Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

“Vrasja e kohės”

“Lartėsuar me Madhėshti qoftė Ai, nė Dorė tė tė Cilit ėshtė Mbisundimi dhe Ai ėshtė i Zoti pėr tė bėrė ēdo gjė. I Cili ka krijuar vdekjen dhe jetėn, me qėllim qė tė provojė kush nga ju ėshtė mė i miri nė vepra. Dhe Ai ėshtė i Gjithėfuqishmi, gjithnjė Falėsi i Madh." (Mulk, 1-2)
Salavati dhe selami i Allahut tė Lartėsuar qoftė mbi Muhamedin, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi tė.

Besimi i muslimanit ėshtė nė trekėndėshin bindje, shqiptim dhe veprim. Kėsisoj rilindja e besimit nė zemėr ėshtė ēėshtje e patjetėrsueshme dhe e domosdoshme pėr ēdo besimtar. Kjo realizohet duke kryer detyrat obligative, duke riorganizuar jetėn nė standardet dhe normat e sistemit islam si dhe duke harmonizuar kohėn gjatė zhvillimeve dinamike.
Pėrpjekja e ēdo besimtari pėr tė rivendosur disiplinė nė administrimin e kohės pasqyron mendjemprehtėsinė e njė njeriu serioz. Kėshtu duhet tė jetė muslimani, i tillė qė nė asnjė rast tė mos injorojė rėndėsinė e kohės dhe tė veprimit.
Ėshtė me rėndėsi tė theksojmė kėtu se muslimanėt sot nuk i kushtojnė rėndėsi kohės. Marrėzisht dhe nė mėnyrė krejt tė padobishme ata e humbin kohėn duke kaluar orė tė tėra para ekranit dhe kjo pėr njė numėr tė konsiderueshėm muslimanėsh ėshtė thuajse normale. Tė marrim njė shembull nga pėrditshmėria jonė. Dy orė kohė tė humbura gjatė ndjekjes sė njė ndeshjeje futbolli, njė orė e humbur gjatė shikimit tė serialit, para dhe mbrapa tyre reklamat afro njė orė, pastaj shfaqja e filmit pėr gati dy orė. Tė gjitha kėto bėjnė gjashtė orė, duke mos llogaritur shikimin e ndonjė drame, programet zbavitėse dhe humorin.
Pra, mbi gjashtė orė nė ditė humben kot sė koti. Vallė, a nuk ėshtė kjo mėnyrė e tė jetuarit njė e metė qė s’e pikasim, por qė meriton urrejtjen tonė?
Humbja e kohės nga ana jonė, apo sipas terminologjisė sė pėrdorur “vrasja e kohės”, ėshtė bėrė vėrtet njė lloj arti i keq, “vrasje” e cila realizohet duke hapur mes nesh debate shterpė, tė panevojshme, duke grumbulluar pa njė synim tė qartė informata dhe lajme, nė shumicėn e rasteve jo tė sakta, duke u shėrbyer me ngjarje jo vetėm tė rėndėsishme, por shpesh edhe mjaft tė dėmshme, e tė tjera, e tė tjera.
Pėr fatin tonė tė keq, kjo sėmundje e trashėguar prej “injorancės” ėshtė njė dukuri mjaft e dendur edhe ndėrmjet fetarėve. Njė pjesė e vėllezėrve jo vetėm qė nuk janė tė kujdesshėm nė lidhje me shfrytėzimin e mirė tė kohės, por pėrkundrazi, parapėlqejnė t’i jepen pasivitetit, pėrjetimit tė kotėsisė dhe kėsisoj shumė kohė ia falin gjumit tė zgjatur, ose limontisė sė pushimit afatgjatė. Gjithsesi, ana mė e keqe e kėsaj dukurie ėshtė ajo kur kėta “vrasės tė kohės” sė vet pėrpiqen tė bėjnė tė njėjtėn edhe me kohėn e tė tjerėve.
Koha ėshtė dhunti e ēmuar, njė dhuratė madhore dhe kėtė nuk e kuptojnė vetėm ata tė cilėt sinqerisht i pranuan, kuptuan dhe praktikojnė porositė e Allahut tė Lartėsuar dhe kėshillat profetike. Ibėn Kajjimi thotė: “Kur Allahu ia do tė mirėn besimtarit e ndihmon atė nė veprime.” Kėshtu veprimet e vazhdueshme ripėrtėrinė energjinė dhe fuqinė e besimit, kurse nė anėn tjetėr largohet lodhja, mėrzia, plogėshtia...
Tė parėt tanė ishin tė pėrkushtuar nė ruajtjen e kohės dhe ishin tė pikėlluar kur njė pjesė e saj shkonte pa angazhim. Disa u shprehėn duke thėnė: “O njeri! Ti je ditė, nėse tė shkon njė ditė, ka shkuar njė pjesė e jotja.”
Tė parėt tanė ishin tė inkurajuar pėr vepra tė mira dhe bėnin konkurrencė pėr t’u dalluar nė tė mira. Ata shpejtonin pėr tė kėrkuar falje nga Allahu i Lartėsuar dhe ishin adhurues tė denjė, gjer nė vdekje. Kėta ishin mė tė mirėt nė besim, mė tė fortėt, mė tė dashurit dhe mė tė ngriturit tek Allahu Fuqiplotė. Ishin tė ngritur tek Ai me pėrulje dhe sexhde. Pėr secilėn sexhde qė bėnė ndaj Allahut, Allahu i Lartėsuar i ngriti me nga njė shkallė.

