Selam
alejkum!
Po ju shkruaj nga email sepse tek rubrika e pyetjeve tek
uebi juaj nuk mundesha tė dėrgoja pyetje.
Jam duke agjėruar muajin e madhėrueshėm tė Ramazanit dhe
mu desh tė udhėtoja nė njė distance prej 360 km
vajtje-ardhje me automjet dhe automjetin e kam drejtuar
unė. Nė udhėtim e pashė qė nuk mund tė agjėroja dhe
prisha dy ditė nga agjėrimi. Pyetja ime ėshtė kjo: A
duhet tė kompensoj vetėm kėto dy ditė qė kam prishur ose
nuk kam agjėruar pas Ramazanit apo
duhet tė paguaj
dėmshpėrblim duke agjėruar dy muaj?
Faleminderit! Allahu ju mėshiroftė!
Pėrgjigjja:
Falėnderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e
tij, mbi shokėt e tij dhe tė gjithė ata qė ndjekin
rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Ekziston konsensus (ixhma) te dijetarėt se besimtarit i
lejohet prishja e agjėrimit nė rast udhėtimi. Allahu i
Lartėsuar thotė: E kush e pėrjeton prej jush kėtė
muaj (Ramazanin) le tė agjėrojė, ndėrsa kush ėshtė i
sėmurė ose nė udhėtim, le tė agjėrojė aq ditė nga ditėt
e mėvonshme. Allahu me kėtė dėshiron lehtėsim pėr ju, e
nuk dėshiron vėshtirėsim pėr ju. (Bekare, 185)
Nga ky ajet mund tė pėrfundojmė se ju e keni pasur tė
lejuar prishjen e agjėrimit gjatė udhėtimit pa marrė
parasysh a e keni drejtuar makinėn ju apo dikush tjetėr.
Ndėrsa nė lidhje me kompensimin pas Ramazanit, ju duhet
tė agjėroni aq ditė sa nuk keni agjėruar gjatė Ramazanit
dhe nuk ka nevojė pėr ndonjė kompensim tjetėr. Allahu e
di mė sė miri!