivel tė ulėt tė katranit. (Njerėzit tė cilėt pijnė cigare me sasi tė ulėt tė katranit tentojnė qė ta thithin tymin mė thellė nė organizmin e tyre, duke sjellur kėshtu copėza tė dėmshme nė indet e mushkėrive ku edhe fillon kanceri. Kėta duhanpirės kanė njė rrezik shumė tė madh pėr njė vdekje veēanėrisht prej kancerit tė mushkėrive e quajtur adenocarcinoma.)
  • Duhanpirėsit e cigareve mentol.

  • Pėrktheu: Osman D. Gashi


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010