Ndoshta dikush do tė thoshte se
pėrderisa librat janė nė dispozicion, kompjuteri
dhe interneti janė nė gatishmėri tė vazhdueshme,
atėherė unė e kam mundėsinė qė tė kėrkoj dije
dhe tė mėsoj pa pasur nevojė tė udhėtoj e tė
shkoj te hoxhallarėt dhe tė ulem para tyre e tė
dėgjoj nga ata!
Dije se marrja e dijes nga
dijetarėt ėshtė njė praktikė e shenjtė e
vazhdueshme nga brezi nė brez dhe nxėnėsi i
dijes me prezantimin e tij nė hallkat e mėsimeve
te dijetarėt nuk fiton vetėm dije, por fiton
edukatė dhe moral nga mėsuesi i tij. Fillimisht
kjo ėshtė mė e dobishme pėr nxėnėsin e dijes se
sa vetė dija, tė cilėn ai mund ta fitojė.
Dijetari i njohur Bekėr Ebu Zejd,
Allahu e mėshiroftė, nė librin e tij “Hiljetu
Talebil Ilm”, ia kushton njė kapitull tė tėrė
ēėshtjes sė nxėnies sė dijes nga dijetarėt. Ai
thekson se baza e marrjes sė diturisė duhet tė
bėhet pėrmes diktimit dhe pėrvetėsimit nga
mėsuesit dhe dijetarėt. Gjithashtu ai pėrcjell
edhe thėnie tė ulemave qė i kanė kritikuar ata
qė pretendonin se dituria mund tė merret vetėm
nga librat. Ndėr kėto thėnie pėrmendim:
“Kushdo qė hyn nė dituri i vetėm,
do tė dalė i vetėm.”
“Mos e merr diturinė nga ai
personi, qė e ka marrė atė vetėm nga shkrimet
(librat), mos e merr Kuranin nga personi, qė e
ka lexuar atė prej mus’hafit, (do tė thotė qė
mos e mėso Kuranin tek njė person, i cili e ka
lexuar atė vetėm nga mus’hafi, pa e mėsuar para
ndonjė hoxhe), mos e mėso hadithin prej njė
personi, qė e ka marrė hadithin duke lexuar vetė
nga librat.”
“Kushdo qė nuk i lexon librat
para dijetarėve, atėherė siguria e tij nė
ēėshtjet e vėshtira ėshtė supozim.”
“Ai qė ka mėsues librin (merr
diturinė vetėm nga librat), gabimet e tij do tė
jenė mė tė shumta sesa tė saktat e tij.”
Sjellja e nxėnėsit tė dijes me
mėsuesit e tij
Sqaruam mė lart se dituria nuk
realizohet fillimisht prej librave, por ėshtė e
nevojshme tė merret nga mėsuesit dhe dijetarėt,
nė mėnyrė qė tė sigurohen ēelėsat e diturisė (qė
ta mbrojmė veten nga gabimi dhe rrėshqitja).
Pasi ta kuptojmė kėtė, atėherė duhet tė kuptojmė
se e kemi pėr detyrė qė dijetarėt dhe mėsuesit
tanė tė jenė njerėzit mė tė dashur dhe mė tė
respektuar nga ana jonė. Respekti qė duhet t’i
shfaqim dijetarėve dhe mėsuesve tanė duhet tė
jetė i njėjtė me atė qė ua shprehim prindėrve
tanė. Shembulli mė i mirė nė kėtė drejtim
kuptohet nė ajetin me tė cilin Allahu i
Madhėrishėm i mėson shokėt e tė Dėrguarit,
lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė, se me ēfarė
etike duhet tė sillen me tė:
“Mos
iu drejtoni tė Dėrguarit, njėsoj si thirrni
njėri-tjetrit; Allahu me siguri i di ata qė
shkėputen prej jush tinėzisht. Le tė frikėsohen
ata qė kundėrshtojnė urdhrin e tij, qė tė mos i
arrijė ndonjė sprovė ose qė tė mos i godasė njė
dėnim i dhimbshėm.”1
Prandaj nxėnėsi i dijes merr nga
aspektet gjithėpėrfshirėse tė etikės kur ulet me
mėsuesin e tij, apo kur flet me tė, apo kur e
pyet atė i dėgjon me vėmendje tė madhe
pėrgjigjet e tij. Po ashtu, ai i shmanget
thirrjes sė tij me “Ti”, apo me emėr, apo ta
thėrras atė prej njė distance pa qenė nevoja.
