Si kaloi shkenca greke tek arabėt
20.12.2009 10:23:46

Historia e mjekėsisė islame, qė nga lindja, lulėzimi dhe rėnia e saj mund tė ndahet nė tri periudha tė mėdha.

Periudha e parė shtrihet nga viti 750 deri nė vitin 900 tė erės sonė, ose shekulli i parė dhe i dytė Hixhri sipas kalendarit islam. Kjo periudhė e cila ėshtė njohur  nga muslimanėt me emrin periudha e mjekėsisė profetike karakterizohet nga njė mjekėsi e thjeshtė dhe rudimentale, e pėrbėrė pėr mė shumė nga bimė mjekėsore tradicionale pėr Arabinė Saudite dhe nga metoda kurimi primitive dhe tė thjeshta pėr t’u kryer nga ēdo antar i shoqėrisė arabe.

Periudha e dytė e ka fillimin e saj nė momentin kur muslimanėt morrėn nėn zotėrimin e tyre pothuajse tė gjithė territoret nė tė cilat ishin ngritur dhe zhvilluar qytetėrimet mė tė mėdha qė kishte njohur gjer atėherė bota njerėzore. Ky faktor socio-politik bėri tė mundur qė muslimanėt tė njiheshin me tė arriturat shkencore dhe teknologjike tė kėtyre qytetėrimeve. Nė kėtė moment muslimanėt tė shtyrė nga njė dėshirė e madhe pėr dije dhe pėr zhvillim fillojnė tė pėrqėndrojnė gjithė mundin e tyre pėr blerjen dhe pėrkthimin nė gjuhėn arabe tė tė gjithė veprave mė tė njohura tė antikitetit. Pėr tė realizuar kėtė qėllim, pushtetarėt e atėhershėm vunė nė dispozicion shuma tė mėdha parash tė cilat ishin tė domosdoshme pėr tė ēuar deri nė fund qėllimin e vėnė. Pikėrisht nė kėtė periudhė filluan e tė pėrkthehen autorėt mė nė zė tė lashtėsisė, duke nisur qė nga Aristoteli e duke pėrfunduar me Galenin.

Periudha e tretė ka si karateristikė thelbėsore tė saj faktin qė mjekėsia islame tashmė duket sikur ėshtė shkėputur nga autoriteti i mjekėve antikė dhe ka ngritur njė fizionomi e cila ėshtė krejtėsisht origjinale pėr tė. Nė kėtė periudhė fillojnė tė verifikohen tė gjitha rezultatet nė tė cilat kanė arritur mjekėt e antikitetit dhe kjo u arrit duke pėrdorur metoda tė cilat ishin tė bazuara mbi parime empirike dhe tė cilat ishin tė papara dhe shumė tė avancuara pėr kohėn nė tė cilėn ato aplikoheshin. Ėshtė pikėrisht nė kėtė periudhė qė fillon tė zhvillohet mjekėsia e vėrtetė islame me tė gjitha veēoritė dhe karakteristikat qė e bėjnė atė tė dallueshme dhe tė veēantė nga mjekėsia e zhvilluar nė qytetėrimet e tjera.

Nė kėtė trajtim do tė shtjellojmė vetėm periudhėn e dytė tė zhvillimit tė mjekėsisė islame, e cila ėshtė periudha e huazimit tė njohurive shkencore me anė tė botimeve dhe pėrkthimeve tė librave tė lashtėsisė.

Pėr ta bėrė sa mė tė lehtė kuptimin e kėsaj periudhe nga ana e lexuesit do ta ndajmė atė nė dy etapa tė cilat janė karakteristike pėr kėtė periudhė dhe tė cilat janė njėkohėsisht edhe dy elementėt kryesorė tė cilat kanė ndihmuar nė zhvillimin dhe forcimin e mjekėsisė islame gjatė kėsaj periudhe.

Etapa e parė ėshtė e lidhur ngushtė me faktorėt politiko-ushtarakė nėpėr tė cilat po kalonte bota e civilizuar e asaj kohe. Rėnia e perandorisė romake tė perėndimit dhe ngjarjet socio-politike tė asaj kohe bėnė qė territoret tė cilat deri nė atė kohė kishin qenė teatėr i qytetėrimeve mė tė mėdha, tashmė gjendeshin tė shkatėrruara nga luftrat, tė pėrgjysmuara nga epidemitė dhe tė pushtuara nga njė sėrė fisesh barbare tė cilat shkatėrronin gjithēka gjenin pėrpara. Njerėzit mė tė shquar dhe mė tė ditur tė kohės largohen sė bashku me bagazhin e tyre drejt ēdo vendi i cili do t’i ofronte atyre mikpritje dhe siguri.

