Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Ēelėsi

Ēdo derė ka ēelėsin e vet! Merre mjaltin, por mos e thyej kosheren. Disa njerėz, kur dėshirojnė tė marrin mjaltin, i bien me kėmbė kosheres dhe e dėmtojnė. Kėtyre duhet t’u tėrhiqet vėrejtja se nuk duhet tė veprohet kėshtu, pasi nxjerrja e mjaltit nga kosherja ka mėnyrėn e vet. Pra, ekziston hyrja dhe duhet tė kesh me vete ēelėsin. Por nėse nuk di si tė hysh, atėherė duhet tė mėsosh nga ai njeri i cili di dhe ka njohuri. Kėshtu mund tė arrish te mjalti pa e thyer kosheren.

Tė nderur vėllezėr! Disa prej nesh duke udhėtuar pėr nė rrugėn e Allahut tė Lartėsuar dėshirojnė tė vjelin diēka nga hairi, por pa vetėdije tregojnė papjekuri dhe nuk i kanė nė duar ēelėsat e arritjes. Sė pari duhet tė kuptohet realiteti dhe tė analizohet gjendja. Lusim Allahun e Lartėsuar tė na furnizojė me kuptim tė drejtė tė fesė sonė!

Allahu i Lartėsuar ka bėrė qė ēdo e kėrkuar tė ketė ēelėsin e vet, qė tė realizohet hapja.
Ēelėsi i namazit ėshtė pastėrtia (abdesi).
Ēelėsi i haxhit ėshtė ihrami.
Ēelėsi i mirėsisė ėshtė besnikėria.
Ēelėsi i xhenetit ėshtė teuhidi (njėshmėria).
Ēelėsi i diturisė ėshtė pyetja.
Ēelėsi i fitores ėshtė sabri (durimi).
Ēelėsi i shtimit (tė tė mirave) ėshtė falėnderimi.
Ēelėsi i miqėsisė (me Allahun) ėshtė dashuria dhe pėrkujtimi.
Ēelėsi i shpėtimit ėshtė takvallėku (devotshmėria).
Ēelėsi i suksesit ėshtė vullneti dhe shpresa.
Ēelėsi i pėrgjigjes ėshtė duaja.
Ēelėsi i imanit ėshtė tė menduarit pėr atė qė Allahu ka ftuar tė mendohet.
Ēelėsi i hyrjes pėr tek Allahu i Lartėsuar ėshtė dorėzimi i zemrės dhe shpėtimi i saj, pastaj ihlasi (sinqeriteti) nė ēdo gjė duke shprehur dashurinė dhe urrejtjen vetėm pėr hir tė Allahut.
Ēelėsi i jetės sė zemrės ėshtė tė menduarit pėr fjalėt e Allahut, Kuranin, pėrulja ndaj Krijuesit dhe largimi prej mėkateve.
Ēelėsi i rahmetit tė Allahut ėshtė ibadeti (adhurimi) ndaj Krijuesit Allah.
Ēelėsi i riskut (furnizimit) ėshtė istigfari (kėrkimi i faljes).
Ēelėsi i krenarisė ėshtė respektimi i Allahut dhe i tė Dėrguarit tė Tij.
Ēelėsi i parapėrgatitjes pėr ahiret (botėn tjetėr) ėshtė shpresimi i vogėl nė kėtė botė.
Ēelėsi i ēdo tė mire ėshtė dėshira pėr t’u takuar me Allahun nė shtėpinė e pėrhershme, nė ahiret.
Ēelėsi i ēdo tė keqeje ėshtė dėshira dhe lakmia e madhe pėr kėtė botė.

I nderuar vėlla! Ruaji dhe mbaji fort ēelėsat, qė tė kesh mundėsi tė hapėsh dyert. E, nėse i humb ēelėsat dhe fillon tė thyesh dyert, ke mundėsi tė hysh, por ke pėr tė humbur mjaltin.

Muhamed Husejn Jakub
Pėrktheu dhe pėrshtati:
Ulvi Fejzullahu
25.5.2007

                                                      www.klubikulturor.com