Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Koment i zgjeruar i hadithit tė gjashtė tė Imam Neveviut -2-

 

عن ابي عبد الله النعمان بن بشير رضى الله عنهما قال
سمعت رسول الله صلى الله عليه و سلم يقول:" إن الحلال بين و إن الحرام بين,و بينهما أمور مشتبهات لا يعلمهن كثير من الناس و فمن اتقى الشبهات فقد استبرأ لدينه و عرضه, و من وقع في الشبهات وقع في الحرام, كالراعي يرعى حول الحمى يوشك أن يرتع فيه , الا و إن لكل ملك حمى , ألا و إن حمى الله محارمه, ألا و إن في الجسد مضغة إذا صلحت صلح الجسد كله و إذا فسدت فسد الجسد كله الا و هي القلب.
رواه البخاري و مسلم
 

Ebu Abdullah En-Nu’man ibėn Beshiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “E kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut alejhi selam duke thėnė: “Vėrtet e lejuara (hallalli) ėshtė e qartė, por edhe e ndaluara (harami) ėshtė e qartė. Ndėrmjet tyre gjenden gjėra tė dyshimta, tė cilat shumė njerėz nuk i dinė. Kush mbrohet nga gjėrat e dyshimta, e ka ruajtur fenė dhe nderin e tij, ndėrsa kush bie nė gjėrat e dyshimta, ka rėnė nė tė ndaluarėn, ngjashėm me bariun, i cili e ruan kopenė rreth vendit (kullotės) tė ndaluar, nė ēast kopeja mund t’i ikė dhe tė kullotė nė tė. Ēdo mbret ka njė zonė ku ndalohet hyrja e tė tjerėve, kurse zona e ndaluar e Allahut janė ndalesat e Tij. Nė trupin e njeriut ėshtė njė organ, kur ai ėshtė i mirė (shėndoshė), i shėndoshė ėshtė tėrė trupi, kur prishet, prishet tėrė trupi. Ai (organ) ėshtė zemra.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)


