Udhėzimi i Muhamedit,
lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, gjatė veshjes
Prej
begative tė Allahut tė Lartėsuar ndaj njerėzve, me tė
cilėn i veēoi nga krijesat e tjera, ėshtė begatia e
veshjes.
Allahu i Lartėsuar thotė: “O bijtė e Ademit, Ne
krijuam pėr ju petk qė ju mbulon vend turpėrinė dhe petk
zbukurues.” (Araf, 26) Gjithashtu thotė: “... (Allahu, nga ajo qė krijoi
Ai ju bėri) edhe petka qė ju mbrojnė prej tė nxehtit dhe
petka qė ju mbrojnė nė luftė.” (Nahl, 81)
Veshja, sikurse edhe gjėrat e tjera, ėshtė njė
pėrditshmėri e jetės pėr tė cilėn muslimani duhet t`i
pėrmbahet udhėzimit tė tė Dėrguarit salallahu alejhi ue
selem. Udhėzimi i tij nė kėtė ishte mė i pėrsosuri dhe
mė i miri. Ai ishte i thjeshtė, nga rrobat vishte ēfarė
arrinte tė gjente, qoftė ajo nga leshi, pambuku apo
diēka tjetėr, pa tepruar e shpenzuar. Ai gjithashtu nuk
vishte rroba me tė cilat shquhej dhe dallohej nga tė
tjerėt (rroba ekstravagante).
Ai, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, e kishte njė
rrobė qė e vishte gjatė Bajrameve dhe xhumasė, kurse kur
i vinin delegacionet, ai vishte rrobat mė tė mira dhe i
urdhėronte edhe njerėzit tė cilėt do t`i takonin kėto
delegacione, qė tė bėnin tė njėjtėn gjė.
Muhamedi salallahu alejhi ue selem kujdesej pėr
pastėrtinė e rrobave, i parfumonte ato dhe i kėshillonte
shokėt e tij qė tė vepronin si ai. Ai me njė rast sqaroi
se dukja e mirė dhe rrobat e mira ėshtė nga cilėsia dhe
karakteristika e Pejgamberėve.
Ngjyra mė e pėlqyer pėr rroba pėr tė ishte e bardha dhe
asaj i jepte pėrparėsi nė veshje. Muhamedi salallahu
alejhi ue selem ka thėnė: “Vishni rrobat e bardha pėr
shkak se kėto janė mė tė mirat.” (Shėnon Tirmidhiu)
Por nuk shihet ndonjė pengesė qė tė vishte edhe ndonjė
rrobė me ngjyrė tjetėr. Tregohet se ai vishte petk me
ngjyrė tė kuqe, siē transmeton Bera Ibėn Azibi, Allahu
qoftė i kėnaqur me tė: “Kam parė tė Dėrguarin, lavdėrimi
dhe paqja qofshin mbi tė, me petk tė kuq dhe nuk kam
parė gjė mė tė bukur se ai (petk).” (Shėnon Buhariu)
I Dėrguari, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, na
sqaroi pėr normat tė cilat preferohen tė kihen parasysh
gjatė veshjes dhe prej kėtyre ėshtė thėnia e
“Bismilahit” nė fillim tė veshjes, pasi vėrtetohet se ai
ēdo punė e fillonte me tė. Pastaj prej gjėrave tė
preferuara ėshtė tė fillojmė veshjen me tė djathtėn, por
kur tė zhvishemi tė fillojmė me tė majtėn. Vėrtetohet
nga Aishja se ka thėnė: “Tė Dėrguarit, lavdėrimi dhe
paqja qofshin mbi tė, i pėlqente fillimi me tė djathtėn
nė tė gjitha punėt.” (Shėnon Tirmidhiu)
Kjo aludon pėr pėlqyeshmėrinė e fillimit me tė djathtėn
nė tė gjitha punėt e ndershme.
