Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Koment i zgjeruar i hadithit tė katėrt tė Imam Neveviut -2-

Dobitė nga hadithi

Nga ky hadith mund tė nxjerrim dobi tė ndryshme e nė lėmi tė shumta, qoftė nga lėmi i besimit, i fikhut-jurisprudencės islame, i edukatės dhe i thirrjes islame. Meqenėse pjesėrisht mė herėt jemi munduar tė shkoqisim disa nga llojet e dobive tė sapotheksuara, qoftė edhe nė mėnyrė tė shkurtėr, desha tė veēoj pėr shpjegim njė ēėshtje juridike shumė tė rėndėsishme.

Realiteti i abortit nė Islam dhe nė shkencė

Ndėr ēėshtjet juridike qė ka qenė me interes njerėzor dhe preokupim nga tė gjitha shoqėritė njerėzore ėshtė dhe ēėshtja e abortit. Historia njerėzore nuk njeh ndonjė krim mė tė madh qė i ėshtė shkaktuar njerėzimit me tepėr sesa nga aborti, prandaj aborti ēdoherė ka qenė temė diskutimi e mjekėve, filozofėve, avokatėve dhe teologėve nga kėndvėshtrimeve tė ndryshme. Kjo ka bėrė qė intelektualėt e tė gjitha kohėve t’i pėrkushtohen kurimit tė kėsaj plage tė pashėruar dhe tė marrin hapa konkretė pėr pengimin e njė veprimi tė tillė.
Kjo epidemi vjen si rezultat i motiveve tė ndryshme. Bie fjala, nė disa shoqėri ka qenė motivi social dhe rreziku i pamundėsisė sė furnizimit qė ka rezultuar nė iniciativėn e abortit. Te disa tė tjerė motivi shoqėror, i humbjes sė gjurmėve tė imoralitetit, por duke mos anashkaluar edhe motive tė tjera, si: rreziku i jetės sė femrės shtatzėnė apo gjendja e keqe shėndetėsore e fetusit.
Nga ky kėndvėshtrim duam t’i bėjmė njė qasje studimore abortit edhe nė shoqėritė e hershme, para se tė flasim rreth qėndrimit juridik tė fesė islame si dhe qėndrimit juridik botėror nga e kaluara dhe e tanishmja.

Ēfarė nėnkuptojmė me abortin?
Pasi aborti mė tepėr i pėrket fushės sė mjekėsisė, por nuk e kanė anashkaluar as avokatėt e aq mė tepėr jurisprudenca islame, gjatė studimit tonė (modest) mbi kėtė ēėshtje juridike kemi hasur se nė tė gjitha fushat e kaluara ėshtė pėrshkruar aborti pėrafėrsisht me njė rregull tė njėjtė, siē thuhet: Nxjerrje e embrionit nga mitra para kohės sė paraparė (para se t’i mbushė njėzet javė), qėllimisht, pa farė arsye, me ēfarėdo mjeti qoftė.
1

Kėndvėshtrim historik rreth abortit
Pėrcaktimi i shtatzėnisė njihet te njerėzimi qysh nga kohėt e lashta, duke pėrdorur mjete tė ndryshme. Hapi i parė qė u bė nė kėtė drejtim ishte pengimi i shtatzėnisė e nėse kjo metodė nuk kishte sukses, merreshin hapat iniciues tė abortit. Edhe pse me njė ekonomi mesatare, ndodhte qė edhe pas lindjes fėmija tė vritej nė disa shoqėri mesjetare. Arsyeja kryesore ishte ose se femra nuk donte tė lindte fare, ose, nėse ndodhte shtatzėnia, femra donte qė nė ēdo mėnyrė tė lirohej nga barra. Ėshtė verifikuar nga shumė mjekė gjinekologė, sociologė dhe avokatė se nė shumicėn e rasteve vetė femra nuk ėshtė e interesuar qė pas verifikimit tė shtatzėnisė sė saj ta vazhdojė atė. Mirėpo, kundėr dėshirės sė vet, femra ngelte shtatzėnė, sepse mjetet e pengimit tė saj nuk kishin sukses.
Ndoshta mjetet mė tė vjetra pėr pengimin e shtatzėnisė janė ato qė kanė shėnuar librat e hershėm egjiptianė, tė ashtuquajtura “Egyptian kahun”, qė datojnė nga viti 1850 para erės sonė. Libri i mirėnjohur “The Ebers Papyrus 1500” numėrohet libri mė i vjetėr nė botė nė kėtė lėmi, por dhe libri ndoshta i parė i shkruar si libėr.
Edhe pse nė fakt aborti ka ekzistuar nė shoqėri tė hershme, gjithnjė ėshtė tentuar qė tė bėhet njė rregullim administrativ i kėsaj ēėshtjeje nga qarqet gjyqėsore apo fetare. Ndėr ligjet gjyqėsore qė ėshtė marrė me rregullimin e kėsaj procedure ėshtė ligji i sumerėve, 2000 vite para erės sė re, pastaj ligji “Anshur”, 1500 vite para erės sė re, ligji i “Hamorabit”, 1300 vite para erės sė re, qė numėrohet nga ligjet administrative juridike mė tė vjetra nė botė. Mund tė pėrmendim edhe ligjet hinduse, 1200 vite para erės sė re, etj.. Qė tė gjitha kėto ligje janė munduar tė bėjnė rregullimin e abortit si dhe kanė disponuar edhe masa ndėshkuese ndaj atyre qė kanė marrė hapa tė tillė.
Nė bazė tė kėtyre ligjeve juridike tė hershme, nga kėto pak ligje qė sollėm, mund tė konkludojmė se qė nė tė kaluarėn e hershme e kanė kuptuar se aborti ėshtė njė virus shkatėrrues i njerėzimit, prandaj dhe kanė marra hapa konkretė pėr ta penguar zhvillimin e tij.
Filozofėt mė tė njohur grekė, si Platoni, Aristoteli etj., e shihnin abortin si diēka tė ligjshme. Nė njė gjendje tė tillė ishin edhe romakėt. Baballarėt nė kohėn e Spartės posedonin diēka edhe mė tė rėndė se aborti, posedonin tė drejtėn e mbytjes sė foshnjave tė porsalindura. Ky ligj ishte i miratuar nė Athinė dhe Romė.
Ndėrsa sa i pėrket qėndrimit tė Hipokratit, i cili konsiderohet baba i mjekėsisė, ai mbi abortin thoshte: “Aborti ėshtė vepėr jo morale.”
Kurse nė fetė qiellore hyjnore, te ēifutėt dhe kristianėt, aborti llogaritet si vepėr e ndaluar rreptėsisht dhe kryesi i veprės ndėshkohet.
Ajo qė ndodhte nė shoqėrinė arabe, nė Gadishullin Arabik, ėshtė e papėrshkrueshme dhe e tmerrshme. Aborti ishte vepra mė e lehtė e krim krahas tė tjerave, ngase shumė nga fiset arabe i mbytnin foshnjat e tyre tė porsalindura. Kėtė e bėnin nga frika e furnizimit si krizė sociale dhe ndiheshin tė turpėruar. Kėshtu i ka pėrshkruar Allahu gjendjet e tyre nė Kuranin Fisnik, duke thėnė: “Kur ndonjėri prej tyre lajmėrohej me (lindjen) vajzė, fytyra e tij i prishet dhe bėhet plot mllef. Fshihej prej njerėzve pėr shkak tė asaj tė keqeje me tė cilėn u lajmėrua (e konsideron bela e jo dhuratė prej Allahut). Mandej (mendon) a do ta mbajė atė, ashtu i pėrulur, apo do ta mbulojė atė (tė gjallė) nė dhe. Sa i keq ėshtė ai gjykim i tyre.” (En-nahl, 58-59)
Kurse sa u pėrket mjekėve tė hershėm muslimanė, disa prej tyre kanė pėrdorur disa metoda tė abortit gjatė kohės sė tyre, duke pėrdorur medikamente natyrore dhe e shihnin si tė lejuar abortin nė disa raste tė veēanta, si p.sh. kur femra me barrė ishte me trup tė vogėl dhe kishin frikė gjatė lindjes sė saj, apo dhe kur nė murin e mitrės paraqitej ndonjė infeksion serioz qė pengonte daljen e fėmijės, mirėpo kishte edhe nga ta qė nuk lejonin abortin nė rate tė tilla.

