Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Singapori dhe Kosova
- Studim Komparativ -

Duke ndeshur ēdo ditė nė studime krahasuese, qoftė tė lėmit religjioz apo tė fushave tė tjera studimore, dhe duke parė nevojėn e lexuesve tė etur pėr artikuj tė tillė, vendosa qė tė thur disa fjali mbi kėto dy vende. Studimi ynė komparativ ka si synim qė t’u ofrojė lexuesve disa njohuri rreth Singaporit dhe Kosovės, gjithnjė duke u munduar qė studimit nė fjalė t’i japim pamjen komparative, qė do tė ngjallė sadopak kureshtjen e lexuesit pėr tė njohur disa kėndvėshtrime themelore tė kėtyre dy vendeve.

Studime komparative nga kėndvėshtrimi historik

Singapori, njė vend multifetar dhe multietnik, me njė sipėrfaqe prej 224 miljesh katrorė, shtrihet nė Azinė Juglindore. Ky vend numėron mė shumė se 71 xhami dhe 9 medrese tė pranuara nga Ministria e Arsimit. Numri i banorėve kap shifrėn afro 5 milionė, kurse muslimanėt pėrbėjnė 15% tė kėtij numri. Singapori - vendi i luanėve - dikur administrohej nga qeveria malaje, por tashmė ēdo gjė ka ndryshuar. Kinezėt, tė cilėt bėnin tregti nė atė kohė, arritėn qė kėtij vendi t’i japin njė imazh krejtėsisht tjetėr nga ai fshati i dikurshėm. Ndėrsa raca indiane, tė cilėt nė Singapor fillimisht kishin ardhur si fuqi punėtore, pėrkatėsisht pėr rregullimin e mbulesave tė shtėpive, si rrjedhojė mbeten aty pėrgjithmonė duke gėzuar tė drejtat e njeriut sikurse fisi vendas malaj, po ashtu edhe ai kinez.

Ē’ėshtė e vėrteta, nė kėtė vend, tė tri nacionalitetet mė tė njohura: kineze, malaje dhe indiane, zotėrojnė nėnshtetėsinė, por nė pasaportat e tyre pėrveēse shkruhet “Singaporian Citizen” - mė poshtė citohet edhe nacionaliteti pėrkatės, pra, kjo ėshtė bėrė pėr tė dalluar origjinėn e tyre tė lashtė. T’i kthehemi Kosovės, njė vend me pozitė tė mirė gjeografike, i cili shtrihet nė Ballkanin Qendror, me shumicė dėrrmuese muslimane. Nė kėtė vend gjejmė tė njėjtin realitet, vetėm se nė tė pavarėsia vetėm sa ėshtė fituar, kurse Singapori e gėzoi para 42 vitesh, mė saktė nė gusht tė vitit 1965. Vendi ynė, qė ka shumicė muslimane, pėrbėhet nga dy fe, Islami dhe Krishterimi dhe shumė nacionalitete, si ajo turke, boshnjake, rome, etj. Singapori prej vitesh ishte nėn sundimin britanik. Gjatė asaj kohe ishte ende provincė e Malajzisė, dikur e quajtur Malaja, por nė vitin 1965 me paqe arritėn ēdo gjė dhe Singapori shpalli pavarėsinė e tij.

Kur flasim rreth kėtij dallimi tė madh, nė tė njėjtėn kohė ka ngjasim me problemin e trojeve shqiptare. Nė vitin 1912, Shqipėria shpalli pavarėsinė e saj, por Kosova u harrua dhe fatkeqėsisht mbeti nėn pushtimin serb. Kjo ishte periudha dhe shansi mė i madh kur Kosova mund tė shpallte pavarėsinė e saj, sikur ajo tė gjente pėrkrahje nga vendet fqinje. Duhet theksuar se me kapitullimin dhe rėnien e kalifatit osman, shėnohet edhe fundi i sundimit tė kalifatit nė Ballkan. Kėtu kemi tė bėjmė me dy shembuj shumė tė pėrafėrt; i pari qe largimi i Perandorisė Osmane nga Ballkani dhe shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė nė vitin 1912, i cili lidhet me rėnien e sunduesve britanikė, tė cilėt mbanin nė pranga rajonin malaj dhe shpallja e pavarėsisė sė Malajzisė nė vitin 1953. Pėr sa i pėrket shembullit tė dytė, ai shpalos rastin dhe fatin e dy vendeve: njėrin nė Azinė Juglindore, “Singaporin”, dhe tjetrin nė Evropėn Juglindore, “Kosovėn”. Kur ėshtė fjala pėr rastin e parė, pėrkatėsisht pėr Singaporin, kėta arritėn qė tė tregojnė aftėsitė e tyre dhe me paqe u bėnė tė pavarur, por nė tė njėjtėn kohė u mbėshtetėn edhe nga vendet fqinje, gjersa rasti i dytė, nė Evropėn Juglindore, pėrkatėsisht Kosova, nuk gėzoi tė njėjtin fat. Mė shumė se njė shekull ėshtė punuar qė Kosova tė gėzojė fatin e fitores sė pavarėsisė.

