Ndėr
mirėsitė dhe ligjet juridike me tė cilat Islami veēohet
nga fetė e tjera ėshtė edhe ligji qė ka tė bėjė me
dhėnien gji. Mirėsitė e Allahut janė tė shumta dhe tė
panumėrueshme. Islami i ka garantuar njeriut siguri,
harmoni dhe pėrkujdesje tė veēantė qė nga momenti i
fekondimit nė mitėr tė femrės e deri nė frymėmarrjen e
fundit tė tij nė jetėn e kėsaj bote.
Ndėr mirėsitė me tė cilat kurorėzohet periudha e parė e jetės sė
njeriut ėshtė edhe tė ushqyerit me gji, ēka aludon pėr
njė pėrkujdesje tė veēantė nga Allahu xh.sh. pėr njeriun,
i Cili i siguron kėsaj foshnje shumė tė dobėt e tė
ndjeshme kėtė ushqim shumė tė pėrshtatshėm dhe tė
pazėvendėsueshėm pėr moshėn e tij. Allahu xh.sh. ėshtė
mė i mėshirshėm ndaj krijesave tė Tij sesa vetė nėna pėr
fėmijėn e saj. Ai e ka detyruar nėnėn ta ushqejė fėmijėn
me qumėsht gjiri sepse natyra e fėmijės e kėrkon njė gjė
tė tillė. Kjo nuk ėshtė ēudi pėr ne, ngase Allahu xh.sh.
ka porositur qė tė pėrkujdesemi pėr fėmijėt tanė pėr ēdo
ēėshtje nė jetėn e tyre, siē thotė nė Kuran: Allahu
ju urdhėron ju pėr sa i pėrket (trashėgimisė sė)
fėmijėve tuaj. (En-Nisaė, 11)
Studimet shkencore botėrore nė dekadat e fundit pohojnė se qumėshti
i gjirit tė nėnės ėshtė i pazėvendėsueshėm pėr fėmijėn
dhe u bėjnė thirrje nėnave qė doemos ti ushqejnė
fėmijėt e tyre me kėtė lloj qumėshti dhe ti shmangen
ēdo lloj ushqimi tjetėr, kur ėshtė e mundshme. Kėshtu
deklaron Organizata Botėrore e Shėndetėsisė dhe UNICEF-i
gjatė vendimeve tė tyre tė pėrbashkėta nė vitin 1989.
Revista amerikane Pediatric Clinic of North, mars
2001, ndėr tė tjera porosit qė tė ushqyerit me qumėsht
gjiri tė jetė detyrimisht dy vite.
Zėri i organizatave dhe i shoqatave tė ndryshme shėndetėsore pėr tė
drejtat e njeriut nuk rresht sė thirruri qė femrat ti
ushqejnė me qumėsht gjiri fėmijėt e tyre pėr vetė faktin
se fėmijėt qė nga momenti i lindjes janė tė rrezikuar
nėse nuk ushqehen me qumėsht gjiri, por rrezikut nuk i
shmangen as femrat gjatė periudhės sė lehonisė dhe jetės
nė vazhdimėsi. Kjo iniciativė ka filluar shekullin e
fundit, kurse feja islame prej 14 shekujsh bėn thirrje
qė nėnat nė mėnyrė tė detyrueshme ti ushqejnė fėmijėt
me gji qė nga lindja deri nė moshėn dyvjeēare, madje
edhe mė tepėr nėse e kėrkon nevoja. Thotė Allahu nė
Kuran: Nėnat, ato qė duan ta plotėsojnė gjidhėnien,
janė tė obliguara tu japin gji fėmijėve tė vet dy vjet
tė plota. (El Bekare, 233)
Citati sqaron se gjidhėnia deri nė periudhėn dyvjeēare nuk ėshtė e
detyrueshme, por mund tė ndėrpritet edhe para kėsaj
periudhe nėse bėhet me konsultėn e tė dy prindėrve, siē
thotė Allahu: E nėse pas njė konsultimi dhe pėlqimi
(prindėrit) shfaqin dėshirėn pėr ndėrprerjen
(mė herėt) e gjirit, nuk ėshtė ndonjė mėkat pėr ta.
