Nxėnėsi i dijes merr njė rrugė mjaft tė
gjatė. Atij gjatė kėtij udhėtimi i kėrkohet qė
tė pajiset me nozulla dhe zahire pėr tė cilat do
tė ketė nevojė, prandaj nga gjėrat mė tė
rėndėsishme qė ai duhet tė ketė parasysh janė:
1) Sinqeriteti dhe pastrimi i qėllimit
Mė lart kemi sqaruar se kėrkimi i diturisė ėshtė
ibadet (adhurim) dhe pėr tė qenė adhurimi i
pranuar tek Allahu i Lartėsuar, duhet qė tė
bėhet vetėm pėr hir tė Tij dhe tė mos shoqėrohet
ndonjė interes tjetėr nė kėtė. Allahu i
Lartėsuar thotė: “E megjithatė, ata qenė urdhėruar vetėm qė tė
adhuronin Allahun me pėrkushtim tė sinqertė."1
Nė hadithin e njohur ėshtė transmetuar se
Pejgamberi, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė,
ka thėnė: “Veprat vlerėsohen sipas qėllimit….”
Kurse rreth atij qė kėrkon dituri islame pėr
ndonjė qėllim tjetėr i Dėrguari, lavdėrimi dhe
paqja qofshin mbi tė, thotė: “Kush mėson
ndonjė dituri nga dituritė qė me tė realizohet
afrimi tek Allahut (dituritė islame), kurse ai e
mėson vetėm pėr tė arritur me atė dituri ndonjė
qėllim tė kėsaj bote, ai Ditėn e Gjykimit, nuk
do ta gjejė as erėn e xhenetit."2
Mjafton vetėm ky hadith pėr tė kuptuar se sa
qenėsore ėshtė pastrimi i nijetit pėr nxėnėsin e
dijeve islame.
2) Ngritja e paditurisė nga vetja dhe nga tė
tjerėt
Nxėnėsi i dijes duhet tė ketė pėr qėllim me
mėsimin e tij ngritjen e injorancės nga vetja
dhe nga tė tjerėt, pasi njeriu nė esencė ėshtė i
padijshėm dhe nxėnėsi i dijes mėson pėr ta
larguar paditurinė dhe pėr t'u ngritur. Allahu i
Lartėsuar thotė: ”Allahu ju ka nxjerrė
nga barku i nėnave tuaja e ju nuk dinit asgjė
dhe ju dha tė dėgjuarit, tė parėt dhe zemrat, qė
tė jeni falėnderues."3
Pastaj me ngritjen e paditurisė njeriu arrin ta
njohė drejtė madhėrinė e Krijuesit tė tij.
Allahu i Madhėruar thotė: “Nė tė vėrtetė, nga
robėrit e Tij, Allahut i frikėsohen vetėm tė
dijshmit, Allahu ėshtė vėrtet i Plotfuqishėm dhe
Falės."4
3) Mbrojtja e fesė
Kėrkuesi i dijes duhet ta ketė parasysh rolin e
mbrojtjes dhe ruajtjes sė fesė, pasi librat nė
vetvete pa u mėsuar e studiuar nuk mund ta
mbrojnė fenė dhe fenė nuk e ruan dhe mbron vetėm
se bartėsi i saj. Krahasimi mė i mirė nė mes
librit dhe kėrkuesit tė dijes do tė ishte
sikurse arma dhe ushtari. Ashtu si arma nuk mund
tė ketė efekt pa e pėrdorur ushtari, ashtu edhe
libri nuk ka efekt pa nxėnėsin e tij. Prandaj,
muslimanėt janė tė nevojshėm mė shumė se kurrė
pėr njerėz tė cilėt e mėsojnė fenė nga burimi
dhe u dalin nė mbrojtje atyre kur sulmohen nga
armiqtė e pamėshirshėm.
4) Frika ndaj Allahut, mė tė lartit
Nxėnėsi i dijes zbukurohet duke e plotėsuar
veten me frikė ndaj Allahut, mė tė Lartit, pasi
kjo ėshtė baza e fesė, ashtu siē thotė Imam
Ahmedi: “Baza e fesė ėshtė frika ndaj Allahut,
mė tė lartit”. Angazhimi me frikė ndaj Allahut
duhet tė jetė nė tė gjitha aspektet si ato tė
jashtme edhe tė brendshme. Dijetari nuk mund tė
konsiderohet dijetar i mirėfilltė pėrderisa nuk
vepron me dijen e tij dhe asnjė dijetar nuk e
zbaton diturinė e tij pėrderisa nuk e ka
parasysh frikėn ndaj Allahut tė Lartėsuar.
5) Pasimi i rrugė sė tė parėve
Kėrkuesi i diturisė duhet ta pasojė rrugėn e
Pejgamberit, lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė,
duke praktikuar sunetin e tij gjatė marrjes sė
dijes. Pastaj nga ai kėrkohet qė ta kuptojė se
gjenerata mė e denjė tė pasohet pas Pejgamberit
salallahu alejhi ue selem janė shokėt e tij.