Llojet e zemrave sipas njerėzve
Pėr shkak tė rėndėsisė sė madhe tė kėtij lloji zemrash, dijetarėt islamė i kanė klasifikuar llojet e zemrave tė njerėzve nė mėnyra tė ndryshme. Ky klasifikim na bėn tė ditur se edhe pse zemrat nga natyra e krijimit dhe e pėrmbajtjes sė jashtme janė njė lloj, pėr nga brendėsia ndryshojnė. Kėshtu, Kurani dhe Suneti na bėjnė tė ditur se zemrat e muslimanėve ndryshojnė nga zemrat e tė tjerėve, por edhe vetė zemrat e muslimanėve nuk janė tė gjitha njėlloj. Dijetarėt islamė llojet e zemrave kryesisht i ndajnė nė tri kategori:
a) zemrat e besimtarėve
b) zemrat e jobesimtarėve
c) zemrat e hipokritėve.
Por edhe zemrat e besimtarėve nuk janė tė njėjta pėr nga ēiltėrsia dhe veprimi. Edhe kėto janė disa lloje:
1. Nė llojin e parė tė zemrave pėr nga ēiltėrsia radhiten zemrat e tė Dėrguarve, e nė radhė tė parė zemra e krijesės mė tė dashur tek Allahu xh.sh., pra zemra e Muhamedit alejhi selam, siē thotė Allahu nė Kuran: “Ti ishe i butė ndaj tyre, ngase Allahu tė dhuroi mėshirė, e sikur tė ishe i vrazhdė e zemėrfortė, ata do tė shkapėrderdheshin prej teje, andaj ti falua atyre dhe kėrko ndjesė pėr ta...” (Ali Imran, 159)
Pastaj radhitet me zemėr tė pastėr babai i Pejgamberėve, Ibrahimi alejhi selam, siē thotė Allahu lidhur me tė nė Kuran: "Edhe Ibrahimi ishte prej grupit tė tij. Kur Zotit tė vet iu bind me zemėr tė pastėr.” (Es Safatė, 83-84)
Pas Pejgamberėve radhiten ithtarėt mė tė mirė qė ka pasur ndonjėherė ndonjė Pejgamber, shokėt e Muhamedit alejhi selam. Thotė Allahu nė Kuran: “Dhe Ai ėshtė qė bashkoi zemrat e tyre, edhe sikur ta shpenzosh gjithė atė qė ėshtė nė tokė, nuk do tė mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu bėri bashkimin e tyre, pse Ai ėshtė i gjithėfuqishėm, i urtė.” (El Enfalė, 63)
Ndėrsa nė suren Fet’h, citati 18, thotė Allahu xh.sh.: “Vėrtet, Allahu qe i kėnaqur me besimtarėt kur ata nėn hijen e atij druri tė zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ē’kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetėsimin dhe sė shpejti me njė fitore (ēlirimin e Hajberit)
Pėr zemrat e kategorisė mė tė veēantė nga besimtarėt, zemrat e besimtarėve tė devotshėm, thotė Allahu nė Kuran: “...dhe ata tė cilėt japin nga ajo qė u ėshtė dhėnė, pse e dinė se do tė kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat tyre i kanė tė frikėsuara.” (El-Mu’minunė, 60)
Zemrat e besimtarėve tė sinqertė janė zemra tė cilat janė tė gjalla dhe vazhdimisht nė lėvizje pozitive. Thotė Allahu nė Kuran: “E, besimtarė tė vėrtetė janė vetėm ata tė cilėve, kur pėrmendet Allahu, u rrėqethen zemrat e tyre...” (El-Enfalė, 2)
Zemrat e muslimanėve tė cilėve ende nuk u ka depėrtuar imani nė zemrat e tyre, siē thotė Allahu xh.sh.: “Beduinėt thanė: “Ne kemi besuar.” Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thoni: “Ne jemi dorėzuar”, e ende nuk po u hyn besimi nė zemrat tuaja.” (El Huxhuratė, 14)
Ashtu siē janė zemrat e besimtarėve kategori tė ndryshme sipas imanit, edhe zemrat e jobesimtarėve janė kategori tė ndryshme sipas kufrit (mohimit). Prej llojeve tė zemrave tė jobesimtarėve mund tė veēojmė:
