Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Shkaqet e shkatėrrimit tė popujve (Pjesa 2)

Marrja e jobesimtarėve pėr miq
Sheh disa njerėz tė cilėt i bėjnė miq armiqtė e Allahut, por bėhen armiq tė besimtarėve. Thotė Allahu: “Ata qė e mohuan tė vėrtetėn janė miq tė njėri-tjetrit.” (Enfal, 73)
Pra, nėse muslimanėt nuk bėhen miq tė njėri-tjetrit dhe nuk duhen nė mes tyre, do tė pėrhapet fesadi dhe shkatėrrimi nė tokė. Siē thotė Allahu: “E nėse nuk e bėni atė (tė ndihmoni e tė kujdeseni pėr njėri-tjetrin), bėhet trazirė dhe rrėmujė e madhe nė tokė.” (Enfal, 73)
D.m.th. shkatėrrim qė pėrfshin shoqėrinė, shkatėrrim qė pėrfshin popuj tė shumtė dhe i shpartallon radhėt e muslimanėve pėr njė shkak, sepse i kanė bėrė miq armiqtė e Allahut dhe kanė lėnė pas dore robėrit e Allahut, sepse ndihmat dhe tė gjitha tė tjerat i dėrgojnė pėr jobesimtarėt, por qė muslimanėt vdesin urie, ata nuk merakosen fare.

Lėnia e urdhėrimit nė punė tė mira dhe ndalimi nga tė kėqijat
Thotė Allahu: “Ruajuni nga e keqja (nga dėnimi), qė nuk godet vetėm ata qė bėnė mizori prej jush, (por edhe tė mirėt) dhe ta dini se All-llahu ėshtė ndėshkues i rreptė.” (Enfal, 25)
Dhe tė gjithė ne e dimė shembullin e anijes, tė cilėn Pejgamberi e ka marrė shembull duke thėnė: “Shembulli i atyre qė urdhėrojnė nė punė tė mira dhe i atyre qė nuk urdhėrojnė nė punė tė mira ėshtė sikur shembulli i disa njerėzve qė kanė hipur nė anije dhe ata qė janė poshtė nė anije marrin ujė prej atyre qė janė lart. Dhe njė ditė thonė: “Sikur ta kishim bėrė njė vrimė nė anije, qė mos t’i pengojmė ata duke marrė ujė dhe tė marrim prej poshtė.”
Pra, nėse ata qė janė sipėr nuk i ndalojnė nė kėtė veprim, atėherė do tė fundosen tė gjithė. E, nėse e ndalojnė kėtė veprim, atėherė do tė shpėtojnė tė gjithė.
Pra, nėse ne nuk i ndalojmė ata qė bėjnė keq, nėse ne nuk i ndalojmė zullumqaret nga zullumi i tyre dhe nuk i themi atij qė ka bėrė zullum se ti je zullumqar, ndėrsa atij qė ėshtė gabimtar se ti je gabimtar, atėherė do tė fundosemi tė gjithė. Nėse i ndalojmė kėto gjėra, atėherė do tė shpėtojmė tė gjithė.

Pėrhapja e kamatės
Nėse nė njė popull paraqitet kamata, dije se ata janė nė luftė me Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij; i godet fatkeqėsia, i godet varfėria, i godasin borxhet e mėdha dhe atė shoqėri e sundojnė armiqtė e Allahut.
Thotė Allahu: “O ju qė besuat, keni frikė All-llahun dhe nėse jeni besimtarė tė sinqertė, hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga kamata.” (Bekare, 278)
Lėre kamatėn edhe nėse ėshtė njė dinar, edhe nėse ėshtė njė dėrhem, edhe nėse ėshtė njė euro. E, si ėshtė puna me ata tė cilėt marrin me miliona euro kamatė? Si ėshtė puna me ata tė cilėt e kanė mbushur shtėpinė dhe shoqėrinė e tyre me kamatė?
“E nė qoftė se nuk e bėni kėtė (nuk hiqni dorė nga kamata), atėherė binduni se jeni nė konflikt me All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij.” (Bekare, 279)
Shtetet e vogla frikėsohen nga lufta kundėr shteteve tė mėdha dhe nuk kanė mundėsi tė mbrohen. Por si ėshtė ēėshtja kur Allahu i shpall luftė njė populli qė punon me kamatė? E, nėse Allahu i shpall luftė ndonjė populli, a thua si do ta luftojė atė?
A nuk e shkatėrroi Allahu njė popull me zė tė tmerrshėm? A nuk i shkatėrroi Allahu tė tjerėt me erė tė fuqishme? A nuk shkatėrroi Allahu shumė njerėz me ujė tė furishėm, me ngritjen e detit, siē ndodhi me cunamin, siē ndodhi me uraganin Katrina tė Amerikės? A nuk janė kėta shembuj nga tė cilėt duhet tė marrim mėsim?
Nuk e di urdhrin e Allahut askush pėrveē Tij. Deti ēdo ditė kėrkon leje prej Allahut qė t’i fundosė njerėzit, sepse hidhėrohet nga gjynahet e njerėzve. Po ashtu, toka nuk mund t’i mbajė ata tė cilėt bėjnė shkatėrrime nė tokė dhe kėrkon leje nga Allahu qė tė lėkundet me gjithė ata. Por mėshira e Allahut ndaj nesh bėn qė ne tė jetojmė ende. Pra, thotė Allahu se nėse nuk e lini punėn me kamatė, Allahu atėherė do t’ju shpall luftė juve.
Po ashtu, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotė: “Nuk ka ndonjė popull qė paraqitet nė tė kamata, pėrveēse Allahu do t’i marrė ata me vite tė tėra.” D.m.th., do t’i godasė thatėsi e madhe, do tė futen nė borxhe tė mėdha dhe njeriut nuk do t’i dalė rroga as pėr tė mbajtur familjen e vet pėr shkak se ėshtė i zhytur nė borxhe.

