Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Mos u bėj hileqar!

Le tė mendojmė sė bashku pėr fjalėt e Allahut tė Lartėsuar: “E ata qė pėrgatitin dredhi tė kėqija, pėr ata ėshtė njė dėnim i rėndė dhe dredhia e tyre ėshtė e zhdukur.”1
“Ata bėnin plane, e Allahu i asgjėsonte, se Allahu ėshtė mė i miri qė asgjėson
(dredhitė)
2
“
(megjithatė) Ata pėrgatitėn kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet nė duar tė Allahut, qoftė ai kurthi i tyre qė shkulen edhe kodrat nga ai.”
3
“Ata pėrgatitėn njė kurth e Ne ua shpėrblyem kurthin duke mos e hetuar ata. Pra, vėshtro se ēfarė ishte pėrfundimi i dredhisė sė tyre. Nė tė vėrtetė, Ne zhdukėm tė gjithė ata dhe popullin e tyre. E kėto janė shtėpitė e tyre tė mbetura shkret pėr shkak tė mizorisė sė tyre. E nuk ka dyshim se nė kėtė
(rrėnim) pėr njė popull qė kupton ka argument.”
4
“Edhe ata qė ishin para tyre vėnė intriga. Po Allahu rrėnoi nė themel ndėrtimet e tyre
(intrigat) dhe kulmi u shemb mbi ta, dhe ashtu u erdhi dėnimi kah nuk e kujtuan.”
5
“E kur Ne ua dhurojmė njerėzve mėshirėn pasi t’i ketė goditur e keqja
(skamja), kur qe, ata u bėjnė hile argumenteve tona. Thuaj: “Allahu ėshtė mė i shpejti nė ndėshkim”. S’ka dyshim, pėrcjellėsit tanė (melaiket) regjistrojnė atė qė po thurni ju.”
6
“… por nuk mashtrojnė tjetėrkėnd pos veten e tyre dhe prapėseprapė nuk kuptojnė.”
7
“A mos janė tė sigurt ata qė pėrgatitėn kurthe, se Allahu nuk do t’i trandė ata me tokėn, ose nuk do t’u vijė atyre dėnimi kah nuk e mendojnė? Ose t’i rrėmbejė ata duke qenė nė udhėtimet e tyre
(pėr jetė e tregti), e ata nuk mund t’i shpėtojnė asaj. Ose do t’i kapė ata duke qenė nė panik nga frika. Po, s’ka dyshim se Zoti juaj ėshtė i butė, i mėshirshėm (andaj nuk ua ngut dėnimin)
8
“
(Largim) Pėr shkak tė mendjemadhėsisė dhe dredhisė sė keqe, por dredhia e keqe nuk godit tjetėr vetėm ata qė kurdisėn.”
9
“Edhe ata
(jobesimtarėt) para tyre (idhujtarėve) bėnė intrigė, po e gjithė intriga i ėshtė nėnshtruar dėshirės sė Allahut, Ai e di se ēka vepron secili njeri.”
10
“A mos u siguruan ata prej ndėshkimit tė Allahut? Nuk sigurohet kush prej frikės sė ndėshkimit tė Allahut pos njerėzve tė humbur.”
11

Meditimi pėr kėto ajete dhe pėrsėritja e leximit me vėmendje dhe seriozitet mbjell nė zemėr frikėn pėr largimin nga mashtrimi (dredhia, hileja, dinakėria, tinėzia, komploti, kurthet, intriga, pabesia, ligėsia). Ajetet e bėjnė tė qartė ndėshkimin mbi veprimin a trillimin qė bėhet pėr tė mashtruar dikė. Ajetet sikur tė thonė: Mos mashtro, ki kujdes! Muhamedi alejhi selam thotė: “Dredhia, mashtrimi dhe tradhtia janė nė zjarr.”
12
Kujdes, mos mendo tė tradhtosh, se do tė tradhtohesh.
Shumė prej njerėzve qė po jetojnė nė kėtė botė sillen me Allahun e Lartėsuar si hileqarė; veprojnė me gruan e tyre me dinakėri; me babanė me tinėzi; me drejtorin dhe shokun e punės me mashtrim; me fqinjin dhe ata qė janė afėr tij me ligėsi.
Mendon (i shkreti) se mund ta mashtrojė Allahun e Lartėsuar (t’i bėjė hile, tinėzi, etj.).
Ibni Xhevziu ka thėnė njė fjalė shumė tė rėndėsishme: “Dikush vazhdon tė bėjė mėkat, por bėn edhe disa vepra tė mira. Pasha Allahun, kjo padyshim qė ėshtė dredhi (ndaj Allahut).”
Njėri caktoi takimin pėr tė takuar tė nesėrmen njė vajzė. Rrinte ulur nė xhami para hatibit (ligjėruesit) dhe mendonte pėr ditėn (kohėn) e takimit. Kėshtu vazhdon nė mėkat. Vallė, a Allahun tėnd do tė mashtrosh? E ha haramin (tė ndaluarėn) dhe ėshtė njeri i ryshfetit, megjithatė fal namaz, jep sadaka (ndihmon tė varfrit). A thua, kujt po i bėn kurth?!
Tjetrin e sheh nė xhami duke bėrė istigfar (kėrkon falje nga Allahu), ndėrsa nė xhep ka paketėn e duhanit. Ai vazhdon kėshtu nė mėkat dhe thotė: “Allahu im mė fal!”
I nderuar kė po mashtron?!
Edhe mė shqetėsuese ėshtė kur dėgjon dikė tė shprehet e revoltuar duke thėnė: “Pėr Zotin, nuk do tė pendohem, e as nuk do ta fal namazin!”
Nė vend qė tė thotė: “Pendohem tek Allahu. Jo mėkatit!”, i hidhėruar thotė: “Po, do tė jem me mėkatin dhe jo me pendimin!”
Ka dallim mes atij qė e bėn mėkatin, pastaj kėrkon falje, kthehet tek Allahu, pendohet, i vendosur pėr mos ta pėrsėritur dhe nė mes atij qė pėrgatit kurthe. Po ashtu, ka dallim mes atij qė mėkaton pa dijeni dhe pendohet dhe nė mes atij qė planifikon, intrigon, insiston dhe vazhdon nė mėkat.
Duhet tė meditojmė pėr ajetet e lartpėrmendura. Ti sheh dallimin nė mes atij i cili ėshtė i pėrfshirė nė mėkat, i mundur nga epshi e njohja e cekėt dhe nė mes atij i cili planifikon kurthe, kurdis komplote, vėzhgon, pėrpiqet, hulumton tė dyshimtat dhe paraqitet i verbėr ndaj rregullave. Pikėrisht pėr kėtė edhe ndėshkimi (dėnimi) i hileqarit ėshtė mė i rėndė sesa dėnimi i mėkatarit (i kufizuar nė dije).
Atėherė, nėse tė them: Ti paraqitesh me disa vepra tė mira dhe vazhdon me mėkate. Mos thuaj: Unė nuk do tė falem, derisa tė largohem nga mėkatet. Pse nuk largohesh nga mėkatet e tė vazhdosh tė falesh?
Allahu im! Pranoje pendimin e ēdo mėkatari musliman!

