Teoria e Ajnshtajnit dhe Kurani
20.12.2009 10:44:02

Sikurse  edhe pėr shumė gjėra tė tjera nė Kuranin famėlartė flitet edhe pėr hapėsirėn dhe kohėn. Nė ajetet e mėposhtme thuhet:

“Atje ngjiten engjėjt dhe Ruhi (Xhibrili) nė njė ditė qė zgjat pesėdhjetė mijė vjet.” (Mearixh, 4)

“Ai i kordinon tė gjitha ēėshtjet prej qielli deri nė tokė e pastaj tė gjithė Atij do t’i shkojnė nė Ditėn e cila sipas llogaritjes tuaj zgjat njė mijė vjet.” (Sexhde, 5)

Natyrshėm lindin pyetjet:

Pse ėshtė shkurtuar koha?

Pse vlerėsimi i shkurtimit tė kohės dallohet nė dy ajetet e lartėpėrmendura?

Nė ajetin e parė kuranor dita pėrmendet se ėshtė e gjatė pesėdhjetė mijė vjet, ndėrsa nė ajetin e dytė njė mijė vjet, edhe pse Kurani nė dy ajetet e lartėpėrmendura e potencon “lėvizjen”, konkretisht tė “ngjiturit”?

Pėrgjigje mė tė mirė nė kėtė pyetje, nė frymėn e komentimit shkencor tė Kuranit, jep drejtori i katedrės sė Shkencave Natyrore pranė Fakultetit tė Femrave tė Universitetit “Ein Shems” nė Kajro, ai ėshtė Dr. Mensur Muhammed Hasib Nebij.

Dr. Mensuri thotė: “Allahu e di mė sė miri, por pėrgjigjen e drejtpėrdrejtė dhe bindėse nė lidhje me kėtė ēėshtje, pėrkatėsisht problematike, duhet ta kėrkojmė nė parimet themelore tė “teorisė sė relativitetit” tė Ajnshtajnit, ndoshta atėherė do ta kuptojmė elokuencėn shkencore tė Kuranit, ku do tė vėrejmė se gjendemi para pėrsosshmėrisė sė madhe… me tė cilėn polemizojnė ata individė qė veten e konsiderojnė tė “mėdhenj” e qė nė tė vėrtetė s’janė asgjė tjetėr pėrveē se kokėfortė, tė pandjeshėm, tė verbėr dhe tė pavetėdijshėm.”

Mė tej Dr. Mensuri vazhdon: “Ajnshtajni e anuloi hapėsirėn dhe kohėn nė “teorinė e tij tė njohur tė relativitetit”, nė vitin 1905 kur tha: “Nuk mundemi tė bėjmė fjalė pėr kohėn dhe tė lėmė pasdore hapėsirėn, gjithashtu nuk mundemi tė bėjmė fjalė pėr hapėsirėn e tė mos e marrim nė konsiderim kohėn. Duke marė parasysh se gjithēka lėviz, ndėrsa ajo gjithēka duhet ta ketė kohėn e vet… e meqė gjithēka lėviz shpejt, koha e tij e lėvizjes do tė pakėsohet nė raport me kohėn e lėvizjeve  tė tjera dhe do tė jetė mė e ngadalshme se sa e tyre.”

Kėtė shkurtim tė kohės ne nuk e kuptojmė… Shtrohet pyetja: Pse? Sepse lėvizja jonė nė tokė ėshtė e pamjaftueshme nė raport me shpejtėsinė lėvizėse, shpejtėsia e sė cilės ėshtė 300.000 kilometra nė sekondė, pėrkatėsisht 186.000 milje nė sekondė, qė nė tė njejtėn kohė ėshtė edhe absolutisht shpejtėsia mė e madhe. Sa pėr ilustrim, trupthat atomik lindin dhe zhduken dhe pas njė kohe tė caktuar “jeta” u zgjatet, duke marrė parasysh shkurtimin e kohės, kuptohet nėse lėvizin me shpejtėsinė e dritės…

Pėr shembull, le tė paramendojmė njė raketė e cila lėviz me shpejtėsi 10 nga shpejtėsia e dritės nė drejtim tė planetit i cili ėshtė larg nesh 20 vite tė dritės, domethėnė nė largėsi prej 120 miliard miljesh dhe nėse kjo raketė arrin tė kalon njė distancė kohore prej 25 vitesh sipas kalendarit tonė tė tė llogariturit, atėherė kjo kohė e njėjtė shkurtohet nė 15 vjet nė raport me kozmonautėt qė gjenden brenda nė raketė!!!

