Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Kjo ėshtė trashėgimia e Muhamedit

Njėherė Ebu Hurejre (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ishte duke kaluar nė tregun e Medines. Ai u ndal aty dhe thirrri: “O tregtarė, ēfarė ju bėri juve tė paaftė?”. Ata pyetėn: “Pse, o Ebu Hurejre?” Ebu Hurejre u tha: “Atje, trashėgimia e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem) ėshtė duke u ndarė, kurse ju qėndroni kėtu! Pse nuk shkoni dhe nuk e merrni pjesėn tuaj nga ajo trashėgimi?” Ata thanė: “Ku ashtu?”

Ai tha: “Nė xhami”. Ata qė ishin nė treg dolėn duke shpejtuar pėr nė xhami. Ebu Hurejre ndaloi pėr t`i pritur derisa tė kthehen. Kur u kthyen, u tha atyre: “Ēfarė keni?” Ata thanė: “O Ebu Hurejre, ne shkuam nė xhami dhe hymė brenda, por nuk pamė se diēka ėshtė duke u ndarė”. Ebu Hurejre i pyeti: “A nuk e patė nė xhami askėnd?”

Ata thanė: “Po, pamė njerėz qė faleshin, disa tė tjerė qė lexonin Kuranin dhe disa tė tjerė qė mėsonin hallallin dhe haramin”.

Ai u tha: “Mjerė ju, kjo ėshtė trashėgimia e Muhamedit (salallahu alejhi ue selem).”

Po, profetėt nuk kanė lėnė trashėgimi dinar ari dhe dėrhem argjendi, por kanė lėnė diturinė; kush merr nga ajo trashėgimi, ai ka marrė pasuri tė vlefshme dhe ai do tė shpėtojė.

Po tė ishte pasuria, peshoja me tė cilin maten njerėzit ose vlerėsohen, atėherė profetėt do tė ishin mė tė pasurit dhe mė tė merituarit tė posedojnė pasuri, pasi ata ishin tė zgjedhurit e Allahut tė Lartėsuar. Por, jo dituria ėshtė peshoj me tė cilėn vlerėsohet njeriu dhe me anė tė diturisė njeriu e realizon si duhet qėllimin se pse ėshtė krijuar dhe jeton nė kėtė botė.  

Njeriu sado qė tė ketė pasuri dhe tė merret me punėt e kėsaj bote, ai patjetėr duhet tė interesohet tė fitojė dituri dhe tė interesohet t`i shtojė njohuritė nga dituritė e dobishme qė me kėtė ta ngrejė veten e tij. Ky ishte edhe qėllimi i Ebu Hurejres me kėtė rast. Qė njerėzit gjatė jetės sė pėrditshme, duke ngarendur pas punėve dhe obligimeve tė pėrditshme, mos tė harrojnė vlerėn reale pas tė cilės duhet dhe ia vlen tė shkojmė dhe tė interesohemi.  

Ėshtė e domosdoshme pėr njeriun tė mėsojė gjėrat esenciale tė fesė sė tij qė ta njohė Krijuesin e tij dhe tė mėsojė si ta adhurojė Atė, t’i pėrmirėsoj sjelljet, veprat dhe moralin qė e manifeston dhe me kėtė ta shtojė afrimin e tij me Allahun e Lartmadhėruar. Nė Kuran Ai thotė: “Thuaj! A janė tė barabartė ata qė dinė dhe ata qė nuk dinė? Po, vetėm tė zotėt e mendjes marrin mėsim.” Zumer, 9.

Kurse Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) thotė: “Kush merr rrugė pėr tė kėrkuar dituri Allahu ia hap njė rrugė nga rrugėt e xhenetit. Vėrtet engjėjt i shtrijnė krahėt mbi kėrkuesin e dijes nga kėnaqėsia e veprės qė e bėn”.

 Pėrgatiti: Alaudin Abazi

23.02.2007

                                         www.klubikulturor.com