Falėnderimi i
takon Allahut, i Cili e bėri Ramazanin sezon pėr
shpėrblime dhe pėrfitime. Paqja dhe mėshira e
Allahut qoftė mbi tė Dėrguarin e Allahut, mbi
familjen e tij, mbi shokėt e tij dhe mbi tė gjithė
ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e
Gjykimit.
Vėlla i dashur, kėto fjalė ti drejtoj ty siē ia
drejton njeriu fjalėt vėllait tė vet, apo atij qė
e do, si ai qė ėshtė njė kėshilltar i mirė pėr
shokun e tij. Tė lutem, vėllai im, mė dėgjo me
vėmendje, hape gjoksin tėnd dhe pranoji fjalėt e
mia. Mos shiko tė metat e atij qė tė kėshillon,
por shiko atė tek e cila tė fton; nėse ėshtė e
mirė, merre e nėse ėshtė diēka tjetėr, mos e merr.
Vėlla i dashur! Ēfarė ke pėrgatitur pėr veten
tėnde nė muajin Ramazan, nė kėtė muaj madhėshtor,
nė tė cilin hapen dyert e xhenetit dhe mbyllen
dyert e xhehenemit, nė tė cilin lidhen shejtanėt,
nė tė cilin Allahu liron robėrit e Tij tė mirė
prej zjarrit? Vėlla i dashur, ēfarė ke pėrgatitur
pėr kėtė muaj?
A ke vendosur tė pendohesh me njė pendim tė
sinqertė? A ke vendosur qė tė bėsh kthesė, qė ti
japėsh fund ēdo mėkati dhe gabimi dhe tė hapėsh
njė faqe tė re me Zotin e qiejve dhe tė tokės? A
ke njė plan adhurues ditor nė kėtė muaj? Me ēfarė
do ti presėsh ditėt dhe netėt e kėtij muaji tė
bekuar?
Kėto janė disa pyetje tė cilave patjetėr duhet
tua gjesh pėrgjigjet, pėrgjigje tė sinqerta, dhe
tė jesh i hapur me veten tėnde, qė ky muaj tė mos
vijė e tė kalojė pa ibadet.
Fillo duke u penduar
Vėlla i dashur, nuk kam pėr qėllim qė kėshilla ime
tė jetė akuzė pėr ty kur them se duhet tė fillosh
nga pendimi, pasi pendimi ėshtė fillimi dhe
mbarimi i rrugės. Pendimi ėshtė njė gradė e lartė
pėr tė cilėn ka nevojė ēdo njeri i cili ėshtė
nisur nė rrugėn drejt Allahut.
Pendimi, pra, nuk qenka vetėm pėr ata qė bėjnė
mėkate, siē mendojnė shumica e njerėzve. I
Dėrguari i Allahut, qė ėshtė zotėria i adhuruesve,
thotė: O ju njerėz, pendohuni tek Allahu,
sepse unė pendohem tek Allahu nė ditė mė shumė se
100 herė. (Transmeton Muslimi)
Kur Allahu i thirri robėrit e Tij qė tė pendohen,
i thirri me emrin e imanit dhe tha: Pendohuni
tė gjithė tek Allahu, o besimtarė, nė mėnyrė qė tė
gjeni shpėtim. (Nur, 31) Ne tė gjithė jemi me
mėkate dhe gabime; kush prej nesh nuk gabon, kush
prej nesh nuk bėn mėkat, kush nesh nuk bėn gjynah
ndaj Allahut?
Allahu ėshtė Ai i Cili i fal mėkatet, shtrin dorėn
e Tij natėn qė tia pranojė pendimin mėkatarit
ditėn dhe shtrin dorėn e Tij ditėn qė tia pranojė
pendimin mėkatarit natėn, gėzohet pėr pendimin e
tyre dhe gėzohet qė njerėzit pendohen pėr veprat e
tyre tė kėqija. Pėr kėtė, Allahu ka hapur derėn e
pendimit pėr mėkatarėt dhe nuk e mbyll atė gjersa
tė lindė dielli nga perėndimi, siē thuhet nė
hadithet e tė Dėrguarit tė Allahut.