1) Zemrat e jobesimtarėve nė pėrgjithėsi, siē thotė Allahu xh.sh. nė Kuranin Fisnik: “E ata qė mohuan (Kuranin dhe Muhamedin), pėr ta ėshtė njėsoj ua tėrhoqe vėrejtjen apo nuk ua tėrhoqe, ata nuk besojnė. Allahu ua mbylli atyre zemrat, veshėt e tyre dhe nė tė pamurit e tyre ka njė perde, e ata kanė njė dėnim tė madh.” (El Bekare, 6-7)
Gjithashtu thotė: “Ne krijuam shumė nga xhinėt e njerėzit pėr xhehenem. Ata kanė zemra qė me tė nuk kuptojnė, ata kanė sy qė me ta nuk shohin dhe ata kanė veshė qė me ta nuk dėgjojnė. Ata janė si kafshėt, bile edhe mė tė humbur...” (El A’rafė, 179)
Pėr zemrat e jobesimtarėve kriminelė thotė Allahu pėr ta: “Ja, kėshtu e fusim atė nė zemrat e kriminelėve (mosbesimin, talljen). Ata nuk e besojnė atė (Kuranin), po ligji (i dėnimit) ndaj popujve mė tė hershėm tashmė ėshtė i provuar (se si i shkatėrroi Zoti) (El Hixhr, 12-13)
Pėr zemrat e jobesimtarėve nga popujt e hershėm Kurani rrėfen: “Kėto janė fshatra pėr tė cilat po tė tregojmė disa nga lajmet e tyre. Atyre iu patėn ardhur tė Dėrguarit e tyre me argumente (mrekulli), po ata nuk i besuan asaj tė cilėn mė parė e kishin gėnjyer. Ja, kėshtu vulos Allahu zemrat e atyre qė nuk besojnė.” (El A’rafė, 101)
Pėr zemrat e jobesimtarėve nga ithtarėt e librit, nė suren El Bekare citati 74, thotė Allahu xh.sh.: “Edhe pas fakteve (tė qarta), zemrat tuaja u bėnė pasandaj tė forta si guri, e edhe mė tė forta, sepse ka nga gurėt prej tė cilėve gufojnė lumenj, e ka disa prej tyre qė ēahen dhe prej tyre buron ujė, madje ka prej tyre qė nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatėpjetė (nga maja e kodrės). Allahu nuk ėshtė i pakujdesshėm ndaj asaj qė veproni ju.” (El Bekare, 74)
S’ka dyshim se ashtu siē janė jobesimtarėt kategori nga pikėpamja e zemrave tė tyre, edhe hipokritėt janė kategori. Kėta janė shtresa mė e nėnēmuar nė shoqėrinė njerėzore, por dhe mė e rrezikshmja. Mirėpo befasia mė e madhe ėshtė nga vetė ne, sepse pjesa mė e madhe e jona e ka garantuar veten nga nifaku (hipokrizia), kurse shumė nga sahabėt e dalluar janė frikėsuar nga ky ves i shėmtuar. Imam Buhariu nė koleksionin e tij tė vėrtetė, nė kapitulli mbi frikėn e besimtarit se mos i shkatėrrohen veprat e tij duke mos e hetuar fare, thotė: “Thotė Ibrahim et-Tejmi: “Sa herė qė jam munduar ta aplikoj fjalėn time nė vepėr, jam frikėsuar se mos jam gėnjeshtar.” Dhe thotė Ibėn Ebi Mulejke: “Kam mbėrritur mbi tridhjetė e sa shokė nga shokėt e Pejgamberit alejhi selam dhe tė gjithė kishin frikė pėr veten e tyre nga nifaku dhe askush nga ata nuk thoshte se imani i tij ėshtė si imani i Xhibrilit dhe i Mikailit.”
Allahu i ka poshtėruar hipokritėt nė shumė vende nė Kuran dhe ka zbuluar brendėsinė e tyre, siē thotė: “O ti i Dėrguar, mos tė tė brengosė vrapimi nė mosbesim i atyre qė me gojėt e tyre thanė: “Ne kemi besuar”, e zemrat e tyre nuk kanė besuar…” (El Maide, 41)
Gjithashtu thotė: “E ata qė nė zemrat e tyre kanė sėmundje, i sheh se vrapojnė te ta (pėr miqėsi) duke thėnė: “Po frikėsohemi se mos po na sillet ndonjė e keqe.” Po Allahu do tė sjellė fitoren, ose diēka tjetėr nga ana e Tij e atėherė do tė pendohen pėr atė qė e mbanin fshehtė nė shpirtin e tyre.” (El Maide, 52)