Qėndrimi i ligjeve juridike bashkėkohore botėrore mbi abortin

Do mundohem qė nė mėnyrė shumė tė shkurtėr tė pėrshkruaj qėndrimet juridike tė disa shteteve botėrore bashkėkohore mbi abortin, me qėllim qė tė na bėhet e qartė fillimisht qėndrimi juridik i kėtyre shteteve, pastaj se si kėto shtete i mbrojnė tė drejtat njerėzore edhe gjatė kėsaj faze tė zhvillimit njerėzor dhe njėkohėsisht tė bėjmė njė krahasim mes kėtyre ligjeve dhe ligjeve juridike islame.

A) Ligjet juridike tė ShBA-sė

ShBA-tė numėrohen ndėr shtetet tė cilat e lejojnė juridikisht abortin nė gjashtėmujorin e parė tė shtatzėnisė, nėse kėtė e kėrkon femra-nėna, pa marrė parasysh a ka arsye apo jo. Lidhur me kėtė, Gjykata Supreme nė ShBA pohon: “Femra ka tė drejtėn e kėrkimit tė abortit dhe tė pėrfundimit tė shtatzėnisė qė nuk e dėshiron. Pengimi i njė tė drejte tė tillė femrės kėrcėnon tė drejtat e femrės dhe liritė e saj”. Mirėpo njė lejim i tillė ėshtė i kushtėzuar nga vetė Gjykata Supreme, qė bėn tė qartė se nėse kalojnė gjashtė muaj nga shtatzėnia, gjykata merr vendim pėr ruajtjen e sė drejtės shėndetėsore tė nėnės dhe tė fėmijės.
Gjykata Supreme nė ShBA gjithashtu ka qėndrim se nėse fetusi ka arritur nė javėn e 24-ėt apo tė 28-tė, nuk lejohet aborti, pos nė raste tė veēanta pėr t’i shpėtuar jetėn nėnės, mirėpo gjithashtu nuk e lejon abortin nėse bėhet fjalė pėr ruajtjen shėndetėsore dhe psikike tė nėnės.

B) Ligjet juridike nė Francė
Lejohet aborti brenda dhjetė javėve tė para tė shtatzėnisė, me kusht tė plotėsimit tė disa kritereve. Ky ėshtė ligji nė fuqi i cili daton nga 17 korriku i vitit 1975, ndėrsa nė vitin 1979 ėshtė zyrtarizuar ky ligj, i cili i mundėson femrės qė tė vendosė personalisht pėr ndėrprerjen e shtatzėnisė brenda dhjetė javėve tė para, duke mos u konsultuar me kujdestarin e saj e as me gjykatėsin pėrkatės.

C) Ligji juridik nė Gjermani
Ligji juridik gjerman i nxjerrė mė 5 qershor tė vitit 1974 merr kėto vendime:
-Ai qė kryen ndėrprerjen e shtatzėnisė brenda 13 ditėve tė para tė shtatzėnisė dėnohet me heqje lirie pėr njė periudhė trevjeēare, ose me gjobė. Nėse aborti kryhet pa vullnetin e nėnės shtatzėne, ose me ndikim tė krimit dhe dėmtohet shtatzėnia, personi dėnohet me heqje lirie nga gjashtė muaj deri nė pesė vite.
-Ligji juridik lejon abortin brenda dymbėdhjetė javėve tė para tė shtatzėnisė, nėse femra shtatzėnė ėshtė goditur nga ndonjė sėmundje qė rrezikon jetėn e saj, mirėpo kėrkohet nga mjeku pėrkatės qė tė prezantojė raport tė veēantė lidhur me rastin para se tė kryejė abortin.

D) Ligji juridik nė Britani
Ligji juridik britanik deri nė vitin 1524 i ekzekutonte ata qė kryenin abort, mirėpo ky ligj ėshtė ndryshuar duke lejuar abortin nėse rrezikohet gjendja shėndetėsore e psikike e femrės, nėse dėmtohet fėmija apo verifikohet se fetusi ėshtė me tė meta.

