Ekulibri delikat
20.12.2009 10:49:51

Ne e kemi pėrshkruar diku zinxhirin e mrekullive hyjnore nė ndėrtimin e strukturės sė Tokės. Pjerrtėsia 23.5 gradė e boshtit tė saj ėshtė ēėshtje njėhsimi aq delikate, sa nuk mund tė parallogaritet as nga fizika, as nga filozofia.

     Pėr shėmbull, nė qoftė se kjo pjerrtėsi do tė ishte 25 gradė, vetėm nė pak qindra vjet akulli i poleve do tė shkrinte dhe oqeanet do tė mbuloheshin prej tij. Nga ana tjetėr, nė qoftė se pjerrtėsia do tė ishte 22 gradė akulli arktik do tė pushtonte tė gjithė Europėn dhe jeta do tė ishte e mundur vetėm nė zonat ekuatoriale tė Tokės. I Gjithėpushtetshmi e thekson kėtė zbulim tė rėndėsishėm, nė fillim tė vargut tė shenjtė, ku pėrshkruan shtrirjen kudo tė njė regullsie tė pėrkryer.

     Kjo rregullsi e pėrgjithshme ėshtė e lidhur ngushtė edhe me rrotullimin e Tokės  rreth boshtit tė saj ēdo 24 orė. Nė qoftė se ky rrotullim do tė kryhej nė 30 orė, do  tė fryenin erėra kaq tė fuqishme, sa Toka do tė ishte bėrė njė shkretėstirė e pabanueshme. Nė tė kundėrtėn, nė qoftė se Toka do ta kryente rrotullimin e saj ēdo 20 orė, shumė bimė nuk do tė ishin nė gjendje tė kryenin veprimtarinė e tyre biologjike dhe do tė bėheshin fli tė thatėsirės.

     Shtrirja kudo e rregullit tė pėrmendur nė pjesėn e parė tė vargut tė shenjtė  ėshtė e vlefshme edhe pėr rrotullimin e Tokės rreth boshtit tė saj me njė pjerrtėsi harmonike. Ky rezultat  nėse ndonjėhere do t’i lihej rastėsisė, do tė mund tė pėrftohej pas miliona provash.

     Meqė zinxhiri i jetės ėshtė i lidhur nė kėtė mėnyrė, ėshtė e domosdoshme qė pėrmbajtja e oksigjenit nė ajėr tė mbetet afėrsisht 20%. Ky ėshtė momenti mė delikat. I gjithė tymi dhe dioksidi i karbonit qė ēlirohet, kthehet nga bimėt nė oksigjen. Do tė duhej njė kompjuter pėr tė llogaritur numrin e bimėve qė duhen pėr tė mbajtur masėn e oksigjenit nė ajėr nė sasinė 20%.

     Duhej tė ekzistonte njė “kompjuter hyjnor” qė tė mund tė pėrcaktonte sasinė e bimėve tė nevojshme pėr thithjen e tymrave tė oxhaqeve dhe prodhimin e oksigjenit qė konsumojnė njerėzit dhe pėr sigurimin e oksigjenit tė nevojshėm nė ajėr. Kjo llogaritje e pabesueshme mund tė quhet vetėm si njė llogari hyjnore.

     Kurani deklaron se ēka ėshtė krijuar nė Tokė, i ėshtė nėnshtuar njė ekuilibri tė saktė. Ky mesazh diturie  na vjen qė para mė shumė shumė se 14 shekujsh, nė njė kohė kur asnjė prej kėtyre fakteve nuk ishte i njohur.

     Miliona vjet mė parė njė bimėsi e madhe mbuloi Tokėn. Qėllimi i saj ishte rritja e sasisė sė oksigjenit nė atmosferė. Dinosaurėt, kafshėt qė pėrfitonin nga kjo bimėsi, endeshin nė Tokė. Mė nė fund raporti i oksigjenit filloi tė kapėrcente 20%. Konsumi i bimėve prej dinosaurėve dhe nxjerrja e dioksidit tė karbonit prej tyre, nuk ishte mė nė gjendje tė balanconte  prodhimin e madh tė oksigjenit nga bimėt. Nė kėtė kohė ndodhi njė ndryshim dhe i menjėhershėm gjeologjik, si pasojė e tė cilit flora dhe dinosaurėt u zhdukėn nga faqja e dheut. Mė pas Zoti krijoi peshqit, zogjtė dhe gjitarėt nė tė njėjtėn kohė, (kjo ėshtė hipoteza qė tashmė ėshtė nė fuqi tek evolucionistėt mė kėmbėngulės).