Llojet e zemrės sipas gjendjes
Edhe pėr nga gjendja e tyre zemrat nuk janė tė gjitha tė njėjta. Dijetarėt islamė kėtė kategori zemrash e kanė ndarė nė tre lloje:
1) zemėr e shėndoshė
2) zemėr e vdekur
3) zemėr e sėmurė

Zemėr e shėndoshė ėshtė ajo zemėr e cila i ėshtė nėnshtruar Krijuesit tė Lartėsuar dhe ėshtė ruajtur nga idhujtaria (ateizmi), tėrė adhurimin ia pėrkushton vetėm Allahut xh.sh., siē ėshtė mbėshtetja, vullneti, dashuria, frika, lutja, nėse do dikė, do vetėm pėr Allahun, nėse jep, jep vetėm pėr Allahun etj.. Kjo ėshtė zemėr e shpėtuar nga humbja nė kėtė botė dhe e shpėtuar nga ndėshkimi Ditėn e Gjykimit, siē thotė Allahu nė Kuran: “E mos mė turpėro ditėn kur do tė ringjallen. Ditėn kur nuk bėn dobi as pasuria, as fėmijėt. (bėn dobi) Vetėm kush i paraqitet Allahut me zemėr tė shėndoshė.” (Esh-shuara’ė, 87-89)
Kjo lloj zemre ėshtė zemra e besimtarit.
Zemėr e vdekur ėshtė ajo zemėr qė s’ka gjallėri, sepse nuk e njeh Krijuesin e vet. Kjo ėshtė fatkeqėsia mė e madhe. Ajo nuk e adhuron Allahun, as nuk vepron sipas urdhrave tė Tij, por vepron sipas pasioneve dhe kėnaqėsive tė saj. Prandaj pėrzierja me tė ėshtė sėmundje, shoqėrimi i saj ėshtė helm dhe ulja me tė ėshtė shkatėrrim. Thotė Allahu lidhur me kėtė lloj zemrash: “E ata qė nuk besuan, pėrjetojnė kėnaqėsi (nė kėtė jetė) dhe hanė ashtu si hanė kafshėt, e vendi i tyre ėshtė zjarri.” (Muhamed, 12) Kjo ėshtė zemra e jobesimtarit.
Zemėr e sėmurė ėshtė ajo zemėr qė ka jetė, por nė tė ka meta; posedon dy lėndė, nganjėherė e tėrheq lėnda e shėndoshė e nganjėherė lėnda e sėmurė. Prandaj dhe njeriu duhet tė jetė i kujdesshėm pėr zemrėn e tij, ta ruajė atė nga sėmundjet dhe ta ushqejė me ushqim mė tė mirė sesa tė gjymtyrėve tė tjera.
Ndėr shkaqet qė e ruajnė zemrėn nga sėmundjet dhe infeksionet janė kryerja e urdhrave tė Allahut me pėrpikėri, leximi i Kuranit me pėrkushtim, mallėngjimi pėr Allahun, kėrkimi i faljes pėr mėkatet dhe pendimi nga mėkatet, ruajtja nga mėkatet, pėrgatitja pėr botėn e ardhme dhe shoqėrimi me muslimanė tė mirė.
Kurse shkaqet e sėmundjeve gjithashtu janė tė ndryshme dhe tė shumta e ndėr to mund tė veēojmė moskujdesja ndaj Allahut, dashuria e tė tjerėve pos Allahut, largimi nga ushqimi profitabil dhe largimi nga medikamentet shėruese (largimi nga Kurani dhe Suneti), humbja e sinqeritetit, pasimi i epsheve, etj.. Lusim Allahun qė t’i ngjallė dhe shėrojė zemrat tona!

Llojet e zemrės sipas cilėsisė
Edhe pėr nga cilėsia nuk janė tė gjitha zemrat e njėjta, cilėsia mė e lartė e besimtarit ėshtė zemra e gjallė e shėndoshė, kjo ėshtė e vetmja zemėr qė do tė gjejė shpėtimin Ditėn e Gjykimit, siē thotė Allahu: “Ditėn kur nuk bėn dobi as pasuria, as fėmijėt. Vetėm kush i paraqitet Allahut me zemėr tė shėndoshė.” (Esh-shuara’ė, 88-89)
Thotė Ibėn Kethiri lidhur me komentimin e kėtij citati: “Zemėr e shėndoshė ėshtė ajo qė ka shpėtuar nga ndytėsira dhe politeizmi.” Kurse Ibėn Sirini thoshte: “Zemėr e shėndoshė ėshtė ajo qė e di se Allahu ėshtė Njė, Dita e Gjykimit do tė vijė pa dyshim dhe se Allahu do t’i ringjallė tė vdekurit.”
Kjo lloj zemre ka edhe cilėsi tė tjera shumė pozitive, siē janė:
a) zemėr e qetė: Thotė Allahu: “Ata qė besuan dhe me tė pėrmendur Allahun, zemrat e tyre qetėsohen; pra ta dini se me tė pėrmendur Allahun zemrat stabilizohen.” (Errad, 28)
b) Zemėr e frikėsuar nga Allahu xh.sh.: “E, besimtarė tė vėrtetė janė vetėm ata tė cilėve kur pėrmendet Allahu u rrėqethen zemrat e tyre, tė cilėve, kur u lexohen ajetet e Tij, u shtohet besimi dhe qė janė tė mbėshtetur vetėm te Zoti i tyre.” (El Enfalė, 2)
c) Zemėr e pėrkushtuar, qė i pėrkushtohet Allahut tė Lartėsuar me nėnshtrim ndaj Tij, siē thotė Allahu: “Pėr secilin qė i ėshtė frikėsuar tė Gjithėmėshirshmit pa e parė dhe erdhėn me zemėr tė pėrkushtuar ndaj Tij.” (Kaf, 33)
d) Zemėr e udhėzuar, kjo ėshtė nga zemrat mė tė begatshme. Lidhur me kėtė thotė Allahu xh.sh.: “E kush i beson Allahut, Ai ia udhėzon zemrėn e tij..” (Et-Tegabun, 11)
Ashtu si zemrat e besimtarėve janė me cilėsi tė ndryshme, edhe ato tė jobesimtarėve janė me cilėsi tė ndryshme, si:
a- zemėr e vulosur, tė cilėn e ka vulosur Allahu xh.sh. pėr shkak tė mėkateve, siē thotė Allahu nė Kuran: “E ata qė mohuan, pėr ta ėshtė njėsoj ua tėrhoqe vėrejtjen apo nuk ua tėrhoqe, ata nuk besojnė. Allahu ua mbylli atyre zemrat, veshėt e tyre dhe nė tė parit e tyre ka njė perde, e ata kanė njė dėnim tė madh.” (El Bekare, 6-7)
b- zemėr e mbuluar, qė e kanė mbuluar mėkatet dhe faktikisht nuk kupton fare. Thotė Allahu lidhur me kėtė: “Ndėrkaq nė zemrat e tyre vėmė njė mbulesė dhe shurdhim tė thellė nė veshėt e tyre qė nuk mund ta kuptojnė atė...” (El Israė, 46)
c- zemėr e mbushur me frikė, kjo ėshtė natyra e zemrave qė nuk e njeh Allahun, Zotin qė e ka krijuar. Thotė Allahu xh.sh. lidhur me tė: “Ne do tė mbjellim frikėn nė zemrat e atyre qė nuk besuan...” (Ali Imran, 151)
d- zemėr e mbushur me urrejtje ndaj besimtarėve, e cila ėshtė zemra qė nuk i do ata qė i pėrkulen Allahut xh.sh., edhe pse nė shikim tė jashtėm paraqiten dashamirės tė tyre, por brendėsia e tyre fsheh diēka tjetėr, siē thotė Allahu xh.sh.: “Ata ju bėjnė lajka me fjalėt e tyre, kurse zemrat e tyre kundėrshtojnė, ngase shumica e tyre janė besėthyes.” (Et Teube, 8)

