Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Koment i zgjeruar i hadithit tė gjashtė tė Imam Neveviut -1-

Hallalli dhe harami
 

عن ابي عبد الله النعمان بن بشير رضى الله عنهما قال
سمعت رسول الله صلى الله عليه و سلم يقول:" إن الحلال بين و إن الحرام بين,و بينهما أمور مشتبهات لا يعلمهن كثير من الناس و فمن اتقى الشبهات فقد استبرأ لدينه و عرضه, و من وقع في الشبهات وقع في الحرام, كالراعي يرعى حول الحمى يوشك أن يرتع فيه , الا و إن لكل ملك حمى , ألا و إن حمى الله محارمه, ألا و إن في الجسد مضغة إذا صلحت صلح الجسد كله و إذا فسدت فسد الجسد كله الا و هي القلب.
رواه البخاري و مسلم
 

Ebu Abdullah En-Nu’man ibėn Beshiri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “E kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut alejhi selam duke thėnė: “Vėrtet e lejuara (hallalli) ėshtė e qartė, por edhe e ndaluara (harami) ėshtė e qartė. Ndėrmjet tyre gjenden gjėra tė dyshimta, tė cilat shumė njerėz nuk i dinė. Kush mbrohet nga gjėrat e dyshimta, e ka ruajtur fenė dhe nderin e tij, ndėrsa kush bie nė gjėrat e dyshimta, ka rėnė nė tė ndaluarėn, ngjashėm me bariun, i cili e ruan kopenė rreth vendit (kullotės) tė ndaluar, nė ēast kopeja mund t’i ikė dhe tė kullotė nė tė. Ēdo mbret ka njė zonė ku ndalohet hyrja e tė tjerėve, kurse zona e ndaluar e Allahut janė ndalesat e Tij. Nė trupin e njeriut ėshtė njė organ, kur ai ėshtė i mirė (shėndoshė), i shėndoshė ėshtė tėrė trupi, kur prishet, prishet tėrė trupi. Ai (organ) ėshtė zemra.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Falėnderojmė Allahun xh.sh., i Cili e zbriti Kuranin Famėlartė komentues dhe zbėrthyes tė tė gjitha gjėrave dhe dėrgoi Muhamedin alejhi selam komentuesin mė tė mirė tė fjalėve tė Tij.
Thotė Allahu nė Kuran: “…Ty ta zbritėm Kuranin, qė t’u shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur atyre, me shpresė se do ta studiojnė (Kuranin) (En Nahl, 44)
Transmeton Ebė Dherri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, duke thėnė: “Vdiq Pejgamberi alejhi selam dhe nuk kishte shpezė qė fluturonte me krahė nė qiell e qė tė mos na ketė treguar Pejgamberi alejhi selam dituri pėr tė.” (Transmeton Ahmedi, Bezari dhe Taberaniu nė kebir)

Rėndėsia e kėtij hadithi
Hadithi nė fjalė ėshtė tepėr i rėndėsishėm dhe ėshtė njė nga bazat ku mbėshtetet ligji islam. Nga kjo pikėpamje, po cekim mendimet e disa dijetarėve islamė, qė flasin mbi rėndėsinė e kėtij hadithi.
Thotė Imam Ahmedi: “Bazat e Islamit janė tė ngritura mbi tre hadithe: hadithi i Omerit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: “Vėrtet veprat shpėrblehen sipas qėllimeve”, hadithi i Aishes, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: “Kush shpik nė ēėshtjen (fenė) tonė diēka qė nuk ėshtė nga ajo, ajo ėshtė e refuzuar” dhe hadithi: “Vėrtet e lejuara ėshtė e qartė, por edhe e ndaluara ėshtė e qartė.”
Is’hak ibėn Rahavejhi thotė: “Katėr hadithe janė nga baza e fesė, ato janė tri tė parat (tė sipėrpėrmendurat) dhe i katėrti ėshtė hadithi: “Vėrtet ēdonjėri prej jush formohet nė barkun e nėnės sė tij…”.
Ndėrsa Mundhiriu thotė: “Dijetarėt janė nė ujdi se ky hadith ėshtė tepėr i rėndėsishėm.”

