Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Tregimi i atij qė huazoi njė mijė dinarė

Sa nevojė e madhe ėshtė bėrė nė kėtė kohė, kur materializmi ka arritur kulmin, ėshtė bėrė nevojė pėr ringjalljen e ēėshtjes sė bindjes ndaj Allahut tė Lartėsuar dhe mbėshtetjes nė Tė pėr plotėsimin e nevojave, pėr largimin e brengave. Njeriu shpeshherė jepet pas shkaqeve dhe mbėshtetet nė to duke harruar Krijuesin, nė dorėn e tė Cilit janė ēelėsat e gjėrave, depot e qiejve dhe tė tokės. Nė Librin e Tij, nė Kuran, Allahu i Lartėsuar flet lidhur me kėtė ēėshtje, si nė fjalėt e Tij: “...e mjafton All-llahu dėshmitar.” (Fet’h, 28). Gjithashtu fjalėt e Tij: “E, mbėshtetu nė All-llahun, se mjafton qė All-llahu tė jetė mbrojtės yti.” (Ahzab, 3). “A nuk i mjafton All-llahu robit tė Vet?” (Zumer, 36). E tėrė kjo me tė vetmin synim, pėrforcimin e kėsaj ēėshtjeje nė zemrat e njerėzve dhe mos harresėn nė ēastet e vėshtira tė jetės. I Dėrguari i Allahut, lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qofshin mbi tė, na rrėfen pėr tregimin e dy njerėzve tė popujve tė mėparshėm lidhur me kėtė.
Tregimin e shėnon Buhariu
1 sahih, tė transmetuar nga Ebu Hurerja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, duke pėrmendur se ishin dy njerėz nga Beni Israilėt, njėri prej tyre kėrkoi nga tjetri borxh njė mijė dinarė. Ky i tha: “Mė sill dėshmitarė pėr kėtė.” Tha: “Mjafton Allahu dėshmitar.” Atėherė i tha: “Mė sill garantues nė kėtė.” Tha: “Mjafton Allahu garantues.” Atėherė i tha: “Tė vėrtetėn e the”, dhe i dha atij borxh pėr njė kohė tė caktuar. Doli nė det, mbaroi punėt e veta dhe filloi tė kėrkonte anije qė tė hipte dhe t’i kthente borxhin nė kohėn e caktuar, mirėpo nuk gjeti anije. Mori njė dėrrasė, e skaliti dhe futi nė tė njė mijė dinarė, bashkė mė tė edhe njė shkresė. Shkoi me tė nė det dhe tha: “O Zot! Ti e di qė unė kam marrė borxh nga filani njė mijė dinarė. Ai mė kėrkoi garantues, ndėrsa unė i thashė se Allahu ėshtė garantues, e ai u pajtua mė kėtė. Mė kėrkoi dėshmitarė, ndėrsa unė i thashė se mjafton Allahun si dėshmitar, e ai u pajtua me kėtė. Unė bėra pėrpjekje qė tė gjeja anije qė tė hipja nė tė dhe t’i ktheja tė drejtėn e tij, mirėpo nuk gjeta. Po e lė nė kujdesin Tėnd.” E hodhi atė nė det e mė pastaj u largua, duke kėrkuar anije qė tė kthehet nė vendbanimin e vet. Njeriu i cili i dha borxh doli pėr tė pritur dhe shikonte se mos po vinte ndonjė anije me pasurinė e vet. Nė atė ēast vėrejti dėrrasėn nė tė cilėn ishte pasuria e tij, mirėpo ai e mori pėr familjen e vet si dru zjarri. Kur e hapi atė gjeti pasurinė dhe shkresėn. Mė pas erdhi njeriu i cili kishte marrė borxh dhe me veti kishte njė mijė dinarė dhe tha: “Pasha Allahun, kėrkoja anije qė tė sillja pasurinė tėnde, mirėpo s’gjeta para kėsaj qė erdha me tė.” Njeriu i tha: “Mė ke dėrguar diēka?” Iu pėrgjigj duke thėnė: “Unė kėrkova anije, mirėpo s’gjeta para kėsaj qė erdha.” Atėherė i tha: “Allahu e pėrmbushi pėr ty atė qė dėrgove pėrmes dėrrasės.” Kthehu me njė mijė dinarė i kėnaqur.”
