Sehl bin Sadi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė:
Erdhi njė njeri tek i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe
shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, dhe i tha: O i Dėrguar
i Allahut, mė trego pėr njė punė, tė cilėn do ta bėj, qė
tė mė dojė Allahu dhe tė mė duan njerėzit. I Dėrguari i
tha: Mos e lakmo (bėhu zahid nė) kėtė botė,
do tė tė dojė Allahu dhe mos lakmo atė qė ėshtė te
njerėzit, do tė tė duan njerėzit. (Shėnon Ibn Maxhe)
Ēfarė pėrfitohet nga hadithi:
Sahabėt janė interesuar pėr dijen dhe e kanė pyetur tė
Dėrguarin e Allahut, qė tė mėsojnė.
Muslimani kujdeset qė tė arrijė dashurinė e Allahut.
Muslimani kujdeset qė tė arrijė dashurinė e njerėzve.
Zuhdi (asketizmi, mospasja lakmi) nė kėtė botė dhe ēfarė
ka nė tė sjell gjithnjė dashurinė e Allahut.
Zuhdi nė atė qė ėshtė nė duart e njerėzve sjell
dashurinė e njerėzve.
Muslimani ėshtė i kėnaqur me atė qė i ka ndarė Allahu.
Hadithi i 11-tė
Ebu Bekrete, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė se e ka
dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i
Allahut qoftė mbi tė, tė ketė thėnė: Tė mos gjykojė
gjykatėsi mes dyve duke qenė i hidhėruar. (Shėnon
Buhariu)
Ēfarė pėrfitohet nga hadithi:
Islami vendos baza pėr ēdo sistem dhe ēdo bashkėveprim.
Domosdoshmėria e tė gjykuarit nė rast tė
mosmarrėveshjeve.
Hidhėrimi lė pasoja dhe ndikon gjatė tė menduarit dhe
gjatė procesit tė gjykimit.
Gjykatėsi duhet tė jetė nė gjendjen mė tė mirė kur
gjykon mes njerėzve.
Hadithi i 12-tė
Ebu Hurejra, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se
i Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut
qoftė mbi tė, ka thėnė: Shenjat e munafikut janė tre:
kur flet, gėnjen, kur premton, s'e pėrmbush premtimin
dhe kur i lihet njė gjė amanet, e tradhton." (Shėnon
Buhariu dhe Muslimi)
Ēfarė pėrfitohet nga hadithi:
Hipokrizia ėshtė njė sėmundje e rrezikshme, tė cilėn
Islami e lufton.
Hipokrizia ka shenja dhe ndėr mė tė njohurat janė
gėnjeshtra nė bisedė, mospėrmbushja e premtimit dhe
tradhtia.
Islami inkurajon pėr pastrimin e gjuhės, pėr besnikėri
dhe pėr realizim tė premtimeve.