Lėnia e luftės nė rrugėn e Allahut
Nėse njė popull e ka lėnė luftėn nė rrugėn e Allahut, dije se atė popull e pret njė shkatėrrim. Thotė Allahu: “Dhe jepni pėr njė rrugė tė All-llahut e mos hidhni veten nė rrezik dhe bėni mirė, se me tė vėrtetė All-llahu i do bamirėsit.” (Bekare, 195)
Thotė njė shok i Pejgamberit salallahu alejhi ue selem: “Ky ajet ka zbritur pėr ne pasi luftuam nė rrugė tė Allahut dhe e ndihmoi Allahu kėtė umet me ne. Thamė: Sikur tė kthehemi nė shtėpitė tona dhe nė arat tona tė punojmė, tė mbjellim. Dhe Allahu e zbriti kėtė ajet.”
Pra, nėse njerėzit e lėnė luftėn nė rrugėn e Allahut dhe janė tė kėnaqur me tė mirat e kėsaj bote, me tė mbjellat e tyre, me firmat e tyre, me dyqanet e tyre, Allahu i poshtėron ata dhe nuk e largon kėtė poshtėrim derisa tė kthehen nė dinin e Allahut.

Pėrhapja e amoralitetit
Nėse nė njė popull janė pėrhapur tė kėqijat, dije se ai popull ėshtė afėr shkatėrrimit. Prandaj shohim nėpėr rrugė e nėpėr spitale fėmijė qė nuk e dinė se kush ėshtė nėna e tij. Edhe pėrhapja e shtėpive publike dhe e prostitutave mė sė shumti rrjedh nga ata qė bėjnė muzikė dhe merren me kėto gjynahe, siē ėshtė thėnė: “Muzika ėshtė posta e zinasė”. Vėllezėr tė nderuar, sot shtetet perėndimore ankohen prej pėrhapjes sė zinasė me tė madhe dhe pėr pėrhapjen e sėmundjeve tė ndryshme, tė cilat nuk po gjejnė shėrim, siē ėshtė sėmundja e Sidės, pėr tė cilėn thuhet se nė vitin 2000 nė mbarė botėn kanė qenė pėrafėrsisht 40 milionė tė sėmurė.

Fjalė pėrmbledhėse rreth shkaqeve tė shkatėrrimit tė popujve
Thotė Pejgamberi salallahu alejhi ue selem: “O ju muhaxhirė, nėse sprovoheni me pesė gjėra, e lus Allahun qė mos t’ju zėnė: Nuk shfaqet amoraliteti haptas nė njė popull pėrveēse nė atė popull do tė pėrhapet murtaja dhe sėmundje qė nuk kanė qenė te tė parėt tuaj.”
Sa ėshtė i pėrhapur amoraliteti sot nė shoqėri, madje edhe haptas? Bėhen reklama, ftohet haptazi nė amoralitet dhe prostitucion pėrmes gazetave pornografike, pėrmes kanaleve pornografike, besa edhe pėrmes kanaleve publike. Kėto sėmundje, tė cilat janė sot tek ne dhe prej te cilave nuk ka shėrim, sėmundje tė cilat nuk kanė qenė tė pėrhapura nė mesin e tė parėve tanė, kanė ardhur si rezultat i pėrhapjes sė amoralitetit, si shkak i pėrhapjes sė zinasė e kėshtu me radhė.

Shaban Murati
4.5.2007

                                                      www.klubikulturor.com