Ky qe tregimi i dy njerėzve tė mirė nga beni israilėt. Jetonin nė njė vend, mirėpo i ndante vetėm bregdeti. Njėri prej tyre dėshironte qė tė punonte me tregti dhe kishte nevojė pėr njė shumė tė hollash. Kėrkoi nga tjetri borxh njė mijė dinarė, nė mėnyrė qė t’ia kthente nė kohėn e caktuar. Njeriu kėrkoi nga ai dėshmitarė pėr kėtė borxh. Ndėrsa ai iu pėrgjigj duke i thėnė se mjaftonte Allahu si dėshmitar. Njeriu u pajtua me dėshminė e Allahut. Mė pas kėrkoi nga ai sjelljen e garantuesit, qė nė rast tė pamundėsisė sė kthimit tė borxhit tė paguante garantuesi. Ndėrsa huamarrėsi i ėshtė pėrgjigjur duke i thėnė se mjaftonte Allahu pėr garantues. Huadhėnėsi ishte pajtuar me garancinė e Allahut tė Lartėsuar.
Kjo na jep tė kuptojmė pėr besimin (imanin) e huadhėnėsit dhe bindjen e fortė ndaj Allahut tė Lartėsuar. Huamarrėsi udhėtoi pėr tė bėrė tregti. Kur ėshtė afruar afati i kthimit tė borxhit, dėshiroi tė kthehej nė vendbanimin e vet nė mėnyrė qė tė kthej borxhin nė afatin e caktuar. Mirėpo s’gjeti anije e cila do ta ēonte nė vendin e tij. Kujtoi premtimin pėr afatin e kthimit tė borxhit, pėrkujtoi dėshminė dhe garancinė e Allahut tė Lartėsuar lidhur me kėtė borxh. Atėherė filloi tė mendojė rreth mėnyrės dhe formės sė kthimit tė pasurisė nė kohėn e caktuar. S’kishte formė tjetėr vetėm se tė merrte njė dėrrasė, e skaliti atė dhe bėri vend pėr tė hollat dhe sė bashku me tė hollat dėrgoi edhe njė shkresė, duke i shkruar atij pėr atė qė i ndodhi. E hodhi nė mes tė detit duke qenė i bindur nė Allahun e Lartėsuar, i mbėshtetur nė Tė, i bindur se Ai nuk do ta zhgėnjejė. Mė pas u largua duke kėrkuar anije qė tė kthehet nė vendin e vet. Ndėrsa huadhėnėsi doli nė bregdet nė kohėn e caktuar duke pritur njeriun ose ndonjė tė dėrguar pėr kthimin e pasurisė sė vet. Por nuk gjeti askėnd, mirėpo gjeti njė dėrrasė, tė cilėn valėt e detit e kishin hedhur nė bregdet. E mori atė me shpresė se familja e vet do tė pėrfitonte e do ta shfrytėzonin si zjarr druri. Kur e preu atė gjeti pasurinė tė cilėn e kishte dėrguar huamarrėsi dhe sė bashku me tė edhe shkresėn.
Nė rastin e parė qė i ėshtė ofruar huamarrėsit shkoi tek huadhėnėsi sė bashku me njė mijė dinarė tė tjerė, ngase kishte frikė se mos ndoshta nuk i kanė arritur ato tė parat. Filloi t’i shpjegojė arsyen e vonimit. Mirėpo njeriu i tregoi duke i thėnė se Allahu, me tė Cilin u pajtua tė jetė Dėshmitar dhe Garantues, e plotėsoi dhe pėrmbushi borxhin nė afatin e caktuar.
Ky tregim, lexues i nderuar, tregon pėr butėsinė e madhe tė Allahut tė Lartėsuar dhe ruajtjen e Tij ndaj robėrve tė Vet. Ai u mjafton robėrve, nėse i mbėshteten Atij. Gjithashtu, ky tregim na jep tė kuptojmė rezultatet e mbėshtetjes nė Allahun e Lartėsuar nė plotėsimin e nevojave. Ndaj, obligim i njeriut ėshtė qė tė ketė gjithmonė mendim tė mirė pėr Allahun, nė ēdo ēast dhe nė ēdo gjendje.

Pėrgatiti: Almedin Ejupi
13.7.2007

1 El Xhamiu Sahih, nr. 2291.

                                                      www.klubikulturor.com