Vėlla i dashur! Pendimi ėshtė njė ēėshtje e lehtė,
nuk ėshtė diēka e vėshtirė dhe nuk ka lodhje nė
tė. Pendimi ėshtė ndalesė, vendosmėri, pengim nga
mėkatet dhe gabimet, pendim pėr mėkatet qė ke
vepruar mė herėt, vendosmėri qė tė mos kthehesh nė
atė mėkat nė tė ardhmen.
Rėndėsia e kohės
Vėlla i dashur! Nėse bėhesh pishman pėr atė qė ka
kaluar, i lė gabimet dhe mėkatet nė tė ardhmen, je
i obliguar qė tė kujdesesh pėr moshėn tėnde, qė tė
rregullosh kohėn qė ke para vetes. Nėse ti e humb
moshėn tėnde, ke humbur lumturinė tėnde dhe
shpėtimin tėnd, por nėse kujdesesh pėr tė me ato
qė cekėm mė herėt, ke shpėtuar dhe ke fituar njė
kėnaqėsi dhe njė begati. Imam Ibnu El-Xhevziu ka
thėnė: Shumica e njerėzve, nėse nata ėshtė e
gjatė, e kalojnė atė me biseda tė padobishme, ose
nė leximin e librave qė nuk sjellin dobi. Nėse
dita ėshtė e gjatė, e kalojnė atė me gjumė, nėpėr
bregdete apo nėpėr tregje. Tė paktė janė ata tė
cilėt e kanė kuptuar ekzistimin e tyre. Ata tė
cilėt e kanė kuptuar kėtė janė nė njė pėrgatitje
tė madhe pėr udhėtim. Shpejtoni nė sezonet e punės
para se tė kalojnė!
Gjithashtu ai ka thėnė: Duhet qė njeriu ta dijė
vlerėn e kohės sė tij, qė tė mos humbė asnjė
moment nė diēka qė nuk tė afron tek Allahu, ti
japė pėrparėsi asaj qė ėshtė mė e vlefshme dhe
fjalėve e veprave tė mira. Nijeti i tij le tė jetė
gjithmonė i pranishėm nė ato vepra tė cilat ka
mundėsi ti kryejė trupi. Shumė prej selefėve
shpenzonin edhe momentet mė tė vogla. Ėshtė
transmetuar nga Amir b. Abdu Kajsi, se njė njeri i
ka thėnė atij: Ndalu pak tė bisedojmė diēka. Ai
i tha: Ndale diellin, edhe unė ndalem. Kanė
shkuar te njėri prej tė parėve tanė mirė nė
momentet e vdekjes, ndėrsa ai falej. E qortuan pėr
kėtė. Atėherė u tha: Tani do tė mbyllet faqja ime.
Nėse njeriu e kupton seriozisht se me tė vėrtetė
vdekja e ndėrpret nga puna, punon ato vepra nga tė
cilat pason shpėrblimi pas vdekjes sė tij.
Pamje nga pėrpjekjet e selefėve
Vėlla i nderuar, kėta janė disa shembuj tė
ndritshėm, tė cilėt na tregojnė pėr pėrpjekjet e
selefėve nė adhurimin e Allahut dhe nė respektimin
e Tij. Nėse i shikon, ndoshta do tė shtohet
ambicia jote pėr adhurimin e Allahut.
I Dėrguari i Allahut ėshtė falur derisa i janė
ėnjtur kėmbėt. E pyetėn pėr kėtė dhe ai tha: A
tė mos jem rob falėnderues? (Muttefekun
alejhi)
Ebu Bekri ishte prej atyre qė qanin shumė, e nė
veēanti gjatė namazit dhe leximit tė Kuranit.
Nė fytyrėn e Omerit gjendeshin dy vija tė zeza nga
tė qarit e shumtė.
Uthmani e pėrfundonte Kuranin nė njė rekat.
Aliu qante nė mihrabin e tij, gjersa i lagej
mjekra nga lotėt dhe thoshte: Ti oj dynja mashtro
dikė tjetėr, sepse unė tė kam shkurorėzuar tri
herė.
