Tė domosdoshme pėr jetėn
20.12.2009 10:51:04

Nga studimet mbi rruzullin tokėsor mund tė formohet lehtė njė listė mbi "ekuilibrat e elementėve tė domosdoshėm pėr jetėn". Astronomi amerikan Hjuxh Ros ka hartuar njė listė nė lidhje me pėrshtatshmėrinė e Tokės pėr jetėn duke i renditur si mė poshtė:

Forca Tėrheqėse e Tokės

    Nėse do tė ishte mė e madhe, atmosfera e Tokės do tė akumulonte sasi tė mėdha amoniaku dhe metani, tė cilat do tė ishin negative pėr jetėn.

     Nėse do tė ishte mė e vogėl, atmosfera e Tokės do tė humbte sasira tė mėdha uji qė do ta bėnte tė pamundur jetesėn.

 

Largėsia nga Dielli

     Nėse do tė ishte mė e madhe, planeti do tė ftohej shumė, duke krijuar efekte negative mbi qarkullimin e ujit nė atmosferė, si pasojė planeti do tė hynte nė epokėn e akullit.

     Nėse do tė ishte mė e vogėl, planeti do tė skuqej nga rrezet e Diellit duke shkaktuar efekte negative mbi qarkullimin e ujit nė atmosferė, gjė qė do ta bėnte tė pamundur jetesėn nė tė.

 

Trashėsia e Kores sė Tokės

   Nėse do tė ishte mė e madhe, do tė transportohej nga atmosfera pėr nė koren e Tokės mė tepėr oksigjen.

     Nėse do tė ishte mė e vogėl, do tė kishte aq lėvizje vullkanike sa do ta bėnin tė pamundur jetesėn nė planet.

 

Shpejtėsia e Rrotullimit tė Tokės rreth vetes

     Nėse do tė ishte mė e madhe, erėrat atmosferike do tė fitonin shpejtėsi tė mėdha, tufanet dhe ciklonet do ta bėnin tė pamundur jetesėn.

     Nėse do tė ishte mė e vogėl, ndryshimi i temperaturės midis ditės dhe natės do tė ishte shumė i madh.

 

Forca Tėrheqėse midis Hėnės

     Nėse do tė ishte mė e madhe, forca tėrheqėse e fuqishme e Hėnės do tė ndihej shumė efektive mbi kushtet atmosferike, rrotullimin e Tokės rreth vetes dhe mbi baticat e zbaticat nė dete.

     Nėse do tė ishte mė e vogėl, do tė shkaktonte ndryshime negative tė klimės pėr jetėn.

 

Fusha Magnetike e Tokės

     Nėse do tė ishte mė e madhe, do tė formoheshin furtuna tė fuqishme elektromagnetike.

     Nėse do tė ishte mė e vogėl, do tė hiqej ajo mburojė e Tokės kundrejt erėrave tė Diellit dhe rrezatimit tė dėmshėm tė tij.

 

Albedo (Rrezet e Diellit qė reflektojnė nė sipėrfaqe tė Tokės, pėrqindja e rrezeve tė Diellit qė arrijnė deri nė sipėrfaqe tė Tokės)

     Nėse do tė ishin mė tė mėdha, me njė shpejtėsi tė rrufeshme do tė hynim nė epokėn e akullit.

     Nėse do tė ishin mė e vogėl, pasojat "serė" do ta rrisnin shumė nxehtėsinė ku Toka fillimisht do tė mbetej poshtė ujit nga shkrirja e akullnajave dhe mė pas do tė nxehej tej mase.

 

Pėrqindja e Oksigjenit dhe e Azotit nė Atmosferė

     Nėse do tė ishte mė e madhe, funksionet jetėsore do tė shpejtėsoheshin negativisht.

     Nėse do tė ishte mė e vogėl, funksionet jetėsore do tė ngadalėsoheshin negativisht.

 

Pėrqindja e Ujit dhe Dioksidit tė Karbonit nė Atmosferė

     Nėse do tė ishte mė e madhe, atmosfera do tė ngrohej tej mase.

     Nėse do tė ishte mė e vogėl, temperatura atmosferike do tė ulej.

 

Trashėsia e Shtresės sė Ozonit

     Nėse do tė ishte mė e madhe, temperatura nė rruzullin tokėsor do tė ulej.

     Nėse do tė ishte mė e vogėl, rruzulli tokėsor do tė nxehej shumė dhe do tė mbetej i pambrojtur pėrballė rrezeve tė dėmshme ultravjollcė tė Diellit.

 

Lėvizjet Sizmike (Tėrmetet)

 Nėse do tė ishin mė tė mėdha, do tė ishte njė shkatėrrim i vazhdueshėm pėr gjallesat.

 Nėse do tė ishin mė tė vogla, lėndėt ushqimore nė fund tė oqeanit nuk do tė pėrziheshin nė ujė, gjė qė do tė ndikonte negativisht nė jetėn nė oqeane dhe dete, si rrjedhojė edhe nė tė gjitha gjallesat e Tokės.

 

     Kėto qė numėruam deri kėtu janė vetėm njė pjesė e atyre ekuilibrave aq delikatė dhe tė domosdoshėm pėr tė formuar dhe mundėsuar jetėn nė Tokė. Madje vetėm kėto qė u radhitėn kėtu do tė mjaftonin pėr tė demostruar se universi dhe Toka kurrė nuk mund tė arrijnė tė formohen si fryt i rastėsisė dhe i zhvillimit tė ngjarjeve aksidentale njėra pas tjetrės.

Tė gjithė kėto informacione kanė cilėsinė tė konfirmojnė edhe njė herė njė fakt tė qartė. Ai, qė ka krijuar nė mėnyrė tė pėrsosur tė gjithė universin, yjet, planetet, malet dhe detet, qė i jep jetė njeriut dhe tė gjitha gjallesave, qė i mjafton fuqia tė krijojė ēdo gjė nga mosekzistenca, qė krijimet e Tij i vė nėn urdhrat e njeriut e qė zotėron njė forcė dhe fuqi tė pafund, ėshtė Allahu. Allahu, kėtė krijim tė Tijin tė pėrsosur njė ajet tė Kuranit e tregon si mė poshtė:

"A ėshtė mė i rėndė krijimi juaj apo ai i qiellit? E Ai e ngriti atė! Ngriti kurorėn e tij dhe e pėrsosi atė. Natėn ia errėsoi e ditėn ia ndriēoi. E pastaj tokėn e sheshoi. Dhe prej saj nxorri ujin e saj dhe kullotat e saj. Kurse kodrat ia pėrforcoi. Si furnizim pėr ju dhe pėr kafshėt tuaja." (Naziat, 27-33)

Harun Jahja


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010