Vendi i cili iu pėrgjigj mė sė shumti kėsaj kėrkese ishte Siria e cila nė tė kaluarėn e saj kishte qenė njė terren i pėrgjakur nga luftrat dhe njė vend nė tė cilin kishin lėnė gjurmė qytetėrime nga mė tė ndryshmet, duke filluar qė nga qytetėrimi egjiptian e deri tek ai persian. Nė kėtė kohė edhe Persia bėhet bartėse e mendimit grek dhe veēanėrisht atij mjekėsor. Ishin nestorianėt ata tė cilėt pėrfituan mė shumė nga e gjithė kjo situatė. Kėta tė fundit ishin ndjekėsit e Patriarkut tė Kostandinopojės i cili quhej Nestorio dhe qė ka jetuar rreth shek. V dhe vdiq nė Egjipt rreth vitit 440 tė erės sonė. Janė pikėrisht Nestorianėt ata tė cilėt nga fundi i shekullit V themeluan shkollat mjekėsore tė Odesės dhe Nisibit dhe janė pikėrisht kėta, tė krishterėt e Lindjes ata tė cilėt, gjatė emigrimeve tė tyre, marrin me vete dijen e qytetėrimit helenik dhe pėrkthejnė nė gjuhėn siriakishte tekstet greke duke pėrhapur nė kėtė mėnyrė qė nga Siria e deri nė Mesopotami dijen dhe kulturėn helenike. Kur filozofėt e fundit tė cilėt ishin ithtarėt e vetėm tė mbetur tė shkollės  platonike tė Athinės u pėrzunė nga Justiniani i Parė (529 ers) atėherė edhe ato iu bashkangjitėn rrymės sė Nestorianėve.

Arturo Castiglioni nė librin e tij “Storia della medicina” thotė:

“Nė kėtė mėnyrė qytetėrimi grek merr njė veshje tė re orientale, duke kaluar nga Mesopotamia pėr nė Persi, me ndihėm e grupeve tė huaja etnike siē ishin hebrenjtė dhe persianėt e helenizuar.”

(Arturo Castiglioni nė “Storia della medicina”, botimet Mondadori – Milano, 1936, fq 236.)

Kalimi i dijes sė botės antike nga vendi i tyre i origjinės drejt viseve tė Lindjes ka luajtur njė rol shumė tė rėndėsishėm nė lindjen dhe zhvillimin e mjekėsisė islame, duke qenė se kontakti i muslimanėve me vendet nga tė cilat e kishin origjinėn ato qytetėrime ka ndodhur mė vonė se me vendet nė tė cilat kėto qytetėrime u importuan dhe nė kėtė mėnyrė pėrvetėsimi i arritjeve shkencore tė kulturave mė tė hershme nga ana e muslimanėve ka ndodhur mė herėt dhe nė njė moment nė tė cilin shteti islam ishte nė kulmin e fuqisė sė tij.

Shpejtėsia me tė cilėn u pėrhap shteti islam dhe madhėsia e territorit tė cilin ai zuri vazhdon tė mrekulloja ende sot e kėsaj dite tė gjithė studiuesit e historisė. Nė vitin 635 u mor Damasku, nė vitin 640  Ēezarea, ndėrsa nė vitin 643 u mor Aleksandria. Pėrhapja e shtetit islam vazhdoi me ritme tė pėrshpejtuara dhe zotėrimi i tij u shtri nga brigjet e Indit e deri nė Kaukaz. Pothuajse e gjithė Afrika Qendrore dhe Spanja Jugore, Sardenaj dhe Siēilia ishin tashmė nėn zotėrimin e shtetit islam.

Kėtė dukuri kaq tė rrallė nė historinė botėrore Keneth Clark nė librin e tij “Qytetėrime” e shpreh me kėto fjalė:

“Teposhtėza e qytetėrimit mund tė ketė zgjatur shumė kohė, por nė mes tė shek. VII u shfaq njė forcė e re, qė kishte besim, energji dhe vullnet pėr tė ngadhėnjyer, si dhe njė kulturė alternative, Islami. Fuqia e Islamit fshihej nė thjeshtėsinė e tij. Kisha e hershme e krishterė e pat shkapėrdarė fuqinė e vet nė zėnkat dhe grindjet teologjike, qė vazhduan pėr tre shekuj dhe me njė duf e sajesa tė pabesueshme. Por Muhamedi, profeti i Islamit, predikonte njė doktrinė mė tė thjeshtė e cila u pranua menjėherė dhe u dha pasuesve tė saj njė ndjenjė solidariteti tė pathyeshėm, qė u pat prirė dikur legjioneve romake. Brenda njė kohe ēuditėrisht tė shkurtėr-rreth pesėdhjet vjet-bota klasike u nėnshtrua. Vetėm eshtrat e saj tė zbardhura zbuloheshin nė sfondin e qiellit mesdhetar.”