Katadeja e pėrfundonte Kuranin ēdo javė, ndėrsa nė
Ramazan e pėrfundonte ēdo tri ditė, ndėrsa nė
dhjetė netėt e fundit e pėrfundonte Kuranin ēdo
natė.
Sufjani qante me lot gjaku prej frikės.
Seid bin Musejjibi ishte i lidhur me xhaminė; pėr
dyzet vite rresht atij asnjėherė nuk i ka humbur
namazi me xhemat.
Ramazani shans pėr tė rinjtė
Tregtarėt e kėsaj bote nuk lėnė pa bėrė asnjė
pėrpjekje dhe nuk lėnė pa ndjekur asnjė rrugė e
formė qė i ēon te fitimi e gjithashtu nuk lėnė tu
ikė asnjė shans pėr tė fituar. Ti, vėlla i dashur,
pėrse nuk bėn tregti me Allahun, pėrse nuk garon
nė vepra tė mira, qė tė fitosh njė shpėrblim tė
madh prej Allahut, tė fitosh njė ēmim tė lartė nga
ana e Allahut?
Vėlla i nderuar, Ramazani ėshtė njėri prej
shanseve mė tė mėdha, nė tė cilin tė devotshmit
duhet tė pėrgatiten dhe nuk duhet tė jenė tė
pakujdesshėm nė gjuetinė e kėtij shansi. Ky ėshtė
muaj i faljes, muaji i fitimit tė xhenetit, muaji
i lirimit nga zjarri pėr atė qė ka zemėr tė
shėndosh dhe i drejton gjymtyrėt e tij, pėr atė i
cili nuk e humb kohėn e tij nė atė qė i bėn dėm
apo nė atė qė nuk ka dobi.
Vėlla i dashur, ja disa ēėshtje tė cilat tė
ndihmojnė nė pėrfitimin e momenteve tė kėtij muaji
dhe nė ndėrtimin e kėtij muaji me vepra tė mira.
Agjėrimi ėshtė ibadet e nuk ėshtė traditė
Ka thėnė i Dėrguari i Allahut: Ai qė agjėron
Ramazanin me iman tė plotė dhe duke llogaritur nė
shpėrblimin e Allahut, i falen mėkatet qė i ka
bėrė mė herėt. (Muttefekun alejhi)
Kuptimi i fjalės sė tė Dėrguarit tė Allahut me
iman, ka kuptimin me besim nė Allahun dhe nė atė
qė ka pėrgatitur Allahu prej shpėrblimit pėr
agjėruesin. Ndėrsa fjala e tė Dėrguarit tė
Allahut: duke llogaritur nė shpėrblimin e
Allahut, ka kuptimin duke kėrkuar shpėrblimin e
Allahut, nuk e bėn kėtė pėr sy e faqe e as pėr tu
dukur para tė tjerėve, as pėr tė kėrkuar pasuri e
as pozitė, por e bėn vetėm pėr Allahun.
Agjėrimi ėshtė begati, duhet falėnderuar Allahu
pėr kėtė begati
Paramendo, vėlla i nderuar, ata tė cilėt i ka
nxėnė vdekja para se tė hyjė ky muaj. Veprat e
tyre janė ndėrprerė, fletushkat e tyre janė
mbyllur, nuk kanė mundėsi tė pėrfitojnė asnjė tė
mirė e as tė veprojnė ndonjė vepėr tė mirė, edhe
nėse ėshtė e lehtė.
Ndėrsa ty Allahu ta ka zgjatur jetėn, gjersa tė ka
mundėsuar ta pėrjetosh kėtė muaj tė madh. Tė ka
lehtėsuar, qė tė fitosh kėto shpėrblime tė mėdha.
Pėr Allahun, kjo ėshtė njė begati e madhe, pėr tė
cilėn duhet tė jemi mirėnjohės dhe ta falėnderojmė
Allahun qė na e ka bėrė tė mundur njė gjė tė tillė.
