Falėnderimi dhe lavdėrimi i takon vetėm Allahut tė
Lartėsuar dhe salavatet tona qofshin mbi tė Dėrguarin
tonė, Muhamedin salallahu alejhi ue selem.
Mė ka nxitur ta shkruaj kėtė temė njė lajm i cili ėshtė
publikuar nė disa gazeta publike, tė cilat flasin pėr
pėrfitimin e disa thirrėsve bashkėkohorė islamė, tė
cilėt kanė pėrfituar para tė majme nga daveti i tyre.
Vetėm nė vitin 2007, njėri prej tyre kishte fituar mė
shumė, 2.5 milionė dollarė!
Pasi e lexova kėtė lajm, mu kujtua fjala e Pejgamberit
salallahu alejhi ue selem, qė thotė: Do tė vinė disa
njerėz tė cilėt do tė hanė me gjuhėt e tyre ashtu
sikurse hanė lopėt nga toka. (Ahmedi, shejh Albani ka
thėnė se hadithi ėshtė sahih. Shih Silsiletus-sahiha
419). Dhe unė nuk i shoh kėta thirrės ndryshe veēse prej
atyre qė janė cekur nė hadith, qė hanė me gjuhėt e tyre
sikurse hanė lopėt nga toka!
Subhanallah! Pėr ēdo fjalė qė flasin, presin prej saj
shpėrblim dhe pasuri... Nuk ka asnjė gjė qė bėhet vetėm
pėr hir tė Allahut apo nė rrugė tė Allahut!
Kėshtu duhet tė jetė thirrja nė Islam? Pėr ēdo fjalė qė
flasim, ēdo ajet qė themi, ēdo kėshillė qė japim, ēdo
ngjarje nga Kurani qė tregojmė duhet tė marrim pasuri
dhe shpėrblim?! Si tė ishte kjo fe njė mall me tė cilėn
bėjmė tregti, ku mund tė fitojmė pasuri dhe mund tė
humbim! Thėrrasim nė Islam aty ku kemi leverdi
financiare, kurse ku nuk kemi leverdi ndalemi dhe nuk i
thėrrasim nė Islam pėr hir tė Allahut tė Lartėsuar!
E ka thėnė tė vėrtetėn Pejgamberi salallahu alejhi ue
selem kur ka thėnė: Mėsojeni Kuranin dhe luteni Allahun
qė me tė (Kuranin) tė fitoni xhenetin para se ta mėsojė
atė (Kuranin) njė popull tė cilėt do tė kėrkojnė qė me
tė tė fitojnė dynjanė. Nuk ka dyshim se Kuranin e
mėsojnė tre grupe njerėzish: personi qė ka pėr qėllim tė
fitojė autoritet me tė (duke u mburrur dhe lavdėruar),
personi i cili dėshiron tė fitojė pasuri me tė dhe
personi i cili e lexon atė (dhe e mėson atė) pėr hir tė
Allahut tė Madhėruar. (Ibn Nasr nė Kijam El-Lejl, shejh
Albani ka thėnė se hadithi ėshtė sahih. Shih
Silsiletus-sahiha 258)
Po ashtu, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė:
Kush e lexon Kuranin, le tė adhurojė Allahun me tė
sepse do tė vijė njė popull tė cilėt do ta lexojnė
Kuranin dhe do tė kėrkojnė pasuri prej njerėzve.
(Tirmidhiu, shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė
sahih. Shih Silsiletus-sahiha 257) Dhe ka thėnė: Ai i
cili e mėson njė dituri me tė cilėn arrihet kėnaqėsia e
Allahut, mirėpo e mėson kėtė dituri pėr qėllim tė
pėrfitimeve tė kėsaj bote, ai nuk do ta ndiejė erėn e
xhenetit nė Ditėn e Gjykimit. (Tirmidhiu, Ahmedi, ibn
Maxhe, Ebu Davudi, shejh Albani ka thėnė se hadithi
ėshtė sahih. Shih Sahih Sunen Ebi Davud 3105)
Si do tė jetė gjendja e atyre tė cilėt nuk thėrrasin nė
Islam pėrveē nėse kanė dobi financiare nga kjo thirrje,
nga kjo ligjėratė, sikurse kėta thirrės tė njohur, tė
cilėt kanė fituar shumė para nga thirrja qė kanė bėrė.
Nuk ka dyshim se ne jemi duke jetuar ashtu sikurse na
kanė treguar selefėt tanė, qė thanė se do tė punojnė
punė tė ahiretit pėr qėllim tė pėrfitimit nė kėtė botė,
mėsojnė fenė pėr qėllime tė dynjasė!
Sikur kėta persona kėto para ti kishin shfrytėzuar nė
davet (thirrje nė Islam), do tė ishte mė mirė pėr ta.
Ata kėto para janė duke i fituar duke ua fshehur
njerėzve diturinė dhe rrugėn e drejtė, duke i mbrojtur
qafirėt dhe kufrin e tyre, disa prej tyre duke folur
haptazi pėr ta dhe duke i mbrojtur ata, kurse disa tė
tjerė duke heshtur, Allahu i Madhėruar thotė: Ata, tė
cilėt fshehin argumentet dhe faktet qė Ne i shpallėm, e
pasi qė ato ua sqaruam njerėzve nė librin, tė tillėt i
mallkon Allahu, i mallkojnė edhe ata qė mallkojnė.(El
Bekare: 159)
Ata qė fshehin nga libri atė qė shpalli Allahu dhe pėr
tė fitojnė shumė tė paktė, ata nė barqet e tyre fusin
vetėm zjarr. Atyre Allahu nuk do tu flasė nė Ditėn e
Gjykimit dhe as nuk i shfajėson ata, por pėr ta pason
dėnimi i rėndė e i padurueshėm. (El Bekare: 174)
Ne u themi kėtyre thirrėsve qė le ta provojnė dhe le tė
flasin tė vėrtetėn kundėr jobesimtarėve dhe tė thonė tė
vėrtetėn kundėr atyre qė janė zhytur nė harame, se do ta
shohin a do tė kenė mundėsi ti fitojnė kėto para pėr
kėtė kohė tė shkurtėr. Nuk ka dyshim se do tė bėhen prej
thirrėsve mė tė varfėr nė atė vend.
Me kėto fjalė nuk desha tė tregoj pėr gjendjen e tyre,
sepse gjendjen e tyre financiare e dinė tė gjithė,
mirėpo desha vetėm ti kėshilloj dhe tu pėrkujtoj
pėrfundimin e kėsaj bote se qė tė gjithė ne do tė
ndahemi njė ditė nga kjo botė dhe do tė lėmė ēdo gjė qė
kemi nė kėtė botė prej pasurisė, shtėpive, veturave
etj., dhe nuk do ti sjell dobi atij nė Ditėn e Gjykimit
tjetėr pėrveē veprave tė tij tė sinqerta, qė i ka bėrė
pėr hir tė Allahut tė Lartėsuar. E lusim Allahun e
Lartėsuar tė na bėjė tė sinqertė nė veprat dhe thėniet
tona, qė tė jetė pėrfundimi ynė i sinqertė, tė na bėjė
prej atyre qė e flasin tė vėrtetėn dhe nuk e fshehin
atė. I gjithė falėnderimi i takon Allahut tė Madhėruar.