Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 
www.ilahi-ks.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Kė do Allahu i Lartėsuar dhe kė nuk do?

Vėllezėr tė nderuar!
Kėtu janė pėrmbledhur disa prej ajeteve kuranore, tė cilat flasin pėr cilėsitė e atyre qė Allahu i Lartėsuar i do dhe tė atyre qė nuk i do.

Kush janė ata qė i do Allahu i Lartėsuar?
1. “Dhe jepni pėr nė rrugė tė Allahut e mos e hidhni veten nė rrezik dhe bėni mirė, se me tė vėrtetė Allahu i do bamirėsit.” (Bekare, 195)
2. “Allahu i do ata qė pendohen dhe ata qė ruhen prej punėve tė ndyta e tė neveritshme.” (Bekare, 222)
3. “Njė xhami e cila qė prej ditės sė parė ėshtė themeluar nė respekt ndaj Allahut (pa hile), ėshtė mė e drejtė tė falesh nė tė, aty ka burra qė dėshirojnė tė pastrohen mirė, e Allahu i do tė pastrit.” (Tevbe, 108)
4. “E sa Pejgamberė pati qė sė bashku me tė luftuan turma tė mėdha besimtarėsh dhe pėr atė qė i goditi nė rrugėn e Allahut, ata nuk u dobėsuan dhe as nuk u pėrulėn. Allahu i do durimtarėt.” (Ali Imran, 146)
5. “Ti ishe i butė ndaj atyre, ngase Allahu tė dhuroi mėshirė, e sikur tė ishe i vrazhdė e zemėrfortė, ata do shkapėrderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kėrko ndjesė pėr ta, e konsultohu me ta nė tė gjitha ēėshtjet, e kur tė vendosėsh, atėherė mbėshtetu tek Allahu, se Allahu i do ata qė mbėshteten.” (Ali Imran, 159)
6. “Janė ata qė i pėrgjigjen sė pavėrtetės dhe hanė shumė haramin (ryshfetin). Nė qoftė se vijnė te ti (pėr ndonjė gjykim), gjyko mes tyre ose hiqju tyre. Nėse prapsesh prej tyre (nuk gjykon), ata nuk mund tė sjellin ty kurrfarė dėmi. Po nėse gjykon mes tyre, gjyko drejtė; Allahu i do tė drejtėt.” (Maide, 42)
7. “Allahu i do ata qė luftojnė nė rrugėn e Tij, tė rreshtuar si tė jenė ndėrtesė e fortifikuar.” (Saf, 4)
8. “Jo, (nuk ėshtė ashtu si thonė ata) po kush e pėrmbush amanetin e vet (ėshtė besnik) dhe ruhet nga mėkatet, s'ka dyshim, Allahu i do ata qė ruhen.” (Ali Imran, 76)
9. ” Tė cilėt japin kur janė shlirė edhe kur janė nė vėshtirėsi dhe qė e frenojnė mllefin, qė ua falin (tė keqen) njerėzve, e Allahu i do bamirėsit.” (Ali Imran, 134)
10. “Pėr shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bėmė tė forta (tė shtangura). Ata i ndryshojnė fjalėt (nė Tevrat) nga domethėnia e tyre dhe braktisėn njė pjesė me tė cilėn ishin urdhėruar. Ti vazhdimisht do tė vėrejsh tradhtinė e njė pjese tė tyre, pėrpos njė pakice nga ata. Pra falju dhe hiqju tyre. Allahu i do ata qė bėjnė mirė.” (Maide, 13)
11. “Ata qė besuan dhe bėnė punė tė mira, nuk kanė mėkat pėr atė qė u ushqyen (mė herėt) derisa ata ruhen (prej haramit), besojnė dhe bėjnė vepra tė mira, mandej ruhen (nga ajo qė ka qenė e lejuar e ėshtė e ndaluar) dhe besojnė e pastaj ruhen (nga ēdo mėkat) dhe bėjnė mirė. Allahu i do ata qė bėjnė mirė.” (Maide, 93)
12. “Nėse dy grupe besimtarėsh tentojnė tė luftojnė ndėrmjet vete, ju pajtoni ata, e nė qoftė se ndonjėri prej tyre e sulmon tjetrin, atėherė luftojeni atė grup qė vėrsulet me pa tė drejtė, derisa t'i bindet udhėzimit tė Allahut, e nėse kthehet, atėherė me drejtėsi bėni pajtimin ndėrmjet tyre, mbani drejtėsinė, se vėrtet Allahu i do tė drejtėt.” (Huxhurat, 9)
13. “Allahu nuk ju ndalon tė bėni mirė dhe tė mbani drejtėsi me ata qė nuk ju luftuan pėr shkak tė fesė, e as nuk ju dėbuan prej shtėpive tuaja; Allahu i do ata qė mbajnė drejtėsinė.” (Mumtehineh, 8)

Kush janė ata qė nuk i do Allahu i Lartėsuar?