Gjumi ditėn dhe zgjimi natėn
Vėlla i dashur, nėse e kalon ditėn e Ramazanit nė
gjumė, ndėrsa natėn i zgjuar nė lojėra dhe dėfrime,
je ndaluar nga shpėrblimi i Ramazanit dhe ke dalė
nga Ramazani me rezultat zero. Pėr Zotin, Ramazani
ka disa ditė tė caktuara dhe disa net qė dėshmojnė
pėr ty. Ato, posa vinė te ne, fillojnė tė largohen,
prandaj, Allahu tė mėshiroftė, angazhohu nė kėto
ditė dhe net me adhurim, qė tė fitosh nesėr
kėnaqėsinė dhe begatinė prej Allahut. Kujdesu qė
mos tė tė nxėrė Ramazani e tė jesh nė pakujdesi. I
Dėrguari i Allahut thotė: I humbur qoftė ai i
cili hyn nė muajin e Ramazanit, pastaj largohet
Ramazani nga ai para se atij ti falen mėkatet.
(Transmeton Tirmidhiu, Hakimi dhe e ka vėrtetuar
Albani)
Leximi i Kuranit
Ramazani ėshtė muaj i Kuranit. Tė parėt tanė
(selefėt), kur hynte muaji i Ramazanit,
angazhoheshin nė leximin e Kuranit dhe i jepnin
pėrparėsi ndaj ēdo ibadeti, saqė ėshtė transmetuar
nga disa prej tyre se e pėrfundonin leximin e
Kuranit ēdo natė. Angazhohu me seriozitet, Allahu
tė mėshiroftė, nė leximin e Kuranit nė kėtė muaj,
lexoje atė rrjedhshėm, me meditim dhe pėrkushtim,
duke iu pėrmbajtur rregullave tė leximit sipas
mundėsisė qė ke.
Gjallėrimi i natės me namaz
Namazi i natės ėshtė njė traditė (sunet) e fortė
edhe jashtė Ramazanit, ndėrsa nė Ramazan ėshtė
edhe mė i fortė. Ai ėshtė namazi i teravive, tė
cilin njerėzit e falin nė xhami ditėve tė
Ramazanit. Duhet tė kujdesemi pėr tė dhe ta
plotėsojmė sė bashku me imamin. I Dėrguari i
Allahut ka thėnė: Kush falet me imamin derisa
ai tė largohet, i shkruhet atij namazi i natės.
Sadakaja
Sadakaja nė Ramazan ka njė vlerė tė veēantė pėr
dallim nga muajt e tjerė. Kur hynte Ramazani, i
Dėrguari i Allahut ishte mė i mirė sesa era qė
sjell tė mira. Kujdesu pėr sadakanė nė kėtė muaj
dhe bėhu fisnik nė atė qė ke.
Dhėnia iftar agjėruesit
Vėlla i nderuar, kujdesu qė ti japėsh iftar
agjėruesit, tė ushqesh tė varfrit dhe tė mjerėt. I
Dėrguari i Allahut ka thėnė: Kush i jep njė
agjėruesi iftar, ka shpėrblimin e njėjtė me atė qė
agjėron. (Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, i
cili e ka vėrtetuar)
Lidhja me xhaminė
Vendet mė tė mira tė tokės janė xhamitė. Kujdesu
gjithmonė, veēanėrisht nė kėtė muaj, qė tė falesh
me xhemat nė xhami, tė presėsh namaz pas namazi
dhe tė mos lėsh diēka nga namazet vullnetare,
sepse ato nė kėtė muaj zėvendėsojnė farzet, kurse
namazet vullnetare obligojnė dashurinė e Allahut
ndaj robit tė Tij. Allahu ka thėnė nė hadithin
kudsij: Ende vazhdon robi im tė afrohet tek
Unė me gjėra vullnetare, gjersa ta dua atė.
(Transmeton Buhariu)
Umreja nė Ramazan
Umreja nė Ramazan ka vlerė tė madhe. I Dėrguari i
Allahut ka thėnė: Umreja nė Ramazan barazohet
me njė haxh, ose ka thėnė: njė haxh me
mua. (Transmeton Buhariu)
Dhjetė netėt e fundit
Vėlla i dashur, kujdesu qė angazhimi yt nė ibadet
nė dhjetė netėt e fundit tė jetė mė i veēantė sesa
herėve tė tjera. Kur hynin dhjetė netėt e fundit,
i Dėrguari i Allahut e zgjonte familjen e vet, e
gjallėronte natėn, ishte mė serioz dhe e
shtrėngonte izarin e tij.
