Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Si bėhet pėrzgjedhja e temės sė hytbes? (1)

Shumica e ligjėruesve ankohen nga pėrcaktimi i temės gjatė ligjėrimit tė tyre gojor (hytbes). Disa prej tyre thonė se temat tė cilat mund t'i trajtojė ligjėruesi e qė mund t'u drejtohet tė pranishmėve janė tė pakta, sidomos kur dihet fakti se hytbeja pėrsėritet ēdo javė.

Mendoj se shkaku kryesor pėr kėtė te ligjėruesi ėshtė dituria dhe leximi i tij i kufizuar dhe perceptimi i tij i dobėt rreth gjendjes sė njerėzve. Edhe po tė mbahej ligjėrimi gojor (hytbeja) ēdo ditė, ligjėruesi nuk do tė kishte mundėsi t’i trajtonte e t’i pėrfshinte tė gjitha temat pėr tė cilat njerėzit kanė nevojė, e nė veēanti nė kėtė shekull, kur kapja pas fesė ėshtė dobėsuar nė zemrat e njerėzve, janė shtuar sprova tė shumta, ndaj ata ndiejnė nevojė pėr pėrforcim dhe vėrtetim tė besimit tė tyre dhe largim nga mosbesimet e dyshimet e shumta, tė cilat mund ta shkatėrrojnė besimin e tyre nė tėrėsi.

Njerėzit kanė nevojė pėr pėrmirėsimin e adhurimeve tė tyre, kanė nevojė pėr shpjegimin e shumė dispozitave tė sheriatit mbi shumė ēėshtje nė bashkėveprimet e tyre tė pėrditshme, tė cilat pėrsėriten ēdo ditė, kanė nevojė pėr nxitjen nė vlerat morale dhe largimin e tė ligave, pastrimin e zemrave tė tyre, pėrkujtimin pėr botėn tjetėr e shumė e shumė tema tė tjera.

Xhumatė mund t’i klasifikojmė nė dy grupe:

1. Grupi i parė: Xhumatė tė cilat pėrshtaten me ndonjė ndodhi, ngjarje tė rėndėsishme, e kėto mund tė jenė dy llojesh:

a). Tė jashtėzakonshme, tė rastit, tė papritura, siē mund tė jetė ndonjė ngjarje nė lagje apo nė vend, ku ėshtė bėrė e njohur dhe njerėzit presin mendimin e ligjėruesit (hatibit) pėr kėtė ndodhi; ēėshtjet e muslimanėve tė cilat ndizen kohė pas kohe, si ēėshtja e Palestinės, Ēeēenisė, e tė ngjashme.
Ligjėruesi kėto tema duhet t’i trajtojė me trajtim fetar, tė sqarojė realisht ēėshtjen nė fjalė pa teprim e neglizhencė e pastaj tė shpjegojė qėndrimin qė duhet tė ketė muslimani nė kėtė ēėshtje dhe obligimet qė ka, duke mos u mjaftuar vetėm me pėrkujtimin e saj. Disa ligjėrues i kaplon entuziazmi dhe e teprojnė nė kėtė apo e shpeshtojė kėtė temė me formė dhe metodė tė njėjtė dhe nė kėtė pa dyshim ka tė meta, prej tė cilave mund tė pėrmendim:
- humbja e besueshmėrisė, veēanėrisht kur tė pranishmit e kuptojnė kėtė. Nga kjo rezulton mospranimi nga ai apo mosndikimi i tyre me atė ēfarė flet, ngase ata kanė kuptuar nga ai teprimin nė kėtė.
- mėrzitja e njerėzve dhe distancimi i tyre nga ajo ēėshtje.
- pėrqendrimi i tij nė atė ēėshtje tė caktuar dhe pėrsėritja e shpeshtė sigurisht qė merr kohė dhe kjo bėhet nė llogari tė temave e ēėshtjeve mė madhore sesa ēėshtja nė fjalė tė cilėn e pėrsėrit shpesh.

b). Ndodhi tė cilat pėrsėriten ēdo vit, siē janė muaji i Ramazanit, haxhi, ashura e tė ngjashme.
Ndodhi e raste tė tilla shpeshherė janė tė rehatshme pėr ligjėruesit, kėshtu qė s’kanė nevojė pėr pėrgatitjen e ligjėratave tė reja nė atė temė e ndoshta njerėzit tashmė i kanė mėsuar hytbet e tyre pėr shkak tė pėrsėritjes sė shpeshtė tė temave tė tilla dhe i ka kapluar mėrzia, kėshtu qė ata dėshirojnė risi nė mėnyrėn e trajtimit tė temave tė tilla.

