Hytbe

Shkencore
Urtėsi

Ėndėrrat

Ligjėrata

Ilahi

Faqja juaj

Faqja kryesore

Kuran

Hadith
Akide

Fikh

Tefsir

Tema

Pyetje

 

www.albislam.com
 
www.fjalaebukur.com
 
www.ankebut.com
 
www.krenaria.com
 
www.dritaebesimit.com
 
www.audionur.com
 

 
 
 
 
 
 
 
 

Njė ngjarje shumė interesante nga dijetari Abdul Muhsin Ahmed


Ky dijetar rrėfen pėr njė student nga vendet arabe, i cili kishte udhėtuar drejt Perėndimit pėr studime. Ja se si e kishte rrėfyer ky student ngjarjen e tij.

"Pasi udhėtova pėr studime nė Amerikė, fatkeqėsisht mėsimet nuk mė vajtėn mbarė ashtu siē kisha planifikuar. Vendosa t’i ndėrpres studimet nė tėrėsi, e pastaj fillova tė bėja tregti me vetura. I blija nė Perėndim dhe i dėrgoja nė vendet arabe pėr t’i shitur.

Deshi Allahu qė tė kisha sukses tė madh me tregtinė dhe tregtia ime tė shkonte deri nė Kinė. E falėnderoj Allahun qė krahas kėsaj dhuntie mė dhuroi edhe mirėsinė mė tė madhe pėr kėtė botė dhe botėn tjetėr, udhėzimin nė rrugėn e Tij tė drejtė, pasi u bėra ndėr mė tė devotshmėt. Njė ditė isha ulur nė njė restorant pėr tė ngrėnė ushqim. Ndėrkohė qė po prisja kamerierin, fillova tė mendoja pėr dhuntitė e mėdha tė Allahut ndaj meje dhe kisha filluar tė mendoja pėr tė kaluarėn e hidhur e tė shfrenuar: alkool, amoralitet, pirje e duhanit. E falėnderova Allahun pėr kėtė ndryshim madhėshtor; nė vend tė pakos sė cigareve, nė xhep tani mbaj Kuran xhepi dhe nė ēdo rast lexoj Kuran. Nė vend tė cigares tani mbaj misvakun pėr tė pastruar dhėmbėt. O Allah, sa dhunti tė mėdha mė ke dhuruar mua.

Nė atė moment, befas ngrita kokėn dhe pashė karrigen pranė meje qė lėvizi nga vendi. Ishte njė femėr shumė e bukur! Vallahi, kam udhėtuar shumė nėpėr botė, por kurrė nė jetėn time nuk kam parė femėr mė tė bukur. Por, elhamdulilah, menjėherė i kėrkova qė tė largohet. Ajo befas mė pyeti nė isha me bashkėshorten. I thashė jo. Mė tha: “A je me tė dashurėn tėnde?” I thashė jo. Atėherė ajo mbeti duke mė shikuar me habi. Unė i thashė se e di qė tani Zoti im, Krijuesi i gjithėsisė, ėshtė duke mė shikuar dhe Ai nuk ėshtė i kėnaqur me gjėra tė tilla dhe pėr atė unė nuk jam i kėnaqur me atė qė Allahu nuk ėshtė i kėnaqur dhe unė turpėrohem nga Ai. Ajo u largua menjėherė.

Posa u largua nga unė, menjėherė mė erdhėn shejtanėt e botės me gjithė cytjet e tyre duke mė thėnė: “Bėj ēfarė tė duash dhe pendohu, se Allahu ėshtė Gafuru Rrahim (shumė falės e mėshirues).” Tjetri mė thoshte se vallahi dyzet vite po tė kėrkosh, nuk do tė gjesh si ajo, kurse tjetri mė thoshte shko thirre para se tė ikė, se nuk do ta gjesh mė. Pėsova tronditje tė madhe shpirtėrore nga presioni qė pata dhe u ngrita nė kėmbė. Befas dora mė shkoi nė xhep dhe mora Kuranin e xhepit dhe e hapa. Vallahi nuk e kisha lėnė ndonjė shenjė mė herėt, por vetė u hap nė atė vend dhe pėr befasi gjeta pėrgjigjen dhe tė vėrtetėn nga Krijuesi i gjithėsisė, sikurse dikush tė kishte studiuar me vite se ēfarė ajeti mė pėrshtatej mua nė atė pozitė tė palakmueshme. Dhe fillova ta lexoja: “Kushdo qė dėshiron gjėrat kalimtare (tė kėnaqėsisė sė kėsaj bote), Ne ia japim atij menjėherė ēfarė Ne duam dhe pėr kė Ne duam.” (El-Isra: 18) Sikur Allahu po mė thotė: A po do tė mirat kalimtare? Ja ku i ke, si tė duash. Shko, por vetėm para se tė shkosh merre pėrgjigjen se ēfarė kam pėrgatitur pėr tė tillėt nė Ditėn e Kiametit: “Pastaj pas kėsaj Ne kemi pėrcaktuar pėr tė xhehenemin, aty do tė digjet i pėrēmuar dhe i flakur tej (larg nga mėshira e Allahut).”