(El Bekare, 233)
Ky ligj juridik ka ardhur si lehtėsim i kėsaj ēėshtjeje krahasuar
me tė kaluarėn e hershme. Lidhur me kėtė na njofton
Katade duke thėnė: Gjidhėnia ka qenė e detyrueshme dy
vite tė plota dhe ka qenė e ndaluar rreptėsisht
ndėrprerja e gjidhėnies para kohe, e mė pas erdhėn
lehtėsimet dhe u lejua gjidhėnia edhe mė pak se pėr dy
vite tė plota, nė bazė tė citatit kuranor: Nėse ata
(prindėrit) shfaqin pėlqimin pėr ndėrprerjen e
gjirit... (El Bekare, 233)
Feja islame jo vetėm qė e favorizon gjidhėnien, por madje e
inkurajon prindin qė tė paguajė ndonjė mėndeshė pėr ti
dhėnė gji fėmijės nė rast tė pamundėsisė sė nėnės pėr ta
ushqyer fėmijėn e saj, nė mungesė tė qumėshtit tė gjirit
apo pėr shkak tė ndonjė sėmundjeje eventuale. Thotė
Allahu xh.sh. nė Kuran: Nėse (ju baballarėt)
pėr fėmijėn tuaj dėshironi mėndeshė (gjidhėnėse)
tjetėr, nuk ėshtė ndonjė mėkat. (El Bekare, 233)
Kjo ėshtė njė garanci nga ana e Allahut xh.sh., qė i siguron
fėmijės ushqimin e tij qė nga lindja. Nė tė kundėrtėn,
ēdokush qė ia cenon kėtė tė drejtė fėmijės do tė japė
llogari.
Rėndėsia dhe dobitė e qumėshtit tė gjirit
Hulumtime tė ndryshme botėrore dėshmojnė se nuk ekziston ushqim qė
e zėvendėson qumėshtin e gjirit tė nėnės. Kėshtu
deklaron edhe Dr. Roch Lurins, profesor i pediatrisė nė
Universitetin Ronshister nė Nju-Jork tė SHBA-sė, duke
thėnė: Duhet ta dinė femrat se qumėshti i gjirit ėshtė
ushqimi mė i preferuar i fėmijės dhe e mbron atė nga
shumė epidemi. Me gjithė zhvillimin teknologjik, askush
nuk ka arritur tė zbulojė ushqim tė ngjashėm me
qumėshtin e gjirit. Nuk ekziston nė sipėrfaqe tė tokės
ushqim biologjik qė zėvendėson qumėshtin e gjirit.
Shtypi britanik pohon duke thėnė: Qumėshti i gjirit vazhdon tė
jetė mė i leverdishmi pėr fėmijėn deri nė moshėn
dyvjeēare, duke e ndihmuar fėmijėn edhe me ndonjė ushqim
pėrkatės qė nga mosha katėrmuajshe.
Profesor Sejid Kutbi, Allahu e mėshiroftė: thotė: Allahu i detyroi
femrat ti ushqejnė fėmijėt e tyre nė njė fazė dyvjeēare,
ngase Allahu i Lartėsuar e di se kjo fazė zhvillimore e
fėmijės ėshtė shumė e dobishme pėr fėmijėn nga aspekti
shėndetėsor dhe psikik. E kanė vėrtetuar shumė hulumtime
shėndetėsore dhe psikiatrike botėrore se faza dyvjeēare
zhvillimore ėshtė faza e detyrueshme e zhvillimit pėr
shėndetin e fėmijės. Allahu ėshtė i Gjithėmėshirshėm
ndaj robėrve tė Tij e sidomos ndaj kėtyre fėmijėve tė
vegjėl, tė cilėt kanė nevojė pėr mėshirė dhe pėrkujdesje.
Dobitė nga pėrdorimi i qumėshtit tė gjirit dhe dėmet nga
qumėshti artificial mund ti ndajmė nė disa lloje:
Njė: Dobitė shėndetėsore nga qumėshti i gjirit pėr
vetė foshnjėn:
-Qumėshti i gjirit ėshtė i sterilizuar, i gatshėm dhe
nuk pėrmban mikrobe.
-Me qumėshtin e gjirit nuk mund tė krahasohet asnjė
qumėsht artificial, qoftė edhe qumėshti i lopės, deles
apo i devesė, ngase qumėshti i gjirit ėshtė i pėrgatitur
qė ti mbulojė tė gjitha nevojat e foshnjės qė nga
lindja e deri nė kohėn e vetushqyerit.
-Qumėshti i nėnės pėrmban proteina dhe sheqer tė
mjaftueshėm pėr moshėn e foshnjės, kurse proteinat qė
pėrmban qumėshti i kafshėve i dėmtojnė organet e tretjes
te foshnjat, ngase qumėshti i kafshėve ėshtė i
pėrgatitur qė tu pėrshtatet tė vegjėlve tė kafshėve.
Kėto lloje qumėshti pėrmbajnė elemente tė cilat nxisin
alergjinė dhe bėjnė qė fėmija qė nga mosha dymujore tė
fitojė alergji, kurse qumėshti i gjirit dobėson
alergjinė nė lėkurė, diarre, etj..