Le tė mendojmė sė bashku pėr ngjarjen e banorėve tė fshatit buzė detit, kur ata i bėnė dredhi Allahut tė Lartėsuar dhe injoruan masat e ndėshkimit, e pastaj u shndėrruan nė majmunė. Allahu i Lartėsuar ka thėnė: “Dhe pyeti ti (Muhamed) pėr fshatin qė ishte nė breg tė detit kur ata e shkelėn (thyen) rendin e tė shtunės (qė e kishin tė ndaluar peshkimin). Kur tė shtunėn e tyre peshqit (me shumicė) u vinin para syve mbi ujė, e nė ditėn qė nuk festonin nuk u vinin. Ja, kėshtu i sprovuam ata ngase ishin mėkatarė.”
13
Pra, pyeti, o Muhamed, ēifutėt e Medinės pėr lajmin e tė parėve tė tyre mbi ēėshtjen e njė vendbanimi qė ishte buzė bregdetit. Ēfarė u bė me ata pasi thyen urdhrin e Allahut dhe peshkuan ditėn e shtunė? A nuk i deformoi (ua humbi formėn e rregullt tė fytyrės e tė trupit) Allahu ata nė majmunė dhe nė derra?
Shkelja e dispozitave (mėkati) nė ditėn e shtunė ishte mė e lehtė se mėkatet e tjera, si vrasja e Pejgamberėve, kėrkesa pėr tė parė Allahun, pėrulja ndaj idhujve, adhurimi i viēit. Pa dyshim se mėkati i ditės sė shtunė ishte mė i vogėl, por nga mėkatet e tjera ata nuk u deformuan (nė majmunė dhe derra). Kur shkelėn dispozitat e sė shtunės, u ndėshkuan. Kjo tregon se ndėshkimi nuk ishte vetėm pėr mėkatin, por pėr shkak tė dredhisė (mashtrimit) tė tyre. Fejruzabadi ka thėnė: “Mėkati i tyre ishte mospėrfillja dhe pėrēmimi i Allahut.”
Ata i hapėn gropat dhe i lėshuan rrjetat ditėn e premte, kurse peshqit mbetėn nė gropa dhe nė rrjeta tė shtunėn. Ata i shikonin peshqit dhe tė dielėn e tėrhiqnin rrjetėn me peshq. Ata bėnė hile kur lėshuan rrjetėn tė premten, ndėrsa ditėn e shtunė i kishin futur duart nė xhepa dhe i shikonin peshqit duke mbetur nė rrjetat e lėshuara dhe thoshin: “O Zot, shiko ne si jemi tė dėgjueshėm ndaj Teje ditėn e shtunė, e ne nuk kemi bėrė asgjė.”
Ah, mjerė ata se si vepruan! Ah, mjerė ata si u ndėshkuan!
Atėherė, nėse dėshiron tė arrish deri tek Allahu, pendohu prej tė gjitha formave tė mashtrimit, tė dredhisė, tė hiles, tė dinakėrisė, tė tinėzisė, tė komplotit, tė kurtheve, tė intrigės, tė pabesisė, tė ligėsisė.

 

Muhamed Husejn Jakub
Pėrktheu dhe pėrshtati:
Ulvi Fejzullahu
1.6.2007


[1] Fatir, 35:10.
[2] Enfal, 8:30.
[3] Ibrahim, 14:46.
[4] Neml, 27:50- 52.
[5] Nahl, 16:26.
[6] Junus, 10:21
[7] Enam, 6:123.
[8] Nahl, 16:45-47.
[9] Fatir, 35:43.
[10] Rad, 13:42.
[11] Araf, 7:99.
[12] Hakimi el-mustedrek (4/607). Sah-hahul Albanijj fi “Sahihil Xhamia es-Sagir” (6602).
[13] Araf, 7:163.

                                                      www.klubikulturor.com