Vazhdova tė lexoja ajetin tjetėr: “Dhe kushdo qė dėshiron jetėn e fundit dhe pėrpiqet dhe i shėrben asaj me mundimin qė duhet pėr tė (duke punuar nė bindjen e Allahut), duke qenė besimtar (i Allahut nė Islam), atėherė tė tillėt janė ata pėrpjekja e tė cilėve do tė jetė e pėlqyer (e falėnderuar dhe e shpėrblyer nga Allahu).” (El-Isra: 20)

Fillova tė mendoja se nėse bėj sabėr, pėr mua ėshtė mė mirė, sepse femrat e kėsaj bote nuk krahasohen me hyritė e xhenetit. Siē thotė Muhamedi salallahu alejhi ue selem nė disa hadithe tė tij, se “vetėm njė thua i njėrės nga hyritė e xhenetit ėshtė mė i mirė se e tėrė dynjaja dhe ēka ka nė tė”, apo hadithi tjetėr, se “sikur njėra nga hyritė e xhenetit tė zbriste nė qiell, natėn do ta bėnte ditė”, apo nėse “pėshtyma e njėrės prej tyre tė pėrzihej me ujin e detit, do ta shndėrronte nė ujė tė pijshėm.”

Pasi lexova kėtė ajet, m’u qetėsua zemra, e mbylla Kuranin dhe vendosa tė ndalem dhe tė pres shpėrblimin e Allahut tė cekur nė ajet: “Dhe kushdo qė dėshiron jetėn e fundit dhe pėrpiqet dhe i shėrben asaj me mundimin qė duhet pėr tė (duke punuar nė bindjen e Allahut), duke qenė besimtar (i Allahut nė Islam), atėherė tė tillėt janė ata pėrpjekja e tė cilėve do tė jetė e pėlqyer (e falėnderuar dhe e shpėrblyer nga Allahu).” (El-Isra: 20).

Pasi u ktheva nė vendin tim, deshi Allahu qė tė martohem e tė kem njė djalė, Abdu Rrahman, por fatkeqėsisht pas disa kohėsh djali im nisi tė vuajė nga njė sėmundje shumė e rėndė nė gjoksin e tij. Dhe pasi e dėrgova nė spital, mjekėt mė thanė se djali im kishte njė problem nė gjoksin e tij, kėshtu qė duhej patjetėr qė t’i nėnshtrohej njė operacioni shumė tė rėndė, suksesi i tė cilit ishte nė pikėpyetje. E morėn mjekėt dhe e futėn nė sallėn e operacionit, kurse unė fillova tė brengosesha shumė pėr fatin e djalit tim dhe me padurim prisja daljen e ndonjė mjeku qė tė mė tregonte a kishte sukses operacioni apo jo. Koha filloi tė mė dukej shumė e gjatė, njė minutė mė dukej si njė muaj.

Vendosa qė tė shkoja e tė merrja abdest. Fillova tė falja dy rekate. Sa vendosa ballin nė sexhde, Allahu deshi qė tė mė sjellė ndėr mend skenėn e asaj dite kur kisha refuzuar atė femrėn e bukur pėr hir tė Allahut. Dhe fillova t’i lutem Allahut me kėtė dua: “O Allah, nėse unė atė ditė atė vajzė e kam refuzuar vetėm pėr hirin Tėnd dhe Ti ke qenė i kėnaqur me mua nė ato ēaste, bėj qė djali im tė dalė shėndoshė e mirė e me sukses nga operacioni." Pasi fala dy rekate, papritmas doli njėri nga mjekėt nga salla e operacionit. Ende ishte me uniformė. E largoi maskėn nga goja e tij dhe i ēuditur m’u drejtua, ndėrsa unė pata frikė se mos po mė thotė ndonjė fjalė e po m’i humb shpresat e jetės pėr ēunin tim. Por, elhamdulilah, mjeku me habi mė tha se nuk i kishte ndodhur nė jetėn e tij qė tė bėnte ndonjė operacion mė tė lehtė e mė tė suksesshėm se ky i djalit tim. Ai mė tha: “Vallahi, sapo kam filluar operacionin sikur dikush m’i mori mjetet e operacionit nga dora dhe e kreu vetė operacionin. Nė jetėn time nuk mė ka ndodhur qė tė kryej operacion mė tė lehtė dhe mė tė suksesshėm sesa ky i djalit tėnd.

E pastaj mua m’u kujtua fjala e Allahut nė Kuran: “Dhe kushdo qė dėshiron jetėn e fundit dhe pėrpiqet dhe i shėrben asaj me mundimin qė duhet pėr tė (duke punuar nė bindjen e Allahut) duke qenė besimtar (i Allahut nė Islam), atėherė tė tillėt janė ata pėrpjekja e tė cilėve do tė jetė e pėlqyer (e falėnderuar dhe e shpėrblyer nga Allahu).” (El-Isra: 20)

 

Pėrktheu: Hevzi Kadriu
12.7.2009

                                                      www.klubikulturor.com