E) Ligji juridik nė ish-Bashkimin Sovjetik
Bashkimi Sovjetik numėrohet ndėr shtetet e para qė kanė lejuar abortin, qė nga viti 1920, kurse nė vitin 1935 e ndaloi abortin pėr shkak tė vdekshmėrisė nga ky veprim. Ndėrsa nė vitin 1955 prapė merret vendimi i lejimit tė abortit. Kėtė rrugė e ndoqėn edhe shumė shtete tė tjera laike, me pėrjashtim tė Shqipėrisė dhe tė shteteve evropiane lindore, si Polonia, Ēekosllovakia etj..

Shteti i parė jo laik qė ka lejuar abortin ėshtė Japonia, nė vitin 1948, nėse kėtė e kėrkon nėna, qoftė edhe pa ndonjė arsye.
Abortin e kanė lejuar gjithashtu edhe kėto shtete: Kina, Italia-Vatikani dhe pjesa dėrmuese e shteteve evropiane.
Sa i pėrket ligjeve juridike penale kosovare, Kosova sot nuk e ka ligjin e vet penal, por nė fuqi ėshtė ende ligji penal i ish-Jugosllavisė, pėrkatėsisht ligji penal i Ks-Kosovės tė vitit 1977.
Nė kėtė ligj penal tė Kosovės nė pjesėn e II, kreu VI I dedikuar pėr veprat penale kundėr jetės dhe trupit, aborti apo ndėrprerja e shtatzėnisė ėshtė e paraqitur vetėm nė nenin 37 i pėrbėrė prej 4 paragrafėve. Kėtu nuk qartėsohet dhe nuk kemi fare nene a paragrafė qė tregojnė se nė cilėn kohė tė shtatzėnisė ėshtė e lejuar, pėrkatėsisht ėshtė e ndaluar me ligj kryerja e abortit. Kurse nė kodin e pėrkohshėm penal tė Kosovės neni 152 janė paraqitur vetėm 3 paragrafė, si vijon:
(1) Kushdo qė nė kundėrshtim me dispozitat ligjore mbi ndėrprerjen e shtatzėnisė dhe me pėlqimin e gruas shtatzėnė ndėrpret shtatzėninė, fillon ta kryejė ndėrprerjen e shtatzėnisė ose i ndihmon qė ta ndėrpresė shtatzėninė dėnohet me burgim prej tre muaj deri nė tre vjet.
(2) Kushdo qė e ndėrpret ose fillon ta ndėrpresė shtatzėninė pa pėlqimin e gruas shtatzėnė dėnohet me burgim prej njė deri nė tetė vjet.
(3) Nėse vepra penale nga paragrafi I ose 2 i kėtij neni rezulton nė lėndim tė rėndė trupor, me dėmtim tė rėndė tė shėndetit ose me vdekje tė gruas shtatzėnė, kryerėsi dėnohet me burgim prej gjashtė muaj deri nė pesė vjet pėr vepėr penale nga paragrafi 1 ose mė sė paku tre vjet burgim pėr veprėn penale nga paragrafi 2.

Ligji penal i lartpėrmendur nė mėnyrė globale nuk e lejon abortin, por nuk ka ndonjė rregullore tė veēantė pėr tė definuar kohen e caktuar. Mirėpo nė bazė tė hulumtimeve qė kemi bėrė, gruaja nė Kosovė e ka tė drejtėn e abortit deri nė javėn e 10 pas fillimit tė shtatzėnisė, ndėrsa deri nė javėn e 12 e lejon komisioni i shkallės sė parė. Pas javės sė 13 nuk lejohet aborti, vetėm nėse rrezikohet shėndeti i gruas dhe jeta e saj.
2

Qėndrimi juridik vendor nė shtetet islame mbi abortin
Shteti i parė islam i cili ka lejuar abortin me ligje juridike vendore ėshtė Tunizia, edhe pse me disa kritere paraprake, si p.sh. lejohet aborti pėr atė qė ka mbi pesė fėmijė. E mė pas e ka lejuar abortin edhe nė bazė tė kėrkesės brenda tre muajve tė parė tė shtatzėnisė. Kėtė lejim e ka bėrė edhe shteti i Jemenit Demokratik (Jemeni jugor i hershėm), nėse numri i fėmijėve kalon treshin.
Gjithashtu edhe Turqia e lejon abortin me disa kritere paraprake, si nėse e tėrė gjendja shėndetėsore e femrės shtatzėnė ėshtė nė rrezik, apo nėse fėmija ėshtė me tė meta.
Kurse shtetet e tjera islame e ndalojnė abortin dhe aplikojnė ligje ndėshkues me heqje lirie, gjobė apo dhe largimin e personelit nga vendi i punės, pėr ata qė kryejnė kėtė vepėr. Me pėrjashtim tė lejimit, nėse jeta e femrės ėshtė nė rrezik.

Qėndrime ligjore me famė botėrore rreth abortit
Pos ligjeve penale juridike mbi abortin, i janė pėrkushtuar kėsaj ēėshtjeje edhe shumė organizata, simpoziume, kongrese, etj..
Duke qenė se janė mbajtur kongrese tė veēanta rreth abortit nė shtete tė ndryshme botėrore, desha t’i veēoj disa nga kėto kongrese si dhe vendimet e tyre:
- Nė vitin 1971 nė Bejrut ėshtė mbajtur njė kongres i veēantė kushtuar abortit, qė njėherazi numėrohet kongresi i parė i tillė mbi abortin, ku kanė qenė tė pranishėm ministra tė shėndetėsisė, mjekė me famė nga shtete tė ndryshme arabe. Kėtu unanimisht u aprovua ndalimi i abortit mbas katėr muajsh shtatzėni- mbas frymimit tė shpirtit nė foshnje. Kurse para kėsaj faze kishte divergjenca tė ndryshme, edhe pse shumica e ndaluan edhe gjatė kėsaj faze.
- Nė vitin 1978 nė kryeqytetin e Egjiptit, nė Kajro, ėshtė mbajtur njė kongres i ashtuquajtur “Kongresi i nėnės nė Islam”, ku ndėr tė tjera ky kongres porosit qė tė tregohet pėrkushtim ndaj nėnės shtatzėnė, fetusit si dhe tė pėrdoren mjete sa mė tė duhura gjatė kėsaj periudhe, qė tė ruhet interesi i nėnės dhe i fėmijės brenda ligjeve juridike fetare.
- Kongresi i titulluar “Pėrkujdesja e Islamit gjatė fazave zhvillimore tė embrionit”, i mbajtur nė Somali nė vitin 1990 porosit qė t’i pėrkushtohemi tė drejtave tė fėmijės nė tė gjitha fazat zhvillimore qė nga fekondimi.
- Kongresi mė jubilar kushtuar ēėshtjes sė abortit ėshtė ai qė ėshtė mbajtur nė Kajro, mė 29-3-1415h, apo mė 5.6.1994, i cili ka zgjatur nėntė ditė, ku temė kryesore e diskutimit ka qenė pengimi i abortit dhe pengimi i seksit tė shfrenuar. Nė kėtė kongres kanė marrė pjesė dijetarė islamė bashkėkohorė me famė botėrore, myfti nga shumė shtete islame si dhe personalitete tė shquara. Vendimet qė u morėn nė kėtė kongres janė me interes tė veēantė pėr muslimanėt nė mbarė botėn, por edhe pėr njerėzit nė pėrgjithėsi. Ndėr tė tjerash u mor edhe vendimi pėr ndalimin e abortit. Shumė shtete evroperėndimore janė munduar qė tė bėjnė trysni mbi pjesėmarrėsit e kėtij kongresi, qė tė marrin vendime mbi lejimin e abortit nė emėr tė tė drejtave njerėzore, mirėpo, falė Allahut e mė pas dhe dijetarėve islamė besnikė, ky vendim hyri nė fuqi nė mėnyrė tė paluhatshme.

