Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 
www.pertymoter.net
 
www.islamgjakova.net
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Ēelėsat e suksesit gjatė studimeve

Suksesi dėshirohet nga kushdo. Realizimi i tij gjatė studimeve konsiderohet njė ndėr synimet parėsore tė ēdo studenti. Pėr ēdo sukses ka njė ēelės, njė filozofi, hapa tė cilave u duhet kushtuar njė rėndėsi e veēantė, ndaj dhe suksesi ėshtė bėrė njė lloj diturie dhe mjeshtėrie nė vete.
Ēelėsat pėr sukses gjatė studimeve janė tė shumta, ndėr to mund tė pėrmendim:
Ambicia e lartė: Nuk mund tė arrijė sukses ai qė s’ka ambicie. Ndaj, ambiciet e larta janė thesar pa tė cilin nuk bėn. Bėhu ambicioz dhe shiko drejt gjėrave tė larta. Umer b. Abdulazizi, Allahu e mėshiroftė, flet rreth ambicieve tė veta duke thėnė: “Kam zemėr tė etur, zemra ime ka shpresuar qeverisje dhe e ka arritur, ka shpresuar udhėheqje (kalifat) dhe e ka arritur, ndėrsa tani jam i etur pėr xhenet dhe shpresoj se do ta arrij.”

Dhėnia shpėrblehet me fitim: Suksesi kėrkon punė, angazhim, seriozitet, sakrificė, durim. Kush i bashkėngjit ambicieve tė veta durimin, angazhimin dhe seriozitetin, s’ka dyshim se do tė korrė sukses dhe fryte. Ndaj, puno, angazhohu dhe sakrifiko pėr arritjen dhe realizimin e suksesit, tė synimeve dhe tė ambicieve tė tua. Kush mbjell, do tė korrė.

Ndrysho mendimin pėr veten: Njeriu zotėron mundėsi tė mėdha, energji tė fshehura dhe ka nevojė pėr largimin e pėrtacisė. Ti ke mundėsi dhe energji mė shumė sesa mund tė imagjinosh, je shumė mė i aftė sesa mendon. Fshiji fjalėt negative, si pėr shembull: “S’kam mundėsi.” Por, gjithmonė pėrsėriti fjalėt: “Meritoj mė tepėr se kjo, unė jam i shkėlqyer, unė kam mundėsi…”

Suksesi qėndron nė krijimin e tij: Mendo pėr suksesin, duaje atė. Suksesi ėshtė njė ndjenjė. I suksesshmi e nis udhėtimin e vet duke e dashur suksesin dhe duke menduar pėr tė. Mendo, duaje dhe filloje udhėtimin tėnd drejt synimeve tė tua. Kujto: Suksesi gjithmonė fillon nga ana psikologjike e individit, ndaj beso se do tė arrish sukses – me ndihmėn e Allahut- nė mėnyrė qė vėrtet ta arrish atė. Tė suksesshmit nuk arrijnė sukses duke ndenjur dhe duke e pritur atė, as nuk besojnė se ai ėshtė njė rast fati, mirėpo e krijojnė me punė, angazhim, seriozitet, dashuri pėr tė, me shfrytėzimin e rasteve dhe me mbėshtetje nė veten e tyre pėr atė qė bėjnė.

Dėshtimi ėshtė vetėm njė rast dhe provė: Mos e ki frikė dėshtimin, por shfrytėzoje atė, nė mėnyrė qė tė marrėsh mėsim drejt suksesit. Askush s’ka arritur sukses pa pėrfituar dhe mėsuar nga shkolla e dėshtimit. Edisoni, zbuluesi i energjisė elektrike, ka bėrė 1800 prova dėshtuese para se tė realizonte projektin e vet tė shkėlqyer dhe s’ėshtė dėshpėruar pas pėrpjekjeve dėshtuese, por i konsideronte si mėsim nga tė cilat ka mėsuar rregulla shkencore dhe ka pėrfituar prej tyre pėrpjekje tė cilat e kanė ēuar drejt zbulimit tė energjisė elektrike.
Kujto gjithmonė: I vetmi qė nuk dėshton ėshtė ai i cili nuk vepron. Nėse nuk dėshton, nuk do ta arrish atė qė do. Dėshtimi ėshtė rast dhe pėrvojė. Mos ki frikė nga dėshtimi dhe mos lejo qė tė tė godasė zhgėnjimi nga ndonjė pėrpjekje dėshtuese.

Mbushe zemrėn tėnde me besim (iman) dhe shpresė: Besimi (imani) ėshtė esenca e ēdo suksesi, ėshtė drita qė ndriēon rrugėn. Besimi tė jep energji, ėshtė pikėnisje drejt suksesit dhe lėndė qė tė shtyn drejt suksesit. Udhėtimi i suksesit fillon me shpresė e pastaj vazhdon me angazhim dhe pėrpjekje.

Zbulo talentet (zotėsitė) e tua dhe pėrfito prej tyre: Ēdo njeri ka talente dhe aftėsi, pėr tė cilat duhet punė dhe angazhim qė tė zbulohen dhe tė zhvillohen.

Studimet janė kėnaqėsi… rrugė drejt suksesit: Periudha e studimit ėshtė njė ndėr periudhat mė tė kėndshme nė jetėn e njeriut. Kėtė e kupton vetėm ai qė e ka kaluar kėtė etapė tė jetės sė vet. Nuk mund tė krahasohet asnjė kėnaqėsi tjetėr nė jetė me kėtė, e veēanėrisht kur kjo shoqėrohet me adhurim (ibadet) ndaj Allahut tė Lartėsuar. Kėrkuesi i diturisė ėshtė rob i Allahut. Sa kėnaqėsi e kėndshme ėshtė kėnaqėsia e diturisė me atė tė adhurimit! Kjo kėnaqėsi ėshtė edhe mė e madhe atėherė kur kurorėzohet me sukses.
Tė suksesshmit gjithmonė besojnė nė veten e tyre, nė aftėsitė e tyre pėr sukses. Vetėbesimi nė sukses do tė thotė futja jote nė betejėn e suksesit, ndėrsa ai qė nuk ka vetėbesim do tė jetė i mundur nė kėtė betejė. Suksesi dhe pėrparėsia ėshtė e ndėrlidhur 99% me angazhimin, pėrpjekjen, sakrificėn, ndėrsa vetėm 1% me frymėzimin. Madje ajo qė e arrijmė jo pėrmes angazhimit dhe lodhjes, nuk ka vlerė.

Autori: Mustafa Ebu Sa’d
Pėrktheu: Almedin Ejupi
8.6.2007

                                                      www.klubikulturor.com