Edhe zemrat e hipokritėve nuk janė njėsoj tė cilėsuara, sėmundjet dhe epidemitė e saj nuk janė tė njėjta. Prej kėtij lloji mund tė veēojmė:
a) zemrėn e sėmurė, qė vazhdimisht ankohet dhe asnjėherė nuk gjen qetėsim dhe ēfarėdo bari qė pėrdor, nuk ka efekt shėrimi, derisa t’i kthehet Zotit tė saj. Thotė Allahu xh.sh.: “Nė zemrat e tyre kanė sėmundje, e Allahu u shton sėmundje dhe mė shumė, e pėr shkak se ata pėrgėnjeshtruan, pėsojnė dėnim tė dhimbshėm.” (El Bekare, 10)
b) zemrėn e dėshpėruar, qė ėshtė nė mjerim tė vazhdueshėm ngase nuk gjen dot kėnaqėsi nė atė qė e pason, gjithnjė rėnkon, siē e pėrshkruan Allahu xh.sh.: “Atė (bindje) Allahu ua bėri njė dėshpėrim nė zemrat e tyre.” (Ali Imran, 156)
c) zemra e ndotur, e poshtėr, qė ėshtė ndotur nga mėkatet dhe veprat e kėqija, andaj dhe ėshtė helmuar dhe si e tillė nuk gjykon drejt. Thotė Allahu nė Kuran: “E sa u pėrket atyre qė kanė sėmundje nė zemrat e tyre, ajo (zbritja e kaptinės) ndytėsisė sė tyre u shton ndytėsi dhe ata vdesin si jobesimtarė.” (Et Teube, 125)