Kjo, gjithnjė sipas “teorisė sė relativitetit” tė Ajnshtajnit, qė do tė thotė se prindėrit qė gjenden brenda nė raketė mund t’i paramendojmė se pas kthimit nga udhėtimi astronautik janė bėrė mė tė rinj se sa fėmijėt e tyre, tė cilėt i kanė lėnė nė Tokė, pasi 30 vitet e zgjatjes sė udhėtimit tė tyre tė nisjes dhe kthimit nga hapėsira, i pėrgjigjen kohės prej 50 vitesh tė jetuara nė Tokė…

Sipas kėsaj “teorie”, rruga e cila zgjat me mijėra vite sipas llogaritjes tokėsore tė kohės, mundet tė zgjasė vetėm njė ditė nė raport me ekuipazhin nė raketė, kuptohet nėse shpejtėsia e lėvizjes i afrohet shpejtėsisė sė dritės.

Me tė drejtė shtrohet pyetja: Vallė si mund ta kuptojmė shkurtimin e tillė tė kohės nė raport me ata anėtarė tė ekuipazhit, tė cilėt udhėtojnė me shpejtėsi tė jashtėzakonshme? A mund tė besojmė se mund t’i vizitojmė edhe pikat e fundit dhe mė tė largėta tė kozmosit dhe tė kthehemi nė sipėrfaqen e Tokės para se tė pėrfundojė jeta jonė? Gjithashtu kur do tė kthehemi do ta gjejmė gjeneratėn e dytė dhe ndryshime tė shumta nė Tokė, ndryshime kėto qė na bėjnė me dije dhe na tregojnė se kanė kaluar mijėra vjet nė raport me banorėt e Tokės tė cilėt nuk kanė udhėtuar…?

E gjithė kjo do tė ndodhte me kusht qė udhėtimi tė zhvillohet me shpejtėsi e cila ėshtė e pėrafėrt me shpejtėsinė e dritės, pa marė parasysh pamundėsinė e realizimit tė njė udhėtimi tė tillė, pasi raketa e cila do tė udhėtonte me kėtė shpejtėsi do tė duhej tė harxhonte lėndė djegėse (karburante) as mė shumė e as mė pak se dhjetė mijė herė mė tepėr se sa mbarė harxhimi i lėndėve djegėse pėr njė vit nė tėrė rruzullin tokėsor! E pamundshme apo jo!?

Ky ėshtė problemi i shkurtimit tė kohės nė rast tė shpejtėsive tė mėdha, tė cilat i afrohen shpejtėsisė sė dritės tė cilėn e vė nė dukje Ajnshtajni.

Me tė drejtė vetvetiu shtrohet njė tjetėr pyetje: A vėrehet nė mėnyrė tė dukshme pėrsosshmėria shkencore e shkurtimit tė kohės e pėrmendur nė Kuranin Fisnik nė dy ajetet e lartėshėnuara tė sures Mearixh dhe Sexhde?

Disa pohojnė se ekziston kundėrthėnie, pėrkatėsisht kontradiktė nė pėrmbajtjen e kėtyre dy ajeteve kuranore, duke marrė parasysh dallimin e shkurtimit tė kohės nė tė dy udhėtimet…”

Dr. Mensuri vazhdon: “Mirėpo, kjo nuk ėshtė kontradiktė, por pėrkundrazi, pėrsosshmėri shkencore. Sipas “teorisė sė relativitetit”, koha shkurtohet duke u varur nė shpejtėsinė e shtuar. Sipas kėsaj, ngjitja e enjėjve dhe Xhibrilit (alejhi  selam) do tė ndodhė nė njė ditė e cila ėshtė e barabartė me kohėn prej pesėdhjetė mijė vitesh” dhe qė njėkohėsisht jep kufizim (ngushtim) mė tė madh kohor, pėrkatėsisht shpejtėsia e “tė ngjiturit” ėshtė mė e madhe…, por “tė ngjiturit” nė ajetin tjetėr do tė pėrfundojė “nė njė ditė” e cila ėshtė e barabartė me “njė mijė vjet”, qė do tė thotė njė kufizim (ngushtim) mė tė shkurtėr kohor.