Nė shmangien e pėrsėritjeve tė tilla ēdo vit mund tė bėhet ndarja e temės nė disa nėntema, nė mėnyrė qė ligjėruesi ēdo vit tė trajtojė nga njė temė. Po sjell shembull pėr kėtė: Ėshtė bėrė zakon e ligjėruesve qė nė xhumanė e tretė tė muajit tė Ramazanit tė flasin rreth betejės sė madhe tė Bedrit, tė fillojnė me hyrje duke pėrmendur ndihmėn e Allahut ndaj robėrve tė Tij, pastaj pėrmendin se Ramazani ėshtė muaji i ndihmės dhe fitores duke numėruar beteja tė cilat kanė ndodhur nė kėtė muaj, beteja e Bedrit, ēlirimi i Mekės, Ajn Xhalut, ēlirimi i Andaluzisė e tė ngjashme, pastaj tėrė hytben e veēojnė duke folur rreth betejės sė Bedrit dhe kėshtu ēdo vit.

Nė shmangien e pėrsėritjes mund tė bėhet pėrmbledhja e tė gjitha betejave dhe ndodhive madhore tė cilat kanė ngjarė nė muajin e Ramazanit dhe pėrzgjedhja e njėrės prej tyre pėr tė cilėn ēdo vit mund tė flitet nė mėnyrė tė zgjeruar. Po ashtu, ėshtė e mundur tė bėhet ndarja e njė beteje nė disa kėndvėshtrime, qė ēdo vit tė rrihet njė prej aspekteve tė reja tė temės.

Nga beteja e Bedrit p.sh mund tė krijojmė disa hytbe, ku secila prej tyre shtjellon njė ēėshtje tė caktuar, kėshtu qė disa nga hytbet mund t’i trajtojnė kėto tema:
1. paraqitja e ngjarjeve tė betejės duke u mbėshtetur nė librat e historisė, siē bėjnė njė pjesė e ligjėruesve ēdo vit.
2. pėrshkrimi i gjendjes sė muslimanėve para betejės ]hixhreti, dėbimi i muslimanėve, dobėsia e tyre, numri i tyre i vogėl, frika[ dhe i gjendjes sė tyre pas saj (betejės) ]fitoren e tyre, krenarinė e Islamit, fuqinė e muslimanėve, frikėn e ēifutėve dhe hipokritėve[.
3. pėrshkrimi i dy grupeve: besimtarėt ]lutjet-duatė, dėshira e tyre e flaktė pėr tė luftuar, sakrifica e tyre, mbėshtetja e tyre nė Allahun[, jobesimtarėt ]mendjemadhėsinė e tyre, luftėn e tyre ndaj Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, mashtrimin e tyre pėr nga numri i madh, mėkatet, si konsumimi i alkoolit etj.[.
4. ndihma e Allahut ndaj robėrve tė Tij besimdrejtė: ]kotja, shiu, pjesėmarrja e melekėve nė luftė pėr ēka edhe flasin disa hadithe tė vėrteta, pakėsimi i numrit tė jobesimtarėve nė sytė e tyre[ dhe disfata e jobesimtarėve.
5. biseda rreth vendbanimit tė jobesimtarėve, mospėrgjigjja e tyre nė thirrjen e Profetėve, e tė vrarėt e Bedrit janė shembull duke pėrmendur biografitė e tyre tė mosbesimit pėrgjithėsisht, kokėfortėsinė e tyre, tė dhėna kėto pėr tė cilat nė librat e historisė ka fragmente qė tė bėjnė tė qash.
Nė kėtė mėnyrė, kėto pesė tema mund tė jenė secila hytbe e veēantė e kėto pesė tema janė pėr njė betejė. Por kush mediton nė tė mė shumė, mund tė nxjerrė edhe tema tė tjera.

Pėr ashuranė gjithashtu mund tė nxjerrim disa tema, sidomos kur dihet fakti se kjo ngjarje ėshtė e ndėrlidhur me tregimin e shpėtimit tė Musait alejhi selam dhe pėrmbytjes sė faraonit, qė ėshtė njė prej tregimeve tė pėrmendura mė shpesh nė Kuranin Famėlartė. Nga kjo ndodhi mund tė nxjerrim tema nga kėndvėshtrime tė shumta e nė fund tė ēdo hytbeje njoftohen tė pranishmit pėr rekomandimin e agjėrimit nė ditėn e ashurasė. Mund tė flitet pėr agjėrimin e kėsaj ngjarjeje nė fillim qe i obligueshėm e pastaj ėshtė anuluar nė Sunet pas obligimit tė muajit tė Ramazanit. Pastaj nė vitin e fundit tė jetės sė Profetit qe synim i tiji qė tė kundėrshtoheshin ēifutėt dhe u urdhėrua pėr agjėrimin e ditės sė nėntė dhe tė dhjetė. Mund tė flitet pėr vlerėn e agjėrimit tė kėsaj dite, pėr vlerėn e muajit tė Allahut - Muharrem.

Kėshtu mund tė thuhet edhe pėr tema tė tjera, ku trajtimi i tyre bėhet nga shumė aspekte, tė cilat mund tė jenė rytbe tė veēanta. Nė tė njėjtėn kohė pasurohet trashėgimia e projektit tė ligjėrimit gojor nė umetin islam, pėrfitojnė dėgjuesit dhe krijohet njė pėrtėritje dhe rigjenerim nė format e ligjėrimit.

 

Pėrktheu Almedin Ejupi
Marrė nga revista El Bejan

29.3.2009

                                                      www.klubikulturor.com