(Keneth Clark nė librin “Qytetėrime”, botoi “Shtėpia e librit”, fq 29.)

Nė momentin kur muslimanėt u stabilizuan nė kėto vende dhe mėsuan pėr tė kaluarėn dhe kulturėn e tyre, atėrherė tė udhėhequr nga njė dėshirė e madhe pėr progres vendosėn qė tė ringjallnin dhe tė pėrvetėsonin gjithēka qė kishte tė bėnte me kėto qytetėrime. Mėnyra mė e mirė pėr tė ēuar deri nė fund qėllimin e vėnė ishte pėrkthimi dhe studimi i tė gjithė teksteve tė vjetra qė kishin tė bėnin me kulturėn e kėtyre vendeve.

Ky moment shėnon fillimin e etapės sė dytė tė zhvillimit tė mjekėsisė nė Islam, e cila vjen njėkohėsisht si pasojė dhe si plotėsim i etapės sė parė tė cilėn e trajtuam mė lart. Ky piksynim vinte pėrballė udhėheqėsve muslimanė dy kėrkesa kryesore: e para kishtė tė bėnte me gjetjen e dorėshkrimeve tė vjetra tė autorėve tė mėdhenj tė lashtėsisė dhe e dyta kishte tė bėnte me gjetjen e pėrkthyesve tė aftė tė cilėt duhej tė kishin aftėsinė qė t’i pėrkthenin kėto dorėshkrime nga gjuha siriakishte ose greqishte nė gjuhėn arabe.

Pėr tė plotėsuar kėrkesėn e parė pushtetarėt muslimanė vunė nė dispozicion shuma tė mėdha parash pėr ēdo person i cili dorėzonte njė ose shumė dorėshkrime tė vjetra. Autorja e famshme gjermane Zigrid Hunke, duke folur pėr kalifin e famshėm tė Bagdadit, Harun Rashid, pėr tė tėrhequr vėmendjen e lexuesit mbi vullnetin dhe dėshirėn e kėtij kryetari shteti pėr tė pėrvetėsuar sa mė shumė dorėshkrime tė vjetra nė mėnyrė qė t’i pėrkthejė ato nė gjuhėn arabe na vė nė dijeni mbi njė ngjarje e cila ndoshta nuk ka precedent nė botė. Kjo ngjarje ka ndodhur atėherė kur ai, nė vend qė t’i kėrkonte si dėmshpėrblim popullit tė mundur para ose toka, i kėrkoi atyre dorėshkrimet e vjetra greke tė cilat ato i zotėronin.

Ja se si shprehet autorja nė lidhje me kėtė ngjarje:

“Ashtu siē ndodh nė ditėt tona, ku populli fitimtar i kėrkon popullit tė mundur si dėmshpėrblim pėr luftėn, dorėzimin e armėve dhe tė flotės sė tij si kusht i domosdoshėm pėr tė vendosur paqen, ashtu edhe Harun Rashidi, pasi mori nė zotėrim Amyrėn dhe Ankaranė, vendosi si kusht pėr shlyerjen e dėmeve tė luftės dorėzimin e tė gjitha teskteve greke tė cilat ato i kishin nė zotėrim.

Njėsoj siē ndodh sot kur vendet fitimtare i marrin popujve tė mundur tė gjitha minierat, industrinė e rėndė, armėt vdekjeprurėse dhe shpikėsit e tyre, ashtu edhe Harun Rashidi pasi fitoi mbi Mikelin II, i cili ishte perandori i Bizantit, i kėrkoi atij veprat e filozofėve antikė tė cilėt nuk ishin pėrkthyer ende nė gjuhėn arabe, duke i konsideruar kėto tė fundit si dėmshpėrblim tė mjaftueshėm pėr dėmet e luftės.”

(Zigrid Hunke nė librin e saj me titull “Dielli i Allahut shkėlqen mbi perėndimin”, botimi nė gjuhėn italiane, fq 375.)