     Ashtu siē na e bėn tė qartė ajeti apo vargu hyjnor se sasia e bimėve nė Tokė ėshtė nė njė ekuilibėr kaq harmonik sa qė njė pemė ėshtė caktuar pėr pastrimin e  atyre ē’ka nxjerr njė oxhak tymi. Njeriu, duke pėrfshirė edhe ata tė cilėt mendojnė se besojnė, ėshtė kaq i pavėmendshėm sa ai kurrė nuk mund t’i kuptojė kėto llogaritje delikate tė tė Gjithėmėshirshmit, ndaj s’mund ta kuptojė menjėhėrė sekretin e Krijuesit tė botėve.

     Respekti, qė tregohet pėr pemėt nė Islam dhe rėndėsia qė i kushtohet mbjelljes sė pemėve tė reja, pėrforcon faktet e mėsipėrme. Pothuajse nė ēdo sėmundje Zoti ka krijuar njė bimė ose mikrob, (Apo produkte tė aktivitetit tė tij biologjik), si mjekim. Si mundet njė i paditur, pa patur asnjė provė, ta quaj kėtė sistem njė rastėsi? Pasi krijoi Tokėn dhe vendosi nė tė qėniet njerėzore, Zoti krijoi nė “laboratorėt e natyrės”  ilaēet botanike dhe bakteriale pėr tė gjitha sėmundjet.

     Nė botė gjenden mjaft bimė lulemustaku, tė cilat shėrbejnė pėr tė mjekuar tė gjithė njerėzit qė vuajnė nga zemra. Gjithashtu, ka mjaft bimė hashashi pėr tė lehtėsuar vuajtjet e mėdha tė tė sėmurėve, megjithėse ilaēi i kėsaj bime nėn presionin e tė pandėrgjegjshmėve ėshtė bėrė mall i tregut tė zi dhe pėrdoret pėr tė sjellė kėnaqėsi dhe fitime nga grupe tė caktuara njerėzish.

     Deri njėqind vjet mė parė, druri si lėndė djegėse plotėsonte nevojat e njeriut pėr ngrohje dhe energji. Nė qoftė se nuk do tė ishte zbuluar qymyrguri dhe nafta, pyjet  nuk do tė ekzistonin nė Tokė. Por nė momentin e duhur “Kompjuteri hyjnor” dha qymyrgurin dhe mė pas naftėn, tė cilat i kishte pėrgatitur miliona vjet mė parė, nė sasi tė mjaftueshme pėr njerėzimin. Por, fatkeqėsisht njeriu rob i mendjemadhėsisė sė tij e ka kthyer naftėn nė njė burim konfliktesh pėr luftėra tė pėrgjakshme.

     Le tė shohim tani ekuilibrin e saktė tė metaleve qė ndodhen nė Tokė. Ne nuk i dimė raportet e metaleve qė pėrbėjnė bėrthamėn qėndrore tė Tokės dhe as pėrbėrjen e pjesės sė lėngshme qė e rrethon atė. Nė sipėrfaqen e banuar nga njeriu, elementėt janė shpėrndarė nė raporte tė tilla, qė duket sikur njė komitet shkencor, pasi ka miratuar numrin, raportet e kėtyre elementeve, ka bėrė tė mundur prodhimin e tyre nė njė fabrikė jashtzakonisht tė fuqishme. Ēdo substancė ėshtė e pranishme nė koren e Tokės, nė atė masė qė ka nevojė niveli i jetės nė Tokė. Pėrzierjet e silicit, hekurit e kalciumit janė lėndėt bazė pėr ndėrtimin e banesave. Sikur edhe njėra prej tyre tė mungonte ne nuk do tė kishim qytete.

     Deri pak kohė mė parė ne nuk e dinim se ē’pėrmbajtje kishte uji. Sot ne dimė se bikarbonati i kalciumit nė ujė ėshtė organizatori mė i mirė i tretjes sė ushqimit. Lėndė tė tilla jetėsore si kripa janė pėrhapur nė tokė nė raporte tė tilla qė njeriu ka arritur t’i krijojė vetėm nė njė laborator biologjik modern.