Do ta pėrmbyllja kėndvėshtrimin historik me njė fenomen shumė tė ēuditshėm. Pėrderisa nė Kosovė ende flitet pėr bashkimin e trojeve shqiptare dhe duke pasur parasysh vėshtirėsitė pėr arritjen e pavarėsisė, nė Singapor asnjėherė nuk flitet pėr gjėra tė pakapshme, tė cilat as qė mund tė paramendohen. Pra, jo vetėm Singapori por edhe vendet pėrreth nuk diskutojnė pėr gjėra qė do tė lėkundnin marrėdhėniet diplomatike.

Studime komparative nga kėndvėshtrimi fetar: objektet fetare

Nėse i kthehemi studimit tė objekteve fetare nė Singapor dhe nė Kosovė, do tė shohim se shifrat e mėdha nė tė shumtėn e rasteve nuk tregojnė domosdoshmėrinė e arritjes sė suksesit. Rol tė rėndėsishėm nė kėtė drejtim luan vetėm puna dhe kontributi i vazhdueshėm. Mė parė cituam se numri i pėrgjithshėm i xhamive nė Singapor arrin nė 71, kurse nė Kosovė numri i xhamive kalon mė shumė se 500 sosh. Pėr njė vend me pėrbėrje prej 70% kinezėsh dhe vetėm 15% me pėrkatėsi islame ėshtė pėr t’u krenuar qė muslimanėt singaporianė arritėn t’i mbajnė gjallė kėto xhami, si nga ana materiale ashtu edhe nga ana shpirtėrore. Kur flasim pėr rolin e xhamive nė kėtė vend, duhet tė kihet parasysh ndarja e rolit tė tyre nė dy periudha; tė kaluarėn dhe atė prezente.

Dikur, si nė ēdo vend tė botės, edhe nė Singapor xhamitė luanin njė rol shumė dimensional, mirėpo aty nuk kishte njė menaxhim qė do tė vazhdonte edhe mė tutje. Ndėrsa duke filluar nga dy dekadat e fundit, xhamitė nė Singapor luajnė rolin e tri institucioneve; institucion pėr kryerjen e obligimeve fetare, institucion pėr mėsimbesim dhe institucion pėr ekonomi dhe zhvillim. Me fjalė tė tjera, nė Singapor nuk bėhet fjalė qė tė ndėrtohen xhami tė reja, siē ndodh nė vendin tonė. Shtrohet pyetja: Pėrse nė Singapor vėshtirėsohet ndėrtimi i xhamive? Arsyet janė tė shumta, por arsyeja kryesore ėshtė ēmimi shumė i lartė i truallit.

Ta marrim me mend se nė kėtė vend kur bėhet fjalė pėr shitje apo blerje tė tokės, kjo procedurė realizohet pėrmes shputės sė kėmbės, pra pėr tė blerė njė metėr vend nė mėnyrė qė tė zgjerosh xhaminė apo medresenė, kjo do tė kushtojė me miliona dollarė, prandaj pėr kėtė arsye Bashkėsia Islame e Singaporit (MUIS - Muslim Ugama Islam Singapore), ka iniciuar plane tė reja qė xhamia tė mos mbetet vend vetėm pėr kryerjen e riteve fetare, por nė tė njėjtėn kohė tė shėrbejė si njė mėsonjėtore duke ndėrtuar nė katin e saj edhe medrese tė vogla, ku aty do tė mėsonin fėmijėt muslimanė rreth besimit tė tyre.