Pasi i siguruan dorėshkrimet e vjetra, pushtetarėt muslimanė filluan tė mendonin pėr kėrkesėn e dytė e cila kishte tė bėnte me gjetjen dhe bėrjen pėr vehte tė pėrkthyesve mė tė mirė tė cilėt duhej tė ishin tė aftė pėr tė pėrkthyer dorėshkrimet siriakishte dhe greqishte nė gjuhėn arabe.

Nė kėtė moment fillojnė tė dalin nė skenė nestorianėt, hebrenjtė e helenizuar dhe individė tė kombėsive tė ndryshme, tė cilėt kishin mėsuar gjuhėn arabe dhe njėkohėsisht ishin njohės tė mirė tė gjuhės nė tė cilėn ishin shkruar dorėshkrimet e vjetra. Klasa e lartė e udhėheqėsve muslimanė filluan tė bėnin gara me njėri-tjetrin se kush arrinte tė mblidhte rreth vetes pėrkthyesit mė tė mirė dhe tė pėrkthente i pari veprat mė tė famshme tė botės antike. Kjo frymė e garimit pėr tė mirė e cila pėrfshiu tė gjithė klasėn e lartė tė shtetit islam i shėrbeu shumė arritjes sė qėllimit tė vėnė nė njė kohė sa mė tė shkurtėr.

Nė kėtė kohė fillojnė tė bėhet tė famshėm pėrkthyesit e parė jomuslimanė tė cilėt dhanė njė kontribut tė pashlyeshėm nė lindjen dhe zhvillimin e mjekėsisė islame. Roli i tyre ishte i njė rėndėsie thelbėsore pėr kohėn duke qenė se kėta ishin tė vetmit persona tė cilat mund tė kryenin kėtė detyrė tė rėndėsishme.

Pėrkthyesit tė cilėt janė vėnė nė shėrbim tė shtetit islam kanė qenė tė shumtė. Pėr kėtė arsye ėshtė e pamundur pėr ne qė tė trajtojmė jetėn dhe kontributin e tyre nė kėtė shkrim. Megjithatė nuk do tė lėmė pa pėrmendur figurat mė tė shquara tė cilat janė dalluar nė krahasim me tė tjerėt pėr rėndėsinė dhe kontributin e madh qė kanė dhėnė nė ndihmė pėr zhvillimin e mjekėsisė islame.

Jahja ibn Masavaih ka qenė i pari autor sirian me origjinė tė krishterė qė ka shkruar dhe pėrkthyer vepra tė ndryshme mjekėsore nė gjuhėn arabe. Profesionin e mjekut e ka ushtruar nė Bagdad ku ka qenė mjeku personal i Kalifit Memun. Ky i fundit, rreth viteve 830 tė erės sonė i besoi Jahjės drejtimin e njė shkolle pėrkthyesish tė cilėt kishin pėr detyrė tė pėrkthenin tė gjitha dorėshkrimet greke qė udhėheqėsit muslimanė i kishin blerė nė Azinė e vogėl dhe nė Egjipt. Ky personazh njihet ndryshe nė Perėndim me emrin Gjoni nga Damasku.

Nxėnėsi mė i mirė qė la pas ky shkencėtar quhej Hunejn ibn Is’hak i cili pėr nga madhėshtia dhe rėndėsia ia kaloi jo vetėm mėsuesit tė tij, por edhe tė gjithė atyre qė do tė vinin pas tij. Hunejn ibn Is’hak mund tė konsiderohet si pėrkthyesi mė i madh qė ka njohur bota islame nė atė periudhė. Ai vdiq nė 877, jeta dhe vepra e tij u bėnė tė njohura me anė tė autobiografisė nė formė letrash qė ai i dėrgonte Ali ibn Jahjas nė 875. Ai ishte me origjinė prej Hirės dhe djalė i njė pastori nestorian. Arabishten e mėsoi nė moshė tė madhe prandaj nuk duhej tė ketė qenė prej klasės dominuese tė Hirės e cila ishte arabe. I ri ndoqi mėsimet e Ibn Masavait nė Xhundishapur dhe tėrhoqi vėmendjen e mėsuesit tė tij duke u bėrė nxėnėsi mė i aftė, por mė vonė e mėrziti mėsuesin e tij duke bėrė shumė pyetje nė klasė derisa njė ditė mėsuesi i tij i tha:

“Ē’punė ka populli i Hirės me mjekėsinė? Shko e bėj tregėti nėpėr rrugė, dhe pastaj e pėrzuri.” (Ibn el Kifti, 174).