Shpjegimi i pėrgjithshėm i hadithit
Hadithi na udhėzon se ajo qė ka lejuar Allahu dhe i Dėrguari i Tij alejhi selam dhe ajo qė ka ndaluar Allahu dhe i Dėrguari i Tij ėshtė mė se e qartė, mirėpo frika pėr vetė muslimanin ėshtė rreth gjėrave tė dyshimta, pėr tė cilat nuk dihet qartė lejimi dhe ndalimi i tyre nga shumė njerėz. Ai qė largohet nga ato gjėra tė dyshimta pėr tė, e ka mbrojtur fenė duke u ikur ndalesave. Gjithashtu, ai qė u ikėn atyre, e ka mbrojtur edhe nderin e tij nga fjalėt e njerėzve, tė cilėt mund ta qortojnė pėr shkak tė pėrfshirjes sė tij nė ato gjėra tė dyshimta.
Ai qė nuk u largohet gjėrave tė dyshimta, ose e ka futur veten e tij nė ndalesa, ose ua ka mundėsuar tė tjerėve qė t’ia cenojnė nderin.
Studimi i hollėsishėm i kėtij hadithi na mėson se pėrfshin tėrėsinė e Islamit. Ky hadith bėn fjalė pėr normėn e gjėrave tė lejuara, tė ndaluara dhe tė gjėrave qė janė tė dyshimta.
Pas tėrė kėsaj, Pejgamberi alejhi selam na sjell shembull praktik pėr atė qė vepron gjėra tė dyshimta duke e ilustruar kėtė vepėr me rastin e bariut, i cili ruan delet apo kafshėt e tij afėr njė zone, tė cilėn pronari i saj e ka siguruar. Ekziston dyshimi qė pėr shkak tė afėrsisė sė kullosės me kėtė zonė, delet mund tė futen nė tė. Kėshtu qėndron puna edhe me atė i cili vepron gjėra tė dyshimta, se ai shumė qartė u afrohet gjėrave tė ndaluara dhe kur u afrohet atyre, mund tė bjerė shumė lehtė nė to.
Pejgamberi alejhi selam sinjalizon se veprat e dukshme tregojnė pėr tė padukshmet se a janė tė mira apo jo, duke thėnė se nė trup ėshtė njė organ (zemra), qė nėse pėrmirėsohet, pėrmirėsohet trupi dhe e kundėrta. Nėse njeriu punon vepra tė mira me gjymtyrėt e tij, kjo aludon pėr mirėsinė e zemrės dhe nėse punon vepra tė ndaluara dhe u shmanget nėnshtrimeve, kjo aludon pėr pėrkeqėsimin e zemrės.
Prandaj ky hadith kėrkon nga muslimani njohjen e plotė tė dispozitave primare dhe sekondare tė sheriatit. Gjithashtu, duhet ditur se ky hadith ėshtė bazė esenciale e devocionit e me kėtė aludojmė pėr shmangien e besimtarit nga gjėrat qė janė tė dyshimta.
Nė bazė tė kėtij hadithi juristėt islamė gjėrat i ndajnė nė tri kategori:
1. gjėra tė lejuara tė qarta, siē janė ngrėnia e bukės, tė folurit etj.,
2. gjėra tė ndaluara tė qarta, siē janė alkooli, bixhozi, amoraliteti etj..
3. gjėra tė dyshimta, dispozitat e tė cilave nuk janė saktėsuar; nuk dihet se a janė tė lejuara apo tė ndaluara. Pėr kėtė lloj nuk dinė shumica e njerėzve, mirėpo kėto dispozita i dinė dijetarėt islamė, duke u thelluar nė argumente, siē thotė Imam Neveviu: “Gjėrat e dyshimta janė ato gjėra lejimi apo ndalimi i tė cilave nuk ėshtė i qartė, prandaj dhe nuk njihen nga shumica e muslimanėve. Ndėrsa dijetarėt janė nė gjendje qė pėrmes argumenteve apo analogjisė ta nxjerrin dispozitėn pėrkatėse tė Islamit lidhur me kėto gjėra dhe tė gjykojnė nėse ato pėrfshihen nė kategorinė e parė apo tė dytė.”
Nga fjalėt e Imam Neveviut mund tė pėrfitojmė se si dijetarėt islamė i nxjerrin ligjet juridike islame, pra qoftė pėrmes argumenteve nga Kurani, apo Suneti apo pėrmes analogjisė-kijasit (Rregulli i kijasit ėshtė “Krahasimi i njė gjėje pėr tė cilin nuk ka argument me diēka tjetėr qė ka argument, duke u barazuar nė ngjashmėrinė qė ekziston ndėrmjet tyre), si p.sh. ndalimi i alkoolit ėshtė i qartė pėr muslimanėt dhe s’ka polemikė rreth kėsaj ndalese, ngase pėr tė dėshmon Kurani, Suneti, konsensusi dhe analogjia. Mirėpo mund tė pyesim pėr ndalimin e drogės, a kemi ndonjė argumenti, meqenėse nuk ka ekzistuar nė kohėn e Pejgamberit alejhi selam dhe nuk ka ndonjė argument konkret pėr tė. Dijetarėt islamė lidhur me ndalimin e drogės kanė pėrdorur analogjinė si argument pėr ndalin tė drogės, duke e krahasuar alkoolin me drogėn nė ngjashmėri mes tyre, prandaj dhe kanė deklaruar se dhe droga ėshtė e ndaluar.

