Pėrmirėsimi i tė
kuptuarit tė Islamit pėr mediat: shtrimi i rrugės pėr
zgjidhje praktike
Qysh prej viteve 1990, kam punuar me grupe tė ndryshme
mediatike, pėrfshirė kėtu edhe grupin i cili zotėron
Qendrėn Transmetuese tė Lindjes sė Mesme (MBC), e cila
ėshtė ndėr stacionet satelitore mė tė mėdha private
arabe satelitore. Ajo drejton MBC, FM dhe
Spektrin e Radiove. Unė gjithashtu jam edhe kėshilltar i
njė organizate bamirėse nė Londėr, Trashėgimia Islame, e
cila ofron ndihmė pėr shumė muslimanė anembanė botės,
pėrfshirė kėtu edhe Bosnjėn dhe Hercegovinėn. Ndihem se
zotėroj aftėsi pėr tė dy botėt, pėr Lindje dhe Perėndim.
Shtypi i Bashkuar Ndėrkombėtar ka degėt e saj nė
Washington DC.
Ėshtė e vėrtetė jetėsore se si mediat shtojnė dhe
ekzagjerojnė tė dhėnat, informacione ka me bollėk dhe
ēfarėdo qė dėshirojmė, largėsia ka tė bėjė vetėm njė
ndrydhje e mausit si rrjedhojė injoranca ėshtė nė
rritje. Kjo mund tė duket si diēka kontradiktore, mirėpo
realiteti ėshtė ky, se mediat sot janė tė lidhura me atė
se ēka unė dua e jo me atė ēka ėshtė e mirė pėr mua.
Shėrbimet televizive satelitore dhe ato kabllore sot
janė duke furnizuar filma, sport, komedi apo gjithēka qė
unė dua. Mua nuk mė duhet tė ulem dhe tė shkoj ndonjė
dokumentar tė mėrzitshėm prej fillimit deri nė fund.
Interneti ėshtė duke u bėrė njė mjet personal, mirėpo
vetėm pse informatat gjenden aty, kjo nuk jep tė kuptoj
se unė do tė shkoj dhe t'i pranoj ato. 'YAHOO'-ja ime
pėr mua do tė kullojė dhe filtrojė vetėm atė qė unė dua,
ēmime tė mallrave, lajme rreth Londrės, rezultatet e
shėnuara tė kriketit. Nuk mė duhet tė kaloj pėrmes
diēkaje qė nuk mė intereson. Interneti nė mbarė botėn
ėshtė zhvilluar mė njė shpejtėsi shumė tė madhe.
Natyrisht se ideja pėr tė futur informacione nė internet
ėshtė prezente dhe ne kemi mundėsi t'i postojmė. Nė
fakt, njerėzit mund t'i lexojnė tė tilla informacione.
Mirėpo ēėshtja nuk ėshtė qė detyrimisht tė lexohen.
Seminari im mund tė paraqitet nė internet mė vonė,
mirėpo shtrohet pyetja se kush do e lexojė atė. Sa
miliona web faqe ekzistojnė tashmė? Nėse dikush dėshiron
tė hulumtojė nė internet, pa dyshim se do e gjejė
prezantimin tim. Me fjalė tė tjera, njerėzit lexojnė,
mirėpo pėrgjithėsisht ata nuk hulumtojnė se ēfarė ėshtė
e mirė pėr ta.
Po qė se sot bisedoni me ndonjė prodhues tė
kompjuterėve, ata nė fakt do tė pėrgjigjen duke thėnė se
drajverat mė tė mėdhenj pėr pėrmirėsimin e harduerėve,
ēipat (chips), pajisjet pėr mbajtjen e tė dhėnave (memory)
dhe tė ngjashme si kėto janė pėr lojėra. Ne jemi duke
jetuar nė gjeneratėn e Nintendos.
