Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Si bėhet pėrzgjedhja e temės sė hytbes? (2)

Grupi i dytė i hytbeve: Xhumatė tė cilat nuk pėrputhen me ndonjė ngjarje tė caktuar.
Kėto janė tė shumta dhe ligjėruesi ka mundėsi tė bėjė njė plan sipas tė cilit do tė ecė, plan ky i cili pėrmban nė vete tema tė shumta, nė fusha tė ndryshme. Nga dobitė e kėsaj mund tė pėrmendim:

- Mosekzistimi i dyshimit dhe pavendosmėrisė nė pėrzgjedhjen e temės sė hytbes, sidomos kur koha ėshtė e kufizuar.

- Lehtėsimi gjatė hulumtimit tė disa temave, sidomos kur janė nė njė fushė, kursimi i madh i kohės, si p.sh nėse janė nė planin e tij pesė tema nė fushėn e besimit, atėherė njė ulje e tij gjatė hulumtimit pėr njė temė bėn pėrmbjedhjen e materialit pėr pesė tema, ngase nė tė shumtėn e rasteve burimet janė tė njėjta apo tė pėrafėrta.

- Larmia te dėgjuesit dhe mosmėrzitja e tyre.

Klasifikimi i temave mund tė bėhet nė disa fusha; ēdo tė premte bėn pėrzgjedhjen e njė fushe pėr tė folur pėr njė temė tė asaj fushe:

1. Akide (besimi) dhe ēfarė ka tė bėjė me tė, s’ka dyshim se temat janė tė shumta nė kėtė drejtim dhe nga ēdo temė mund tė nxjerrim njė numėr tė madh hytbesh. Ai qė lexon librat e besimit, do ta vėrejė qartė kėtė.

2. Ibadetet (adhurimet): gjithashtu kjo ėshtė njė fushė e gjerė dhe nuk kemi pėr qėllim vetėm numėrimin e dispozitave apo fetvave, por edhe pėrmirėsimin e disa gabimeve nė tė, pastaj shpjegimin e vlerave tė tyre, nxitjen nė ato adhurime tė lėna pas dore...

3. Muamelat (transaksionet); ka tema tė shumta tė cilat kemi nevojė t’i trajtojmė, veēanėrisht kur format e saj ripėrtėriten ēdo ditė.

4. Njė tekst nga Kurani apo Suneti; ligjėruesi bėn pėrzgjedhjen e njė ajeti kuranor, tė njė sureje tė shkurtėr apo tė njė hadith dhe flet rreth dobive tė tyre dhe ndėrlidhjes me jetėn aktuale tė njerėzve dhe nuk bėhet vetėm pėrmendja e dobive. Kjo pa dyshim qė ka njė ndikim tė madh te dėgjuesit, sikur ata tė mos kenė dėgjuar mė parė pėr atė ajet apo sure, apo sikur po e dėgjojnė pėr herė tė parė hadithin, edhe pse hadithi ndoshta ėshtė i njohur, ngase kuptimi i tyre rreth tij ka qenė i gabuar apo ligjėruesi u paraqet atyre dobi, pėrfitime tė reja, domėthėnie tė cilat nuk i kanė dėgjuar mė parė.

5. Ahlaku (morali dhe vlerat e tij): ėshtė njė fushė mjaft e gjerė dhe pėr tė ka literaturė tė veēantė, literaturė tė hershme e tė vonshme.

6. Tregimet e Kuranit dhe Sunetit: edhe pse kjo mund tė futet nė pikėn e katėrt, mund edhe tė veēohet e tė ndahet, kėshtu qė kjo tė jetė e veēantė vetėm pėr tregime.

7. Biografi: bėn pėrzgjedhjen e njė personaliteti tė shquar, nė mėnyrė qė tė hedhė dritė mbi tė, duke pėrmendur shkaqet e shquarjes sė tij, pėrfitimi nga fjalėt dhe veprat e tij, qoftė nga sahabėt, Allahu qoftė i kėnaqur me ta, tabiinėt apo ndonjė nga dijetarėt e shquar nė tė kaluarėn dhe tė tashmen.

8. Biografi nga jeta e Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, dhe ndonjė nga betejat e tij, pėrzgjedh njė hadith apo betejė dhe flet pėr tė apo pėr njė kėnd tė saj dhe nxjerr dobi e mėsime.

9. Tema rreth ideve tė ndryshme dhe qėndrimi i Islamit ndaj tyre: si demokracia, sekularizmi, civilizimi perėndimor dhe qėndrimi i muslimanit ndaj tyre.

10. Sprovat dhe shenjat e kiametit: ēdo sprovė apo shenjė prej shenjave tė mėdha tė kiametit mund tė veēohet si njė hytbe apo edhe mė tepėr pėr shkak tė teksteve dhe njohurive tė shumta rreth tyre.

