Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Udhėzimi i Muhamedit, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qoftė mbi tė, nė lidhje me shitblerjen

Jeta e tė Dėrguarve, shpėtimi i Allahut qoftė mbi ta, ishte e pėrsosur. Ajo pėrfshinte aspektet e njerėzores dhe atributet e pejgamberisė. Realiteti i tė Dėrguarit tonė Muhamed, lavdėrimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi tė, ishte i njėjtė, sikurse ai i tė Dėrguarve qė kanė qenė para tij. Njerėzorja e tij ka qenė e pranishme gjatė jetės sė pėrditshme dhe kėtė mund ta kuptojė ēdokush qė lexon biografinė e tij. Si tė gjithė njerėzit e tjerė, ai hante ushqim, shkonte nėpėr tregje, punonte pėr tė fituar furnizim, ashtu si Allahu i Lartėsuar tregon pėr tė: “E ata thanė: "Ē'ėshtė me kėtė tė Dėrguar, i cili ha ushqim dhe ecėn nėpėr tregje?” (Sure Furkan, 7)
Nė vazhdim do tė flasim rreth njė aspekti tė njerėzores nė jetėn e Muhamedit, lavdėrimi dhe shpėtimi qoftė mbi tė. Kjo ka tė bėjė me ēėshtjen e fitimit pėr jetesė, apo shitjen dhe blerjen qė bėnte ai. Nė moshėn e hershme, Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi qoftė mbi tė, ka filluar tė merret me ēėshtjen e tė fituarit pėr tė jetuar dhe ka kaluar nė disa faza. Nė fėmijėrinė e hershme, bashkė me vėllezėrit e tij nga qumėshti, nė kėmbim tė njė kompensimi tė vogėl, ai ruante delet te familja Beni Saėd.
Pas njė kohe, Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, pėrfitoi nga afėrsia qė kishte me xhaxhain e tij, Ebu Talibin, i cili kishte eksperiencė tė madhe nė tregti. Kėshtu ai mėsoi prej tij tregtinė dhe format e saj dhe me tė arritur moshėn rinore, u bė tregtar i njohur nė qytetin e Mekės dhe nė rrethinė. Kur Hatixheja, Allahu qoftė e kėnaqur me tė, dėgjoi pėr tė, ajo lidhi marrėveshje qė Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, tė fillonte tregtinė me pasurinė e saj. Ai udhėtoi pėr nė Sham me njė djaloshin, njė shėrbėtor, i cili quhej Mejsere, dhe u kthye me njė fitim tė madh. Pas pak kohėsh marrėdhėnia tregtare ndėrmjet tyre u forcua, derisa u kurorėzua edhe me martesėn e tyre. E tillė qe gjendja derisa Allahu i Lartėsuar e nderoi Muhamedin, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, me shpallje.
Nė kohėn kur filloi t`i zbriste shpallja, Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, kishte ortakėri nė tregti me disa tregtarė tė Mekės dhe kėtė e vėrteton hadithi tė cilin e shėnon Imam Ahmedi, se Saib Ibėn Ebi Saibi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka qenė ortak me Muhamedin, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, nė fillim tė Islamit. Ditėn e ēlirimit tė Mekės, kur Muhamedi salallahu alejhi ue selem e takoi atė, i tha: “Mirė se tė takoj
, o vėllai dhe ortaku im!”
Pasi u shpall Pejgamber, vėrtetohet se blerjet e tij ishin mė tė shpeshta sesa shitjet, pasi ishte kėrkesė e nevojave tė pejgamberisė qė ai t’i pėrkushtohet thirrjes, kėshillimit tė njerėzve, gjykimit nė mes tyre dhe gjėrave tė tilla tė rėndėsishme.
Nė lidhje me ndodhitė e tregtisė sė Muhamedit, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, pas shpalljes, shėnohen disa raste ku vėrtetohet se ai ballafaqohej me tė vetvetiu, apo autorizonte dikė nga sahabėt. Njė nga kėto raste ėshtė ai qė transmeton Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, se Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, kishte blerė ushqim nga njė ēifut, por pasi nė atė kohė nuk kishte me ēfarė t’ia paguante, i kishte lėnė peng, si garanci, mburojėn prej hekuri. Shėnon Buhariu.
Gjatė kthimit nga njė betejė Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, bleu nga Xhabir Ibėn Abdullahu devenė mbi tė cilėn udhėtonte dhe me tė arritur nė Medinė i pagoi shumėn pėr tė cilėn ishin pajtuar dhe i shtoi atij mė shumė se shuma qė ishin marrė vesh, pastaj ia fali atij devenė qė kishte blerė prej tij. Ngjarja gjendet gjerėsisht nė dy koleksionet e sakta.
Me njė rast tjetėr, i Dėrguari Muhamed, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, i dha Urve Ibėn Ebi Xhadit, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, njė dinar dhe i tha qė tė blinte njė kurban me tė. Urveja me kėtė dinar bleu dy dele me nga gjysmė dinari dhe njėrėn e shiti prapė pėr njė dinar dhe u kthye tek i Dėrguari, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, me delen (kurbanin) dhe dinarin. Muhamedi sallallahu alejhi ue selem bėri lutje qė Allahu t`i begatojė nė tregti. Shėnon Ebu Davudi.
Nganjėherė, Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, kishte nevojė pėr pasuri dhe merrte hua ose linte peng armėn apo diēka tė ngjashme tek huadhėnėsi. Ai, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, vdiq duke e pasur mburojėn peng te njė ēifut, tė cilit i kishte marrė hua tridhjetė sa
'ė (gjashtėdhjetė grusht) elb. Shėnon Buhariu.
Muhamedi salallahu alejhi ue selem bėri marrėveshje me banorėt e Hajberit, tė cilėt ishin ēifutė, qė ata ta punonin tokėn e Hajberit, e cila ishte e muslimanėve, dhe si kundėrvlerė muslimanėt tė merrnin njė pjesė tė fryteve dhe tė mbjellave tė tokės. Shėnon Muslimi.
Ai themeloi njė metodologji tė plotė sa u pėrket raporteve tė njerėzve nė tregtitė e tyre, duke ndaluar ato veprime nė tė cilat ka dėm dhe tradhti, si pėr shembull tė punuarit me kamatė, tregtia me mashtrime, shitblerja me dredhi dhe transaksionet e ndaluara. Ai qartėsoi rėndėsinė e posedimit tė mallit gjatė tregtisė, pėrcaktoi llojet e kushtėzimit nėse shitėsi ose blerėsi dėshiron tė mendojė pėr rikthimin pas pazarllėkut si dhe gjėra e rregulla tė tjera tė shumta, qė janė tė njohura nė Sunetin e tij.
Ato qė pėrmendėm nė kėta shembuj synojnė njė gjė tė vetme, ajo ėshtė se Muhamedi, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė, dėshiroi t`i tregojė umetit tė vet se tė punuarit pėr fitimin e riskut nuk e pengon pėrkushtimin e muslimanit pėr ahiretin, por ėshtė nga nevojat esenciale tė ēdo njeriu dhe kontribuon pėr ngritjen e umetit, qė tė arrijė njė pozitė tė respektuar te tė tjerėt.



Marrė nga: www.islamweb.net
Pėrktheu Alaudin Abazi

                                                      www.klubikulturor.com