     A keni menduar ndonjėherė se procesi i avullimit tė ujit tė detit dhe kthimi pėrsėsi i tij nė tė me anė tė lumenjėve ndodh prej miliona vjetėsh? Gjatė kėtij procesi transportohen nga toka nė det substanca tė reja dhe megjithatė pėrbėrja e ujit tė detit nuk ndryshon kurrė. Vėreni madhėshtinė e kėsaj mrekullie, ndodhin miliona procese dhe megjithatė ekuilibri harmonik, qė nė sajė tė Zotit qėndron nė themel tė krijimit tė gjithēkaje nė Tokė, nuk ndryshon kurrė.

     Emra tė tillė si: berilium, uranium, kadmium, tungsten, tantalum dhe galium janė dėgjuar vetėm kėto 150 vitet e fundit. Kur u zbulua fillimisht, secili i konsideroi ato thesht si njė kuriozitet laboratori. Vetėm mė vonė u kuptua se ato ishin blloqet e nevojshme pėr krijimin e njė teknologjie tė pėrparuar. Nga pėrdorimi i energjisė atomike tė aktiviteteve teknologjike nė temperatura tė larta, secili prej kėtyre metaleve paraqet disa veēori thelbėsore. Prania e tyre nė Tokė ėshtė nė pajtim me rolin qė ishte pėrcaktuar tė luanin.

     Njė nga mrekullitė mė tė mėdha tė planetit tonė me tė cilin i Plotfuqishmi e pajisi atė pėrpara se tė krijonte njeriun, janė substanca radioaktive qė gjenden nė sipėrfaqen e Tokės nė  raporte aq tė pėrsosura, sa qė nuk mund t’i krijojė as shkenca. Nga njėra anė gjendet uraniumi -235 qė siguron energjinė bėrthamore, i padėmshėm nė gjendje natyrale, por i rrezikshėm kur pastrohet. Nga ana tjetėr karboni -14 bėn tė mundur aktivitetin biologjik. Dhe sa tė mrekullueshme janė llixhat, ujrat e tė cilave pėrmbajnė sasira tė lejueshme substancash radioaktive dhe kurojnė miliona njerėz nė botė.

     Nė qoftė se uraniumi do tė ishte i pranishėm nė Tokė vetėm nė formėn e izotopit tė uraniumit -235, bota do tė ishte shkatėrruar shumė pak kohė pas krijimit tė saj. Nga ana tjetėr, nė qoftė se uraniumi -235 nuk do tė ishte i pranishėm  nė masėn 0.7% nė uraniumin 238, ne nuk do tė mund tė pėrfitonim energjinė atomike. Zoti i ka dhėnė njė veti tė tillė uraniumit -235 qė ai mund tė kthehet nė fuqi bėrthamore, vetėm kur ėshtė i ndarė dhe nuk paraqet rrezik nė matricėn e tij natyrale, nė uraniumin -238.

     Shumė procese biologjike  nuk mund tė kryhen pa praninė e karbonit -14 nė atmosferė. Nė qoftė se kjo substancė, raporti i sė cilės ėshtė njė pėr milion, do tė rritej sado pak dhe do tė pėrbėnte njė rrezik vdekjeprurės. Nė qoftė se izotopi natrium -24  do tė ishte i pranishėm nė ujrat minerale, larja nė kėto ujra do tė ishte njėsoj  sikur tė ishte i pranishėm nė Hiroshimė, ditėn kur u hodh bomba atomoke.      Megjithatė, substanca kryesore nė ujrat minerale ėshtė natriumi, izotopet e tė cilit, pėrveē natriumit -24, janė mbizotėruese.

     Nė tė vėrtet ne nuk mund tė pushojmė sė komentuari kėtė varg tė shenjtė, po ta bėnim kėtė do tė duheshin pėr t’u shkruar volume tė tėra.

“Ne kemi krijuar ēdo gjė nė Tokė nė ekuilibėr harmonik dhe nė raporte tė sakta.”

 

Dr. H. Nurbaki

Pėrgatiti: Erion Sula


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010