Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm
Allahut subhanehu ue teala, i Cili e bėri obligim
haxhin pėr ata tė cilėt kanė mundėsi. Salavatet
qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin
salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e tij, mbi
shokėt e tij dhe mbi gjithė muslimanėt deri nė
Ditėn e Gjykimit.
Prej mirėsive tė Allahut subhanehu ue teala ndaj
robėrve tė Tij ėshtė se ka caktuar ditė dhe kohė
nė tė cilat ibadeti ka shpėrblim shumė mė tė madh
sesa ditėve tė tjera. Ndėr kėto mirėsi ėshtė edhe
dhjetėditėshi i Dhul-hixhes. Me tė vėrtetė, jeta e
kėtij umeti (umetit tė Muhamedit salallahu alejhi
ue selem) ėshtė mė e shkurtėr sesa jeta e popujve
tė mėhershėm. Pejgamberi salallahu alejhi ue selem
ka thėnė: "Kohėzgjatja e jetės sė umetit tim
ėshtė mes gjashtėdhjetė dhe shtatėdhjetė (vite)."
(Shih Silsile Sahiha, 385/2)
Mirėpo, Allahu subhanehu ue teala me mirėsinė dhe
mėshirėn e Tij e ka kompensuar kėtė duke i
shpėrblyer disa vepra shumėfish mė shumė sesa
veprat e popujve tė mėparshėm dhe nė kėtė rast
muslimani ka shpėrblime (nėse i punon ato vepra)
si tė kishte jetuar shumė e shumė vite. Si pėr
shembull, Nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshme sesa
njė mijė muaj. Nėse muslimani bėn ibadet nė kėtė
natė, ai nė tė vėrtetė ka shpėrblim si tė kishte
jetuar shumė mė shumė vite seē jeton nė realitet.
Prej ditėve tė tjera nė tė cilat Allahu subhanehu
ue teala e shumėfishon shpėrblimin janė edhe
dhjetė ditėt e Dhul-hixhes, pėr tė cilat kanė
zbritur ajete dhe hadithe. Allahu subhanehu ue
teala thotė: "Pasha agimin! Pasha dhjetė netėt!"
(El-Fexhr 1-2)
Ibn Kethiri ka thėnė: Dhjetė netėt e pėrmendura
nė ajet kanė pėr qėllim dhjetė netėt e Dhul-hixhes.
Allahu subhanehu ue teala thotė: "...dhe qė ta
pėrmendin Allahun nė ato ditė tė caktuara."
(El Haxh, 28).
Ibn Abbasi ka thėnė: Ditėt e caktuara janė dhjetė
ditėt e Dhul-hixhes.
Transmeton Ibn Abbasi radijallahu anhu, se
Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
Nuk ka ditė nė tė cilat vepra e mirė ėshtė mė e
dashur tek Allahu sesa nė kėtė ditė (tė
Dhul-hixhes). I thanė: As xhihadi? Tha:
As xhihadi, pėrveē nėse del ndokush me veten e
tij dhe me pasurinė e tij dhe nuk kthehet me asgjė.
(Transmeton Buhariu)
Seid ibn Xhubejri, kur hynin dhjetė ditėt e
Dhul-hixhes, bėnte aq shumė ibadet, saqė nuk
kishte mundėsi mė shumė. Gjithashtu, transmetohet
se ka thėnė: "Mos i fikni llambat tuaja dhjetė
netėt e Dhul-hixhes." Pra, qė tė bėni namaz gjatė
natės dhe tė lexoni Kuran.
Ibn Haxheri nė librin e tij El Fet'h thotė:
"Dhjetė ditėt e Dhul-hixhes janė tė veēanta nga
ditėt e tjera pėr shkak se nė kėto dhjetė ditė
bashkohen tė gjitha llojet e ibadeteve, si:
namazi, agjėrimi, lėmosha dhe haxhi."
Ėshtė pyetur Ibn Tejmijja, Allahu e mėshiroftė, se
cilat ditė janė mė tė vlefshme: dhjetė ditėt e
Dhul-hixhes apo dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit
dhe ėshtė pėrgjigjur: Dhjetė ditėt e Dhul-hixhes
janė mė tė mira sesa dhjetė ditėt e Ramazanit,
kurse dhjetė netėt e fundit tė Ramazanit janė mė
tė mira sesa dhjetė netėt e Dhul-hixhes."
Nga kjo kuptojmė se ibadeti nė dhjetė ditėt e
Dhul-hixhes ėshtė mė me vlerė sesa ibadeti nė
dhjetė ditėt e fundit tė Ramazanit, pasi dhjetė
netėt e fundit tė Ramazanit janė mė tė vlefshme
sepse Nata e Kadrit ėshtė gjatė natės e jo gjatė
ditės.
Shpejto, o vėlla musliman, ki kujdes pėr ēastet e
kėtyre dhjetė ditėve, qė mos tė tė kalojnė kot.
Pendohu tek Allahu subhanehu ue teala pėr mėkatet
qė ke bėrė deri tani dhe bėj sa mė shumė ibadet,
fal sa mė shumė namaz, agjėro, jep sadaka etj..
Allahu subhanehu ue teala thotė: "E kush
madhėron dispozitat e Allahut, ajo ėshtė shenjė e
devotshmėrisė sė zemrave." (El Haxh, 32)
O Allah, na lehtėso punėt e mira dhe na afro tek
ato dhe na vėshtirėso punėt e kėqija dhe na largo
prej tyre!
E lusim Allahun subhanehu ue teala qė tė na
mundėsojė qė kėto dhjetė ditė ti kalojmė nė
ibadete dhe tė na i falė mėkatet tona! Amin!