Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Pyetja:

Selam alejkum!
Kam
disa dyshime dhe nuk po mundem tė bėj ibadet si mė pėrpara.


Pėrgjigjja:

Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.

Duhet tė kemi parasysh se shejtani nuk e lė tė qetė asnjėherė besimtarin. Djalli ėshtė pėrbetuar se me tė gjitha format do tė mundohet tė fusė dyshime nga mė tė ndryshmet te robi dhe pėrpiqet ta devijojė atė. Allahu i Lartėsuar thotė: “(Iblisi) Tha: ‘Pėr shkak se mė humbe mua, unė do t'u ulem atyre (do t'u zė pusi) nė rrugėn Tėnde tė drejtė. Mandej, do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicėn e tyre nuk do ta gjesh qė do tė falėnderohen (tė besojnė)." (Araf, 16-17) S’ka dyshim se dyshimet janė nga ana e shejtanit dhe ne tė kėshillojmė qė tė kėrkosh ndihmėn e Allahut tė Lartėsuar qė t’u largohesh kėtyre dyshimeve, natyrisht se kjo kėrkon mund dhe sakrificė.

Ndėrsa sa i pėrket asaj qė nuk mundesh tė bėsh ibadet si mė pėrpara, themi se prej besimit tė Ehli Sunetit dhe Xhematit besimi shtohet me vepra tė mira dhe duke bėrė adhurime, ndėrsa pakėsohet me mėkate. Kjo ėshtė nga dobėsimi i imanit (besimit). Dobėsimi i imanit ėshtė njė sėmundje qė i kaplon zemrat e besimtarėve dhe pa dyshim se konsiderohet prej sėmundjeve mė tė rrezikshme. Si rrjedhojė e kėsaj biem nė mėkate, jemi neglizhues ndaj obligimeve qė dalin nga Allahu, zemrat tona janė mė tė ngurta, nuk ndjejmė kėnaqėsinė e adhurimeve, leximi i Kuranit nuk lė gjurmė te ne, jemi tė pakujdesshėm ndaj pėrmendjes sė Allahut etj. Dhe pėr ta larguar kėtė gjendje duhet tė orvatemi e tė kėrkojmė atė qė e forcon besimin. Prandaj, prej gjėrave tė cilat ndihmojnė nė forcimin e besimit mund tė pėrmendim:
- largimin nga mėkatet, tė vogla dhe tė mėdha.
- vazhdimėsinė nė kryerjen e veprave tė mira, gjatė ditės dhe natės, si namazi, leximin e Kuranit, pėrmendjen e Allahut, meditimin mbi krijesat e Allahut dhe njohjen e ligjeve tė Allahut dhe se Ai i sprovon robėrit e Vet besimtarė nė mėnyrė qė ata ta shfaqin besimin e tyre, durimin, sinqeritetin etj.
- shoqėrimin me njerėz tė mirė.
- leximin e vazhdueshėm nė librat e biografive dhe njohja se si kanė jetuar tė parėt tanė si dhe pasimi i tyre.
- rikujtimin e vdekjes, errėsirėn e varrit, kujtimi i urės sė Siratit, xhenetin, xhehenemin.
- kėrkimin i diturisė sė dobishme etj.

Nė fund, e lusim Allahun e Madhėrishėm tė na bėjė tė pėrqendruar nė fenė e Tij, tė vendosur, ngase kjo ėshtė rruga e vetme e lumturisė nė kėtė botė dhe e shpėtimit pėr nė botėn tjetėr. Allahu e di mė sė miri!


 

Almedin Ejupi
19.9.2008

                                             www.klubikulturor.com