Ēfarė kuptimi kanė gjėrat e dyshimta nė fe
Dijetarėt islamė kanė mendime kontradiktore rreth kuptimit tė kėtyre fjalėve, Ibėn Haxheri ka cekur katėr mendime nga dijetarėt islamė.
Mendimi i parė: Me kėto fjalė nėnkuptojmė mospėrputhjen nė mes argumenteve nė shikim tė jashtėm.
Koment dhe sqarim i kėtij mendimi: Ėshtė e ditur se nė esencė argumentet nga Kurani dhe Suneti i saktė nuk bien asnjėherė ndesh njėri me tjetrin, ngase qė tė gjitha kanė njė burim, por nėse kjo ndodh te ndonjė individ, defekti ėshtė te gjurmuesi i kėtyre argumenteve e jo te argumenti apo Ligjdhėnėsi, si p.sh. njė ndėr ēėshtjet juridike qė ėshtė debatuar nga e kaluara dhe e tanishmja nė mes tė juristėve islamė ėshtė dhe ēėshtja juridike qė ka tė bėjė me martesėn e muhrimit (muslimani qė ka veshur ihramin pėr haxh apo umre). Pra, a lejohet qė personi qė ka hyrė nė ihram tė martohet apo tė martojė dikė derisa ėshtė i veshur me tė? Juristėt islamė kanė dy mendime:
A) Shumica e juristėve islamė mendojnė se njė ēėshtje e tillė ėshtė e ndaluar, duke u bazuar nė kėto argumente.
1. Transmeton Othman Ibėn Afani, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: “Muhrimi as nuk martohet vetė, as nuk marton dikė tjetėr.” (Muslimi dhe Sunenet e tjera)
2. Transmeton Ebi Rafi’ė, i cili thotė se Pejgamberi alejhi selam ėshtė martuar me Mejmunen duke qenė i liruar nga ihrami dhe ka hyrė dhėndėr tek ajo duke qenė i liruar nga ihrami dhe unė isha shkes (mėsit) i tyre.” (Ahmedi dhe Termidhiu)
B) Disa nga juristėt islamė mendojnė se njė ēėshtje e tillė ėshtė e lejuar, duke u bazuar nė njė hadith tė cilin e transmeton Ibėn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i cili thotė: “Pejgamberi alejhi selam ėshtė martuar me Mejmunen duke qenė nė ihram.” (Buhariu dhe Muslimi)
Nėse i shikojmė kėto argumente nė shikim tė jashtėm, vėrejmė se janė kontradiktore me njėra-tjetrėn, edhe pse janė tė sakta, mirėpo juristėt islamė kanė punuar me gjithė kėto hadithe, duke i grumbulluar dhe duke ia dhėnė ēdo argumenti pozicionin e vet dhe thonė se sa u pėrket dy argumenteve tė para, s’kemi ndonjė paqartėsi. Kurse sa i pėrket hadithit tė Ibėn Abasit, dijetarėt e mendimit tė parė thonė se Ibėn Abasi kur ka transmetuar kėtė ngjarje ka qenė shumė i ri, pastaj nė raste tė tilla ai qė ka qenė prezent nė ngjarje ka pėrparėsi mė tepėr qė t’i merret fjala se tė tjerėve. Nė kėtė rast Ebu Rafi’ė ka qenė shkes dhe s’ka mundėsi qė tė ketė gabuar nė pėrshkrimin e kėsaj ngjarjeje. Edhe pse argumenti i mendimit tė dytė ėshtė mė i fuqishėm pėr nga zinxhiri.
Mendimi i dytė: Lidhur me kuptimin e fjalėve tė dyshimta. Mospėrputhja e mendimeve tė dijetarėve nė lidhje me njė ēėshtje tė caktuar. Kjo lind si rrjedhojė e sė parės.
Mendimi i tretė: Me kėtė fjalė nėnkuptohen gjėrat e papėlqyera, mekruhe, pasi ato anojnė si nga hallalli, ashtu edhe nga harami. Prandaj dijetarit nuk mund t’i ikė dallimi i njė dispozite tė tillė dhe sipas tyre gjėra tė dyshimta janė gjėrat e papėlqyera. Kėshtu qė nėse ai kryen shumė gjėra tė papėlqyera, atėherė ai ėshtė futur nė gjėra tė dyshimta dhe nė kėtė mėnyrė i afrohet zonės sė ndaluar- haramit. Siē transmeton Ibėn El Muniri nga hoxha i tij, Elkabari, i cili thotė: “Mekruhu ėshtė njė pengesė mes robit dhe ndalesės. Kush punon shumė mekruhe, i ėshtė afruar haramit.” (Shiko Fet’hul Bari 1/127 dhe Nejlul Evtar 5/322)
Mendimi i katėrt: Me kėto fjalė aludohet pėr gjėrat e lejuara, mubah. Thotė Elkabariu: “E lejuara ėshtė njė pengesė mes robit dhe mekruhut. Kush vepron shumė nga to, i ėshtė afruar mekruhut.”

