Shkencėtarėt u kthehen parimeve islame: Martesa ėshtė mė e mirė
20.12.2009 10:09:47

Perėndimorėt gjithnjė u kthehen parimeve islame, mirėpo pas provave tė hidhura me parimet njerėzore qė kanė praktikuar, pasi kanė provuar ndikimet negative dhe shkatėrruese tė tyre pėr individin dhe shoqėrinė.
 
Shkencėtarėt pas provave tė hidhura dhe pamjeve tė rėnda qė pėrjetuan shoqėritė perėndimore sot, deklarojnė se martesa konsiderohet akt natyror me tė cilin njeriu mund tė ekzistojė e nuk janė lidhjet e paligjshme. Siē e dimė, shkencėtarėt perėndimorė nė shekullin bashkėkohor pohonin se martesa nuk ėshtė e domosdoshme, pasi njeriu mund tė zgjedhė partnerin e tij dhe tė jetojė me tė pa martesė, mund tė lindin fėmijė pa pasur asnjė problem. Duke u mbėshtetur mbi kėtė ideologji, shumica nisėn tė braktisin martesėn dhe tė zgjedhin partnerin e vet pa ndonjė kontratė a obligim kundrejt saj.

Anėt e para negative tė kėtiji fenomeni nisėn kur hulumtuesit llogaritėn numrin e rasteve tė dhunės familjare dhe arritėn tė kuptojnė se shumica e tyre ndodhin nė shtėpi tė tė pamartuarve, tė cilėt kanė lidhje tė jashtėligjshme. Mė pas studiuan pėrqindjen e tė shqetėsuarve dhe tė tė frustruarve dhe vėrejtėn pėrqindje shumė mė tė larta nė kėto shtėpi tė jashtėligjshme. Ndėrsa studimi i fundit ka pėrfshirė fėmijėt e atyre "bashkėshortėve" tė paligjshėm dhe ishte befasi.

Nė njė artikull tė publikuar nė gazetėn londineze Daily Mail mė 19.12.2008, hulumtuesit thonė se martesa konsiderohet mė e mirė pėr fėmijėt. Ata deklaruan se martesa reflektohet nė formė mė tė mirė pėr fėmijėt dhe se raportet bashkėshortore janė mė stabile dhe si rrjedhim, kjo reflekton nė qėndrueshmėrinė e fėmijėve nė shtėpi. Ata konstatuan se 70 % e kriminelėve vijnė nga shtėpitė e jashtėligjshme!

Fėmijėt ndikohen shumė kur jetojnė nė njė shtėpi tė paligjshme dhe si rezultat kjo ndikon nė sjelljet e tyre dhe nė gjendjen e tyre psikologjike, madje edhe nė nivelin e tyre arsimor. Ata gjithashtu konstatuan se lidhjet e jashtėligjshme nuk janė afatgjata krahas martesės, e cila zgjat mė shumė dhe jep rezultate pozitive nė edukimin e fėmijėve dhe nė lumturinė e bashkėshortėve.

Martesa, traditė e ndershme profetike!

Tė gjithė e dimė se i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, ka thėnė: "Kush largohet nga suneti im (nga kjo qė unė veproj) ai nuk ėshtė prej meje."

Nėse e meditojmė Kuranin Fisnik nuk gjejmė kurrfarė pėrmendje tė partnerit, dashnores apo sė dashurės, por vėrejmė se Allahu i Lartėsuar qė nga Ademi, paqja e Zotit qoftė mbi tė, ka thėnė: "Ne thamė: "O Adem, jeto ti dhe gruaja jote nė xhenet." (Bekare, 35)

Martesa konsiderohet ligj hyjnor qė nga koha kur Allahu e krijoi Ademin, paqja e Zotit qoftė mbi tė, dhe ky ligj ka vazhduar mijėra vite dhe nuk ka pasur asnjė lloj gabimi apo rezultate negative tė procesit tė martesės, por kur njeriu e ndryshoi kėtė ligj, nisėn tė paraqiten probleme dhe filluan tė shfaqen rezultatet negative nė sipėrfaqe, atėherė hulumtuesit nisėn tė bėjnė thirrje pėr domosdoshmėrinė e tė kthyerit drejt martesės si proces tė natyrshėm.

Allahu i Lartėsuar thotė: "Dhe njė prej shenjave tė Tij ėshtė qė prej jush krijoi pėr ju bashkėshortet tuaja, qė tė qetėsoheni pranė tyre, duke vėnė ndėrmjet jush dashuri dhe mėshirė. Me tė vėrtetė, nė kėtė ka shenja, pėr njerėzit qė mendojnė." (Rum, 21)

Sikur Allahu I Madhėrishėm dėshiron tė na vėrtetojė pėrmes kėtij ajeti fisnik pėr domosdoshmėrinė e zbatimit tė ligjit tė martesės dhe jo kundėrshtimit tė tij dhe se vetė "martesa" konsiderohet argument dhe mrekulli qė meriton tė mendohet: "Nė kėtė ka shenja, pėr njerėzit qė mendojnė."

Ēfarė do tė ndodhte sikur njeriu tė largohet nga martesa?! Do tė nisin ērregullimet dhe shkatėrrimi familjar, fillojnė krimet dhe paraqitet brezi i kriminelėve. Falėnderimi i pėrket Allahut, i Cili na ka begatuar me kėtė traditė tė shkėlqyer.
 

Pėrktheu: Almedin Ejupi
5.7.2009


Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!

Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të Dërguarin Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi pasuesit e tij!

 

Të nderuar vizitorë!

Ju njoftojmë se përkohësisht nuk mund t'u përgjigjemi më pyetjeve të dërguara prej jush.

Ju shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për letrat tuaja dhe ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë  e përgjigjeve.

Vazhdoni të na vizitoni për artikujt e rinj që do të publiklohen në të ardhmen, në dashtë Allahu.

Allahu ju shpërbleftë për mirëkuptimin tuaj.

 

Redaksia

Desktop Poster

Posteri
Shiko galerine

Abonohu

Email adresa juaj:
 

Kursi Islam

Sample image
Kursi Islam pėr biznesmenė dhe tregtarė! Ligjėrata nga hoxhallarė eminent.

Dėgjo Kur'an

Sample image
Dėgjo Kur'an me titrim nė Gjuhėn Shqipe.Poashtu mund t'a zgjedhni recituesin.

Pėr ty motėr

Sample image
www.pertymoter.net | Webfaqe islame, ekskluzive pėr gjininė femėrore.

Na shkruani

Sample image
Opinionet ,sygjerimet apo pyetjet tuaja na dėrgoni nė: pyetje@klubikulturor.com



Tė gjitha drejtat e rezervuara. Klubi Kulturor (c) - 2010