I pėrjashtuar prej akademisė ai u drejtua pėr nė tokėn e grekėrve ku u njoh me gjuhėn greke dhe me kritikėn tekstuale qė ishte zhvilluar nė Aleksandri. Mė pas ai u kthye dhe u vendos nė Basra ku studioi arabisht nėn kujdesin e Halid ibn Ahmed dhe mė pas, rreth 808, u zhvendos pėr nė Bagdad nėn patronazhin e Xhebrailit dhe pėrktheu pėr tė disa vepra tė Galenit. Ky i fundit u mahnit me aftėsinė dhe talentin e Hunejnit dhe pėr kėtė arsye e prezantoi atė me bijtė e Musa ibn Shakirit, tė cilėt ishin shkencėtarė tė mėdhenj nė shkencat ekzakte tė asaj kohe, si p.sh gjeometri, astronomi, mekanikė, etj. De Lacy O’Leary nė librin e tij “Islamic Medicine” thotė:

“Djemtė e Musės e prezantuan Hunejnin tek Kalifi el Memun pak para vdekjes sė Xhebrailit nė 828 ose 829 dhe me sa duket, me propozimin e kėtij tė fundit, kalifi i asaj kohe themeloi njė akademi tė quajtur “Shtėpia e Dijes” si njė institucion ku do tė bėhej pregatitja dhe pėrkthimi i dijes shkencore prej greqishtes nė arabisht dhe vendosi Hunejnin nė krye tė saj. Qė prej asaj kohe e mė pas pėrkthimet vazhduan suksesshėm dhe kėshtu pas njė periudhe kohe relativisht tė shkurtėr, studentėt arabė kishin nė dispozicion veprat e Galenit, Hipokratit, Ptolemeut, Euklidit, Aristotelit dhe tė disa autorėve tė tjerė grekė.”

Gjithsej Hunejni prej veprave tė Galenit pėrktheu nė siriakisht rreth 20 libra; dy pėr Bukhtishin, djalin e Xhebrailit; dy pėr Salamavin; njė pėr vetė Xhebrailin dhe njė pėr Ibn Masavain. Gjithashtu redaktoi edhe 16 pėrkthime tė bėra prej Sergiusit tė Rashainit. Ai pėrktheu 14 traktate nė arabisht; tre pėr Muhamedin dhe dy pėr Ahmedin, djemtė e Musės. Shumė prej pėr pėrkthyesve tė brezit tė ri u pregatitėn nga Hunejni ose nxėnėsit e tij. Megjithėse disa vepra tė tij u rishikuan mė vonė nga tė tjerė, pėrsėri ai mbeti pėrkthyesi mė i mirė i asaj kohe.

Kurikulumi i plotė i shkollės sė Aleksandrisė u bė i mundur pėr studentėt arabė.

“Autor i mėse 200 pėrkthimeve tė shkrimeve tė Galenit nga greqishtja nė siriakisht dhe arabisht, Hunejni arriti tė pėrkthente edhe tė gjithė shkrimet hipokratike, shkrimet e Oribasios dhe Paolo D’Egines dhe veprėn e famshme farmakologjike tė Dioskoridit. Ai la pas tij edhe 100 shkrime personale ku ndėr mė tė famshmet janė:

“Ēėshtje tė mjekėsisė”, njė libėr ky i ndėrtuar nė formė pyetjesh dhe pėrgjigjesh, si edhe vepra “Dhjetė dizertacione nė lidhje me syrin” (Arturo Castiglioni nė “Storia della Medicina”, shtėpia botuese Mondadori, Milano 1936, fq 240-241).

Figura e Hunejn ibn Is’hakut ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė edhe pėr njė arsye tjetėr e cila ka lidhje edhe me faktin se atij i mvishet shpikja pėr herė tė parė e termave teknikė dhe shkencorė nė gjuhėn arabe. Unifikimi i termave dhe pėrdorimi universal i tyre nga muslimanėt arabishtfolės i dha njė hov tė madh zhvillimit tė mjekėsisė nė kėto vende.

