Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Pėrtacia, fatkeqėsi bashkėkohore

Falėnderimi i qoftė Allahut, paqja dhe mėshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin salallahu alejhi ue selem.
Pėrtacia ėshtė njė virus mbytės dhe sėmundje shkatėrruese, pengon pėrparimin dhe zhvillimin e popujve dhe ngritjen individuale nė punė intensive, virtyte tė larta dhe pėrpjekje frytdhėnėse.
Pėrtacia nuk ndodh qė ta godasė njė popull e mos ta dobėsojė, ta lėrė mbrapa dhe ta shkatėrrojė. Dhe nuk ndodh qė ta godasė personin e mos ta molisė, nėnēmojė, poshtėrojė dhe ta bėjė tė pavlefshėm.
Pėrkufizimi i pėrtacisė ėshtė: Pėrtesa pėr atė punė pėr tė cilėn nuk bėn tė pėrtohet, qoftė pėr ēėshtje tė fesė apo tė kėsaj bote.

Llojet e pėrtacisė

Pėrtacia ndahet nė dy lloje:
Lloj i parė: Pėrtaci e mendjes, qė mos tė angazhohet tė mendojė dhe tė studiojė pėr atė qė ia rregullon punėt njeriut nė njė anė si dhe lėnia e mendimit dhe studimit nė atė qė ia rregullon ēėshtjen e tij dhe rrethit tė tij nė anėn tjetėr pėr ēėshtje tė kėsaj bote ku ai jeton. Nuk kanė mbetur mbrapa popujt vetėm se si shkak i pėrtacisė sė tė zotėve tė mendjes si dhe tė mosshpikjes sė gjėrave tė reja, tė cilat Allahu ua ka mundėsuar atyre .

Lloj i dytė: Pėrtacia personale e njeriut nė adhurimin e Krijuesit si dhe kryerja e adhurimeve nė atė mėnyrė siē janė obliguar. Kjo shpie nė ngecjen e popujve nė fusha dhe veprimtari tė ndryshme, si nė bujqėsi, ndėrtimtari e shumė e shumė fusha tė tjera.

Qortimi i pėrtacisė nė Kuran dhe Sunet

Ėshtė pėrmendur pėrtacia nė Kuran nė dy vende, ku ėshtė qortuar si njė nga cilėsitė e munafikėve (hipokritėve) si dhe ndėr shenjat mė tė njohura tė tyre. Vendi i parė ku Allahu flet pėr munafikėt nė Kuran ėshtė: “Munafikėt pėrpiqen tė mashtrojnė Allahun (duke u paraqitur rrejshėm si besimtarė), por Allahu mbizotėron dinakėritė e tyre. Ata edhe kur falen, falen me pėrtaci dhe vetėm sa pėr t'u dukur te njerėzit dhe fare pak e pėrmendin Allahun.” (Nisa, 142)

Thotė Ibn Kethiri: “Kjo ėshtė cilėsia e munafikėve nė ibadetin mė tė mirė e tė madh, namazin. Kur ata shkojnė nė namaz, shkojnė me pėrtesė sepse nuk kanė qėllim tė sinqertė e as besim pėr obligimin e tij, as frikė nga Allahu dhe namazi tek ata nuk ka ndikim, siē transmeton Ibėn Mredevejhi nga Ibn Abasi: “Ėshtė e urryer qė njeriu tė ngrihet pėr namaz me pėrtaci, por ngrihet me vullnet e me dėshirė sepse ai bisedon me Allahun dhe se Allahu ėshtė pranė qė t’ia falė mėkatet atij dhe ia pranon lutjet tė cilat ia drejton. Dhe pastaj lexoi kėtė ajet: “Ata edhe kur falen, falen me pėrtaci dhe vetėm sa pėr t'u dukur te njerėzit dhe fare pak e pėrmendin Allahun.” (Nis,a 142)

Ajo ishte njėra nga cilėsitė e tyre e shfaqur publikisht dhe pastaj Allahu pėrmend njė cilėsi tė tyre tė brendshme: “vetėm sa pėr t’u dukur te njerėzit”. Pra ata nuk kanė sinqeritet e as pėrkushtim pėr Allah, por vetėm sa pėr sy e faqe tė njerėzve dhe pikėrisht pėr kėtė qėllim ata mungojnė mė sė shumti nė ato namaze nė tė cilat nuk shihen, si nė namazin e darkės dhe nė namazin e sabahut. Siē transmetohet nė hadithe tė vėrteta, Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thėnė: “Asnjė falje nuk ėshtė mė e rėndė pėr munafikėt (hipokritėt) sesa sabahu (falja e agimit) dhe falja e darkės, por sikur ta dinin ata shpėrblimin pėr kėto falje nė kohėn e tyre mė tė parė, pa dyshim qė do tė merrnin pjesė nė to (nė xhami) edhe sikur t’u duhej tė zvarriteshin.”