Pyetjet e shpeshta
Njė
nga mėnyrat, tė cilat nuk duhet ta harrojė kurrė
asnjėherė nxėnėsi i dijes ėshtė qė tė pyesė
vazhdimisht mėsuesit e tij pėr ato gjėra qė ai
nuk i kupton, apo qė ai has vėshtirėsi gjatė
shpjegimit tė tyre. Allahu i Lartėsuar thotė:
“Pyesni dijetarėt nėse ju nuk dini.2”
Nė Sunenin e Ebu Davudit tregohet
njė hadith nė tė cilin njė person ishte i
plagosur nė kokė dhe i pyet ata qė ishin me tė
se ēfarė duhet tė bėjė meqė ishte bėrė xhunub.
Ata i thanė se ai duhet tė merrte gjithsesi
gusul dhe pasi ai u pastrua, vdiq. Kur Profeti
sal-lallahu alejhi ue selem dėgjoi pėr
kėtė ndodhi, tha: “E kanė mbytur, i mbyttė
Allahu, pse nuk pyetėn kur nuk e dinin, vėrtet
shėrimi i padijes ėshtė pyetja.” Aishja,
Allahu qoftė i kėnaqur me tė, thotė: “Allahu
i mėshiroftė gratė e ensarėve, nuk i ndalonte
turpi qė tė pyesnin pėr ēėshtjet e fesė sė
tyre.”Me njė rast e
pyetėn Abdullah Ibėn Abasin, Allahu qoftė i
kėnaqur me tė, si e arrite diturinė. Ai tha:
“Me gjuhėn e pyetėsit dhe zemrėn e mprehtė.”
Ibėn Shihabi thotė:
“Dituria ėshtė arkė (thesar i mbyllur), kurse
ēelėsi i saj ėshtė pyetja.”
Mbajtja e shėnimeve
Ibėn Rexhebi, Allahu e
mėshiroftė, thotė: “Dituria
ėshtė gjueti, kurse shkrimi ėshtė nxėnia (kapja)
e saj. Prandaj lidhe gjahun tėnd me litarė tė
fortė.Prej budallallėkut
ėshtė qė ta zėsh drerin, pastaj ta lesh tė
lirė.”
Nxėnėsi i dijes duhet tė bėjė
maksimumin, qė ta ruajė diturinė nė formėn e
shkruar, sepse ta lidhėsh diturinė pėrmes
shkrimit ėshtė tė sigurohesh nga humbja e saj
dhe kjo ėshtė njė rrugė e shkurtėr pėr kohėn qė
do tė tė marrė kur tė kesh nevojė t’i kthehesh
asaj. Dijetarėt kėshillojnė qė kėrkuesi i dijes
duhet tė mbajė fletore nė tė cilėn duhet t’i
shėnojė dobitė e ēmuara, tė cilat do t’i dėgjojė
nga dijetarėt nga tė cilėt ai po merr dije, ose
nga librat qė ai lexon. Kėshtu qė lidhe diturinė
tėnde duke e shkruar atė, nė veēanti dobitė
unike, tė cilat nuk mund tė gjenden nė ēdo vend,
gjėrat qė janė tė fshehura nė qoshet e
shkencave, dobi tė cilat janė margaritarė tė
shkapėrderdhur qė i shohim dhe i dėgjojmė, por
frikėsohemi, se do tė na ikin. Kėshtu, sepse
kujtesa jonė do tė dobėsohet dikur dhe harresa
ėshtė evidente, prandaj Shabiu ka thėnė:
“Nėse dėgjon diēka, shkruaje,
madje edhe nė mur.”
Pėrkujdesja nė moshumbjen e kohės
Nė Sahihun e Buhariut Abdullah
Ibėn Abasi, Allahu qoftė i kėnaqur me tė, na
pėrcjell se Resulullahu sal-lallahu alejhi ue
selem ka thėnė: “Pėr dy begati shumė nga
njerėzit mashtrohen: shėndeti dhe koha e lirė.”
Nėse koha ėshtė e vlefshme pėr kėdo, atėherė pėr
nxėnėsin e dijes ėshtė nga gjėrat pėr tė cilat
ai nuk duhet ta neglizhojė nė asnjė moment.
Hasan Basriu, Allahu e mėshiroftė, thotė:
“Ruaju nga vonimi i ditėve,
vėrtet ti je me ditėn tėnde e jo me tė
nesėrmen. Nėse ti ke tė nesėrme, atėherė bėhu tė
nesėrmen ashtu si je sot, por nėse nuk ke tė
nesėrme, atėherė nuk do tė pendohesh pse e ke
humbur atė ditė.”