Pėr mirėmbajtjen e saj dhe tė nevojave qė i duhen kėtyre medreseve, xhamitė e reja nė Singapor posedojnė edhe dyqanet apo supermarketet, ku prej aty do tė burojnė paratė. Pra, secila prej xhamive tė Singaporit ka edhe medresenė pėr fėmijė dhe tė rritur tė tė dy gjinive. Me njė fjalė, numri i medreseve qė menaxhohen nga xhamitė ėshtė 71. Ndėrsa nė Kosovė kemi njė numėr tė madh xhamish, por qė fatkeqėsisht deri mė tani nuk kemi hasur nė njė administrim tė tillė. Edhe nga pėrvoja qė kam ndarė me shumė imamė kosovarė, tė cilėt posedojnė titullin e mėsuesit, ligjėruesit dhe imamit (mualim, hatib dhe imam) nė ndonjėrėn prej xhamive, shohim se titujt nė fjalė janė sipėrfaqėsorė, pėrderisa nė Singapor imami apo ligjėruesi respekton vendin dhe postin e dhėnė nga Bashkėsia Islame e vendit, pėrndryshe do tė mbetet nė rrugė.

Nėse bėjmė njė krahasim mbi tė ardhurat mujore tė njė imami nė Singapor, do tė vėrejmė se imamėt e xhamive apo mėsimdhėnėsit e kėtyre medreseve, nė muaj marrin jo me shumė se 600 dollarė, pra saktėsisht kapin vlerėn e 300 eurove. Pėr disa kjo vlerė mund tė tingėllojė shumė e lartė, mirėpo kostoja e jetesės nė Singapor ėshtė shumė e shtrenjtė nė krahasim me atė nė Kosovė. Kjo pagė ėshtė njė shumė simbolike dhe nuk i vėrejmė imamėt qė tė ankohen ashtu siē ndodh me realitetin e imamėve kosovarė. Sikur Bashkėsia Islame e Kosovės t’i kushtonte rėndėsi aprovimit tė kėtij shembulli, do tė vėrenim se nė ēdo fshat do tė operonte edhe medreseja, por jo siē e kemi shprehi qė mėsimbesimin ta zhvillojmė vetėm gjatė sezonit veror apo gjatė Ramazanit.

Duhet theksuar se medresetė nė Singapor (kam pėr qėllim medresetė e xhamive - Mosques Madrasas) kanė klasa tė veēanta dhe mėsimbesimi zhvillohet me dy orare; paradite dhe pasdite. Nė vazhdim do tė pėrmendim lėndėt mėsimore qė mėsohen nė kėto medrese; ēerdhet pėr fėmijė (kindergarten) ku mėsojnė shkrim-leximin arab dhe praktikojnė leximin e Kuranit. Kjo periudhė u dedikohet tė vegjėlve, kurse lėndėt pėr bazat e fesė, klasat apo ligjėratat pėr haxh dhe umra, namazi, abdesti, mėsimi i gjuhės arabe u dedikohen adoleshentėve. Duhet theksuar se klasat janė tė ndara pėr tė dy gjinitė. Kėto qenė disa nga lėndėt themelore qė mėsohen nė shkollat e ashtuquajtura “Mosques Madrasas” (Medresetė e xhamive). Ndėrsa kur ėshtė fjala pėr medresetė zyrtare, atje numėrohen gjithsej nėntė prej tyre dhe qė tė gjitha mbikėqyren nga Ministria e Arsimit dhe MUIS-i. Nė vitin 1982 janė bėrė ca ndryshime nė favor tė studentėve fetarė, me fjalė tė tjera, kurikulumet e shkollave fetare dhe atyre laike nuk dallojnė aq shumė.
Kjo ėshtė bėrė si rezultat i klimatizimit tė medresistėve me programet e reja qė ka aprovuar Ministria e Arsimit tė Singaporit. Nė kėto shkolla pėrveē lėndėve fetare mėsohen edhe shkenca tė ndryshme dhe janė tė pajisura me laboratorė modernė. Kėto medrese i bėn mė tėrheqėse prania e tė huajve, veēmas njohėsve tė gjuhės arabe dhe angleze, ku shumica e shkollave fetare zhvillojnė mėsimet nė gjuhėn arabe, por prej tyre kemi edhe tė pėrziera, pra shumica e tyre si medium tė gjuhės kanė gjuhėn arabe. Pėr lexuesin kemi sjellė edhe emrat e medreseve nė fjalė tė renditura sipas ndarjes sė provincave:

Madrasah Et-Tahzibijeh El-Islamijeh    15 Jalan Ulu Seletar Sembawang
Madrasah El-Irshad El-Islamijeh          9 Winstedt Road, Singapore
Madrasah El-Xhunejd El-Islamijeh       30 Victoria Lane, Singapore
Madrasah As-Saguuf El-Arabijeh         111 Jalan Sultan, Singapore
El-Medreseh Ed-dinijeh Radin Mas       50 Telok Blangah Way, Singapore
Madrasah Wak Tanjong El-Islamijeh    589 Sims Avenue, Singapore
Madrasah El-Arabijeh El-Islamijeh       14 Jalan Selamat, S’pore
Madrasah El-Me’arif El-Islamijeh         14 Ipoh Lane, Singapore