Nata e Kadrit
Kėrkoje natėn e Kadrit nė dhjetė netėt e fundit tė
Ramazanit e nė veēanti nė netėt tek tė tyre.
Gjallėroji kėto net me ibadet, me namaz, me
leximin e Kuranit, me dhikėr, me dua dhe me
ibadete tė tjera, sepse shpėrblimi i ibadeteve nė
kėtė natė ėshtė mė i vlefshėm sesa njė mijė muaj
nė tė cilėt nuk ėshtė nata e Kadrit.
Ulja e shikimit
Ulja e shikimit, ky urdhėr i Allahut, ėshtė njė
ibadet tė cilin pak njerėz e veprojnė.
Dhikri
Bėhu prej atyre qė e pėrmendin Allahun nė ēdo
moment. Ata qė e pėrmendin Allahun kanė fituar
edhe kėtė botė, edhe ahiretin.
Duaja
Lutja ėshtė ibadet. Ajo ėshtė argumenti mė i fortė
se njeriu ka nevojė pėr Zotin e tij dhe se ai
ėshtė i nevojshėm pėr tė nė ēdo moment. Allahu
lutjen e ka quajtur ibadet nė fjalėn e Tij:
Zoti juaj ka thėnė: "Mė thirrni Mua, Unė ju
pėrgjigjem, e ata qė nga mendjemadhėsia i shmangen
adhurimit ndaj Meje, do tė hyjnė tė nėnēmuar nė
xhehenem." (Gafir, 60). Ku je ti vėlla i
dashur nė lidhje me kėtė ibadet?
Itikafi
Itikafi ėshtė tė ndenjurit nė xhami me qėllim
vetmimi pėr ti bėrė ibadet Allahut. Mos i humb
ditėt e itikafit dhe kohėn e tij mos e harxho nė
lojėra dhe nė fjalė boshe.
Ushqimi dhe pija
Kujdes ndaj ushqimit tė tepėrt, sepse tė ēon drejt
lodhjes dhe pėrtacisė nė ibadetet e Allahut.
Gjėrat e ndaluara nga tė cilat duhet tė
largohesh
Largimi nga duhani nė ditėt e Ramazanit ėshtė
argumenti mė i fortė pėr vendosmėrinė tėnde. E
pėrse vėlla i dashur nuk e ndal edhe nė ditėt dhe
netėt jashtė Ramazanit?
Kujdes se mos dėgjosh muzikė, sepse ajo prish
zemrėn, mbjell nė tė poshtėrim dhe pakėson
xhelozinė.
Bėje muajin e Ramazanit njė shans pėr tu larguar
nga shikimi i serialeve tė ndryshme, i filmave dhe
programeve tė padobishme. Kujdes se mos bėsh shaka
dhe qesh shumė, sepse kėto tė dyja sjellin
ngurtėsimin e zemrės dhe moskujdesjen ndaj
pėrmendjes sė Allahut. Mos u shoqėro me njerėzit e
kėqij, tė cilėt e kalojnė kohėn e tyre shkel e
shko. Nėse shoqėrohesh me tas, bėhesh si ata.
Vendet mė tė kėqija tė tokės janė tregjet, prandaj
kujdesu tė mos gjendesh nė to pa pasur nevojė.
Vetmimi dhe pėrzierja me gra tė huaja ėshtė prej
shkaqeve mė tė mėdha tė prishjes dhe tė sė keqes.
Ki kujdes prej kėsaj.
Ki kujdes ndaj gjuhės, sepse ajo dobėson
shpėrblimin e agjėrimit. I Dėrguari i Allahut ka
thėnė: Kush nuk e lė fjalėn e kotė, punėn me
tė dhe injorancėn, Allahu nuk ka nevojė pėr tė qė
ai tė lėrė ushqimin dhe pijen e tij. (Transmeton
Buhariu)
Dhe nė fund, Allahut i takon falėnderimi, ndėrsa
pėrshėndetjet qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, mbi
familjen dhe mbi shokėt e tij!