Tė dhėna kronologjike mbi abortin nė botė
Historia njerėzore nuk njeh ndonjė krim mė tė madh sesa aborti. Nėse i qasemi fakteve, dėshmive, institucioneve, organizatave botėrore shėndetėsore, organizatave pėr tė drejtat njerėzore, mjeteve tė informimit, do tė gjejmė shifra rreth abortit qė e rrėqethin lėkurėn e besimtarit, bėjnė tė rrjedhin lotėt dhe tė frikėsohen zemrat dhe me plot kuptim e quajmė krim masiv mbi njerėzimin.
Kėshilli i bashkimit shtetėror mbi pėrkujdesjen e familjes nė vitin 1974 pohon se 55 milionė abortime ndodhin nė botė brenda njė viti, kurse 200 mijė femra nė vit nė botė vdesin ose janė nė rrezik jete si pasojė e abortit.
Kjo shifėr ėshtė para mbi tre dekadash, por nėse shtrohet pyetja, a thua vallė sa ėshtė numri i abortit vitet e fundit?
Po e theksoj se ajo qė po ndodh nė trojet tona nga rinia jonė e shfrenuar tė mllefos dhe tė pikėllon. Para dy dekadash ka pasur shumė pak raste aborti nė trojet tona, por aq mė pak nga vajzat e pamartuara, apo tė ashtuquajtura tė dashuruara. Tė shohėsh nė ditėt e sotme spitalet e gjinekologjisė shtetėrore e aq mė tepėr ordinancat private se sa femra brenda dite kryejnė abort nuk e beson dot, por dėshmia mė e fortė praktike ėshtė t’i shohėsh kampet– tė ashtuquajtura jetimore, nė kryeqytetin tonė. Kini frikė Allahun o ju muslimanė, se kėto janė shenja tė rrezikshme, ngase Allahu shumė nga popujt e hershėm i ka shkatėrruar pėr tė njėjtat krime nė tė cilat ėshtė pėrfshirė edhe populli ynė.
Aborti nė vende tė ndryshme botėrore 95% kryhet nė mėnyrė jo zyrtare, prandaj nėse kėshtu qėndron ky rregull, a thua vallė sa do tė ishte shifra e abortit nė ditėt e sotme brenda njė viti nė botė?
Njė fondacion humanitar nė Shtetet e Bashkuara konfirmon se vetėm nė shtetet afrikane brenda njė viti numri i abortit arrin nė 50 milionė, kurse vetėm nė shtetet e Bashkuara brenda njė viti bėhen 15 milionė aborte, duke pasur parasysh se 78% e rasteve kanė kurora martesore jo ligjore,
Nė Britani, me gjithė pėrpjekjet pėr planifikim familjar dhe masave tė marra rreth abortit, numri i fėmijėve tė abortuar nė vit shkon nė 80.000.
Nė Japoni deri nė vitet 1955 ka pasur mbi 2 milionė raste tė abortit nė vit, kurse deri nė vitin 1975 ėshtė shtuar numri nė 50%. E a thua sa mund tė jetė numri nė kėto vite?
Kurse nė shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik brenda njė viti arrin numri i aborteve nė gjashtė milionė. Kurse nė Spanjė dhe Portugali, edhe pse janė shtete kristiane katolike, nuk e shohin tė ligjshėm abortin, megjithatė numri i aborteve nė vit arrin nė njė milion. Edhe pse nė Francė pengohet aborti, nė vit numri i aborteve shkon nga 250.000 deri nė 300.000.
Nė bazė tė tė dhėnave statistikore tė vitit 1967, nė Itali brenda vitit kryhen mbi 650.000 aborte jo ligjore, edhe pse Italia si shtet katolik ėshtė orvatur qė gjithnjė tė bėjė trysni mbi kėtė krim, por megjithatė aborti realizohet me njė shifėr shumė tė madhe.
Ndėr shkaktarėt mė tė mėdhenj tė abortit nė vitet e fundit nė botė ėshtė dhe zbulimi i shumė mjeteve teknologjike, tė cilat ndihmojnė nė verifikimin e njohjes sė gjinisė sė fėmijės, siē ėshtė aparati elektronik i ultrazėrit etj.. Ky krim mė tepėr ka pėrfshirė gjininė femėrore, siē njofton njė vendim zyrtar nė ShBA nė vitin 1991, se vetėm nė Indi janė kryer brenda vitit 80.000 aborte tė gjinisė femėrore, si rezultat i aparatit tė theksuar.
Kjo ėshtė gjendja e atyre shteteve qė ne kemi informacione rreth tyre, e sa janė ato qė ne nuk posedojmė kurrfarė tė dhėnash, edhe pse kėto informacione janė tė vjetra
3