Ibėn Mundhiri gjėrat e dyshimta i ka ndarė nė tre grupe:
1) Gjėja pėr tė cilėn njeriu ėshtė i bindur se ėshtė haram, pastaj dyshon nė atė se a ėshtė ajo ende e ndaluar apo ndoshta ėshtė lejuar. Kjo gjė nuk guxon tė kryhet, pėrderisa tė mos jetė i bindur plotėsisht se ajo vepėr ėshtė bėrė e lejuar, si p.sh. nėse kemi dy dele tė therura pranė vetes, njėrėn prej tė cilave e ka therur njė ateist, por nuk e dimė se cilėn, atėherė neve na ndalohen qė tė dyja.
2) E kundėrta e sė parės, qė do tė thotė se njė gjė ėshtė e lejuar, por dyshohet se a ėshtė bėrė haram apo jo, si p.sh. tė dyshuarit nė prishjen e abdestit, pasi njeriu e di me siguri se ka marrė abdest mė parė. Kryerja e kėsaj pune nuk prish punė.
3) Gjėja qė njeriu dyshon se a ėshtė e lejuar apo e ndaluar. Mė mirė ėshtė tė heqė dorė prej saj, siē ka vepruar Pejgamberi alejhi selam me hurmat e hedhura. Transmeton Ebu Hurejra nga Pejgamberi alejhi selam se ka thėnė: “Kur kthehem nė shtėpi, gjej ndonjė hurmė nė shtratin tim. Vendos ta ha dhe e afroj afėr gojės, mandej frikėsohem se mos ėshtė prej sadakasė (lėmoshės) dhe e hedh.” (Buhariu dhe Muslimi)

Shkaqet e dyshimeve
Disa dijetar islamė thonė se ekzistojnė dy shkaqe nė gjėrat e dyshimta:
1) Dyshimi nė argument, ky ėshtė dy llojesh:
a) a ėshtė ky argument i saktė apo jo?
b) nėse ėshtė i saktė, a aludon ky hadith pėr kėtė ēėshtje juridike apo jo?
2) Dyshimi nė pėrshtatshmėrinė e argumentit pėr kėtė ēėshtje juridike, si p.sh. kur argumenti s’ka tė bėjė me atė ēėshtje, ose ėshtė i pėrgjithshėm, ose i anuluar etj..