-Qumėshti i nėnės pėrmban komponentė tė ndryshėm e tė
detyrueshėm pėr ta ushqyer foshnjėn si nga sasia ashtu
edhe nga lloji. Elementet qė pėrmban ky lloj qumėshti e
favorizojnė dhe e zhvillojnė foshnjėn fazė pas faze.
Qumėshti nė fazat e para pas lindjes ka shije tė ėmbėl
dhe shuan etjen e foshnjės. Nė kėtė fazė qumėshti quhet
kulloshtėr, veprimi kryesor i tė cilit ėshtė tu
shėrbejė organeve tretėse dhe ta mbrojė fėmijėn nga
alergjia. Sa mė shumė rritet fėmija, aq mė shumė shtohet
edhe pėrmbajtja e elementeve tė qumėshtit dhe yndyrave,
tė cilat i janė pėrshtatur moshės sė foshnjės.
-Temperatura ku ruhet qumėshti i gjirit ėshtė shumė e
pėrshtatshme pėr tė gjitha fazat zhvillimore tė foshnjės
dhe mund tė merret (thithet) nga fėmija nė ēdo kohė.
-Ndalohet qė foshnja e porsalindur tė fillojė pėrdorimin
e lėngjeve, si glukoza, ēaji i nanės etj., sepse
dėmtojnė stomakun e foshnjės dhe bėjnė qė foshnja tė
ngopet, duke larguar foshnjėn nga marrja e qumėshti tė
gjirit tė nėnės.
-Qumėshti me shishe (biberon), qoftė edhe i gjirit, e
bėn foshnjėn ta braktisė gjirin e nėnės.
-Qė nga viti 1939, Dr. Sicil Viljamis e konsideron
gjidhėnien artificiale krim dhe vrasje. Organizata
Shėndetėsore Botėrore nė vitin 1988 nė njė deklaratė
pohon se mbi dhjetė milionė foshnje kanė humbur jetėn si
rezultat i mosushqimit nga qumėshti i gjirit.
-Qumėshti i gjirit e furnizon fėmijėn me hekur dhe
vitamina, tė cilat i mundėsojnė tretjen e ushqimeve.
Qumėshti i gjirit ėshtė muri mbrojtės nga sėmundje tė
ndryshme. Ai pėrmban sulmues tė ndryshėm tė sėmundjeve,
si Macrophage, i cili bėn mbytjen e baktereve dhe
viruseve. Qumėshti i gjirit pėrmban 80% tė tyre, tė
cilat e mbrojnė foshnjėn nga sėmundja e anemisė. Nga
urtėsia e Allahut xh.sh. ėshtė se nėna, me ndihmėn e
Allahut, pėrmes qumėshtit tė gjirit prodhon antitrupa (trupa
imune), tė cilat i vijnė nė ndihmė fėmijės duke e
mbrojtur nga sėmundjet e ambientit rrethues.
Foshnja gjatė ditėve tė para tė lindjes ėshtė epiqendėr
e sulmeve tė ndryshme si rezultat i baktereve, por
qumėshti i gjirit ėshtė prodhues i disa baktereve
kundėrhelmuese, qė quhen lactobacillus, tė cilat
ndihmojnė nė tretjen e ushqimit dhe pėrmes saj
zvogėlohen sėmundjet e kapsllėkut, barkqitjes, alergjisė,
etj.. Qumėshti i gjirit e mbron foshnjėn edhe nga
diarreja, infeksionet nė veshkė, tė vjellėt, prostata,
problemet nė frymėmarrje etj..
-Qumėshti i gjirit forcon shtresėn e zorrėve tė fėmijėve
tė vegjėl.
Dy: Dobitė psiko-fizike dhe edukative tė qumėshtit tė
gjirit
-Fėmija qė rritet duke u ushqyer me qumėsht gjiri ėshtė
mė i zhvilluar sesa fėmija qė rritet me shishe (biberon).
-Gjidhėnia ėshtė faktor psikologjik, pasi dihet se nėna
e cila mban foshnjėn nė gji pėr disa muaj me radhė veē
ushqimit i jep fėmijės edhe kujdesin dhe pėrgatitjen, tė
cilat mjekėt i quajnė faktorė qė forcojnė lidhjet
nėnė-fėmijė dhe me ndikime mjaft pozitive pas moshės sė
fėmijėrisė. Pėrmes gjirit fėmija pėrfiton cilėsitė e
nėnės. Nga kjo pikėpamje juristėt islamė nuk preferojnė
qė tė merret qumėshti i gjirit nga ēdo femėr e sidomos
nga ato femra qė njihen si mėkatare apo me sėmundje tė
ndryshme trashėguese. Omeri, Allahu qoftė i kėnaqur me
tė, thotė: Gjiri ndryshon natyrshmėrinė.