Mirėpo kėtu nuk ka kontradiktė, pėrkundrazi, e gjithė kjo ėshtė plotėsisht e kuptueshme, pasi tė gjithė ne e dimė se engjėjt dhe Xhibrili (alejhis-selam) janė krijesa drite, tė cilat ngjiten mė shpejtė se krijesat tjera pėr tė cilat bėhet fjalė nė ajetin tjetėr.

Shtrohet pyetja: A e ka lexuar Albert Ajnshtajni Kuranin para shpalljes sė “teorisė sė relativitetit?” apo Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) pėr tė cilin biografėt pohojnė dhe vėrtetojnė besueshėm se nuk dinte shkrim-lexim. e ka njohur “teorinė e relatitivitetit” para se tė shpallej kjo “teori” njė mijė e treqind vjet pas vdekjes sė tij?!!

Kjo vlen sa pėr informim pėr ata tė cilėt me padije dhe me kokėfortėsi pohojnė se gjoja Kurani ėshtė vepėr njerėzore…” 

“Pėrsosshmėria shkencore”, - vazhdon mė tej Dr. Mensuri, nuk pėrfundon vetėm me shkurtimin e kohės. Folja “je’aruxhu”, e pėrmendur nė dy ajetet e sipėrpėrmendura tė Kuranit, nė apektin gjuhėsor do tė thotė: “Ngjitje shtegut tė shtrembėrt” e jo vijės sė drejtė. “Shtegu i shtrembėrt” ėshtė parimi themelor i “teorisė sė relativitetit”, bashkim pėr tė gjitha lėvizjet e materieve dhe forcave nė vasionė (hapėsirė), “teori” tė cilėn Ajnshtajni e elaboroi nė vitin 1916 pėr ta shpjeguar barazpeshėn (ekuilibrin). Pohimin e tij e plotėsoi me pjerjen e dritės sė planetit nė kozmos dhe matjen e shtigjeve tė shtrembėrta.

Albert Ajnshtajni thotė: “I tėrė kozmosi shtrihet nė sipėrfaqe, e cila ėshtė nė trajtė tė sferės sė mbushur si balonė, i mbyllur nė vetvete, qė do tė thotė se kozmosi nuk ėshtė brenda balonės, por me trupat e vet e formon sipėrfaqen e balonės. Kėshtu qė, pėr rrjedhojė, lėvizja e materieve nė kozmos ėshtė pjertazi e jo drejtė. 

Lidhur me kėtė pohim tė Ajnshtajnit, Dr. Mensuri thotė: “Kėtė mė sė miri e shpjegon folja “je’aruxhu” qė ėshtė pėrdorur nė ajetet e sipėrpėrmendura, e jo ndonjė shprehje tjetėr, pėr shpjegimin e udhėtimeve vasionike, qė shpie tamam nė precizitetin shkencor, sikur qė pėrdoret edhe nė ajetet kuranore vijuese:

“Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre njė derė nė qiell dhe tė ngjiteshin vazhdimisht lart nė tė (e tė shihnin engjėjt e fshehtėsisė).” (Hixhr, 14)

“E di se ēka futet nė Tokė dhe ēka del prej saj dhe ēka bie nga qielli e ēka ngjitet nė qiell…” (Sebe’ė: 2)

Ėshtė thėnė se kozmosi ngjan sikurse njė balonė. Ajnshtajni llogariti se gjysma e kozmosit ėshtė e barabartė me 35 bilion vite tė dritės. Largėsia e trupave tė kozmosit njėri nga tjetri ėshtė vėrtetuar dhe shkencėrisht ėshtė argumentuar. Nė lidhje me kėtė tregon edhe ajeti kuranor vijues:

“Ne kemi ngritur qiellin me forcėn tonė, por me tė vėrtetė mundemi edhe mė tepėr.” (Dharijatė, 47)