Qėndrimi juridik i fesė islame mbi abortin pas frymimit tė shpirtit

Feja islame e trajton abortin krim kundra njerėzimit, kurse nė anėn tjetėr i ka mundėsuar embrionit qė t’i gėzojė tė drejtat e foshnjės sė lindur, pra duke e konsideruar kėtė si pasuri qė duhet tė ruhet dhe njėherazi do tė merret nė pyetje Ditėn e Gjykimit, nėse keqpėrdoret.
Ndėr tė drejtat qė Islami i garanton embrionit nė kėtė fazė tė zhvillimit janė ringjallja para Allahut dhe kėrkimi i llogarisė ndaj kriminelėve nėse vritet pa faj; pėrkujdesja e ruajtjes sė shėndetit tė femrės me barrė dhe lirimi i saj nga obligimet qė mund ta rrezikojnė barrėn, si p.sh. lirimi nga agjėrimi i Ramazanit; ndalimi i martesės sė femrės me barrė, nėse shkurorėzohet pėrfundimisht- pa kthim, apo i vdes burri, derisa ta lirojė barrėn; ndalohet ekzekutimi i dėnimit mbi femrėn shtatzėnė, nėse shtatzėnia rrjedh si rezultat i prostitucionit, derisa tė lirohet barra dhe tė pėrfundojė gjidhėnia.
Para se tė flasim mbi trajtimin e abortit nga kėndvėshtrimi islam, ėshtė e rrugės qė shkurtimisht ta qartėsojmė se kur faktikisht ėshtė koha e frymimit tė shpirtit te fėmija.
Ju bėjmė me dije se fetarisht nuk kemi tė dhėna tė shumta pėr shpirtin, e kemi fjalėn rreth materies sė pėrmbajtjes sė tij, nuk janė dhanė argumente se prej ēfarė materie Allahu e ka krijuar shpirtin, ēfarė peshe ka, etj.. Ėshtė sekret ndėr sekretet e Allahut, i Cili nuk i dha njeriut shumė dituri pėr tė, siē thotė Allahu nė Kuran: “Tė pyesin ty pėr shpirtin. Thuaj: “Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit tim, e juve u ėshtė dhėnė fort pak dije.” (El-Isra, 85)
Filozofėt dhe shkencėtarėt e vjetur mjaft janė orvatur qė tė sjellin tė dhėna rreth shpirtit, por nuk kanė sjellė asgjė mė tepėr sesa na ka njoftuar Kurani, prandaj dhe gjurmimi rreth kėsaj ēėshtjeje ėshtė i pafrytshėm.
Imam Neveviu nė shpjegimin e koleksionit tė Imam Muslimit thotė: “Shpirti ėshtė njė trup i padukshėm qė qarkullon nė trupin e njeriut dhe ėshtė i ngjitur pėr tė siē ėshtė i ngjitur uji pėr bimėn e njomė.” (Sahih Muslim 18/278)
Thonė dijetarė islamė se ngjitja e shpirtit me trupin ėshtė nė katėr mėnyra:
A) Ngjitje nė mitrėn e femrės, e cila ėshtė ngjitje e dobėt, ngase jeta nė tė ėshtė nė favor tė trupit, prandaj ngjitja e shpirtit pėr trupi gjithashtu ėshtė e dobėt.
B) Ngjitja nė jetėn e kėsaj bote, ku jeta nė kėtė fazė ėshtė nė favor tė trupit, kurse shpirti i bashkėngjitet atij, prandaj ngjitja e shpirtit nė kėtė fazė ėshtė e arsyeshme me qėllim qė tė qėndrojė trupi nė kėtė botė.
C) Ngjitja e tij mbas vdekjes- jeta nė varr, ku jeta nė tė ėshtė nė favor tė shpirtit, kurse trupi i bashkėngjitet atij.
D) Ngjitja e shpirtit me trupin pas ngritjes sė njerėzve pėr t’u llogaritur para Allahut xh.sh. Ditėn e Gjykimit. Kjo ėshtė ngjitja mė e plotė, jeta ėshtė pėr tė dyja edhe pėr trupin, edhe pėr shpirtin dhe ky ėshtė lloji mė i madh i ngjitjes.