Ėshtė me rėndėsi tė theksohet edhe krahasimi mes Bashkėsisė Islame tė Singaporit dhe Bashkėsisė Islame tė Kosovės. Nė kėtė pikė do tė veēoja se pėrderisa nė Kosovė muftiu - nė tė kaluarėn dhe nė tė tashmen - luan rolin e Kryetarit tė Bashkėsisė dhe atė tė Muftiut, nė Singapor kėto dy poste janė tė ndara, pra, Bashkėsia Islame e Singaporit (MUIS) pėrbėhet nga Kryetari i Bashkėsisė; HAJI MOHD ALAMI MUSA (President i MUIS), nga Muftiu: SYED ISA MOHD SEMAIT (Mufti i Singaporit), dhe Sekretari: SYED HAROON ALJUNEID (Sekretar i MUIS).

Ajo qė ėshtė e pėrbashkėt nė kėto dy vende ėshtė mosekzistimi i Universitetit Islam, pra, as nė Singapor e as nė Kosovė nuk kemi ndonjė institucion tė lartė tė edukimit tė brezave.

Do ta pėrmbyllja kėndvėshtrimin fetar edhe me njė fenomen tjetėr. Derisa nė Kosovė liderėt dhe prijėsit fetarė ekspozohen me rroba tė shtrenjta dhe vetura luksoze, nė Singapor shohim se pas orarit tė punės ata merren edhe me shitblerje dhe tregti tė ndryshme, nė mėnyrė qė tė mbijetojnė nė njė vend shumė tė zhvilluar dhe me perspektivė, por qė ėshtė shumė e vėshtirė pėr tė mbijetuar - po qe se varesh vetėm nga pagat mujore - dhe tė zotėruarit e njė veturė do tė thotė se bėn pjesė nė grupin e tė pasurve.

Nė fund, shfrytėzoj rastin qė muslimanėt nė vendin tonė tė kontribuojnė mė shumė nė ruajtjen e vlerave tė tyre islame. E them kėtė duke u bazuar nė realitetin qė shoh nė Singapor, se si kontribuojnė muslimanėt vendas; ata pėrveē pagesės sė zekatit, paguajnė edhe njė shumė simbolike vjetore pėr xhamitė dhe medresetė. Zakonisht pagesa bėhet nė bazė tė tė ardhurave tė tyre mujore. MUIS-i, apo Bashkėsia Islame e Singaporit, zotėron licencė pėr ushqimet e lejuara (hallall). Tė gjithė muslimanėt janė tė vetėdijshėm se ku tė ulen pėr marrjen e ushqimeve, pasi MUIS-i ėshtė pėrgjegjėsi kryesor pėr trajnimin e kursantėve se si tė dallojnė ushqimet e lejuara nga ato tė ndaluarat dhe mė pas u lejohet hapja dhe drejtimi i restoranteve. Nėse dėshirojmė tė hamė ushqim nė ndonjė restorant dhe kemi frikė se ata mund tė na shėrbejnė ushqime haram, kjo ėshtė e lehtė pėr t’u evituar, pasi nė murin e restorantit mbahet edhe licenca nga Muisi, ku tregohet se ushqimi nė atė restorant ėshtė i lejuar dhe shėrbehet sipas bazave tė sheriatit islam. Kjo ėshtė e aplikueshme edhe pėr pronarėt jomyslimanė, ku MUIS-i lėshon licencėn pėr tė dy palėt: muslimanė dhe jomuslimanė dhe kjo arrihet vetėm pas mbarimit tė kurseve pėrkatėse. Ndėrsa nė Kosovė kjo ėshtė shumė larg mendjes sonė. Kohėve tė fundit tregu kosovar ėshtė pėrzier me lloj-lloj artikujsh dhe ėshtė bėrė mjaft e vėshtirė qė t’i dallojmė ushqimet se nga vijnė dhe ku paketohen.

Nė fund, e lusim Allahun e Madhėrishėm qė tė na shpėrblejė pėr ēdo vepėr dhe punė tė mirė!


 

Mr. Fehim Dragusha
5.4.2009

                                                      www.klubikulturor.com