Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Cilėsitė qė duhet tė ketė njė edukues (2)

Cilėsia e gjashtė: Prirja pėr udhėheqje
Edukata, siē ėshtė dhėnie dhe marrje, po ashtu pėrfshin edhe fusha tė tjera, qė janė shumė me rėndėsi. Ajo pėrqendrohet nė prirjen pėr udhėheqjen e njerėzve dhe pėr administrimin e tyre. Prirja pėr udhėheqje ėshtė njė cilėsi qė nuk ka mundėsi ta ketė ēdo njeri. Njerėzit kanė mundėsi tė marrin ndonjė vendim administrativ, disa ndoshta kanė mundėsi qė edhe tė administrojnė ndonjė punė pėr ndonjė organizatė, por prirja pėr udhėheqje ėshtė mbi tė gjitha kėto, e nė veēanti kur e dimė se edukata ėshtė njė gjė e rėndėsishme pėr njerėzit. Ushtaraku apo udhėheqėsi ka mundėsi t’i udhėheqė njerėzit me shkopin e tij, por edukuesi, nėse nuk ka prirje dhe fuqi pėr udhėheqjen e njerėzve dhe pėr bindjen e tyre, asnjėherė nuk mund t’i edukojė njerėzit.

Cilėsia e shtatė: Prirja pėr ndjekjen e nxėnėsve
Edukata ėshtė njė operacion i vazhdueshėm dhe nuk mjafton tė drejtuarit nė tė pėr njė moment, edhe pse ai qė e kėrkon njė gjė tė tillė mund tė jetė i sinqertė, apo korrekt nė tė. Edukata ka nevojė pėr ndjekje dhe orientim tė vazhdueshėm.
Njeriu i cili nuk gjen nė veten e tij gatishmėri pėr pėrcjellje dhe pėr orientim tė vazhdueshėm, ai njeri nuk ėshtė i gatshėm pėr edukatė, edhe nėse ka tė gjitha cilėsitė e tjera.
Kur themi orientim i vazhdueshėm nuk kemi pėr qėllim llogarinė pėr ēdo rrėshqitje apo gabim tė vogėl. Llogaria pėr ēdo gabim tė vogėl njeriun e bėn tė largohet e jo tė edukohet, por edukuesi i urtė ėshtė ai i cili nganjėherė i mbulon disa nga gabimet, edhe pse i urren, sepse edukuesi e di se tėrheqja e vėrejtjes pėr ēdo gjė tė vogėl ėshtė e dėmshme. Urtėsia dhe pėrvoja e orientojnė edukuesin nė kohėn e duhur tė mbulimit tė gabimit tė vogėl si dhe nė kohėn e duhur tė tėrheqjes sė vėrejtjes. Por edukuesi duhet qė gjithmonė tė orientojė dhe tė ndjekė sjelljen e atij qė edukon, pa marrė parasysh a ia tėrheq vėrejtjen pėr gabimin e vogėl apo ia mbulon. Mbulimi i gabimit ndonjėherė ėshtė i kėrkuar, mirėpo edukuesi nuk duhet tė jetė asnjėherė i pakujdesshėm ndaj tėrheqjes sė vėrejtjes, sepse njė gjė e tillė ėshtė e metė nė edukatė dhe njėherazi ka pasoja negative dhe tė rrezikshme.

Cilėsia e tetė: Mundėsia e reformave
Reformat asnjėherė nuk kanė mundėsi tė ndahen nga edukata, ashtu si nuk kanė mundėsi tė ndahen nga asnjė punė tjetėr e vazhdueshme. Edukuesi ka nevojė tė bėjė reforma derisa:
a) tė formojė persona e t'u japė fuqi atyre, nė mėnyrė qė ēdonjėrit t’i japė atė qė i pėrshtatet;
b) tė formojė persona pasi t’u japė edukatė, nė mėnyrė qė ta shohė ndikimin e asaj qė u ka dhėnė atyre;
c) tė bėjė reforma nė punė, nė plane, nė projekte dhe nė zgjidhje tė ndryshme;
d) tė vendosė problemet nė vendin e vet pa i zmadhuar ato, apo pa i lėnė anash ato.
Reforma pėr tė cilėn ka nevojė kėtu edukuesi ėshtė reforma teorike, tematike, me tė cilėn vendos bazat e pėrcaktuara dhe jo pėrshtypjet personale tė tij nė drejtim tė ndonjė pune apo tė ndonjė personi.
Prandaj, pėr edukuesin ėshtė e nevojshme tė njohė ndikimet e kapitujve dhe tė temave, pėrmes tė cilave mund t’i japė ēdonjėrit atė qė i pėrshtatet. Pastaj edukuesi ka nevojė tė ketė fuqi pėr realizimin e tyre. Eksperienca dhe pėrvoja, bisedat, dialogjet dhe ushtrimet i mundėsojnė edukuesit reformėn.