Vėmendja e lexuesit ėshtė duke rėnė mė tė madhe. Me
kujtohet kanali televiziv i cili shpall: "Na dhuro 10
minuta dhe ne do t'ju japim tėrė botėn". Unė nuk mendoj
kėshtu! Para 25 viteve, dy e treta e faqes sė parė tė
revistės KOHA (TIME Magazine), mbulonte lajme dhe
ēėshtje me karakter ndėrkombėtar. Tashmė kjo shifėr ka
rėnė pothuajse pėrgjysmė. Nė UPI ne kemi zbuluar qysh
herėt se sa mė shumė produkte tė suksesshme qė kemi
bėrė, kanė mbuluar lajmet lokale e jo ato ndėrkombėtare.
Njė shtrirje e logjikės se saj ėshtė se njerėzit nė
pėrgjithėsi nuk janė tė interesuar pėr ēėshtje tė huaja
apo pėr ato gjėra qė ndryshojnė prej rrethit dhe vendit
ku jeton.
Religjioni nė Perėndim pėrgjithėsisht ėshtė i
minimizuar. Nuk respektohet dhe nuk ka aq shumė
mirėbesim nė tė. Tashmė, pranė nesh ėshtė njė pyetje
shumė delikate, tė cilės nuk kemi mund t'i pėrgjigjemi
dhe nuk besoj se do t'ia dalim dot. Pyetja ėshtė: "A
janė mediat ato tė cilat e udhėheqin masėn e gjerė
(publikun) apo publiku ėshtė ai i cili drejton mediat?"
Unė gjendem nė biznesin e mediave. Unė flas pėr veten
time kur them se: "Unė do tė shes vetėm atė qė njerėzit
janė tė interesuar tė blejnė". Kohėve tė fundit kisha
njė diskutim tė planifikuar me ish-editorin e gazetės
London Sunday Times, i cili mė informoi pėr mėnyrėn e
operimit tė kėsaj gazete: "Ne kemi njė grup, detyrė e tė
cilit ėshtė qė tė dalin dhe tė gjejnė njė titull tė
shkėlqyer qė flet pėr ndonjė ndodhi tėrheqėse ēdo javė,
pra pėr gazetėn javore Sunday Times.
Kjo ėshtė nė kundėrshtim me kėtė mjedis, prandaj, pasi
Islami e sheh veten nė luftė pėr njė mbulim pozitiv nė
mediat perėndimore, unė nuk mendoj se ekziston ndonjė
kampanjė e pėrbashkėt e ashtuquajtur 'keqinformime'
rreth Islamit. Unė mendoj se ka keqinformime,
keqinterpretime si dhe injorancė tė gjithanshme, andaj
mė duhet tė them se nuk jam kėtu pėr tė kėrkuar falje
pėr mediat perėndimore, pėr shkak se pėr sa u pėrket
'informacioneve tė shtrembėruara', ata janė fajtorė dhe
tė ngarkuar pėr gjėra tė tilla.
Mė lejoni qė fillimisht tė pėrmend fjalimin e Princit
Charles, tė cilin e mbajti nė Qendrėn e Oksfordit pėr
Studime dhe Hulumtime Islame. Megjithėse ky fjalim qe
mbajtur nė vitin 1993, mendoj se ėshtė relevante edhe nė
kėto ditė: Marrėdhėniet ndėrmjet Islamit dhe Botės
Perėndimore tashmė janė mė shumė shqetėsuese se
kurdoherė mė parė, pėr shkak se rreziku i dyanshėm i
keqkuptimeve reciproke ėshtė dhe vazhdon tė mbetet nė
shkallė tė lartė tė rrezikshmėrisė dhe nevoja pėr tė
punuar dhe jetuar krah pėr krah asnjėherė nuk ka qenė
mirė.
Pavarėsisht numrit dhe prezencės sė muslimanėve kudo nė
botė dhe rritjes sė interesimit tė britanikėve pėr
Kulturėn Islame, mund tė them se dyshimi, madje edhe
frika janė dhe vazhdojnė tė jenė nė kėtė shoqėri.