Llojet e zemrės sipas ngjyrės
Shumė e ēuditshme qė zemrat qė janė nė gjokset tonat tė jenė me ngjyra tė ndryshme, por aq mė e ēuditshme qė ngjyra e saj tė jetė sipas gjendjes sė saj- tė shėndoshė, tė sėmurė apo tė vdekur. Pėr kėtė na njofton Pejgamberi alejhi selam, tė cilin Allahu e dėrgoi mėshirė pėr njerėzit. Transmeton Hudhejfete, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Zemrės i ekspozohen fitnet (sprovat) herė pas here, ajo zemėr qė e merr atė, nė tė vendoset njė pikė e zezė dhe cila zemėr e refuzon atė, nė tė vendoset njė pikė e bardhė, derisa tė shkėlqejė nga ndriēimi Asnjėherė nuk i bėn dėm fitneja derisa tė ekzistojnė qiejt dhe toka, kurse tjetra e mbyllur nuk di tė urdhėrojė nė tė mirė e as nuk pengon nga e liga, pos ēka e udhėheq epshi i saj.” (Muslimi)
Nga hadithi kuptojmė se zemrat janė dy llojesh: zemėr e bardhė, qė ėshtė zemra e besimtarit, dhe zemėr e zezė, qė ėshtė zemėr e jobesimtarit. Ajo qė ėshtė e bardhė ėshtė pėr shkak tė veprave tė mira, kurse e zeza pėr shkak tė mėkateve. Zemra e zezė e ka ndryshuar pozitėn dhe i ėshtė shtuar errėsira, prandaj dhe e ka bėrė tė mirėn tė keqe dhe tė keqen tė mirė, sunetin bidat dhe bidatin sunet si rezultat i pasimit tė fitneve.

Lloji i zemrės sipas ndikimit nga drejtėsia dhe e vėrteta
Disa nga dijetarėt islamė kėtė lloj zemre e kanė ndarė nė katėr kategori tė ndryshme:
1) Zemra qė automatikisht e pranon tė vėrtetėn dhe ėshtė e gjallė, kjo ėshtė zemra e besimtarit, siē thotė Allahu xh.sh. nė Kuran: “Vetėm ata qė kanė dėgjim tė shėndoshė i pėrgjigjen. Tė vdekurit Allahu i ringjall, e pastaj tek Ai kthehen.” (El En’amė, 36)
Ibėn Kajim el Xhevziu thotė: “Nėse do tė pėrfitosh nga Kurani, bashkoje zemrėn gjatė leximit tė tij, afroji veshėt dhe ji i pranishėm pėr Atė i Cili po tė drejtohet me fjalėt e Tij, ngase ky ėshtė mesazh nga Ai pėr ty pėrmes gjuhės sė Pejgamberit alejhi selam, siē thotė Allahu xh.sh.: “Nė tė gjitha kėto pėr atė qė ka mendje tė shėndoshė dhe qė i ka vėnė veshin me vėmendje ka argument.” (Kaf, 37)
Kjo do tė thotė se ndikimi arrihet pasi tė pėrfitojė procesori i ndikuar, qė ėshtė zemra. Me tė synohet zemra e gjallė, qė kupton nga Allahu xh.sh., siē thotė Allahu: “Ai (Kurani) nuk ėshtė tjetėr vetėm se kėshillė dhe Kurani i qartė. Pėr t’ia tėrhequr vėrejtjen e tij qė ėshtė i gjallė.” (Jasin, 69-70). Pra, pėr t’ia tėrhequr vėrejtjen zemrės sė gjallė. Ai qė ka zemėr tė gjallė, arrin lidhjen mė tė mirė mes zemrės sė tij dhe kuptimit tė Kuranit dhe i duket sikur Kurani ėshtė shkruar nė zemrėn e tij kur e lexon atė. (Shiko Etefsir elkajim 443)
2) Zemra qė totalisht ėshtė mohuese e sė vėrtetės. Kjo ėshtė zemra e jobesimtarit, nuk e pranon tė vėrtetėn pėr shkak tė vrazhdėsisė qė ka, ngurtėsisė, vulosjes dhe pakujdesjes ndaj Allahut, siē thotė Allahu, lidhur me tė: “Ata thanė: “Zemrat tona janė tė mbyllura nga ajo qė ti na thėrret dhe nė veshėt tanė kemi shurdhim tė rėndė…” (Fusilet, 5)
3) Zemra qė e kupton tė vėrtetėn, por ky kuptim ėshtė argument kundėr tij, dhe
4) Zemra e dyshimtė, qė nuk e di se cilėn tė zgjedhė. Kėto janė zemrat e hipokritėve dhe zemrat e sėmura, qė vazhdimisht duan kurim, ngase i kanė mbuluar mėkatet, janė errėsuar prej tyre, prandaj dhe duan njė pėrkujdesje tė veēantė, siē thotė Allahu nė Kuran: “Jo, nuk ėshtė ashtu, por tė kėqijat qė i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.” (El Mutafifin, 14)
Gjithashtu thotė Allahu i Lartėsuar nė suren El Bekare, citati 74: “Edhe pas (fakteve tė qarta) zemrat tuaja u bėnė pasandaj tė forta si guri, e edhe mė tė forta, sepse ka nga gurėt prej tė cilėve gufojnė lumenjtė, e ka disa prej tyre qė ēahen dhe prej tyre buron ujė, madje ka prej tyre qė nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatėpjetė.”