Cilėsia e nėntė: Mundėsia pėr tė ndėrtuar marrėdhėnie njerėzore
Mes atij qė merr dhe atij qė jep edukatė duhet tė ketė dashuri, sepse nėse edukuesi nuk mbjell dashuri nė shpirtrat e nxėnėsve, fjalėt qė thotė nuk do tė mund tė arrijnė nė zemrat e nxėnėsve, e aq mė pak tė shėndrrohen nė njė impuls praktik.
Nėse njė njeri ėshtė me logjik tė fortė, me ndikim tė madh e me argumentim tė fortė, a mendon ky njeri se ėshtė mė i ditur, mė orator, mė me ndikim sesa i Dėrguari i Allahut? Me gjithė kėtė, Allahu iu drejtua tė Dėrguarit tė Tij me kėto fjalė: “Ti ishe i butė ndaj atyre, ngase Allahu tė dhuroi mėshirė, e sikur tė ishe i vrazhdė e zemėrfortė, ata do shkapėrderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kėrko ndjesė pėr ta, e konsultohu me ta nė tė gjitha ēėshtjet, e kur tė vendosėsh, atėherė mbėshtetu nė Allahun, se Allahu i do ata qė mbėshteten.” (Ali Imran, 159)
Tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, i ka dhėnė Allahu mundėsinė e ndikimit te tė tjerėt. Me gjithė ndijimin e njerėzve, se e vėrteta ėshtė me tė, ai u urdhėrua tė ishte i butė me shokėt e tij, se nė tė kundėrtėn ata do tė largoheshin nga ai. Kjo ndodhi me tė Dėrguarin e Allahut, por si do ishte ēėshtja me atė qė ka njė listė tė madhe mangėsish, tė cilat nxėnėsit e tij kanė mundėsi t’i shohin tek ai dhe tė mos ia pranojnė pastaj fjalėn?
Prandaj, prof. dr. Muhamed Kutbi, duke vėrtetuar kėtė lidhje tė fortė, thotė: “Siguria pėr kėtė ėshtė dashuria. Nėse ai qė merr nuk ndien se edukuesi e do atė dhe ia do tė mirėn, ai nuk pranon tė marrė prej tij, edhe nėse e bind se edukuesi ka shumė tė mira. Jo vetėm kaq, por edhe nėse e bind se nuk ka mundėsi ta gjejė tė mirėn diku tjetėr, pasi duhet ditur se nuk ėshtė e mundur qė tė plotėsohet asnjė e mirė nėse nė tė nuk ka dashuri.”
Tė parėt qė shkruan pėr sjelljet mes mėsuesit dhe nxėnėsit i kushtuan rėndėsi tė madhe moralit dhe sjelljes sė mirė. Ibnu Xhema e porosit edukuesin duke i thėnė: “Edukuesi duhet tė sillet me nxėnėsin e tij siē sillet me djalin e tij mė tė dashur; me butėsi, me mėshirė dhe me mirėsi ndaj tij. Ai duhet tė ketė durim ndaj ndonjė mangėsie apo ndonjė gabim qė mund tė bėjė ai dhe duhet tė pranojė arsyetimet e tij nė bazė tė mundėsisė sė tij, por nė tė njėjtėn kohė me butėsi dhe urtėsi duhet ta ndalojė atė nga ndonjė e keqe, me qėllim qė ai tė edukohet dhe tė pėrmirėsojė moralin e tij. Nėse nxėnėsi e vėren kėtė me sinjale, atėherė nuk ėshtė nevoja tė shprehet me gojė, por nėse e kupton vetėm me shprehje, atėherė edukuesi duhet tė jetė i kujdesshėm nė shprehje, tė cilat duhet tė jenė tė buta dhe tė ėmbla.”
Gazali pėrsėrit tė njėjtėn porosi dhe vėren se prej sjelljeve tė mėsuesit ėshtė edhe tėrheqja e vėrejtjes ndaj nxėnėsit nėpėrmjet shenjave, nėse ka mundėsi e jo direkt si dhe nė formė mėshire e jo nė formė nėnēmuese, nėse sheh tek ai diēka tė keqe.
Po ashtu, Imam Neveviu e vėrteton njė gjė tė tillė kur thotė: “Mėsuesi duhet ta llogarisė nxėnėsin e tij si djalin e tij, tė cilin e do shumė. Ai duhet tė bėjė durim gjatė edukimit tė tij dhe sjelljes jo tė mirė si dhe t’ia arsyetojė sjelljet e kėqija, sepse njeriut i paraqiten gjithmonė mangėsi.