Kėshtu qė nxėnėsi i dijes nuk futet nė dituritė
e shpikura tė cilat fatkeqėsisht i atribuohen
Islamit, por nė fakt janė dituri qė e devijojnė
atė qė ėshtė pėrcjellė nga Pejgamberi ynė,
lavdėrimi dhe paqja qofshin mbi tė dhe sahabėt e
tij, Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė.
Pra, marrėsi i dijes duhet tė jetė pasues i Ehli
Sunetit dhe Xhematit dhe u largohet diturive tė
devijuara qė janė shpikur mė vonė nga
grupacionet tė cilat u larguan nga rruga e
saktė. Allahu i Lartėsuar i thotė: “Kjo ėshtė
rruga Ime e drejtė; prandaj ndiqeni e mos shkoni
rrugėve tė tjera qė t’ju shmangin nga rruga e
Tij. Kjo ėshtė ajo qė ju porosit Ai pėr t’u
ruajtur nga tė kėqijat."
6) Mbikėqyrja e Allahut tė Gjithėdijshėm
Kėrkuesi i dijes e pajis veten me kujtimin se
Allahu ėshtė nė mbikėqyrje tė tij gjithmonė dhe
kudo qė tė jetė, haptas dhe nė fshehtėsi. Ai e
vazhdon rrugėtimin e dijes mes frikės dhe
shpresės pasi kėto pėr muslimanin janė sikurse
dy krahėt e zogut.
7) Zemėrgjerėsia nė ēėshtjet diskutabile
Nė gjėrat pėr tė cilat ka mendime tė ndryshme
dhe lejohet mospajtimi, ai duhet tė jetė
zemėrgjerė dhe tė ketė mirėkuptim. Ndėrsa nė
meseletė nė tė cilat nuk lejohet mospajtimi e
ixhtihadi, ai duhet tė jetė mė i prerė, por
gjithmonė duke pasur parasysh arsyetimin e
dijetarėve tė cilėt kanė rėnė nė mospajtime tė
tilla.
8) Stolisja e nxėnėsit tė dijes me ndershmėri
dhe moral
Morali dhe ndershmėria duhet tė jetė shenja
mbrojtėse me tė cilėn njihet nxėnėsi i dijes.
Sjelljet e mira, fytyra e gėzuar, dhėnia e
selamit, vetėpėrmbajtja, urrejtja e
mendjemadhėsisė dhe arrogancės, respektimi i tė
tjerėve, largimi nga tirania e pėrbuzja e tė
tjerėve, fisnikėria, etj., duhet tė jenė
elementet kryesore tė moralit tė kėrkuesit tė
dijes.
9) Largimi i tubimeve dhe bisedave tė kota
Marrėsi i dijes nuk qėndron nėpėr tubime dhe
ndeja nė tė cilat janė tė padobishme e aq mė pak
nėpėr ato vende ku njerėzit bėjnė gibet
(pėrgojojnė), pėrqeshin tė tjerėt dhe i
tejkalojnė kufijtė e Allahut.
10) Largimi i trazirave
Kėrkuesi i dijes e mbron veten nga pėrfshirja nė
trazira tė turbulluara dhe te zhurmshme. Me tė
vėrtetė gabimi qėndron pas tėrbimit dhe kjo e
kundėrshton etikėn e kėrkimit tė diturisė. Me
fjalė tė tjera, pjesėmarrja nė fitne,
mosmarrėveshje dhe situata tė tensionuara nė tė
cilat raste ngrihen zėrat, ndodhin pėrbuzje,
madje edhe ofendime e sharje e bėjnė kėrkuesin e
dijes ta pėrulė veten dhe tė ndjekė rrugėn qė ka
marrė.
11) Tė pajisurit me urtėsi dhe
mendjemprehtėsi
Me urti ose urtėsi kemi pėr qėllim qė nxėnėsi i
dijes tė jetė edukator i tė tjerėve, kėshtu qė
ai t'i flasė ēdo njeriu varėsisht prej
rrethanave tė tij dhe me atė qė ai do ta pranojė
dhe pajtohet.
Njeri i urtė ėshtė personi i cili di t`ia gjejė
vendin e duhur ēdo gjėje. Urtėsia ėshtė njė
veēori e cila mund tė pėrfitohet dhe tė pėrsoset
vazhdimisht te njeriu. Nėse ēdonjėri ka nevojė
pėr urtėsi dhe mendjemprehtėsi, atėherė nevoja
pėr nxėnėsin e dijes ėshtė mė e madhe. Prandaj
ai duhet vazhdimisht tė bėjė lutje tek Allahu i
Madhėruar qė ta furnizojė me urtėsi nė ēdo punė
dhe vepėr. Allahu i Lartėsuar thotė: ”Ai ia
jep urtėsinė kujt tė dojė. Cilitdo qė i ėshtė
dhėnė urtėsia, vėrtet qė i ėshtė dhėnė njė
mirėsi e madhe. Por kėtė nuk e kupton
tjetėrkush, pėrveē njerėzve tė menēur."5
Vazhdon.
Alaudin Abazi
1.11.2009
1 Suretu Bejjineh, 5.
2 Shėnon Ahmedi, Ebu Davudi dhe Ibėn Maxheh,
ndėrsa Hakimi i vlerėson tė saktė.
3 Suretu Nahl, 78.
4 Suretu Fatir, 28.
5 Suretu Bekare, 269.