Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Drejtoje timonin

Kur disa njerėz udhėtojnė me tren, mendojnė se makinisti ka vėshtirėsi tė mėdha pėr ta komanduar trenin. Ata harrojnė se aty ėshtė njė punėtor modest, i cili mban nė dorė njė shkop tė vogėl (timonin), me anė tė tė cilit drejtohet treni. Ndėrsa timoni yt drejtues ėshtė zemra jote. Nė duart e kujt ėshtė ajo?

I nderuar vėlla!
Rruga nuk ėshtė e rrafshėt, por e rrėshqitshme. Kėmbėt rrėshqasin pėr shkak tė udhėtimit tė gjatė, e ndonjėherė dalin nga rruga pa u hetuar. Pikėrisht pėr kėtė duhet ta komandosh vetė timonin dhe tė mos ia dorėzosh askujt tjetėr pėrveē Allahut tė Lartėsuar. Ai tė udhėzoi nė Rrugėn e Drejtė dhe vetėm nėpėrmjet kėsaj arrin deri tek Allahu i Lartėsuar.
Sa prej nesh ua dorėzuan timonin grave tė tyre dhe pasi ishin kėrkues tė dijes u bėnė kėrkues tė dunjasė? Sa prej nesh ua dorėzuan timonin fėmijėve tė tyre? Nė fillim derti i tyre ishte xheneti, por mė pas brengė e tyre u bė pasuria.
Timoni drejtues, zemra jote, nė dorėn e kujt ėshtė? Kujt ia ke dorėzuar zemrėn? Shokut, kolegut, hoxhės, drejtorit?!

Vėllai im!
Pyete veten se kush po tė udhėheq dhe kush po e zotėron zemrėn tėnde. A ėshtė Allahu Njė, i Vetmi, apo dikush tjetėr?
Ndalu njėherė me veten tėnde dhe mendo t’ia dorėzosh (t’ia kthesh) zemrėn tėnde Allahut tė Lartėsuar dhe Ai ta drejtojė ashtu si dėshiron.
Vėllai im! Kėrko nėnshtrimin ndaj Allahut. Vare dhe mbėshtete zemrėn tėnde tek Allahu i Lartėsuar. Po, kemi nevojė ta drejtojmė timonin drejt Kuranit, ligjit tė Allahut, dinit, urdhrit e ndalimit, e jo ta mbajmė nė tė pavėrtetė.
Vėlla! Timoni udhėheqės ėshtė gjė serioze, ēdo lojė mė tė shkakton jostabilitet pėr trenin gjatė udhėtimit dhe mund tė shkaktojė aksident.
Drejtoje ti vetė zemrėn tėnde nė ēdo imtėsi, drejtoje kah Allahu Fuqiplotė.
Vėlla! Qėndrove (nė rrugėn e Allahut) me vite, ē’tė bėri qė tė ndryshosh?!
Pse ndryshove dhe e ndėrrove kahun? Pse tė rrėshqiti kėmba dhe dole nga rruga e drejtė?

I nderuar vėlla!
Kemi nevojė ta mbajmė nė duar timonin, qė ta kthejmė nė rrugėn e vėrtetė edhe njė herė. Patjetėr duhet tė kthehemi. Kthehu, Allahu ėshtė Bujar, e pranon pendimin e robit kur ai kthehet. Allahu i Lartėsuar thotė: "Dhe kushdo qė bėn ligėsi (tė keqe), ose i bėn padrejtėsi vetes sė tij (duke punuar gjynahe), por pastaj i kthehet Allahut duke kėrkuar Faljen e Tij, do ta gjejė Allahun gjithnjė Falės tė Madh, Mėshirėplotė." (Nisa, 110)

Kthehu tek Allahu, drejtohu tek Ai, qėndro nė rrugėn e Allahut!
Me timonin nė duar drejtoje veten nė Rrugėn e Drejtė, merre kontrollin e udhėtimit, vėre nė rregull atė dhe orientoje zemrėn tėnde, se do ta gjesh Allahun ēdo herė Falės dhe Mėshirėplotė.
Mos harro, mbaje nė dorė timonin drejtues, zemrėn tėnde.

Autor: Muhamed Husejn Jakub
Pėrktheu dhe pėrshtati: Ulvi Fejzullahu
8.6.2007

                                                      www.klubikulturor.com