Cilėsia e dhjetė: Qėndrimi i vetvetes
Edukuesi ėshtė ai qė bashkėpunon me njerėzit dhe me natyrshmėrinė e tyre. Nisur nga kjo, edukuesi patjetėr duhet tė jetė i pėrqendruar te vetja e tij, tė mos jetė njeri qė ndėrron shpesh, tė mos jetė njeri i luhatshėm dhe tė mos ndikohet nga ndikimet e ndryshme apo nga mendimet e kėqija. Ai qė edukohet ka nevojė tė bashkėpunojė me njė njeri tė qėndrueshėm, ka  nevojė tė punojė me njė person i cili kujdeset pėr sjelljet e veta. Nėse edukuesi nuk ėshtė i tillė, atėherė ky individ nuk mund tė jetojė nė njė ambient tė qetė, pasi atė do ta kaplojė frika dhe paqėndrueshmėria.

Cilėsia e njėmbėdhjetė: Peshorja e ndėrlidhur
Edukata nuk ėshtė njė punė qė pėrfshin vetėm njė fushė, as nuk ėshtė bashkėpunim me njė mjet tė shurdhėr. Edukuesi nuk duhet tė formojė njė njeri i cili vetėm dėgjon dhe pranon, por duhet tė ketė njė peshore lidhshmėrie. Edukata ėshtė njė operacion qė ndėrlidh tė dy anėt e jo vetėm njėrėn anė.
Prandaj, edukuesi patjetėr duhet tė kujdeset qė tė futet nė bisedė me atė qė edukon, duhet ta dėgjojė dhe tė heshtė kur flet ai. I tillė ishte edhe udhėzimi i tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, i cili i bashkonte tė dy anėt. Transmetohet nga Enesi, i cili thotė: “Ishim ulur nė xhami me tė Dėrguarin e Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, kur hyri njė njeri me njė deve dhe zbriti aty, pastaj e lidhi dhe u tha atyre qė ishin tė pranishėm: “Kush prej jush ėshtė Muhamedi?”, ndėrkohė qė i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė, ishte i mbėshtetur nė mesin e tyre. I thamė: “Ky njeri i bardhė, i mbėshtetur.” Njeriu i tha: “O bir i Abdul Mutalibit.” I Dėrguari i Allahut i tha: “Tė pėrgjigjem.” Njeriu i tha tė Dėrguarit tė Allahut: “Unė do tė tė pyes pėr njė ēėshtje dhe dua njė pėrgjigje tė thuktė.” I Dėrguari i Allahut i tha: “Pyet ēka tė intereson.”
“Tė pyes pėr Zotin tėnd dhe Zotin e atyre para teje. Allahu tė ka dėrguar te tė gjithė njerėzit?” I Dėrguari i Allahut i tha: “Po.”
“Tė pyes pėr Allahun. Ai tė obligoi me namaz pesė herė nė ditė?” I tha: “Po.”
“Tė pyes pėr Allahun. Allahu tė urdhėroi qė tė agjėrojmė muajin e ramazanit? I tha: “Po.”
“Tė pyes pėr Allahun. Ai tė urdhėroi qė tė marrim pasurinė prej tė pasurve dhe ta ndajmė pėr tė varfrit?” I tha: “Po.”
I tha njeriu: “Besova nė atė me tė cilėn ke ardhur. Unė jam njė i dėrguar prej popullit tim. Unė jam Daman b. Thalebe, vėllai i Benu Sa’d b. Bekrit. (Transmeton Buhariu)
Shiko si ka qenė i Dėrguari i Allahut. Ai heshti dhe e dėgjoi folėsin. Atij i interesonte biseda dhe dialogu. Aishja e pėrshkruan tė Dėrguarin e Allahut me kėto fjalė: “I Dėrguari i Allahut nuk bisedonte siē po bisedoni ju.” (Buhariu)
Ndėrsa nė njė tarsnmetim tjetėr thuhet: “Nuk bisedonte i Dėrguari i Allahut kėshtu, por ai fliste duke i ndarė fjalėt njėra prej tjetrės, saqė kishte mundėsi ta mėsonte pėrmendėsh ai i cili ulej pranė tij.” (Tirmidhiu)

 

Marrė nga libri “Mekalat fi terbije”
Autori: Muhamed Duvejish
Pėrktheu: Shaban Murati
Vazhdon.
1.6.2007

                                                      www.klubikulturor.com