Kjo do tė thotė qė Allahu i Madhėruar qiellin, respektivisht kozmosin, e ndėrtoi (ngriti) me Fuqinė e Pėrsosshmėrisė sė Vet qysh nė periudhėn parahistorike, nė gjėrėsi shumė tė madhe; si dhe zgjerimin e qiellit, qė ėshtė dukuri konstante, nė pėrputhshmėri me zgjerimin e kozmosit, gjė qė edhe kjo shkencėrisht ėshtė vėrtetuar, tė cilėn e vėrtetoi (shpalli) Hebeli pas llogaritjes qė filloi nė vitin 1929 e qė vazhdon deri nė ditėt e sotme…

Pasi qė Krijuesi, sipas Cilėsive tė Veta, dallohet nga krijesat e Tij, Ai ėshtė i Vetmi qė nuk ka kufij, Ai ėshtė i Vetmi qė ėshtė mbi hapėsirėn dhe kohėn, siē na tregon ajeti kuranor vijues:

“Ai ėshtė i pari dhe i fundit, i Dukshmi dhe i padukshmi. Ai ėshtė i Gjithdijshėm pėr ēdo send!” (Hadid, 3) dhe “…e Tij ėshtė ēka ka nė qiej dhe ēka ka nė Tokė…” (Bekare, 255)

“Sipas kėsaj, - vazhdon Dr. Mensuri, Allahu i Madhėruar ėshtė Krijuesi i pėrhershėm. Ekzistenca e krijesave ėshtė e kufizuar me kohėn, ndėrsa ekzistimi i Krijuesit ėshtė i pėrhershėm pėr ēdo kohė. Ai nuk ka tė kaluar, tė sotme dhe tė ardhme. Ai, i Madhėruar qoftė, ėshtė pėrherė i Pėrhershmi…

Allahu i Madhėruar krijesave tė veta ua ka dhėnė kohėn, kurse Ai Vetė ėshtė mbi rrjedhat e kohės. Gjithēka qė Atij i ėshtė e njohur, vetmė ka ndodhur. Argument pėr kėtė ėshtė se Allahu i Madhėruar i pėrshkruan ngjarjet e Ditės sė Gjykimit me foljen e kohės sė shkuar, edhe pse ajo (Dita e Gjykimit) ka tė bėjė me tė ardhmen…

“Erdhi (ėshtė afruar) caktimi i Allahut (Kiameti), pra mos kėrkoni ngutjen (ardhjen para kohės) e tij!...” (Nahl, 1)

“… dhe do t’i fryhet (vėrejtje: folja nė tė ardhmen) surit dhe tė gjithė do t’i tubojmė.” (vėrejtje: folja gjithashtu nė tė ardhmen) (Kehf, 99)

Allahu i Madhėruar nuk ėshtė i kufizuar me kohėn dhe hapėsirėn. Ai ėshtė prezent (gjendet) nė Tokė dhe qiej. Musa (alejhi selam) bisedoi me Allahun e Madhėruar nė tokė (kodrinėn Turi-Sina), ndėrsa vulės sė Pejgamberėve, Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė natėn e Israsė dhe Miraxhit, ia zbuloi dhe tregoi shenjat e Tij mė tė mėdha nė mbretėrinė qiellore (Fronin e Tij, Arshin), ku koha dhe hapėsira gjithashtu ishin tė anuluara.”

Nė fund, Dr. Mensuri thotė: “Allahu i Madhėruar, deri diku, edhe neve na ka dhėnė aftėsi qė tė lirohemi nga nocionet kohė dhe hapėsirė me anė tė imagjinatės, ėndėrrave etj. Me anė tė imagjinatės, imagjinon vitet e shkuara sikur tė mos kishin kaluar fare. Kurse nėpėrmjet ėndėrrave thyhet bariera e kohės dhe hapėsirės, pasi kjo forcė (pra, thyerja e nocionit kohė dhe hapėsirė, shėn. i pėrkth.) ėshtė shenjė e shpirtit tė njeriut dhe dėshmi se shpirti ėshtė i pavdekshėm, i pėrjetshėm.

E njėjta gjė ndodh edhe me vetė shpirtin i cili del (largohet) nga gjymtyrėt e trupit, dhe pa marė parasysh kohėn dhe hapėsirėn, me anė tė shpejtėsisė sė vet, shpejtėsi kjo qė vetėm Allahu i Madhėruar e di, mbėrrin nė botėn tjetėr, ahiret.”

 Pėrgatiti: Erion Sula


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010