Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Pa Islam s’ke kurrfarė vlere

Nga parimet dhe mėsimet tona themelore ėshtė qė tė jemi krenarė qė jemi pjesėtarė tė kėsaj feje dhe tė ndihemi tė nderuar qė Allahu i Lartėsuar na ka bėrė muslimanė. Ai qė nuk ndihet i nderuar me kėtė fe dhe nuk ėshtė krenar qė ėshtė musliman, nė zemrėn e tij ka dyshim dhe jobindshmėri. Allahu i Lartėsuar, duke iu drejtuar tė Dėrguarit tė Vet, thotė: “Dhe se ajo (shpallja) ėshtė lėvdatė e madhe pėr ty dhe pėr popullin tėnd, dhe pėr kėtė (lėvdatė) mė vonė do tė pėrgjigjeni.” (Zuhruf, 44) Do tė thotė lėvdatė pėr ty, lėvdatė pėr popullin tėnd dhe lėvdatė pėr pasuesit e tu deri nė ditėn e Kiametit. Pra, ėshtė obligim tė krenohesh me Kuran ngase je pjesėtar i umetit tė Kuranit, umetit islam.
Gjithashtu, Allahu i Lartėsuar thotė: “E mos u dobėsoni (fizikisht) dhe mos u dėshpėroni (shpirtėrisht) derisa ju jeni mė tė lartėt, po qe se jeni besimtarė tė sinqertė.” (Ali Imran, 139)
Mė tė lartėt nė mbėshtetje, mė tė lartėt nė parime, mė tė lartėt nė metodologji. Parimet tona janė parime tė bazuara. Kurani ynė ėshtė Kuran fisnik, mbėshtetėsi ynė ėshtė Allahu Fuqiplotė. Atėherė si mund tė dobėsohet ai qė ka Allahun qė e mbėshtet? Si mund tė dobėsohet kur Allahu ėshtė Zoti dhe Strehuesi i tij? si mund tė dobėsohet kur i Dėrguari, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, ėshtė shembull pėr tė? Si mund tė dobėsohet kur Islami ėshtė feja e tij?
Obligim i yni ėshtė tė krenohemi dhe tė ndihemi tė ngritur e tė lartėsuar atė ditė qė Allahu na ka bėrė pjesėtarė tė Islamit. Allahu i Lartėsuar u kundėrpėrgjigjet atyre qė pretendojnė se parimet e nderit, tė lartėsisė dhe tė krenarisė janė nė zotėrimin e pasurisė dhe tė mirave tė kėsaj bote. Ai thotė: “Pastaj thanė: "Pėrse tė mos i ketė zbritur ky Kur'an njė njeriu tė madh nga dy qytete?" A thua ata e pėrcaktojnė mėshirėn (pejgamberllėkun) e Zotit tėnd? Ne kemi pėrcaktuar ndėr ta gjendjen e jetės nė kėtė botė; Ne kemi dalluar disa nė shkallė mė tė lartė se tė tjerėt, qė tė shfrytėzojnė njėri-tjetrin pėr shėrbime. E mėshira (caktimi pėr pejgamber) e Zotit tėnd ėshtė shumė mė e dobishme se ajo qė ata grumbullojnė.” (Zuhruf 31, 32)
Prandaj, i tėrė nderi nuk qėndron nė pallate tė larta dhe nė pasuri, por nder dhe krenari ėshtė tė jesh rob i Allahut, Krijuesit tė qiejve dhe tė tokės. Nder ėshtė tė jesh nga tė afėrmit e Allahut tė Lartėsuar, tė cilėt janė vepėrmirė dhe largohen nga tė ndaluarat dhe i duan vepėrmirėt.
Sheh njė tė devotshėm, zemra jote e do atė, nėse je musliman, pėr shkak se nė tė vėrehen shenjat e kėnaqėsisė. Sheh njė jobesimtar dhe zemra jote e urren atė, edhe nė qoftė se ėshtė i bukur, ngase nė tė janė shenjat e hidhėrimit tė Allahut, nė tė janė shenjat e largimit nga Allahu: “E kur t'i shohėsh ata, trupat e tyre tė mahnitin, e kur tė flasin, fjalės sė tyre i vė veshin. Po ata janė si trungjet e zgavruar e tė mbėshtetur, e ēdo zė e mendojnė se ėshtė kundėr tyre. Ata janė armiq, pra ruaju prej tyre! All-llahu i vraftė, si shmangen nga e vėrteta!” (Munafikun, 4)
Trupat e tyre janė tė lartė dhe tė mahnitin, fytyrat e tyre janė tė bukura, mirėpo zemrat e tyre janė zemra tė humbura, injorante. Shokėt e tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, nuk zotėronin prej kėsaj bote shumė, madje kishte qė flinin nė rrugė, mirėpo Allahu shikoi nė zemrat e tyre dhe i udhėzoi nė Islam.
Vėlla i dashur, krenohu qė je musliman dhe mos ki aspak dyshim nė madhėshtinė e kėsaj feje qė ke pėrqafuar. Kapu pas saj fort, ngase ti nuk ke kurrfarė vlere jashtė Islamit. Pa Islam ti s’je asgjė.

Pėrktheu: Almedin Ejupi
24.8.2007

                                                      www.klubikulturor.com