Njė tjetėr personazh i rėndėsishėm i asaj kohe ishte edhe Thabit ibn Kurra (vdiq nė 901). Ky fillimisht ka punuar si kambist nė tregun e Haranit e mė pas iu kthye filozofisė ku bėri progres tė madh dhe u bė ekspert tre gjuhė; greqisht, siriakisht dhe arabisht. Nė arabisht ka lėnė rreth 150 vepra mbi logjikėn, matematikėn, astronominė dhe mjekėsinė. Nė siriakisht ka shkruar rreth 15 libra tė tjerė (Bar Hebraeus, Chron. X, 176). Rreth vitit 872 ai u pėrjashtua nga qyteti prej kryepriftit tė Haranit dhe u dėrgua nė Kafartutha, afėr Darės. Pasi u vėrtit shumė nėpėr vendet e ndryshme ai u njoh me Muhamedin, njė prej djemve tė Musės. Ky pasi e pikasi zgjuarsinė e tij, e mori me vete nė Bagdad ku Thabit bėri shumė prej veprave tė tij. Ai pėrktheu Apolloniusin, Arkimedin, Euklidin, Ptolemeun dhe Theodosiusin.

Pėrkthyes tė tjerė tė cilėt kanė dhėnė njė kontribut tė rėndėsishėm nė kalimin e shkencės greke dhe tė qytetėrimeve tė tjera tek popujt muslimanė kanė qenė tė shumtė, pėr kėtė arsye do tė cekim shkurtimisht disa prej tyre.

Rreth viti 908 prifti Jusuf el Khuri el Kass pėrktheu veprėn e humbur asokohe tė Arkimedit prej siriakishtes e cila mė pas u rishikua prej Thabit ibn Kurrės. Rreth asaj kohe jetoi Kusta Ibn Luka el Balbaki. Ai ishte njė i krishterė sirian qė pėrktheu Hypsiklesin, e cila mė pas u rishikua nga filozofi musliman el Kindi, “Sferican” e Theodosiusit, qė mė pas u rishikua prej Thabit ibn Kurrės, mekanikėn e Heronit, Autoclus, “Meteorėn” e Theophrastusit, katalogun e librave tė Galenit, John Philoponusin mbi fizikėn e Aristotelit dhe shumė vepra tė tjera, si dhe ka rishikuar versioni ekzistues asokohe tė Euklidit.

Ebu Bish Matta ibn Junus el Kanai (vdiq nė 940) ishte pėrgjegjės pėr pėrkthimin e “Poetikės” sė Aristotelit. Veprat mjekėsore dhe llogjike u pėrkthyen prej monofisitit Ebu Zekerija Jahja ibn Adi el Mantiki (vdiq nė 974), e ndėrmjet kėtyre veprave mund tė pėrmendim “Pelogmemėn” e Ammoniusit, njė hyrje pėr tek “Isagoge” tė Prphyrysit.

Kėtyre mund t’u shtohet pėrkthyesi mė i vonshėm Hunejn ibn Ibrahim ibn el Hasan ibn Khurshid et-Tabari en-Natili (vdiq nė 990) e po ashtu dhe monofisiti  Ebu Ali Isa ibn Is’hak ibn Zera (vdiq nė 16 prill 1008). Ky i fundit ka pėrkthyer dhe pregatitur shumė vepra filozofike dhe mjekėsore.

Duke ndjekur kėtė metodė popujt muslimanė arritėn tė ringjallnin dhe tė pėrthenin nė gjuhėn arabe tė gjithė arritjet shkencore tė kulturave tė mėparshme.

“Nė thelb, kjo rilindje ėshtė njė farė zgjimi nga gjumi letargjik i shekujve tė Mesjetės dhe njė rizbulim i kulturės sė shkėlqyer tė lashtėsisė greke. Ky rizbulim u bė vetėm nė saje tė arabėve. Ishin kėta qė i njohėn, i pėrkthyen veprat e mendimtarėve grekė dhe ecėn nė gjurmėt e tyre, duke krijuar kėshtu njė pėrmasė tjetėr kulturoro-kohore qė e anashkaloi Mesjetėn e errėt evropiane”

(Aleksandėr Kocani, “Historia e shkencave”, Tiranė 1998, fq 56.)

Falė zellit dhe dėshirės sė madhe tė treguar nga udhėheqėsit muslimanė pėr tė shpenzuar gjithēka qė kishin nė zotėrim dhe pėr tė arritur nė kėtė mėnyrė plotėsimin e qėllimit qė i kishin vėnė vehtes, u bė e mundur qė dija shkencore e qytetėrimeve tė mėparshme tė riaktualizohej nėn njė qytetėrim tė ri i cili mė vonė do t’i japė asaj njė veshje tė re islame.

15.09.2006


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010