Tė nderuar vėllezėr!
Tė mėsojmė nga veprimet e tė parėve tanė dhe mos tė mashtrohemi, duke i neglizhuar dhuntitė dhe tė mirat me tė cilat Allahu i Madhėruar na begatoi. Muhamedi paqja dhe bekimi qoftė mbi tė thotė: “Nė dy begati shumica e njerėzve janė mashtruar, nė shėndet dhe kohėn e lirė.” (Shėnon Buhariu)
Pra, shėndeti dhe koha e lirė janė dy begati prej tė cilave shumė prej njerėzve mashtrohen.
Bėni kujdes nė lidhje me detyrat dhe obligimet qė keni, mos iu nėnshtroni dembelisė dhe papunėsisė, filloni tė mendoni rreth kėsaj ēėshtjeje dhe veproni menjėherė, pa humbur kohė. Planifikoni sipas kohės gjithė orarin e obligimeve pėrgjegjėse pėr ēdo pjesė tė ditės dhe natės. Duhet tė pėrpiqeni qė patjetėr tė mėsoni njė pjesė nga Kurani dhe ta praktikoni atė qė mėsuat sipas sunetit tė Muhamedit, paqja dhe bekimi qoftė mbi tė. Ėshtė e domosdoshme njohja me akiden e tė parėve tanė, siē ėshtė po aq e domosdoshme tė thėrrasėsh njerėzit nė rrugėn e Allahut tė Lartėsuar.
Po ashtu, pėrpiquni tė dalloni rėndėsinė dhe vlerėn e udhėzimit tė secilit njeri nė fenė e Allahut. Mos shpenzoni kohėn tuaj vetėm pėr pamjen tuaj tė jashtme, kujdesuni nė praktikat tuaja edhe pėr anėn e brendshme tė asaj qė flisni si dhe tė asaj qė veproni, sepse njeriu mė i mirė ėshtė ai qė vepron fjalėt e vėrteta qė thotė dhe beson bindshėm nė tė vėrtetėn e zbritur nga Allahu dhe nė praktikėn e tė Dėrguarit tė Tij, paqja dhe bekimi qoftė mbi tė. Veprat si kėto kurrsesi mos i nėnēmoni, edhe nėse nė pamje tė parė iu ngjajnė sikur bėhet fjalė pėr gjėra tė vogla.
Meditoni thellė pėr mundėsitė dhe hapėsirat e pamatshme qė ofron feja pėr veprat e secilit njeri. Nuk ka dyshim se larmia e veprimeve nė fe ėshtė shumė mė e gjerė sesa kuptimet tona.
Kėto janė disa mėsime qė tregojnė burimin e pashtershėm e fesė sė Allahut dhe gjerėsinė e pėrsosjes sė Dhuntisė sė Tij ndaj gjithė njerėzimit. Pikėrisht kjo gjerėsi e pamat e dhuratės sė Allahu pėr njerėzit na bėn tė kuptojmė se nuk ka kohė pėr tė humbur, as kohė pėr lojė dhe as pėr kotėsi e shaka.
Besimtarė i sinqertė ėshtė:
- ai i cili i di detyrat dhe pėrgjegjėsitė e veta,
- ai i cili ka hartuar strategjinė dhe orarin e veprimit,
- ai i cili e synon shpėrblimin e Allahut, xhenetin Firdeus.

Besimtari i vėrtetė pėrjeton njė jetė tė mirė e tė lumtur nė kėtė botė:
“Kushdo qė bėn punė tė mirė, burrė apo grua, duke qenė besimtar (i vėrtetė), Ne do t’i japim atij jetė tė mirė (nė kėtė botė), e (nė botėn tjetėr) do t’u japim shpėrblimin mė tė mirė pėr veprat e tyre mė tė mira qė ata i kanė punuar.” [Nahl, 97]
Allahu im! Na jep tė mira nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr!
 

Ulvi Fejzullahu
27.7.2007

                                                      www.klubikulturor.com