-Qumėshti i gjirit ndikon nė rritjen e fėmijėve tė
shėndetshėm jo vetėm fizikisht, por edhe mendėrisht.
Shkencėtarėt thonė se tė ushqyerit e fėmijėve me qumėsht
gjiri gjatė nėntė muajve tė parė tė jetės sė tyre i bėn
ata mė inteligjentė kur tė rriten. Shkencėtarėt
amerikanė tė mjekėsisė thonė se rritja e kėsaj
inteligjence varet nga numri i muajve qė njeriu ėshtė
ushqyer me qumėsht gjiri gjatė periudhės sė dhėnies sė
qumėshtit tė gjirit nga e ėma. Pas njė studimi me mė
shumė se njė mijė e pesėqind gra qė nga periudha e
shtatzėnisė deri nė kohėn kur fėmijėt e tyre arritėn
moshėn tridhjetė vjeēare, shkencėtarėt citojnė disa
arsye qė personat e ushqyer me qumėshtin e gjirit gjatė
nėntė muajve tė parė tė foshnjėrisė kanė njė shkallė mė
tė lartė inteligjence sesa tė tjerėt.
-Personaliteti i fėmijės fillon tė formohet qė nga
fėmijėria. Njeriu mban nė vetvete njė grup mendimesh pėr
sende, ndjenja dhe veprime, pėrmes tė cilave percepton
gjėrat dhe me anė tė tyre formon metodė tė veēantė tė
njohjes sė ambientit qė e rrethon. Kėto ndjenja formojnė
personalitetin e tij dhe mė pas rregullojnė shoqėrinė qė
nga vegjėlia e tij e hershme, atėherė kur fėmija fillon
tė ketė pamjet e ndryshme dhe lidhjet e tij me tė tjerėt
si dhe tė shprehė ndjenjat e tij pranė tė tjerėve.
Fėmija nė muajt e parė fillon tė perceptojė disa zėra,
tinguj, tė cilėt mė tepėr i dallon gjatė muajit tė
gjashtė tė zhvillimit, kohė kur kontakton mė shumė me
rrethin, kurse gjatė periudhės dyvjeēare fillon
kontaktet edhe pėrmes bashkėbisedimit.
Tre: Dobitė shėndetėsore pėr nėnėn nga gjidhėnia
-Gjidhėnia ėshtė shumė e dobishme pėr vetė gjidhėnėsen (mėndeshėn).
Ndėr kėto dobi ėshtė edhe pengimi i kancerit nė gji dhe
mitėr. Shkencėtarėt suedezė gjatė hulumtimeve tė tyre
pohojnė se virusi Papilloma shkakton dėme nė lėkurė dhe
ėshtė sėmundje me pėrmasa tė mėdha, mirėpo vendosja e
vetėm njėrit prej materieve tė gjirit nė lėkurė, qė
quhet Namilt, zvogėlon dėmet e kėtij virusi. Sipas
statistikave botėrore, 6.3% tė femrave nė shtetet e
zhvilluara i ekspozohen kancerit nė moshėn 70 vjeēare,
kurse nė shtetet e varfra 2.7%.
-Gjidhėnia rehabiliton mitrėn dhe zvogėlon gjakderdhjen
gjatė lehonisė. Gjidhėnia e mbron nėnėn nga dobėsimi i
eshtrave si dhe ndihmon nė shtyrjen e kohės sė
sterilitetit.
-Mjekėt preferojnė qė nėna ta ushqejė me gji fėmijėn kur
tė dėshirojė fėmija, ngase thithjet e fėmijės ndikojnė
nė lirimin e djersėve tė nėnės. Vėzhgimi i tė thithurit
ndikon nė verifikimin e urinimit tė fėmijės. Nėse nėna
merakoset pėr fėmijėn se apo ngopet apo jo, atėherė le
ti vėzhgojė urinimin.
-Shkencėtarėt nė Afrikėn e Jugut thonė se kanė gjetur
prova se nėnat me HIV pozitiv (tė infektuara me SIDA),
qė i ushqejnė fėmijėt vetėm me qumėshtin e gjirit, ka mė
pak mundėsi tua kalojnė infeksionin e tyre fėmijėve qė
pinė qumėsht gjiri sesa fėmijėve qė i ushqejnė me
qumėsht nė shishe apo me ushqime tė tjera. Njė studim me
mė shumė se 2700 gra ka arritur nė pėrfundimin se vetėm
4% e fėmijėve qė ushqeheshin vetėm me ushqim gjiri
merrnin virusin HIV. Kjo na jep tė kuptojmė se 96% e
fėmijėve tė cilėt ushqehen ekskluzivisht vetėm me ushqim
gjiri janė tė mbrojtur nga virusi HIV.
Sadat
Rrustemi
15.2.2008
|