Nuk ka dyshim se dituria islame
ėshtė njėra nga nevojat mė tė domosdoshme pėr
t’u drejtuar e pėrparuar umeti ynė. Kėshtu qė
nėse nė kėtė ka ngecje e shpėrfillje, atėherė
gjendja e umetit kthehet nė zmbrapsje e rėnie.
Ndoshta nė sqarimin e kėsaj nuk kėrkohet tė
ndalemi shumė, pasi nėse i hedhim njė vėshtrim
realitetit dhe gjendjes sė muslimanėve nė kohėn
tonė, do tė kuptojmė se sa e drejtė dhe e saktė
ėshtė kjo qė u tha.
Gjithsesi, viteve tė fundit
vėrehet njė ngjallje e interesimit rreth
diturisė te muslimanėt, gjė tė cilėn e kishin
humbur pėr shumė dekada. Falėnderimi i takon
Allahut, qė ende ėshtė duke pėrparuar e
zhvilluar ky rizgjim i muslimanėve nė raport me
dijen dhe nxėnien e saj. Fatmirėsisht frytet e
kėtij hovi vėrehen edhe nė zemrat e rinisė
islame nė vendin tonė.
Sidoqoftė, ėshtė rėndėsishme qė nė kėtė kohė tė
drejtohet e mbikėqyret ky gjallėrim, nė mėnyrė
qė ta bėjmė sa mė imun pėrballė turbullirave
ideologjike, intelektuale, morale, pėrēarėse,
etj., me tė cilat sfidohet. Nė vazhdim tė kėtij
shkrimi lexuesi do tė ketė mundėsinė tė njihet
me disa gjėra shumtė rėndėsishme qė kanė tė
bėjnė me diturinė dhe nxėnien e saj.
Vlera e diturisė
Nuk ėshtė
objektivi i kėtij shkrimi vėnia nė pah se sa e
rėndėsishme dhe e vlefshme ėshtė dituria, por do
tė pėrmendim vetėm njė realitet i cili duhet tė
kihet parasysh nga ēdo njeri i cili lexon rreth
kėsaj problematike. Fjala ėshtė pėr atė se nė
Islam kėrkimi i diturisė ėshtė adhurim, ibadet.
Pėrcillet nga disa dijetarė se kanė thėnė:
“Dituria ėshtė lutje e fshehtė dhe adhurim i
zemrės.”
Madje dituria ėshtė njėra nga
adhurimet mė tė vlefshme qė bėn njeriu, pasi
ėshtė njė domosdoshmėri qė barazohet me
domosdoshmėritė e tjera esenciale, pa tė cilat
nuk mund tė jetojė njeriu. Ibėn Kajimi me njė
rast thotė:
“Nevoja e zemrės
pėr dituri nuk ėshtė sikurse nevoja e
frymėmarrjes, por ėshtė edhe mė e madhe se
kjo... Vlera e diturisė nė zemėr ėshtė sikurse
vlera e dritės nė sy, ose vlera e tė dėgjuarit
pėr veshin, ose vlera e tė folurit pėr gjuhėn.
Pra, nėse i mungon zemrės dituria, atėherė ajo
ėshtė sikurse syri i verbėr, veshi i shurdhėr
dhe gjuha e memecit. Prandaj edhe Allahu i
Lartėsuar i quan tė paditurit (injorantėt) se
janė tė verbėr, tė shurdhėr dhe memecė. Pėr
shkak se kjo ėshtė veti e zemrave tė tyre, qė e
kanė humbur diturinė e dobishme dhe pėr kėtė
mbeten tė verbėr, tė shurdhėr dhe memecė”1.
Ibėn Kajimi,
Allahu e mėshiroftė, aludon pėr ajetet nė tė
cilat Allahu i Lartėsuar i krahason jobesimtarėt
tė cilėt nuk logjikojnė dhe janė tė padijshėm me
tė shurdhrit, memecėt dhe tė verbrit. Allahu i
Madhėruar thotė:
“Ata janė
tė shurdhėr, memecė e tė verbėr, ata nuk
kuptojnė.2”
Llojet e diturisė
islame
Dituria islame ndahet nė tre lloje:
1. Dituri farz (e domosdoshme): Domethėnė ajo
dituri me tė cilėn besimtari mėson gjėrat
esenciale tė fesė sė tij, pa tė cilat nuk mund
tė rrijė, sikurse mėsimi i bazave tė imanit,
Islamit, etj. Kėtė lloj diturie obligohet ta
mėsojė ēdo musliman i rritur.
2. Dituri farz kifaje: Dituri e patjetėrsueshme
pėr muslimanėt qė ta mėsojnė, nėpėrmjet tė cilės
ata e aplikojnė e jetėsojnė fenė e tyre nė jetėn
e pėrditshme, por kjo dituri nuk ėshtė
obligative qė tė mėsohet nga tė gjithė
muslimanėt. Kėshtu, nėse njė grup prej tyre e
marrin pėrsipėr dhe e mėsojnė, atėherė
obligueshmėria bie nga tė tjerėt.
3. Dituri mustehab (e preferuar):
Ēdo dituri islame qė ėshtė mė pak e rėndėsishme
se dy llojet e para konsiderohet dituri e
preferuar pėr t’u mėsuar dhe njohur.3
Ndarja dhe klasifikimi i njohurive nė lloje na
jep tė kuptojmė se jo tė gjitha dituritė janė tė
njė rėndėsie qė tė mėsohen dhe tė kėrkohen.
Pastaj, gjithashtu dihet se dituritė e njohuritė
janė tė shumta dhe ato tė gjitha nuk mund t’i
pėrvetėsojė njė njeri. Pėr kėtė kanė thėnė nė tė
kaluarėn se njeriu sa mė shumė qė kėrkon dituri,
aq mė shumė kupton se sa pak di. Prandaj,
pėrderisa dituria ėshtė shumė e madhe, ndėrsa
jeta e njeriut shumė e shkurtėr, atėherė mos e
angazho veten me atė dituri qė ėshtė mė pak e
rėndėsishme ose aspak e rėndėsishme duke
neglizhuar tė rėndėsishmen. Kėshtu ti e harxhon
jetėn nė diēka qė nuk ėshtė e nevojshme ta dish
dhe humb mundėsinė tė fitosh atė dituri pėr tė
cilėn do tė kesh nevojė.