Mjetet nismėtare tė dyshimeve
1) Dituria e mangėt, qė do tė thotė se moszotėrimi i diturisė sė mjaftueshme inicion dyshimet, ndėrsa ai qė ka diapazon tė gjerė diturie, njeh dispozita qė nuk i njohin tė tjerėt. Pėr kėtė duhet tė pajisemi me dituri sa mė tepėr dhe qė dituria tė jetė e bazuar dhe e ēiltėr.
2) Kuptimi i mangėt, qė do tė thotė kuptimi i dobėt. Kjo ndodh nėse personi ka diapazon tė gjerė tė diturisė, mirėpo i mungon kuptimi i gjėrave. Nga ky kontest personit tė tillė i koklaviten ēėshtjet dhe s’mund t’i dallojė ligjet.
3) Gjurmimi i dobėt dhe mospėrqendrimi nė to. Kjo ndodh kur njeriu nuk bėn gjurmim tė mjaftueshėm nė argumente, por grumbullon vetėm disa prej tyre duke i neglizhuar tė tjerat ose injoruar ato, prandaj nė raste tė tilla njeriu ka mundėsi tė bjerė nė gjėra tė dyshimta e nganjėherė tė shkojė edhe pėrtej saj. Kjo ndodh kur njeriu gjurmon pjesėrisht nė njė ēėshtje juridike si, p.sh. shtrohet pyetja rreth njė ēėshtjeje juridike qė ka tė bėjė me abdestin apo guslin, bie fjala, veshėt a janė pjesė e fytyrės apo pjesė e kokės? Nėse gjurmimi gjatė kėsaj ēėshtjeje juridike ėshtė jo i mjaftueshėm dhe personi ka dėgjuar apo studiuar se veshėt janė pjesė e fytyrės, duke mos i njohur edhe mendimet e tjera, kur p.sh. e sheh njė njeri duke marrė abdest, i cili vetėm i pėrshkon – u jep nes veshėve- mund t’i thotė atij se ti s’ke abdest, ngase nuk i ke pastruar veshėt, por vetėm i ke pėrshkuar. Ia kthen i dyti se veshėt, sipas gjurmimit tim, janė pjesė e kokės dhe ata pėrshkohen. Njė ēėshtje e tillė jo rrallėherė shpie edhe nė ngatėrresa mes muslimanėve, prandaj pėr kėtė duhet tė thellohemi nė kėrkimin e diturisė.
4) E fundit dhe mė e rėndėsishmja ėshtė qėllimi jo i pastėr. Me kėtė aludojmė kur njeriu synon qė vetėm fjala e tij tė triumfojė e jo e vėrteta, pa marrė parasysh se mendimi i tij ėshtė apo jo i qėlluar. Personi me kėtė bindje ėshtė i privuar nga arritja e diturisė sė shėndoshė (Allahu na mbrojttė nga kjo!), ngase njė person i tillė aludon me dituri pasimin e epsheve, pasioneve. (Shiko Sherh erbain eNevevie tė Ibėn Uthejminit f.101-102 [me ca ndėrhyrje individuale].)