Kurse vendi i dytė ku Allahu ka pėrmendur pėrtacinė nė Kuran ėshtė: “Mospranimin e dhėnieve tė tyre nuk e pengoi tjetėr gjė vetėm pse ata mohuan Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij dhe namazin e falin vetėm me pėrtaci, e lėmoshėn nuk e japin ndryshe pos duke urryer.” (Tevbe, 54)

Kurse nė Sunetin e tė Dėrguarit tonė, paqja dhe lavdi i Allahut qoftė mbi tė, ėshtė cekur se si ves i shėmtuar qė ėshtė, i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka kėrkuar mbrojtje tek Allahu nga pėrtacia duke thėnė: “O Allah, unė kėrkoj mbrojtje tek Ti nga pamundėsia dhe nga pėrtacia.” Buhariu dhe Muslimi.

E nė kėtė hadith i Dėrguari i Allahut, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, e ka krahasuar pėrtacinė me pamundėsinė ngase qė tė dyja ēojnė nė ngecje dhe pamundėsi pėr suksese dhe arritje tė mėdha.

Ka thėnė i Dėrguari i Allahut, paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė, pėr atė qė fle derisa tė agojė: “I lidh shejtani mbi kokėn e ndonjėrit prej jush tri nyje kur ai ėshtė duke fjetur dhe nė ēdo nyje qė lidh i thotė “fli rehat, ke natė tė gjatė”. E, nėse zgjohet dhe pėrmend Allahun, i zgjidhet njė nyjė. Nėse merr abdest, i zgjidhet njė nyje dhe nėse falet, i zgjidhet edhe nyja tjetėr dhe atėherė ėshtė i kthjellėt, me shpirt tė qetė. E, nėse s’e bėn kėtė, atėherė bėhet i keq shpirtėrisht, pėrtac.” Buhariu dhe Muslimi.

Thotė dijetari i njohur Ibn Abduelber lidhur me kėtė hadith: “Nė kėtė hadith fjala ėshtė pėr atė person qė e ka zakon tė flejė apo edhe zgjuar nuk shkon fare gjatė kohėve tė namazit e kjo nuk ėshtė pėr atė qė zakonisht namazin e fal rregullisht. Fjala ėshtė qoftė pėr namaz nate edhe pėr pesė kohėt e namazit, por ndodh ndonjėherė qė ta mundė gjumi apo pa dashje, pasi i ka bėrė tė gjitha shkaqet dhe nuk mund tė zgjohet. Atėherė thotė i Dėrguari, paqja dhe lavdėrimi i Allahut qoftė mbi tė: “Allahu ua shkruan shpėrblimin e plotė, kurse gjumi u numėrohet si lėmoshė (sadaka).”

Nuk ėshtė nga pėrtacia e qortuar

Pėrtacia e qortuar ėshtė ajo qė e pengon njeriun nga kryerja e farzeve dhe vaxhibeve duke i dhėnė pėrparėsi epsheve tė tij, por ndodh qė nganjėherė edhe njerėzit mė tė zgjedhur t’i godasė njė lloj ngecjeje. Ndoshta ata pakėsojnė nė njė masė sasinė e adhurimeve, si pėr shembull faljen e namazit tė natės, por kjo ėshtė vetėm njė pakėsim nga kualiteti i parė, nė mėnyrė qė t’i kthehen atij ibadeti me njė vullnet mė tė madh brenda njė kohe tė shkurtėr. Nėse shpirti ngarkohet nė atė gjendje pėrtacie, mund t’i vijė rėndė dhe mund tė sjellė dėm edhe mė tepėr. Nga Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmetohet se i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, ka thėnė: “Kur dikujt prej jush i vjen gjumė (i flihet ) nė namaz, le tė bjerė tė flejė derisa t’i kalojė ngase ėshtė e mundur qė dikush tė falet derisa ėshtė i pėrgjumur dhe nė vend qė tė lutet pėr falje, shan dhe mallkon vetveten.”

Gjithashtu nga Abdullahb.b. Kajsi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, transmeton se Aishja, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, ka thėnė: “Mos e lėr pas dore namazin e natės ngase i Dėrguari i Allahut salallahu alejhi ue selem nuk e linte. Kur ishte i sėmurė ose i lodhur, e falte ulur.”