11. Bota tjetėr dhe gjendja e saj: s’ka dyshim se temat nė kėtė drejtim janė tė shumta, siē janė: sirati (ura), mizani (peshorja), ringjallja, llogaria... gjithashtu xheneti dhe xhehenemi e pėr kėto gjithashtu ka tema tė mjaftueshme, siē janė: pėrshkrimi i xhenetit dhe xhehenemit, i banorėve tė tyre, i veprave tė cilat tė ēojnė nė to...

12. Kėshilla tė pėrgjithshme: pa dyshim njė fushė e gjerė.
Ky qe vetėm njė klasifikim i pėrgjithshėm, por gjithashtu mund tė bėhet edhe ndarja e ēdo teme nė nėntema, pasi nė ēdo temė hytbe tė shumta.
Nėse ligjėruesi bėn kėtė lloj klasifikimi dhe renditjeje, nė mėnyrė qė ēdo tė premte tė trajtojė njė prej temave tė sipėrpėrmendura, s’ka dyshim se nė radhė tė parė do tė pėrfitojė ai, nga dobitė qė i pėrmendėm mė lart, duke shtuar edhe atė se u mėson njerėzve pėrmbledhjen e fesė dhe ato gjėra pėr tė cilat kanė nevojė pėr jetėn e kėsaj bote dhe tė botės tjetėr e nė tė njėjtėn kohė e qetėson trurin e tij lidhur me pėrzgjedhjen e njė teme nė vend tė shpėrndarjes nė shumė tema.

Shumė ligjėrues nuk i kushtojnė rėndėsi kėtij klasifikimi dhe radhitjeje, kėshtu qė hytbet e tyre pėrkufizohen nė tema tė caktuara e tė pakta, e ndoshta nuk u vjen radha trajtimit tė temave tė pėrgjithshme, qė janė tepėr me rėndėsi, gjatė tėrė ligjėrimit tė tij disavjeēar. Shkaku kryesor pėr kėtė ėshtė mosekzistimi i njė plani nė formė tė shkruar, tė cilin ai e pason.

Gjithashtu vėrehet se shumica e ligjėruesve trajtojnė tema tė pėrgjithshme, tė cilat nuk lėnė fare ndikim te tė pranishmit, kėshtu qė ka ligjėrues tė cilėt kur flasin pėr kiametin dhe gjendjen e tij, pėrpiqen brenda njė hytbe t’i pėrfshijnė tė gjitha, e s’ka dyshim se kjo ėshtė e pamundur, e njėkohėsisht edhe e mėrzitshme dhe e lodhshme pėr dėgjuesit, ngase nė kėtė formė tė ligjėrimit vėrehet pėrgjithėsimi e cektėsia dhe trajtimi i dobėt siē vėrehet nė shumicėn e rasteve. Dita e Kiametit, “njė ditė qė sipas llogarisė suaj ėshtė sa njėmijė vjet”, sipas ajetit kuranor (Sexhde 5), si ėshtė e mundur pėr ligjėruesin tė flasė pėr ngjarjet e njė mijė viteve brenda gjysmė ore apo mė pak?! Por po tė bėnte ndarjen nė ngjarje dhe ta veēonte secilėn prej tyre me njė hytbe, trajtimi i tij do tė ishte mė nė nivel tė duhur dhe mė me ndikim te dėgjuesit. Kėshtu thuhet pėr tė gjitha temat.

Ligjėrimi i disa hytbeve me njė temė

Disa ligjėrues parapėlqejnė pėrqendrimin nė njė prej temave tė pėrgjithshme dhe me kėtė rast ligjėrimi i tyre zgjat pėr njė periudhė kohore madje edhe pėr disa vite apo mė pak, varėsisht nga materialet ekzistuese pėr temėn qė trajton.

Shumica e atyre qė ndjekin kėtė metodė nė fund tė hytbes paralajmėrojnė se do tė vazhdojnė me kėtė temė edhe nė hytben tjetėr.
Kėta mendojnė se kjo metodologji ka dobi dhe anė pozitive nga shumė aspekte, prej tė cilave:
- Tėrheqjen e dėgjuesve nė hytben vijuese.
- Ndėrlidhja e temave tė hytbes njėra me tjetrėn.
- Trajtimi i njė teme nė kėtė formė ėshtė mė i dobishėm, pasi pėrveēse si hytbe mund tė konsiderohet edhe si mėsim shkencor.

Njoh ligjėrues xhumash, tė cilėt nė hytbet e tij janė pėrkufizuar vetėm nė fushėn e tefsirit (komentim tė Kuranit) pėr disa vite me radhė, ndoshta mė tepėr se dhjetė vite, ndėrkaq tjetri nė biografinė e tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė.
Ndėrkaq disa tė tjerė pėrqendrohen vetėm nė njė aspekt, si: edukimi i fėmijėve, shenjat e kijametit e tė ngjashme me kėto, duke ligjėruar dhjetė apo mė shumė hytbe tė njėpasnjėshme e pastaj kalon nė ndonjė temė tjetėr.