Shembuj praktik rreth dyshimeve
Nė jurisprudencėn islame kemi shembuj tė shumtė qė mund tė na shėrbejnė lidhur me gjėra tė dyshimeve, mirėpo unė shfrytėzoj nga rasti pėr tė sjellė vetėm dy shembuj praktik tepėr tė rėndėsishėm pėr shoqėrinė islame:
1) Kemi tė bėjmė me konsumimin e diēkaje e cila qė nga e kaluara e ka dėmtuar shoqėrinė dhe individin. Dėmtimi nga kjo pije ėshtė shumė i madh nga aspekti shėndetėsor dhe ekonomik. Sikur ta braktisnin muslimanėt atė, vetėm me ato shpenzime do lulėzonin xhamitė nėpėr vendbanimet e tyre, do ngriheshin shumė institucione fetare e tė tjera me perspektivė individuale dhe shoqėrore. Fjala ėshtė pėr kancerin e kėtij shekulli, duhanin. Duhani nuk ka ekzistuar nė kohėn e zbritjes sė Kuranit, prandaj dhe kur ėshtė shfaqur, ka qenė ēėshtje e dyshimtė, derisa dijetarėt e kanė verifikuar kėtė ēėshtje dhe kanė dhėnė vendimin e tyre. Mirėpo nė kohėn tonė kjo ēėshtje ėshtė e qartė si dielli nė mes tė ditės. Pasi mjekėsia ka pėrparuar mjaft, falė Allahut xh.sh., mjekėt e kanė studiuar duhanin dhe kanė thėnė se dėmi i duhanit ėshtė i paevitueshėm dhe tepėr i rrezikshėm. Organizata Botėrore e Shėndetėsisė dhe shumė tė tjera e ndalojnė pirjen e duhanit rreptėsisht dhe nga kjo pikėpamje kanė marrė qėndrim edhe dijetarėt islamė, se pirja e duhanit ėshtė haram, rreptėsisht e ndaluar. Kėtė qėndrim e mbrojnė shumė dijetarė dhe komisione fetvash nė botėn islame, si: Komisioni i Fetvave nė Arabinė Saudite, Shtėpia e Fetvave nė Egjipt, dijetarėt e Universitetit tė Az’harit, etj.. Duhani ėshtė ndaluar duke u krahasuar me dėmet shėndetėsore dhe materiale qė rrjedhin prej tij.

2) Pėrzierja e hallallit me haramin dhe nuk mund tė dihet ēėshtja saktėsisht. Kjo ėshtė disa llojesh:
a) kur pėrzihet kafsha e therur me atė tė ngordhur, ose njė e ngordhur me dhjetė tė therura. Nė raste tė tilla pėrdorim rregullin juridik i cili thotė: “Kur tė grumbullohet hallalli dhe harami, e mund harami”. Ngjashėm me kėtė ėshtė kur marrin pjesė nė therje tė kafshės njė musliman dhe njė ateist, kjo kafshė nuk lejohet tė hahet.
b) kur pasuria e dikujt pėrbėhet prej parave hallall (tė fituara nė mėnyrė tė ligjshme) dhe haram (tė fituara nė mėnyrė jo tė ndershme). Nė kėtė rast, dijetarėt islamė thonė se nėse shumica e pasurisė ėshtė haram, nuk lejohet pėrdorimi i kėsaj pasurie, nėse hallalli ėshtė mė tepėr se harami, pastrohet harami duke e larguar atė dhe lejohet pėrdorimi i saj. Mirėpo ka edhe nga dijetarėt qė lejojnė pėrdorimin e pasurisė, edhe nėse shumica ėshtė me haram e pakica ėshtė hallall, mbasi harami tė pastrohet (largohet) dhe thonė se njė gjė e tillė nuk ėshtė e ndaluar, por besimtari nga devocioni duhet tė largohet. (Shiko Xhamiul ulumi velhikem 1\200.)
Ibėn Rexhepi lidhur me kėtė ēėshtje shton duke thėnė: “Ėshtė pyetur Ibėn Mes’udi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, pėr njė njeri, fqinji i tė cilit e ha kamatėn haptazi dhe e fton fqinjin e tij pėr ta gostitur me ushqim. Thotė: “Pėrgjigju ftesės sė tij, sepse ajo qė ėshtė pėrgatitur ėshtė pėr ju, kurse mėkati i mbetet atij.” (Transmeton Abdurrezaku nė Musanef 4675, me zinxhir tė saktė.)

Qėndrimi i juristėve islamė mbi veprimin e gjėrave tė dyshimta
Ibėn Haxheri, Allahu e mėshiroftė, pėrcjell mendimet e dijetarėve islamė mbi kėtė ēėshtje juridike, duke thėnė: “Juristėt kanė mendime kontradiktore rreth veprimit tė dyshimeve. Disa thonė se veprimi i tyre ėshtė haram, rreptėsisht e ndaluar, por ky mendim ėshtė i papranuar. Disa thonė se ėshtė e papėlqyer, mekruh, dhe tė tjerėt kanė abstenuar mbi kėtė ēėshtje. Mirėpo mė afėr sė vėrtetės ėshtė mendimi i dytė, ngase largimi nga dyshimet ėshtė diēka e kėrkuar, prandaj pėrfshirja nė tė ėshtė jo e lejuar, kėshtu qė lėnia e tyre ka mė prioritet sesa veprimi. (Shiko Fethul bari 1/135.)