Thotė Jezid bn Mehlebi: “Nuk do tė kisha pasur dėshirė pėr ta pasur dynjanė e garantuar e tė mos kem asnjė obligim pėr furnizimin, nė mėnyrė qė mos tė mėsohem me pėrtaci.”

Koha e lirė qė nuk shfrytėzohet e shkatėrron njeriun. Nėse pjesėt e trupit lihen e nuk pėrdoren, nuk do tė funksionojnė si duhet apo do tė bėhen tė paefektshme nė tėrėsi. Syri ose dora, nėse mbahen pėr shumė kohė mbyllur ose lidhur, dobėsohen.

Paramendo Merjemen alejhi selam se si Allahu ia bėri mrekullinė dhe si e lindi Isain. Pasi e lindi, Allahu e furnizoi me hurma, por ajo nuk i mori tė gatshme nė tėrėsi, ngase Allahu e urdhėroi e i tha: “E ti shkunde trupin e hurmės, se do tė bien ty hurma tė freskėta.” (Merjem, 25)

Ashtu sikurse njeriu bėhet pėrtac, po ashtu edhe shpirti ndodh qė mos tė mendojė pėr atė qė ėshtė e dobishme dhe tė ndėrrojė dhe tė bėhet i prishur. Duke u nisur nga kjo, ėshtė e udhės qė ēdo njeri mos ta kalojė kohėn kot, por qė gjithmonė tė jetė nė pėrpjekje pėr ndreqjen e jetesės nė kėtė botė si dhe nė botėn tjetėr duke i dhėnė pėrparėsi kėsaj tė dytės ngase ėshtė e pėrhershme.

Thotė Haxhaxhi: “Nėse njė njeri kalon disa ēaste tė jetės sė tij duke mos e pėrmendur Allahun apo duke mos bėrė istigfar (kėrkim falje tė mėkateve nga Allahu apo duke mos menduar pėr kthimin e tij tek Allahu, atėherė ky njeri meriton tė ketė dėshpėrim tė madh Ditėn e Gjykimit.”

Disa nga shkaqet e pėrtacisė:

Munafikllėku (hipokrizia): Posaēėrisht nėse bėhet fjalė pėr lėnien e farzeve apo vaxhibeve ndaj Allahut, ngase munafiku nuk ka qėllim tė sinqertė kryerjen e ibadeteve, por i bėn vetėm sa pėr t’i publikuar veprat e tij te njerėzit apo nga frika e dėnimit nė kėtė botė, aty ku praktikohet sheriati. Pikėrisht pėr kėtė e kap dembelia, posaēėrisht kur janė tė sigurt dhe larg syve tė njerėzve siē i pėrmendėm argumentet nga Kurani dhe Suneti mė herėt.

Dėshira pėr pushim tė tepėrt: Ka thėnė Ibn Xheuzi: “Ajo qė e bėn pėrtac njeriun ėshtė dėshira pėr pushim tė gjatė e tė tepruar. Nga i Dėrguari i Allahut pėrmendet shpesh njė lutje: “O Allah, unė kėrkoj mbrojtje tek Ti prej mėrzisė, pamundėsisė e pėrtacisė.” Po ashtu edhe Imam Muslimi transmeton se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Besimtari i fuqishėm ėshtė mė i dashur tek Allahu sesa besimtari i dobėt, por nė tė dy ka dobi. Kushtoji rėndėsi asaj qė tė bėn dobi dhe vetėm nga Allahu kėrko ndihmė dhe mos u bė pėrtac.”

Koha e lirė: Ashtu siē mund tė jetė nimet, mirėsi e madhe pėr kryerjen e shumė ibadeteve, si mėsim e lexim e shumė gjėra tė dobishme, koha e lirė mund tė jetė e dėmshme kur njeriu nuk di ta shfrytėzojė ashtu siē ėshtė e dobishme pėr tė. Thotė Ibn Mesudi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: “Unė e urrej atė njeri qė rri kot, nuk bėn asgjė as pėr kėtė botė e as pėr botėn tjetėr.” E thotė Ibn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė: “Martesa me pėrtacinė lind varfėrinė.”

Lusim Allahun tė na ruajė nga kjo cilėsi e shėmtuar e tė na bėjė nga adhuruesit e Tij tė sinqertė, qė gjithmonė obligimet ndaj Allahut i kryejnė me zell e sinqeritet.


Pėrktheu: Hevzi Kadriu
29.3.2009

                                                      www.klubikulturor.com