1. “Dhe luftoni nė rrugėn e Allahut kundėr atyre qė ju sulmojnė e mos e teproni, se Allahu nuk i do ata qė e teprojnė (e fillojnė luftėn).” (Bekare, 190)
2. “Thuaj: "Bindjuni Allahut dhe tė dėrguarit, e nėse ata refuzojnė, atėherė Allahu nuk i do jobesimtarėt!" (Ali Imran, 32)
3. “E pėr sa u pėrket atyre qė besuan dhe bėnė vepra tė mira, atyre u jap shpėrblim tė plotė. Allahu nuk i do tė padrejtėt.” (Ali Imran, 57)
4. “Adhurojeni Allahun e mos i shoqėroni Atij asnjė send, silluni mirė ndaj prindėrve, ndaj tė afėrmve, ndaj jetimėve, ndaj tė varfėrve, ndaj fqinjit tė afėrt, ndaj fqinjit tė largėt, ndaj shokut pranė vetes, ndaj udhėtarit tė largėt dhe ndaj robėrve. Allahu nuk e do atė qė ėshtė kryelartė dhe atė qė lavdėrohet.” (Nisa, 36)
5. “Mos polemizo pėr ata qė tradhtojnė vetveten. Allahu nuk e do atė qė ėshtė gėnjeshtar e mėkatar.” (Nisa, 107)
6. “Jehuditė thanė: "Dora e Allahut ėshtė e shtrėnguar!" Qofshin tė shtangura duart e tyre dhe qofshin tė mallkuar, pse thanė atė. Jo, duart e Tij janė tė shlira. Ai furnizon ashtu si tė dojė. Kjo qė t'u zbrit ty do t'u shtojė disave nga ata (nga paria fetare) shumė largimin dhe mohimin. Ne ndėrmjet tyre hodhėm armiqėsi dhe urrejtje qė do t'u vazhdojė deri nė ditėn e kiametit. Sa herė qė ndezėn zjarr pėr luftė, Allahu e shuajti atė, e ata pėrpiqen pėr shkatėrrime nė tokė. Allahu nuk i do ngatėrrestarėt.” (Maide, 64)
7. “O ju qė besuat! Mos i ndaloni (mos i bėni haram) tė mirat qė pėr ju i lejoi Allahu (i bėri hallall) dhe mos teproni, se Allahu nuk i do ata qė e teprojnė (i kalojnė kufijtė e dispozitave tė Zotit).” (Maide, 87)
8. “Nėse ti e heton tradhtinė e njė populli (ndaj marrėveshjes), atėherė edhe ti ua hidh atyre (marrėveshjen) nė mėnyrė tė njėjtė, sepse Allahu nuk i do ata qė tradhtojnė (fshehurazi).” (Enfal, 58)
9. “Ėshtė e vėrtetė se Allahu e di atė qė e fshehin dhe atė qė e shfaqin haptazi dhe se Ai nuk i do arrogantėt.” (Nahl, 23)
10. “Allahu largon dėmet e idhujtarėve ndaj atyre qė besuan, se Allahu nuk e do asnjė tradhtar e bukėpėrmbystė.” (Haxh, 38)
11. “Karuni ishte nga populli i Musait dhe ai e shtypte atė popull ngase Ne i patėm dhėnė aq shumė pasuri saqė njė grup i fuqishėm mezi bartnin ēelėsat e (pasurisė sė) tij, e kur populli i vet i tha: "Mos u kreno aq fortė sepse Allahu nuk i do tė shfrenuarit!" (Kasas, 76)
12. “Dhe me atė qė tė ka dhėnė Allahu, kėrko (ta fitosh) botėn tjetėr, e mos lė mangėt atė qė tė takon nga kjo botė, dhe bėn mirė ashtu siē tė ka bėrė Allahu ty, e mos bėn tė kėqija nė tokė, se Allahu nuk i do ērregulluesit.” (Kasas, 76)
13. “Dhe mos shtrembėro fytyrėn tėnde prej njerėzve, mos ec nėpėr tokė kryelartė, se Allahu nuk e do asnjė mendjemadh e qė shumė lavdėrohet.” (Lukman, 18)
14. “Ndėshkimi i tė keqes bėhet me njė tė keqe nė tė njėjtėn masė, e kush fal e bėn pajtim, shpėrblimi i tij ėshtė tek Allahu. Vėrtet, Ai nuk i do zullumqarėt.” (Shura, 40)
15. “Ashtu qė tė mos dėshpėroheni tepėr pėr atė qė ju ka kaluar, e as tė mos gėzoheni tepėr me atė qė Ai u ka dhėnė, pse Allahu nuk e do asnjė arrogant qė u lavdėrohet tė tjerėve.” (Hadid, 23)


Pėrmblodhi: Almedin Ejupi
26.10.2007

                                                      www.klubikulturor.com