Muslimanėt, tė krishterėt dhe ēifutėt, qė tė gjithė janė
pasues tė librave tė shenjtė 'people of the Books', tė
cilėt ndajnė tė njėjtin vizion monoteistik dhe njė
histori tė pėrbashkėt. Megjithėkėtė keqkuptimet janė
prezente dhe dėgjohen atėherė kur ne ēalojmė tė shikojmė
botėn nga kėndvėshtrimet e tė tjerėve. Sheriatin ne e
pranojmė si diēka tė egėr, mizore, barbare dhe si ligj
jo tė drejtė apo shikojmė se gratė janė tė trajtuara si
qytetare tė kategorisė sė dytė.
Ne nė Perėndim gjithashtu duhet tė kuptojmė botėkuptimet
qė bota islame ka ndaj nesh dhe tė mos pretendojmė se
modernizmi dhe materializmi domosdo tė jenė rrugė e
'drejtė' pėr kulturat e tjera.
Perėndimi botės islame i ka njė borxh tė madh kulture
dhe qytetėrimi, historikisht njė qendėr e mėsimit dhe e
urtėsisė, e cila nxiti kėrkimet dhe hulumtimet pėr
thellimin e njohurive.
Dy botėt (islame dhe perėndimore) nuk mund tė jenė nė
gjendje qė tė qėndrojnė larg njėra-tjetrės nga
pėrpjekjet e pėrbashkėta pėr tė zgjidhur problemet e
pėrbashkėta, me fjalė tė tjera, tė kuptojnė dhe tė
tolerojnė. Kjo zbatohet me njė forcė tė veēantė brenda
shoqėrisė shumetnike dhe multikulturore britanike, po qė
se dėshirojmė tė krijojmė njė komunitet mė tė mirė pėr
fėmijėt tanė dhe pėr gjeneratėn e ardhshme."
Kam dėshirė tė flas rreth zgjidhjeve praktike tė kėtyre
ēėshtjeve, duke i thjeshtėsuar nė dy pikat nė vijim:
Sė pari; solucionet pėr tė cilat unė besoj se janė tė
zbatueshme dhe aplikative nė ambientin multimedial.
Sė dyti; solucionet nė tė cilat nė njė formė apo
tjetėr jam i involvuar dhe tė cilat zotėrojnė lidhje.
Duke vepruar nė kėtė mėnyrė, mė kujtohet babai im, i
cili si njė oficer nė marinėn mbretėrore ishte involvuar
thellė nė planifikimin dhe sigurimin e skenarėve tė
konflikteve. Detyra e tij ishte qė tė parashtronte
zgjidhje tė cilat mė tutje do t'i arrinin objektivat. Mė
pas ishte nė dorėn e politikanėve tė vendosin se vėrtet
metodat janė tė zbatueshme dhe t'i zbukurojnė ato nėse
ėshtė nevoja. Unė kam bindjen se sfidat tona sot janė
pothuajse krejtėsisht tė ngjashme.
Para se tė flasim rreth zgjidhjeve praktike, ne duhet tė
shikojmė problemet mė tė thella;
Tė kuptuarit vjen pėrmes njohurive dhe hulumtimeve. Tė
dhėnat (informatat) nuk janė njohuri.
Nuk ekziston strategji e pėrbashkėt informative
islame. Ėshtė e ditur se nė shumė vende tė botės islame
ekzistojnė pėrpjekje tė mira, mirėpo shumica e kėtyre
orvatjeve rrjedhin nė lumenj tė ndryshėm, tė cilėt
pėrfundojnė nė funde tė shpėrndara.
Nuk ka synime tė qarta. A janė ato qėllime politike,
fetare apo tė pėrbashkėta?
Jam i bindur se duhet lobuar edhe mė shumė. Isha shumė i
kėnaqur tė dėgjoja pėrfaqėsuesin e Kėshillit tė
Muslimanėve tė Britanisė sė Madhe tė fliste rreth
organizimit tė betejave, mirėpo u shokova kur dy milionė
muslimanė deri nė tre vitet e fundit nuk ishin tė
bashkuar.