Fjala e Pejgamberit alejhi selam: “Shumė njerėz nuk i dinė”
Kjo do tė thotė se dispozitat e tyre nuk i dinė shumė prej njerėzve, mirėpo ka shumė prej tyre qė i dinė kėto dispozita. Ata qė i dinė kėto dispozita tė dyshimta janė dijetarėt. Dijetarėt islamė njerėzit rreth gjėrave tė dyshimta i kanė ndarė nė dy grupe:
1) Nė kėtė grup futen tė gjithė njerėzit qė largohen nga gjėrat e dyshimta pėr hir tė Allahut xh.sh., ata kėshtu ruhen nga mėkatet, pasi ėshtė e mundur qė shumė nga kėto dyshime tė jenė ndalesa. Duke vepruar nė kėtė mėnyrė, ata ruajnė imanin (besimin) prej dobėsimit, por dhe nderin nga mėkatet, si pėrgojimi, shpifja etj.. Kėtu merr pjesė fjala e Pejgamberit alejhi selam: “Kush mbrohet nga gjėrat e dyshimta, e ka ruajtur fenė dhe nderin e tij.”
2) Nė grupin e dytė marrin pjesė tė gjithė ata qė kryejnė vepra tė dyshimta. Ky grup njerėzish ndahet nė dy kategori:
a) Nė kategorinė e parė marrin pjesė tė gjithė ata qė punojnė kėto gjėra, por duke qenė tė bindur se kėto gjėra nuk janė nga gjėrat e dyshimta, por tė lejuara. Njė veprim i tillė nuk ėshtė i ndaluar nė Islam, por prapė ėshtė mė mirė qė muslimani tė largohet prej tyre, tė paktėn pėr shkak tė devocionit, ngase besimtarit i kėrkohet qė ta ruajė veten dhe nderin e tij. Lidhur me kėtė kategori njerėzish, tė parėt tanė tė mirė kanė thėnė: “Kush qėndron nė vende qė mund tė bėhet shpifje, nuk ėshtė i garantuar nga mendimet e kėqija pėr tė” Si shembull pėr kėtė na shėrben rasti i Pejgamberit alejhi selam me bashkėshorten e tij Safijen, Allahu qoftė i kėnaqur me tė. Transmeton Safija, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, duke thėnė: “Pejgamberi alejhi selam ishte nė itikaf, kėshtu qė unė erdha ta vizitoja natėn. Biseduam sa biseduam, pastaj u ngrita tė shkoja. Me mua u ngrit edhe Pejgamberi alejhi selam, qė tė mė pėrcjellė.” Vendbanimi i saj ishte nė shtėpinė e Usame ibėn Zejdit. “Pranė nesh kaluan dy njerėz prej ensarėve. Kur panė Pejgamberin alejhi selam, e shpejtuan ecjen. U tha atyre Pejgamberi alejhi selam: “Mos u ngutni, kjo ėshtė Safija e bija e Hujejit.” Ia kthyen: “Subhanallah (I pastėr nga tė metat ėshtė Allahu, nė formė ēudie), o i Dėrguar i Allahut.” U tha Pejgamberi alejhi selam: “Shejtani lėviz nė trupin e njeriut, ashtu siē lėviz gjaku, pata frikė se mos fuste ndonjė gjė tė keqe nė zemrėn tuaj.” (Buhariu dhe Muslimi)
Nga kjo ngjarje shumė dobiprurėse pėrfitojmė se si Pejgamberi alejhi selam i ka mėnjanuar shpifjet e mundshme qė mund tė ndodhin nga njerėzit.
b) Nė kėtė kategori marrin pjesė tė gjithė ata njerėz qė bėjnė kėtė, duke qenė nė dije tė plotė se po kryejnė gjėra tė dyshimta, me qėllim qė t’i realizojnė kėnaqėsitė e tyre epshore. Kėtu mund tė futet fjala e Pejgamberit alejhi selam: “Kush bie nė gjėrat e dyshimta, ka rėnė nė tė ndaluarėn.”

