Qėndrimi pozitiv nė edukimin e tė Dėrguarit Muhamed, paqja e Allahut qoftė mbi tė
20.12.2009 10:10:17

Ēdo ditė shkenca zbulon diēka tė re pėr herė tė parė, mirėpo menjėherė mėsohet se ky zbulim ėshtė pėrmendur nė Librin e Allahut ose nė Sunetin e tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė. Prej kėtyre zbulimeve ėshtė edhe ajo qė shkencėtarėt e Programit Neurolinguistik (Neuro Linguistic Programming NLP) e quajnė mesazhe pozitive dhe mesazhe negative dhe ndikimi i tyre gjatė edukimit...
Njė prej shkencėtarėve tė programit neurolinguistik duke folur rreth ndikimit tė mesazheve negative gjatė edukimit tė fėmijėve shprehet duke thėnė: "Ti nga prindėrit e tu merr mė shumė se njėqind mijė mesazhe negative nė forma "Jo", ose "Mos vepro kėtė", ose "Pse e bėre kėtė", dhe kjo gjatė dhjetė viteve tė para tė jetės tėnde."
Medito lexues i nderuar sa ndikon kjo sasi e madhe udhėzimesh negative qė merr fėmija gjatė periudhės sė fėmijėrisė sė tij dhe sa ndikim negativ lė nė personalitetin dhe inteligjencėn e tij.
Shkencėtarėt konsiderojnė se fjala "Jo" nga prindi krahasohet me njė mesazh negativ i cili do tė ndikojė kur tė rritet sepse ky mesazh do tė ruhet nė mendjen e fėmijės dhe do ta shoqėrojė gjatė tėrė jetės.
Shkencėtarėt pohojnė se numri i madh i kėtyre mesazheve ēon herė nė izolim tė fėmijės e herė tė tjera nė nervozizėm ashtu siē mund tė ndikojnė edhe nė inteligjencėn dhe tė ardhmen e tij. Kėsisoj, shkencėtarėt kanė filluar tė kujdesen sot pėr metodologjinė moderne gjatė edukimit e cila bazohet mbi qėndrimin pozitiv tek fėmija qė nga lindja e tij. Kjo metodologji pozitive nuk i thotė fėmijės "Mos vepro" ose "Pse e bėre" ose "Pse nuk e bėre", por gjithnjė e inkurajon drejt eksperimenteve dhe e mėson se si tė veprojė nė formė qė drejtė.
Kjo metodologji konsiderohet e re pėr sa i pėrket shkencėtarėve, por nuk ėshtė e tillė sa i pėrket mėsuesit dhe pedagogut tė shkencėtarėve, zotėrisė sonė Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė. I Dėrguari i Allahut gjithnjė drejtonte mesazhe pozitive gjatė edukimit dhe arsimimit tė fėmijėve.
Enes b. Maliku, Allahu qoftė i kėnaqur prej tij, na flet rreth metodologjisė profetike gjatė edukimit. Ai thotė: "I kam shėrbyer tė Dėrguarit tė Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, pėr dhjetė vite tė plota dhe nuk di qė ndonjėherė pėr ndonjė gjė qė kam bėrė tė mė ketė thėnė: Pse e ke bėrė kėtė vepėr, ose pėr ndonjė gjė qė e kam lėrė: Pse nuk e ke bėrė kėshtu" (Shėnon Muslimi)
I Lartėsuar qoftė Allahu! Dhjetė vite tė plota nuk ka dalė asnjėherė asnjė mesazh negativ nga ky i Dėrguar! Kjo na jep tė kuptojmė se i pari i cili e ka pėrdorur metodologjinė e qėndrimit pozitiv ka qenė Muhamedi, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė. Ēfarė dėshmon kjo? Kjo argumenton pėr mėshirėn dhe dhembshurinė e kėtij tė Dėrguari pėr ata qė janė rreth tij dhe pėr vėrtetėsinė e fjalės sė Allahut tė Lartėsuar pėr tė kur e portretizon me fjalėt: "Tashmė ju ka ardhur njė i Dėrguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rėndė pėr gjynahet qė bėni ju, jua dėshiron tė mirėn me gjithė zemėr qė ju tė shkoni rrugės sė drejtė dhe ėshtė i butė e i mėshirshėm me besimtarėt" (Tevbe, 128)
I Dėrguari i Allahut kujdesej pėr sigurinė e fėmijėve dhe edukimin e tyre dhe mosdėmtimin e tyre me fjalė. Dijetarėt thonė se fjalėt dhe udhėzimet qė merr fėmija i vogėl kanė ndikim tė madh nė personalitetin e tij nė tė ardhmen. Truri i fėmijės ndikohet mė tepėr sesa truri i tė rriturit. Lexues tė nderuar! Ky ėshtė i Dėrguari i Allahut. Kjo ėshtė madhėshtia e Islamit, mirėpo ne tregohemi neglizhues ndaj kėtij tė Dėrguari, paqja e Zotit qoftė mbi tė, i cili na ofroi ēdo gjė, mirėpo fatkeqėsisht ne nuk i ofruam atij diēka qė vlen tė theksohet. Sigurisht qė Allahu e nderoi, e ngriti dhe mjafton qė Allahu, Krijues i Gjithėsisė dhe Zot i njerėzve, emrin e Tij e ka shoqėruar me emrin e tė dashurit "La I lahe il-la Allah"
Me kėtė rast dėshiroj qė t'i drejtoj thirrje ēdokujt qė e do kėtė tė Dėrguar qė tė kontribuojė nė pėrhapjen e mrekullive tė tij dhe nuk mjafton qė tė pretendojmė dashurinė e tij kur qėndrojmė larg Sunetit tė tij. E nga Suneti i tij ėshtė edhe pėrhapja e dijes sė dobishme, madje ai thoshte: "Dijetarėt janė trashėgimtarėt e Pejgamberėve". Bashkohu dhe kontribuo me ne nė pėrhapjen e mrekullive profetike, me shpresė se do tė tė bėjnė dobi para Allahut tė Lartėsuar ditėn e takimit me Tė.


 

Abdudaim el Kehil
Pėrshtati: Almedin Ejupi
28.6.2009


Referenca: Njė sėrė artikujsh nga: www.guidetopsychology.com


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010