Qendrat akademike islame, si Universiteti i Az-harit nė
Egjipt, janė shumė tė rėndėsishme, mirėpo nevoja pėr
qendra tė tilla ėshtė shumė e madhe ndaj dhe duhen hapur
edhe mė shumė. Mirėpo, sipas mendimit tim, pėrgjegjėsia
e paraqitjes dhe interpretimit tė drejtė tė imazhit
islam nuk bie vetėm nė qarqet qeveritare, mirėpo ajo
duhet zbatuar nga tė gjithė muslimanėt e aftė dhe ata qė
janė tė ndėrgjegjshėm.
Pėr tė arritur kėtė duhen futur nė fuqi kėto detyra;
1) Tė ndėrmarrim dhe tė mbrojmė partnershipin
intelektual tė muslimanėve drejt bashkėpunimit nė kufij
tė gjerė tė njohurive islame.
2) Tė iniciojmė dhe formojmė zyra ndėrlidhėse pune
ndėrmjet dijetarėve dhe hulumtuesve; profesionisteve tė
mediave, biznesmenėve, qeveritarėve dhe organizatave
islame.
3) T'i paraqesim publikut ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me
problemet islame nė media dhe interpretimin e tyre.
Trashėgimia islame ėshtė mjaft e pasur nė fushėn e
medicinės, astronomisė kimisė, arkitekturės dhe artit.
Kjo trashėgimi duhet tė jetė njė shqetėsim njerėzor pėr
muslimanėt dhe jomuslimanėt. Pėrmirėsimi i Islamit nė
media ėshtė marrė pėrsipėr nė atė se ēfarė ėshtė Islami,
cilat janė vlerat e tij, etika dhe trashėgimia
kulturore. Njė punė e tillė ėshtė duke u kryer nė
'Institute du Monde Arabe' nė Paris.
Zgjidhja praktike pėr pėrmirėsimin e Islamit nė media
ėshtė qė tė zotėrojmė radion. Ka shumė radio private tė
cilat u drejtohen arabėve dhe botės islame.
Pajtohem me atė se nuk ka media tė lira. Mund t'ju
tregoj pėr njė dokumentar dramatik, i cili mė ishte
dhuruar para pak ditėsh. Ishte njė dokumentar shumė i
fuqishėm rreth gjendjes sė vėshtirė tė fėmijėve nė Irak,
tė cilėt vuanin nga sanksionet e Kombeve tė Bashkuara.
Producenti dhe ekuipazhi posedonin liri tė skajshme pėr
tė shkuar nė Irak dhe pėr tė incizuar dokumentarin.
Personalisht Sadam Husejni ishte intervistuar. Ministri
i Punėve tė Jashtme tė Anglisė, Robin Kuk (Cook), i cili
ishte ftuar tė merrte pjesė, vuri njė kusht qė tė fliste
10 minuta nė fund tė programit dhe qė ky dokumentar
domosdo te posedonte tė drejtat editoriale. Producenti
sė bashku me grupin e tij kishin zgjedhur qė tė niseshin
pa ndihmėn dhe pjesėmarrjen e ministrit. Atėherė ejani
dhe ta marrim kėtė si njė shembull tė mediave tė lira.
Duhet tė theksoj gjithashtu edhe arritjet e muslimanėve
nė fushat e tyre, pėr shembull, Zinedin Zidan,
futbollist francez me origjinė nga Afrika Veriore. Njė
musliman kishte ndikim tė madh qė tė pranonte
tolerancėn. Kjo mund tė ketė qenė diēka e vogėl apo e
imėt, mirėpo mė nė fund ai arriti tė korrė sukses.
Toby Aldrich
Pėrktheu nga gjuha angleze: Mr. Fehim Dragusha
5.7.2009