Prej normave gjithashtu ėshtė qė tė themi lutjen e
veshjes sė rrobave. Muhamedi salallahu alejhi ue selem,
kur vishte rrobat, e falėnderonte Allahun me thėnien:
“Elhamdulilahil-ledhi kesani hadha ve rezekenihi min
gajri havlin min-ni ve la kuveh.”
“Falėnderuar qoftė Allahu, i Cili mė ka bėrė tė mundur
tė vesh kėto rroba dhe mė ka furnizuar me tė, sepse unė
me forcėn dhe fuqinė time nuk do tė mund t`i siguroja.”
(Shėnon Ebu Davudi)
Kurse kur vishte rrobė tė re thoshte: “All-llahum-me
lekel- hamdu ente keseutenihi es`lluke min hajrihi ve
hajri ma sunie lehu, ve eudhubike min sherihi ve sherri
ma sunie lehu” (Tirmidhiu).
“O Zoti im, Ty tė qoftė falėnderimi, Ti je Ai i Cili mė
furnizove me kėtė. Tė lutem ma dhuro tė mirėn nga kjo
dhe tė mirėn pėr tė cilėn ėshtė punuar. Kėrkoj mbrojtjen
Tėnde nga e keqja e saj dhe nga e keqja pėr tė cilėn
ėshtė punuar.”
Nga udhėzimi i tij nė veshje ishte moszgjatja e rrobave,
kėshtu qė rrobat e tij nuk i kalonin nyejt e kėmbėve.
Vėrtetohet nga ai tė ketė thėnė: “Rroba e besimtarit
zgjatet deri nė mes tė kėrcinjve, nuk ka tė keqe nėse e
lėshon atė deri nė nyjė.” (Shėnon Ebu Davudi)
Gjithashtu ka thėnė: “Ēdo rrobė qė ėshtė mė poshtė se
nyejt (e kėmbėve) ėshtė nė zjarr.” (Shėnon Buhariu)
Muhamedi salallahu alejhi ue selem mbante unazė prej
argjendi dhe e mbante nė gishtin e vogėl tė dorės sė
majtė dhe nganjėherė nė tė djathtėn. Ai na ka ndaluar
nga mbajtja e unazės sė arit.
Gjithashtu ai e ndaloi veshjen e mėndafshit pėr burra
dhe veshjen e rrobave qė janė ekstravagante, tė cilat e
bėjnė tė dallohet nga tė tjerėt dhe tė njihet me to.
Vėrtetohet nga Pejgamberi, lavdėrimi dhe paqja qofshin
mbi tė, tė ketė thėnė: “Kush vesh rroba tė shquara
(ekstravagante) nė kėtė botė, Ditėn e Gjykimit do tė
vishet me rroba tė poshtėrimit, pastaj do tė digjet nė
zjarr.” (Shėnon Ibėn Maxheh)
Muhamedi salallahu alejhi ue selem e ndaloi qė nė veshje
burrat t`u ngjasojnė grave dhe gratė t`u ngjasojnė
burrave. Ibėn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė,
thotė: “Resulullahu i mallkoi ata burra qė u ngjasojnė
grave dhe ato gra qė u ngjasojnė burrave.” (Shėnon
Buhariu)
Kurse nė hadithin e Ebu Hurejrės thuhet: “E ka mallkuar
Resulullahu burrin qė vesh rrobat e grave dhe gruan qė
vesh rrobat e burrave.” (Shėnon Ebu Davudi)
Kėto ishin disa shkėndija nga udhėzimi i Pejgamberit
tonė, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, gjatė veshjes,
prandaj mos tė tė ikė shansi pėr praktikimin dhe
ringjalljen e suneteve tė tė dashurit tonė, lavdėrimi
dhe paqja qofshin mbi tė.
Dhe dije se rrobat mė tė bukura janė rrobat e
devotshmėrisė, ashtu si ka thėnė Allahu i Lartėsuar:
“Por petku i devotshmėrisė, ėshtė mė i miri.” (Araf, 26)
Ndėrsa poeti thotė: Nėse njeriu nuk i vesh rrobat e devotshmėrisė
Ai kthehet i zhveshur edhe nėse ėshtė me rroba.