Juristėt islamė kanė mendime tė ndryshme rreth ēėshtjes se kur ndodh frymimi i shpirtit te fėmija. Ne po i veēojmė tre mendime si mė tė njohura nga juristėt islamė tė kaluar dhe tė tanishėm:
Mendimi i parė: Shpirti i frymohet fėmijės pas kalimit tė njėqind e njėzet ditėve pas fekondimit. Ky ėshtė mendimi absolut i juristėve islamė nga e kaluara dhe e tanishmja. Lidhur me kėtė shumė juristė sjellin edhe konsensusin islam, siē janė: Ibėn Abidini, Kurtubiu, Neveviu, ibėn Kudame, etj.. Njėherazi Ibėn Haxheri na sjell edhe konsensusin e mjekėve nė kohėn e tij.
Argumentet e kėtij mendimi:
Ndėr argumentet mė tė fuqishme ėshtė hadithi i temės, ku nė kėtė hadith qartazi tregohet se shpirti frymohet nė pėrfundim tė periudhės sė fundit tė zhvillimit, qė ėshtė plotėsimi i muajit tė katėr dhe hyrja nė tė pestin- 120 ditė.
Mendimi i dytė: Shpirti i frymohet fėmijės pas kalimit tė njėqind e tridhjetė ditėve. Kėtė mendim e mbron Ibėn Abasi, Said ibėn Musejib dhe Ahmedi nė njė transmetim.
Argumentet e mendimit tė dytė:
1) Kanė argumentuar me citatin kuranor i cili flet mbi kohėn e pritjes- idetin e grave qė u ka vdekur burri. Thotė Allahu xh.sh. nė Kuran:
“E ata qė vdesin dhe lėnė gra pas veti, ato (gratė) presin katėr muaj e dhjetė ditė...” (El Bekare, 234)
Pėr mėnyrėn e argumentimit me kėtė citat thotė Katade: “E kam pyetur Said ibėn Musejibin rreth dhjetėshit nė kėtė citat e mė tha: “Nė tė frymohet shpirti te fėmija.”
2) Transmeton Ibėn Abasi r.a., duke thėnė: “Kur fara –sperma tė hidhet nė mitėr, qėndron katėr muaj e dhjetė ditė nė tė, e mė pas i frymohet shpirti.” (Transmeton Lalekaiu fi usul elitikad 1060) Hadithi vlerėsohet si i dobėt sipas verifikuesit tė haditheve tė Xhamiu ulumi velhikem 1/163.
Mendimi i tretė: Shpirti frymohet mbas kalimit tė dyzet apo dyzet e pesė ditėsh nga fekondimi.
Ky ėshtė njėri nga mendimet e njohura tė Imam Ahmedit, njė nga mendimet e Imam Shafiut, Said ibėn Musejibit dhe Is’hakut. Tė kėtij mendimi janė edhe disa juristė islamė nga e kaluara dhe e tanishmja si dhe ky ėshtė mendimi i njė pjese tė madhe tė mjekėve, nė bazė tė njė vendimi tė aprovuar nė njė simpozium tė shoqatės tė shkencave mjekėsore islame mbajtur nė Jordani nė vitin 1413-1415h.
Argumentet e mendimit tė tretė:
1- Citati kuranor, ku Allahu xh.sh. thotė: “Pėr Allahun, Ne krijuam njeriun prej njė ajke (lėngu), e njė balte. Pastaj atė (ajkė–baltė) e bėmė (e shndėrruam) pikė uji (farė) nė njė vend tė sigurt. Mė pas, atė pikė uji e bėmė copė gjaku, e atė gjak tė ngurtė e bėmė copė mishi, e atė copė mishi e shndėrruam nė eshtra, edhe eshtrave ua veshėm mishin, pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr (me shpirt). I lartė ėshtė Allahu, mė i miri Krijues.” (Elmu’minun, 12-14)
Mėnyra e argumentimit me kėtė citat thonė kėta dijetarė se fjala e Allahut nė kėtė citat “pastaj atė e bėmė krijesė tjetėr”, mendojnė shumė komentues tė Kuranit, se kjo ėshtė njė argument i frymimit tė shpirtit pas pėrfundimit tė kėsaj faze dhe se gjatė fazave tė zhvillimit s’ka fetusi shpirt, kėshtu qė shpirti i frymohet mbas krijimit tė eshtrave dhe organeve, e kjo ndodh mbas dyzetė ditėve tė para e kurrsesi pas dyzetė ditėve tė treta.
2- Duke marrė parasysh se janė transmetuar shumė transmetime nga hadithet e Pejgamberit s.a.v.s. rreth formimit tė fėmijės dhe frymimit tė shpirtit e kur tė gjitha kėto argumente i grumbullojmė, mund tė nxjerrim se shpirti i frymohet fetusit brenda 40 deri 45 ditė nga fekondimi dhe ky ėshtė kuptimi mė i afėrm nga kėto argumente.
Mendimi mė i saktė ndėr kėto tre mendime ėshtė mendimi i parė, Allahu e di mė sė miri, se fėmijės i frymohet shpirti me plotėsimin e 120 ditėve.

Mendimet e juristėve islamė mbi abortin mbas frymimit tė shpirtit tė fėmijės

Juristėt islamė janė pajtuar se rreptėsisht ėshtė i ndaluar aborti mbas frymimit tė shpirtit dhe nuk lejohet njė ēėshtje e tillė pos me arsye fetare tė justifikueshme. Njė ēėshtje e tillė ndalohet qoftė edhe nėse fėmija vjen nga rrugėt jo legjitime islame- nga harami.
Njė ēėshtje e tillė ėshtė e ndaluar sepse fetusi tashmė ėshtė shndėrruar nė njeri tė plotė, prandaj krimi mbi tė ėshtė krim mbi njė njeri qė Allahu e ka ndaluar vrasjen e tij. Tė kėtij mendimi janė shumica absolute e juristėve islamė nga e kaluara, qė nga shokėt e Pejgamberit s.a.v.s., gjenerata e dytė, e tretė, katėr juristėt mė tė njohur islamė dhe dijetarė tė tjerė eminentė si dhe dijetarėt islamė tė tanishėm. Argumentet pėr ndalimin e njė ēėshtje tė tillė janė tė shumta, ndėr to mund tė veēojmė:

A- Argumente nga Kurani
1-Thotė Allahu nė Kuran: “Dhe mos mbytni njeriun qė Allahu ka ndaluar (mbytjen e tij), pėrveē me drejtėsi (qė e kėrkon sheriati). E kush mbytet pa tė drejtė (po faj), kujdestarit tė tij Ne i kemi dhėnė tė drejtė (tė kėrkojė drejtėsinė), e ai tė mos kalojė kufirin nė mbytje derisa ai ėshtė i ndihmuar (prej Allahut)." (El-Isra’ė, 33)
Citati nė fjalė aludon pėr ndalim tė mbytjes sė njeriut, ndalimi aludon pėr mėkat. Dhe se ēdokujt qė i ėshtė frymuar shpirti ėshtė i gjallė, si argument i gjallėrisė sė tij ėshtė ndjenja, lėvizja, vullneti, duke shtuar edhe zhvillimin e tij. Aborti mbi tė ėshtė njė krim mbi njė njeri tė gjallė qė ėshtė i mbrojtur, edhe pse statuti i tij nė Islam ndryshon nga statuti i atij fėmije qė ka lindur, ngase kompetencat e tij janė tė pėrgjysmuara, ai llogaritet njė nga pjesėt e nėnės sė tij nga njė aspekt, por nuk llogaritet pjesė e saj nga aspekti tjetėr. Nga ky kontest ndalohet vrasja e tij pėrmes abortit.
2-Thotė Allahu xh.sh.: “Ju mos i mbytni fėmijėt tuaj nga frika e varfėrisė, se Ne ua sigurojmė furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre ėshtė mėkat i madh.” (El-Isra’ė 31)
Kurse nė kaptinėn Elen’amė 151, thotė: “… dhe mos i mbytni fėmijėt tuaj pėr shkak tė varfėrisė, sepse Ne ju ushqejmė ju dhe ata.”
Thotė Imam Kurtubiu, Allahu e mėshiroftė: “Ka nga dijetarėt qė nė bazė tė kėtij citati ndalojnė AZLIN-ejakulimin jashtė vaginės, ngase VED’I-mbytja e fėmijės pas lindjes eliminon ekzistencėn dhe prejardhjen, kurse azli eliminon bazėn e prejardhjes, mirėpo mbytja e fėmijės ėshtė mė e madhe dhe mė e keqe sesa azli.
Nėse shumė nga dijetarėt nė bazė tė kėtij citati ndalojnė mbytjen e fėmijės nga rreziku i varfėrisė, apo ndalojnė azlin, qė ėshtė vetė njė materie e lėngėt, e ndalimi bėhet me pretekst se azli i pėrngjan nė origjinė Ved’it, ėshtė mė prioritare tė ndalohet aborti, sidomos pas frymimit tė shpirtit, ngase mbytja e tij mbas frymimit ėshtė mbytje e njė krijese tė gjallė.”
Nė dy citatet e fundit Allahu sv.t. na tėrheq vėrejtjen qė tė jemi tė kujdesshėm dhe mos t’i mbysim fėmijėt-abortojmė ga rreziku i varfėrisė apo edhe nga arsye tė tjera qė shejtani ia mbjell njeriut. Ėshtė bėrė gjė e njohur nė ditėt tona qė shumė nga prindėrit t’i abortojnė fėmijėt e tyre me pretendim se s’kanė mundėsi t’i mbajnė me furnizim, t’i shkollojnė, edukojnė, t’i strehojnė etj. Mirėpo Allahu nė citatet paraprake ia ka mbyllur dyert kėtyre polemikave dhe arsyeve, ngase po deklaron qė Unė ju furnizoj ju dhe fėmijėt tuaj, kurse nė citatin tjetėr se “i furnizoj fėmijėt tuaj dhe ju”, qė d.m.th. se s’ka vend pėr frikė se njeriut do t’i rrezikohet gjendja ekonomike, pėrkundrazi fėmijėt vetėm e shtojnė riskun.
3-Thotė Allahu xh.sh.: “O Pejgamber, kur tė vijnė besimtaret qė tė tė japin besėn se nuk do t’i shoqėrojnė asnjė send Allahut, se nuk do tė vjedhin, se nuk do bėjnė kurvėri, se nuk do t’i mbysin fėmijėt e tyre...” (Elmumtehine, 12)
Nė komentin e kėtij citati thotė Imam Kurtubiu: “Fjalėt e Allahut “se nuk do t’i mbysin fėmijėt e tyre” d.m.th. nuk i mbysin foshnjat femra pėr sė gjalli dhe nuk bėjnė abortim.” (Tefsir i Kurtubiut 18/48)
4- Ndėrsa nė suren Et-tekvir citati 8, thotė i Lartmadhėrishmi: “Dhe kur tė pyeten ato vajza tė varrosura tė gjalla.” Thotė Ibėn Tejmije: “Ēdokujt qė i ėshtė frymuar shpirti ringjallet Ditėn e Gjykimit dhe merret nė pyetje.”
Nga ky mendim kuptojmė se ai qė i ėshtė frymuar shpirti e ka marrė statutin e njeriut dhe si i tillė gėzon tė drejta dhe ka obligime, e pėr kėtė ndalohet vrasja e tij.

B) Argumente nga Suneti
1-Hadithi i temės i transmetuar nga Abdullah ibėn Mes’udi r.a.
Mėnyra e argumentimit me kėtė hadith: Na njofton Pejgamberi s.a.v.s. nė kėtė hadith se frymimi ndodh mbas pėrfundimit tė etapave embriologjike nėpėr tė cilat kalon fetusi, frymimi nuk ndodh derisa tė plotėsohet krijimi dhe t’i jepet forma, kėshtu qė me frymimin e shpirtit fetusi ndihet i gjallė, prandaj nėse bėjmė krim pėrmes abortit, nė realitet kemi bėrė krim mbi njė njeri tė gjallė.
2- Transmeton Abdullah ibėn Mes’udi r.a. duke thėnė: “Njė njeri pyeti Pejgamberin s.a.v.s. duke i thėnė: “O i Dėrguar i Allahut, cili ėshtė mėkati mė i madh tek Allahu?” Tha: “Ta shoqėrosh dikė me Allahun nė adhurim, kurse Ai tė ka krijuar.” Tha: “E pastaj cili?” Tha: “Ta mbytesh fėmijėn tėnd qė tė mos ushqehet me ty (nga frika e furnizimit) Tha: “E pastaj?” Tha: “Tė kryesh amoralitet me gruan e fqinjit tėnd.” Pėr ta vėrtetuar kėtė zbriti Allahu citatin kuranor: “Edhe ata qė pos Allahut nuk lusin ndonjė zot tjetėr dhe nuk mbysin njeriun qė e ka ndaluar Allahu, por vetėm kur e meriton nė bazė tė drejtėsisė, dhe qė nuk bėjnė kurvėri, ndėrsa kush i punon kėto, ai e gjen ndėshkimin.” (El Furkanė, 68)
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
3-Transmeton Ebu Hurejra r.a. duke thėnė: “Dy femra nga fisi Hudhejl e gjuajtėn njėra-tjetrėn dhe abortoi njėra. Pejgamberi s.a.v.s. gjykoi mbi atė qė bėri krim, qė tė bėjė shpagimin, tė lirojė njė rob apo robėreshė.”
Nga hadithi kuptojmė se pėr shkak tė krimit qė ka bėrė kjo femėr e ka ndėshkuar Pejgamberi s.a.v.s. me dėnim, qė aludon se aborti ėshtė krim i ndaluar.