Gabimet e tė pėrqendruarit nė tema tė caktuara
Mendoj se pėrqendrimi nė njė fushė tė caktuar si tefsir apo biografi tė tė Dėrguarit tė Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, apo nė njė prej temave tė caktuara nė disa hytbe tė njėpasnjėshme nuk ėshtė e qėlluar, pėr disa arsye:

1. Njė gjė e tillė s’ėshtė transmetuar nga i Dėrguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė, aq sa kam mundur tė vėrej nė Sunetin e tij, qė t'u ketė thėnė shokėve tė tij, Allahu qoftė i kėnaqur me ta: "Do tė vazhdojmė nė hytben tjetėr", apo tema e hytbes sė ardhme do tė jetė kjo, apo tė ketė ligjėruar tema tė caktuara nė ndonjė fushė. Ajo qė ėshtė transmetuar nga udhėzimi dhe praktika e tij ėshtė se u fliste njerėzve atė qė kanė patur nevojė mė sė shumti e kjo nė tė shumtėn e rasteve duhet tė jetė e llojllojshme, ngase nevojat e njerėzve dallojnė dhe janė tė ndryshme, varėsisht nga tė kuptuarit e tyre, puna dhe interesimi i tyre. Ibn Kajimi thotė: “Ai (i Dėrguari i Allahut) u mėsonte shokėve nė hytbet e tij parimet e Islamit, dispozitat e tij, i urdhėronte dhe ndalonte nėse kishte nevojė pėr diēka, nėse vėrente nė mesin e tyre tė varfėr dhe nevojtarė i urdhėronte dhe i nxiste pėr sadaka.”


2. Ndoshta mund tė ketė drejtim tjetėr nga ajo qė ka dėshiruar ligjėruesi kur thotė se me kėtė i tėrheq dėgjuesit, ngase ata tashmė e dinė se ēfarė do tė ligjėrojė, e njeriu nga natyra anon nga zbulimi i asaj qė ėshtė e panjohur pėr tė dhe nė kėtė ēėshtje dėshiron befasi.

3. Metoda e pėrqendrimit vetėm nė njė fushė bėhet nė llogari tė temave tė tjera mė madhore.

4. Ka dėgjues qė nuk kanė qenė nė xhumanė e kaluar dhe kuptimi i hytbės sė asaj dite mund tė jetė i ndėrlidhur me tė kaluarėn, kėshtu qė shumė pak mund tė pėrfitojnė.

5. Ligjėruesit mund tė udhėtojnė apo tė sėmuren e tė ngjashme, kėshtu qė s’ka mundėsi tė ligjėrojė dhe tema qė ka filluar duhet ndėrprerė.
Pėr kėto dhe shkaqe tė tjera, shoh se kjo metodė nuk ėshtė e preferuar, veēanėrisht nėpėr xhami tė mėdha qyteti, ndėrkaq nėse kjo bėhet nėpėr fshatra, ku nė tė shumtėn e rasteve janė vetėm banorėt e fshatit, atėherė shumė nga vėrejtjet e sipėrpėrmendura mund tė arsyetohen. Megjithatė nuk anoj nga ajo metodė, ngase hytbeja s’ėshtė njė mėsim shkencor, por nėse do, ai mund tė bėjė organizimin e mėsimeve tė tilla, ndėrkaq nė hytbe t’u flasė njerėzve pėr atė qė kanė nevojė pėr jetėn e kėsaj dhe botės tjetėr.
Ēdo temė pėr tė cilėn ligjėruesi mendon se ėshtė e gjatė, ka mundėsi tė bėjė shkurtimin e saj nė forma tė ndryshme, nė mėnyrė qė tė mos bėjė tema tė shumta tė njėpasnjėshme.
Kujdesi, interesimi dhe serioziteti i ligjėruesit nė pėrzgjedhjen e temave gjatė ligjėrimit tė tij, pėrfitimi nga hytbet e tij dhe nga ligjėruesit e tjerė pa dyshim do t’i ndihmojė shumė nė kėtė drejtim.
Gjithashtu, kultura e leximit, njohuritė dhe angazhimi i tij nė kėrkim tė diturisė, njohja e gjendjes sė njerėzve, afėrsia e tij me ta, do ta bėjė tė jetė mė afėr zemrave tė tyre, njohės i shqetėsimeve dhe brengave tė tyre, i aftė nė zgjidhjen e problemeve tė tyre, ēdo javė ngjitet nė shkallėt e minberit, u drejtohet atyre dhe ata e dėgjojnė atė.
Nėse ligjėruesi do tė jetė i tillė, atėherė pa dyshim se ata qė e dėgjojnė atė do tė kenė mall e dėshirė pėr xhumanė dhe padurim do tė presin hytbet e tij, e nė kėtė mėnyrė hytbeja jep frytet e saj dhe njėkohėsisht shfaqet dobia e saj pėr tė cilėn edhe ėshtė ligjėruar.

 

Pėrktheu Almedin Ejupi
Marrė nga revista El Bejan

5.4.2009

                                                      www.klubikulturor.com