Disa thėnie nga gjeneratat e para tė mira rreth lėnies sė gjėrave tė dyshimta
S’ka mundėsi qė robi tė arrijė devotshmėrinė derisa tė mos i braktisė gjėrat qė s’prishin punė nga rreziku i veprimit tė gjėrave qė prishin punė.
Sufjan ibėn Ujejne thoshte: “Nuk mund ta shijojė robi shijen e imanit pėrderisa nuk bėn njė pengesė nga hallalli nė mes tij dhe haramit dhe pėrderisa nuk i braktis mėkatet dhe gjėrat e dyshimta nga to.”
Eth-Thevriu ka thėnė: “Janė emėrtuar tė devotshėm nga shkaku se ata janė ruajtur prej gjėrave qė ėshtė e pamundur mbrojtja.”
Ibėn Omeri ka thėnė: “Kam dėshirė tė caktoj nė mes meje dhe haramit njė mbulesė qė nuk e shqyej asnjėherė.”
Transmetohet se Ebu Bekri, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, kishte ngrėnė njė herė diēka tė dyshimtė pa dije, kur u njoftua se ishte e dyshimtė, e futi gishtin dhe e ktheu ushqimin.”

Fjala e Pejgamberit alejhi selam: “Nė trupin e njeriut ėshtė njė organ, kur ai ėshtė i mirė (shėndoshė), i shėndoshė ėshtė tėrė trupi, kur prishet, prishet tėrė trupi. Ai (organ) ėshtė zemra”
Kjo pjesė nga hadithi na flet rreth vlerės dhe rėndėsisė sė zemrės, qė ėshtė organi mė i ndjeshėm nė trupin e njeriut. Zemra ėshtė burim i jetės sė njeriut, ėshtė quajtur zemra me emrin “kalb” pėr shkak tė rrotullimit tė shpejtė tė saj, apo ngase ėshtė pjesa mė e pastėr nė trup.
Ėshtė detyrim i besimtarit qė tė pėrkujdeset pėr zemrėn e tij mė tepėr se ēdo organ tjetėr, nga vetė fakti se zemra ėshtė projektor dhe se nė Ditėn e Gjykimit zemra merret nė pyetje. Thotė Allahu nė Kuran: “Ditė kur nuk bėn dobi as malli e as fėmijėt, (bėn dobi) vetėm kush i paraqitet Zotit me zemėr tė shėndoshė.” (Eshuara, 88-89)
Imam Neveviu thotė: “Shėndeti i zemrės arrihet kur njeriu ėshtė i pastėr prej sėmundjeve shpirtėrore, siē janė urrejtja, xhelozia, zilia, koprracia, mendjemadhėsia, nėnēmimi i tė tjerėve, syefaqėsia, tradhtia, mospajtimi me atė qė i ėshtė caktuar etj..”
Ibėn Mulekani thotė: “Pastrimi i zemrės bėhet me anė tė pesė gjėrave:
-me anė tė leximit tė Kuranit me vėmendje.
-me uri
-me namaz nate dhe me lutje tė pėrkushtuara gjatė kohės sė syfyrit.
-shoqėrimi me njerėz tė mirė.
-dhe e fundit, mė e rėndėsishmja, ngrėnia nga hallalli.”
El-Hasan El-Basriu thotė: “Mjeko zemrėn tėnde, sepse Allahu i Madhėrishėm nga robėrit e Vet dėshiron zemėr tė shėndetshme.”
Pėr shkak tė rėndėsisė sė kėtij organi, dijetarėt islamė zemrėn e kanė ndarė nė shumė lloje dhe prej ndarjeve shumė tė rėndėsishme ėshtė edhe si vijon:
1) llojet e zemrės sipas njerėzve
2) llojet e zemrės sipas gjendjes
3) llojet e zemrės sipas cilėsisė
4) llojet e zemrės sipas ngjyrės
5) llojet e zemrės sipas ndikimit nga drejtėsia dhe e vėrteta
6) llojet e zemrės sipas veprimit.

Sadat Rrustemi
5.10.2007

                                         www.klubikulturor.com