c) Argumente nga konsensusi
Shumė nga juristėt islamė e pėrcjellin konsensusin, se aborti mbas frymimit tė shpirtit ėshtė i ndaluar.
Arsyet me tė cilat mund tė justifikohet aborti: Pasi ne e cekėm mė lart se nuk lejohet aborti mbas frymimit tė shpirtit, pos me arsye tė justifikueshme fetare, nė vazhdim po cekim disa nga kėto arsye qė i kanė theksuar dijetarėt islamė:
- Kur nėnės sė fėmijės i rrezikohet jeta. Nė raste tė tilla duhet ndėrhyrė qė tė shpėtohet jeta e tė nxirret fetusi, duke pasur parasysh rregullin juridik fetar “Veprimi i njėrės nga dy veprat qė dėmi i saj ėshtė mė i vogėl’.
- Kur femra shtatzėnė ka humbur sasi tė madhe gjaku dhe i rrezikohet jeta.
- Kur vezėt ndahen nga mitra, apo bie njė pjesė e tyre nė qafėn e mitrės dhe shkakton pėlcitjen e fetusit.
- Kur fėmija lind dhe e tėrė placenta apo njė pjesė mbetet nė mitėr.
- Nėse shtatzėnia ėshtė nė javėt e para tė fekondimit dhe sėmundja ka pėrfshi tėrė trupin dhe kėrkohet ndėrhyrje kirurgjike.
- Kur femra ėshtė goditur me ndonjė nga sėmundjet e rrezikshme si HIV pozitiv, nė qafė tė mitrės nė fazat e mėtutjeshme tė zhvillimit dhe detyrimisht duhet ndonjė ndėrhyrje me medikamente tė rėnda, apo dhe ndėrhyrje kirurgjike. Nė raste tė tilla ėshtė marrė vendim nė seminarin mjekėsor tė mjekėve muslimanė tė mbajtur nė Jordani dhe ėshtė lejuar qė tė behet ndėrhyrje kirurgjike, ngase rasti nuk pret vonim deri nė lindje tė fėmijės dhe se jeta e nėnės ėshtė nė rrezik vdekje, sipas paragjykimeve mė tė afėrta.
- Sėmundjet e zemrės. Kur zemra e femrės ėshtė e lodhur dhe pėr t’u zhvilluar fetusi kėrkohet njė fuqi e dyfishuar e forcės sė zemrės, qė njėkohėsisht tė rritet dhe sasia e gjakut. Gjatė kėtyre sėmundjeve nėse pacientja ėshtė nė periodėn e parė apo tė dytė tė sėmundjes, nuk ka nevojė pėr abort, por nėse ėshtė perioda-faza e tretė dhe ka rėndime tė mėdha si dhe ngushtim tė kapilarėve, nė raste tė tilla mjekėt preferojnė abortin. Kurse nėse pacientja ėshtė nė fazėn e katėrt, fillimisht bėhet kurimi i saj e mė pas kryhet aborti.
- Sėmundjet e kokės dhe sėmundjet psikike; nė raste tė tilla kanė divergjenca mjekėt e neuropsikiatrisė me ata tė gjinekologjisė. Mjekėt e gjinekologjisė nė raste tė tilla nuk e shohin tė arsyeshme abortin, pos nė disa raste tė veēanta, kur pacientja kalon nė fazėn e skizofrenisė dhe nuk mund tė pėrkujdeset pėr fėmijėn e saj, ndėrsa mjekėt e neuropsikiatrisė e lejojnė abortin nė tė gjitha rastet.
- Mjekėt nė pėrgjithėsi kėrkojnė fillimisht verifikimin e gjendjes sė fėmijės dhe tė nėnės para se tė kryhet aborti, ngase ka rate kur faktikisht qė tė dy janė nė gjendje kritike por duhen marrė masa shumė tė sigurta qė tė ruhet jeta e tyre, si p.sh. kur shtatzėnia ėshtė e helmuar. Edhe nė raste tė tilla nuk i jepet prioritet abortit, por mund qė fėmija tė lindė para kohe dhe nė shumicėn e rasteve shpėton fėmija e sidomos nė dekadat e fundit, ku fal Allahut, e mė pas dhe zhvillimit tė teknologjisė, mjekėsia ėshtė e pajisur me mjete shumė moderne, qė faktikisht ndihmon shumė nė kėtė fushė.

Kėshillė drejtuar mjekėve dhe mjekeve

Duke marrė parasysh atė qė theksuam mė parė nga mendimet e mjekėve tė specializuar, mjekėt duhet tė jenė tė kujdesshėm nė kėtė ēėshtje, qė tė mos iniciojnė kryerjen e kėtij krimi tė shėmtuar. Nga ky kėndvėshtrim shfrytėzoj rastin t’ju porosis me kėto porosi:
1) Ta keni frikė Allahun, mos i jepni prioritet interesit individual ekonomik, ngase muslimani nuk duhet tė lejojė qė tė futet nė gojėn e tij diēka nga ajo qė nuk e kėnaq Allahun xh.sh.. Pastaj duhet ditur qė ju si mjekė ngarkoheni me njė pjesė tė mėkatit, ngase nė shumė raste i nxisni pacientet pėr abort, ose tė paktėn nuk i ndaloni pėr ta kryer kėtė akt. Sa pėr informim, ju pėrkujtoj fjalėn e Allahut nė Kuran: “Kush mbyt ndonjė njeri (pa tė drejtė) pa pas mbytur ai ndonjė njeri tjetėr dhe pa pas bėrė ndonjė shkatėrrim nė tokė, atėherė (krimi i tij) ėshtė si t’i kishte mbytur gjithė njerėzit.” (Elmaide, 32)
2) Mjekėt duhet qė njėherė ta verifikojnė gjendjen e tė dy personave e mė pas tė gjykojnė, tė jenė tė sinqertė nė vendimet e tyre, tė njoftohet personeli e mė pas tė merret vendimi.
3) Duhet qė mjeku tė japė maksimumin e mundit tė tij qė ta kurojė sėmundjen nė bazė tė mjeteve qė disponon, me qėllim qė shtatzėnia tė vazhdojė dhe le tė mbetet aborti hapi i fundit qė mund tė marrė mjeku si hap konkret pėr shpėtimin e jetės sė nėnės.
 

Sadat Rrustemi
17.8.2007
Vijon.

1 Shiko: Mushkilet elixh’had dirase tibije ve fikhije, Dr Muhamed elBarr, 10-11. Mevsua tibije hadithe 1/23. Elixh’had vel earad bejne esh-sheria velkanun, Izet Husnin, f. 15. Hukm elixh’had fi elislam Dr Muhamed Medkur Selam, f. 50. Et-telkih esinai vel ixh’had Xhad elHak Ali Xhad elhak, Mexhelet elEzher 1403h.
2 Bisedė konsultative me Prof.Ass.Dr. Myrvete Paēarada, gjinekologe (e martė mė 10.04.2007).
3 Vėrejtje: Shifrat e shteteve tė theksuara janė njė deri nė dy dekada mė herėt.

                                         www.klubikulturor.com