Llojet e zemrės sipas veprimit
Nė bazė tė argumenteve tė sapotheksuara, mund tė konkludojmė se zemrat sipas veprimit ndahen nė dy grupe esenciale:
1) Zemėr e cila nxit nė lumturi nė kėtė botė dhe shpėtim me xhenet nė botėn tjetėr. Prandaj sahabėt kanė qenė me iman mė tė madh sesa ata qė erdhėn pas tyre, sepse e kanė njohur tė mirėn dhe tė keqen mė shumė dhe e kanė dashur tė mirėn dhe e kanė urryer tė keqen mė shumė, pasi e njohėn gjendjen reale tė Islamit, tė imanit dhe tė veprės sė mirė dhe u njohėn hollėsisht me gjendjen e jobesimtarėve dhe tė veprave tė kėqija. (Shiko fetava Ibėn Tejmije 10/301)
Kėto janė zemra qė:
-dinė si t’i shijojnė tė mirat, siē thotė Allahu xh.sh.: “Kush bėn vepra tė mira, qoftė mashkull ose femėr, e duke qenė besimtarė, Ne do t’i japim atij njė jetė tė mirė (nė kėtė botė), e (nė botėn tjetėr) do t’u japim shpėrblime mė tė mira pėr veprat e tyre.” (En Nahl, 97)
-e duan Krijuesin e tyre me sinqeritet, siē thotė Allahu nė Kuran: “E nga njerėzit ka asish qė nė vend tė Allahut besojnė idhuj, qė i duan ata sikur (qė besimtarėt e vėrtetė e duan) Allahun, po dashuria e atyre qė besuan Allahun ėshtė shumė mė e fortė…” (El Bekare, 165)
-ata janė qė Allahu ėshtė i kėnaqur me ta, thotė Allahu xh.sh. lidhur me kėtė: “Vėrtet, Allahu qe i kėnaqur me besimtarėt kur ata nėn hijen e atij druri tė zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ē’kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetėsimin dhe sė shpejti i shpėrbleu me njė fitore.” (El Fet’h 18)
Kjo ėshtė zemra e besimtarit.
2) Zemėr e cila nxit nė mjerim dhe vuajtje nė tė dyja botėt: Kjo ndodh si arsye sepse ėshtė e sėmurė apo totalisht e vdekur, e cila shkatėrron tė logjikuarit, ose tėrėsisht ose pjesėrisht, ose i kupton gjėrat nė tė kundėrtėn e realitetit, ngase kjo zemėr nuk sheh, nuk dėgjon dhe nuk kupton, siē e pėrshkruan Allahu xh.sh. kėtė gjendje tė zemrave nė shumė citate kuranore: “Krijesat (gjallesat) mė tė dėmshme tek Allahu janė ata tė shurdhrit (qė nuk dėgjojnė tė vėrtetėn), memecėt (qė nuk e thonė tė drejtėn), tė cilėt nuk logjikojnė.” (El Enfalė, 22) dhe thotė: “E ata qė nuk besojnė botėn tjetėr, zemrat tyre janė mohuese dhe ata janė kryelartė.” (En Nahl, 22)
Kjo pra ėshtė zemra e jobesimtarit dhe e hipokritit.
Dhe nga tėrė kjo qė u tha deri tani, konkludojmė se rezultat i gjithė kėsaj ėshtė kundėrshtimi i parimeve tė Allahut dhe i udhėzimeve tė Tij. Thotė Allahu nė Kuranin Famėlartė: “E kush ia kthen shpinėn udhėzimit Tim, do tė ketė jetė tė vėshtirė dhe nė ditėn e Kiametit do ta ringjallim tė verbėr.” (Ta-ha, 24)
Falėnderimet i takojnė Allahut dhe salavatet ia dėrgojmė Muhamedit alejhi selam.

Sadat Rrustemi
12.10.2007

                                         www.klubikulturor.com